• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zgjedhjet Parlamentare 2021....

A t'ja jap Rudines?
E kam fjalen per voten...

PS-E para imja Dashuri e ka pas emrin Rudina, kjo eshte arsye shume bindese
 

Monique

Inhale the future, exhale the past!
Staf në FV.AL
A t'ja jap Rudines?
E kam fjalen per voten...

PS-E para imja Dashuri e ka pas emrin Rudina, kjo eshte arsye shume bindese
Absolutisht po, bile per ta ngrtur ne piedestal dhe per ti bere nderet asaj dashurie te pare , po ia jap e une Rudines
Bashkimi ben fuqi lool
 

Tomka

Anëtar i ri
Ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare jam sinqerisht ne dileme hamletiane per ke te votoj.
Jam njeri i thjeshte e nuk marr vesh shume nga politika por mundohem te influencohem nga militantet e majte apo te djathte qofshin keta(apo edhe nga ata ish te majte qe sot jane te flakte djathtas dhe anasjelltas, po po mos u habisni e mos u cudisni sepse ka shumeeeeeee te tille dhe per mundesi probabiliteti matematik jam i sigurt qe i kemi edhe ketu ne fv mes nesh).
Te votoj Edi psikopatin, Edi hajdutin, Edi turkoshakun, Edi oligarkun?
Natyrisht qe jo sepse nuk kam votuar kurre majtas dhe nuk kam ndermend ta bej as sot.
Te votoj Lulin ish minister transporti ne kohen e "Rruges se Kombit", Lulin ish minister i jashtem ne kohen e marreveshjes se detit me Greqine ne 2009 apo Lulin ish minister i brendshem kur u vrane 4 shqiptare ne bulevard?
Apo Lulin qe e ndriti kur ishte Kryetar Bashkie ne Tr?
He cilin Lul te votoj?
Ma thote dot njeri?
Apo te votoj Lulin qe nderroi listat emerore te demoktrateve ne Durres kur u zgjodh kryetar partie kunder Olldashit?
Uuuuu po se desha harrova-Apo te votoj Lulin qe zotohet se do shkurtoje mandatin e kryeministrit por kandidon Sali Berishen 80-vjeçar, po po Sali Berishen, e lexuat mire, pikerisht ate(eshte aq i famshem sa nuk besoj se eshte nevoja te numeroj meritat qe ka ai ne prosperitetin dhe begatine e kombit shqiptar keto 30 vitet e fundit).
He pra cfare mendimi me jepni-
Automatikisht Edoganin nuk e votoj, por nuk di cilit nga Lulat e mesiperm ti jap voten....


Mirepres sugjerimet tuaja se kujt duhet t'ja jap voten time, jane te mirepritura edhe mendimet e mercenareve te pushtetit, militanteve partiake, interesaxhinjve personale etj, etj.

Edhe sugjerimi im eshte mos votosh. Shko sa per sy e faqe futi nje shgarravine sa per ta nxjerre te pavlefshme sesa te mbash ne pushtet kto qe jane apo te risjellesh ata qe ishin.

Te votosh te djathten zeje sikur ke votu te majten. Mos them qe e djathta jone ka politika te majta dhe e majta te djathta.

Nuk ka tbeje fare me detyrim kur ke nje kaste kriminale qe smendojne asnje sekond per ty dhe qe t'fusin doren nxhep pa i hy gjemb nkembe.

Kjo e thene nga nje asnjanes pa interesa politike, ndryshe nga Darius qe e ka fillu fushaten 1 vit para lol
 

Darius

DENY IGNORANCE
Duke lexuar çdo postim, verej qe disa anetare shprehin mendimin per mos te marre pjese ne votime.

Te gjithe shtetasit kane te drejten kushtetuese per te votuar, por kjo nuk do te thote se te gjithe duhet te votojne me detyrim.

Dallimi mes jush qe do te rrini ne shtepi dhe atyre qe do te zgjedhin te votojne, eshte se ju qe votoni jeni qytetare, ata qe rrine ne shtepi jane bujkrober. Ju keni kurajon qe kur politikat e qeverise ua bejne jeten te veshtire e te pamundur, ju ngrini zerin me vote para asaj qeverie e atyre pushtetareve qe ju kishit zgjedhur. Kur keta pushtetaret vjedhin e bejne korrupsion, apo punojne per llogari te krimit te organizuar, ju nuk tregoheni indiferente, nuk tregoheni frikacake. Ju shkoni e votoni dhe me voten tuaj thoni ne ate kuti: Jo korrupsion e krim ne vendin tim!
 

