• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zoti bëhet si ne jemi, që ne të jemi si është Ai

Lauri

Anunnak
William Blake: Zoti bëhet si ne jemi, që ne të jemi si është Ai

Njeriu nuk ka njohje të shëndetit moral veçse nga Edukimi. Natyrshëm ai është vetëm një organ natyral varësuar nga Shqisa.

IMG_20200311_210322.jpg


I Njeriu nuk mundet natyrshëm të perceptojë veçse nëpërmjet organeve të tij natyrale apo trupore.

II Njeriu me fuqinë e tij të arsyes mundet vetëm të krahasojë dhe gjykojë për çfarë ndërkohë ka perceptuar.

III Nga një perceptim prej vetëm 3 shqisash apo 3 elementesh, askush nuk mund të deduktojë një të katër apo të pestë.

IV Askush nuk mund të ketë të tjera veç mendimeve organike dhe natyrale nëse ai s’ka tjetër veçse perceptimeve organike.

V Dëshirat e njeriut janë të kufizuara nga perceptimet e tij. askush nuk mund të dëshirojë çfarë nuk ka perceptuar.

VI Dëshirat dhe perceptimet e njeriut të pamësuara nga ndonjë gjë përveç organeve të shqisave, duhet të kufizohen në gjësend të shqisës.

I Perceptimet e njeriut nuk janë të kufizuara nga organet e perceptimit. ai percepton me shumë se shqisa (dhe pse gjithherë aq e mprehtë) mund të zbulojë.

II Arsyeja apo shkallëzimi i gjithë çka ndërkohë dimë nuk është i njëjti që do jetë kur të dimë më shumë.

[III mungon]

IV E kufizuara neveritet nga zotëruesi i saj. I njëjti qark i trashë edhe i një universi duhet shpjet të bëhet një mulli me rrota të ndërlikuara.

V Nëse të shumtët bëhen njëlloj me të paktët, kur zotërohen, Më! Më! është britma e një shpirti të gabuar, më pak se Gjithçka nuk mund të kënaqë Njeriun.

VI Nëse njëri do dëshironte çfarë mundet që ta zotërojë, dëshpërimi do të ishte fati i tij i përjetshëm.

VII Dëshira e Njeriut të jetë i Pafund zotërimi është i Pafund dhe ai vete i Pafund.

Përfundim.

Të mos ishte prej karakterit Poetik apo Profetik Filozofikja dhe Eksperimentalja shpejt do të ishin në shkallëzimin e gjithë gjërave dhe amulli, të pamundura për të bërë më shumë se përsëritnin të njëjtit qark të trashë përgjithnjë.

Aplikim.

Ai që sheh Pafundësinë në gjithë gjërat sheh Zotin. Ai që sheh Shkallëzimin sheh vetëm vetveten.

Prandaj
Zoti bëhet si ne jemi,
që ne të jemi si është
Ai

A.vataj
 

elle

Chill
ne jemi te gjithe gods , por kemi amnesia … dhe jetojm ne burg egoje
 
Top