• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

WTA Charleston eliminohen favoritet

cent

Banned
Turneu i tenisit për femra në Charleston këtë vit si asnjëherë tjetër është mbushur plot surpriza dhe që të gjitha tenistet favorite u eliminuan njëra pas tjetrës që në turin cerekfinal. 20-vjecarja Eugenie Bouchard fitoi 5 nga 6 gamet e fundit të takimit për të mposhtur numrin 8 të botës Jelena Jankovic. Në turneun e përvitshëm “Family Circle Cup” tenistja kanadeze siguroi një ndër fitoret më të mëdha në karrierë duke thyer numrin 2 të turneut, 29-vjecaren serbe 6-3,4-6,6-3, në afërsisht dy orë lojë. Në gjysmëfinale Bouchard do të masë forcat me numrin 14 të turneut Andrea Petkovic. 26-vjecarja gjermane e cila ka patur jo pak probleme fizike gjatë viteve të fundit aktualisht renditet e 40 në botë dhe tenistja me origjinë nga Bosnje-Hercegovina triumfoi 6-3,1-6,6-1 në pothuajse dy orë ndaj numrit 9 të turneut, cekes Lucie Safarova. Pas eliminimit të këtyre dy tenisteve mbeti jashtë gjysmëfinaleve gjithashtu edhe numri 3 i turneut të Charleston Sara Errani.

26-vjecarja italiane fitoi setin hapës 6-4 dhe gjithcka u duk në kontroll të plotë, megjithatë finalistja e vitit 2012 në Roland Garros humbi 12 nga 15 gamet në vazhdim duke u mundur 2-1 me sete. Triumfoi në këtë takim në të gjitha drejtimet 17-vjecarja zvicerane Belinda Bencic, e cila deri më tani nuk ia kishte dalë dot mbanë për të shkuar më larg sesa turni i dytë në dy turnetë WTA të këtij viti ku kishte marrë pjesë dhe për më tepër e pati nisur aventurën e saj në turneun e Shteteve të Bashkuara që në ndeshjet kualifikuese. Tenistja me origjinë ceke do të ndeshet në gjysmëfinale me 20-vjecaren Jana Cepelova që fitoi derbin sllovak ndaj bashkëkombases së saj Daniela Hantuchova. Pasi triumfoi ditën e martë ndaj numrit 1 të botës Serena Williams Cepelova humbi vetëm tre game gjithsej ndaj numrit 12 të turneut Hantuchova duke bërë që tenistja me numrin më të lartë rendor përsa i përket katër më të mirave të këtij aktiviteti të mbetet tenistja kanadeze Eugenie Bouchard
/S.Sport
 
Top