Tomka

Anëtar i ri
Bujkrober thote 🤣🤣
Ku ke pa bujkrober kaq tpavarur fisnik mer qe ti thone BOJKOT falangave kriminale te majta dhe te djathta qe pazaret ne kurriz te popullit i bejne naten dhe popullit i "qajne hallet" (dmth i fusin gishtin) diten? lol

Bojkot or Bojkot...

Jane 50 parti ne zgjedhje, 49 koalicion me te djathten kundra 1 PS qe eshte e vetme. Jane bo çek çom cifut bashke lol. Ku eshte alternativa ma thote dot njeri???
Skane as program as lesh vetem rrena pa fund. Basha thote do krijoj shtresat e mesme qe te marrin gjithe nga 1 milion lek n'muj 🤣
Po kur thoshte do anullojme gjithe koncesionet 🤦‍♂️ kur cdo shqiptar e di qe jane po t'njejtet oligark qe i sherbejne seiciles pale sa here jane npushtet.

Nga krahu tjeter Rama thote po t'njejtat traplliqe, nuk merret me thelbin e problemeve ne shqiperi sic jane papunsia, krimi, arsimi, shendetesia, siguria, por ka ngel duke nderru cdo 6 muj nga i minister sepse i plasin skandalet ndore si me qene kapsolle.

Nejse se kto t'acarojne dhe bindem akoma me shume qe bojkoti eshte zgjidhja e vetme lol
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Babi im sot kishte vajt per letrat e pensionit. Zotni s'ke mbush vitet. Si jo. I kam teper madje. na vjen keq por nga ky vit deri ktu (vitet e koperatives mduket) s'ke asnje. Ja shteti jone. Te sorollasin kot vetem qe ti japesh noj lek me fitu hakun tend te 40 viteve pune. Shtet i felliqte!
Na sorollaten dhe para ca vitesh per legalizimin. jo kjo jo ajo. dhe ne fund i thote 1 shok babit( po tashi noj lek do ua japesh ti atyre) Per Zotin me vjen te qaj kur e mendoj sa padrejtesi qe ka atje! Sa njerez te felliqte mban kjo toke. Mir morali personal por frike Zotin a nuk e kane per cdo vjedhje dhe padrejtesi qe bejne?!
dhe kta hienat ne politike kane te njejten fytyre. Ndaj ca ndryshimi do sjellin zgjedhjet per ne? ! Vec nje naiv do shpresonte te kunderten! se s'dua te them budalla qe te mos ofendohet njeri. (plus nuk i kam lexuar replikat)
 

Darius

DENY IGNORANCE
Babi im sot kishte vajt per letrat e pensionit. Zotni s'ke mbush vitet. Si jo. I kam teper madje. na vjen keq por nga ky vit deri ktu (vitet e koperatives mduket) s'ke asnje. Ja shteti jone. Te sorollasin kot vetem qe ti japesh noj lek me fitu hakun tend te 40 viteve pune. Shtet i felliqte!
Na sorollaten dhe para ca vitesh per legalizimin. jo kjo jo ajo. dhe ne fund i thote 1 shok babit( po tashi noj lek do ua japesh ti atyre) Per Zotin me vjen te qaj kur e mendoj sa padrejtesi qe ka atje! Sa njerez te felliqte mban kjo toke. Mir morali personal por frike Zotin a nuk e kane per cdo vjedhje dhe padrejtesi qe bejne?!
dhe kta hienat ne politike kane te njejten fytyre. Ndaj ca ndryshimi do sjellin zgjedhjet per ne? ! Vec nje naiv do shpresonte te kunderten! se s'dua te them budalla qe te mos ofendohet njeri. (plus nuk i kam lexuar replikat)
Eshte diçka normale te degjosh ne çdo shtet te botes njerez qe ankohen per sistemin politik ose per qeverine duke shprehur shume here pakenaqesi dhe urrejtje.

Vete praktika ka treguar qe nuk ka sistem politik ose qeveri nga e cila do mbetet e gjithe popullsia e kenaqur, gjithmone do ekzistojne grupe njerezish qe nuk do ndjehen mire me politiken e ushtruar.

Por problemi qendron kur te pakenaqurit nuk jane disa grupe por shumica e popullsise, sic po ndodh sot ketu ne Shqiperi.

Nuk jam aspak dakort, te paragjykojme ata qe do te vijne.
 
Private conversations
Help Users
    Top