• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zidan: Turp që kemi barazuar 3 ndeshje!

Delirium

Route 66 🚜
Zinedin Zidan ndihet i turpëruar që Reali i tij ka arritur 3 barazime radhazi. Skuadra mund të quhet zyrtarisht në krizë rezultatesh, edhe pse tekniku i madrilenëve nuk e pranon diçka të tillë. Ai thotë se ekipi luajti një ndeshje të mirë ndaj Dortmundit, por nuk e shpjegon dot faktin se pësoi vetëm pak minuta nga fundi. Sipas Zidanit, skuadra duhet të largohej me 3 pikët nga Gjermania.

Reali-gol-490x276.jpg

“Djemtë bënë një ndeshje të madhe dhe të shkëlqyer do të thosha. ثshtë e vështirë ta pranosh rezultatin sepse mendoj që mendonim më shumë. Rezultati nuk ishte i duhuri për këtë ndeshje, sepse ne duhet ta fitonim. Megjithatë nuk është aq rezultat i keq, pasi ishte një rival i fortë”, tha trajneri i Realit.

Ai analizoi edhe mënyrën se si u luajt ndeshja, duke pranuar se ekipi i tij lëshoi shumë terren në pjesën e parë. “Në pjesën e parë me vuajtëm shumë sepse Dortmundi luajti shumë mirë dhe bëri presion shumë lart. Ky fakt na pengoi për të dalë në lojën tonë dhe ne e dinim që nuk do ta kishim të lehtë. Ishim përgatitur për lojën e shpejtë të Dortmundit, por pas disa minutave morëm nën kontroll ndeshjen. Pasi shënuam, gjithçka foli për ne. Në tërësi bëmë një ndeshje të mirë dhe jam shumë krenar për skuadrën”, theksoi numri një i stolit madrilen.

Ronaldo-i-deshperuar-490x276.jpg

Fakti që “galaktikët” kanë barazuar 3 ndeshje radhazi, nuk përtypet dot nga trajneri i tyre. Ai ka thënë se është turp që skuadra nuk ka arritur të mbajë rezultatet, por pëson në minutat e fundit. “Luajtëm me intensitet, por është e turpshme që pësojmë në fund dhe ky fakt të vret shumë. Nuk mund të barazojmë 3 ndeshje radhazi. ثshtë fakt trishtues, duke menduar edhe atë që bëjnë lojtarët në fushë për ta fituar ndeshjen. Sfidën e ardhshme duhet ta fitojmë patjetër”, tha Zidan në përfundimin e ndeshjes.

Reali-e-peson-490x276.jpg

Ai nuk ka dashur të analizojë lojën individuale të futbollistëve të tij, por tha se të gjithë bënë një ndeshje pozitive, pavarësisht se nuk arritën të merrnin fitoren.

/Panorama Sport /
 
Redaktimi i fundit:

Didi

C'est la vie.
Titulli: Zidan: Turp që kemi barazuar 3 ndeshje!

Eh ata dy golat e Cristianos djee :D
 

Delirium

Route 66 🚜
Titulli: Zidan: Turp që kemi barazuar 3 ndeshje!

Didi 1 boni Kristi 1 varane :D
E ke pa kalimthi ....se ke pas mendjen te sporti :p
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Zidan: Turp që kemi barazuar 3 ndeshje!

Didi 1 boni Kristi 1 varane :D
E ke pa kalimthi ....se ke pas mendjen te sporti :p
Ahahhahahahahah

Qe lapsus, se e pash dhe qe ishte outside me rikthim (a si quhet shqip ai rasti).

Pa tek sporti e kisha, po i shikoja me nderprerje te 4 ndeshjet. :D
 

Delirium

Route 66 🚜
Titulli: Zidan: Turp që kemi barazuar 3 ndeshje!

Po sot do i shohesh ? :p
Ska Milan ne Champions mungon ..u be kohe :(
 
Top