• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

  • Totali i votuesve
    18
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Miresevini ne konkursin letrar per 2015
Keto jane krjimet per muajin Mars- Qielli ne dhomen time vs Teme e lire

1.Bëhu...
A e keni dëgjuar shiun se si bie në tokë, ose a keni mundur që të shikoni diellin pa pushim, që të shikoni fluturat që duken sikur janë çmendur nga fluturimi i tyre? A je qetësuar? apo ke vendosur që në jetë të ecësh kaq shpejt, a e ke dëgjuar jetën si një këngë të bukur, e cila ka fund por që të ndjell ndjenjë e qetësi? A i ke mërzitur njerëzit, por nga nxitimi nuk e ke parë këtë? A e ke humbur një mik, sepse nuk pate kohë as të e telefonosh një herë të vetme? A ke vazhduar të mendosh negativisht dhe të besosh se ke një jetë të mirë? A e ke parë vetën në pasqyrë se sa i huaj je? A e ke ditur se mund të shndërrohesh nga uji që rrjedh te poshtë, ne avull që ngritët përpjetë duke besuar në vetën e tij?
A e ke ditur se viti ka 365 ditë? Nga 365 ditë të një viti të jetës tënde, mbill një shpresë, dashuri, miqësi, lumturi, dhe buzëqeshje. Në fund të llogarisë të vitit tënd, ti ke mbjell treqind e gjashtëdhjetë e pesë zemra me shpresë, ke dhenë çdo ditë po aq dashuri, ke bërë të lumtur po aq persona, dhe ke folur ne gjuhen botërore të buzëqeshjes. Mos harro, buzëqeshja është fjalëkalimi i çdo zemre, ai jep shpresë dhe dashuri që i bënë të lumtur njerëzit. Dhe nga të gjitha vendos, bëhu ylberi pas çdo shiu, bëhu drita e pas çdo nate, dhe bëhu buzëqeshja e çdo loti.

2.Nث ERRثSIRث

Para disa muajsh u diagnostifikova me kancer malinjë! Dikur isha i fortë, i palodhshëm, plot energji dhe dëshirë për jetë.
Kisha një dhembje te lehtë lukthi dhe shkova të bëj një kontroll mjekësor. Shkova vetëm, pa askend afër, sepse e mendoja vetëm si një kontrollë rutinë. Mjeku im më kërkoi te bëj një CT në mënyrë që të sigurohej që dyshimet e tij ishin të bazuara, edhepse mua më tha se dëshëronte të largonte ca dyshime që kishte. Unë e mora si një veprim shumë normal, një kontrollë të zakonshme, sepse kisha shumë besim në shëndetin tim dhe as që dyshoja për ndonjë gjë të madhe. Fatkeqesisht, në bazë të fotografive të CT, doli që unë kam kancer në lukth dhe është në fazën e lartë, që don të thotë se nuk mund të kurohet. U mundova që këtë fakt të mos ia komunikoj askujt në familja, ta mbaja në vehte. Ia arrijta për disa ditë, por dhembja po rritej cdo ditë e më shumë dhe po më bëhej e pa durueshme. U shtriva në spital, në një dhomë të veçantë, askend nuk kisha afër, përveç vizitorëve që vinin kohë pas kohe dhe iknin pas punëve të tyre. Mjekët dhe motrat vinin atëherë kur e kishin me orar derisa për mua minutat po bëheshin orë dhe orët vite të tëra.
Dikur çdo minutë që kisha në disponim, e kaloja në kopësht ose në oborr. E jetoja çdo moment në natyrë. E shikoja qiellin dhe ndryshimet në te, por asnjëherë errësimet e qiellit nuk ndikonin në errësimin e zemrës sime dhe të shpirtit tim. E jetoja dhe e shijoja çdo moment. Ajri i freskët më freskonte shpirtin.
Sot, qëndroj i mbyllur në këtë dhomë-varr dhe nuk kam më fuqi as të drejtë të hap dritaren dhe të shikoj qiellin. Sot qielli im është tavani i kësaj dhome-varr. Kaltërsinë e qiellit e kam zëvendësuar me ngjyrën e bardhë të tavanit. Aromën e luleve e kam zëvendësuar me aromën e injekcioneve dhe barërave. Zërin e zogjve me gjëmat e të sëmurëve dhe zhurmën e vizitorëve.
Sot qielli im, dikur i kthjellët, aromatik, i freskët, është mbyllur në një dhomë vuajtjesh, dhembjesh dhe lotësh. Sot e kaltërta është bërë e bardhë. Muzika e dikurshme për veshët e mijë, tani është gjëmë.
Dikur e shikoja dhe shijoja qiellin, diellin, hënën, yjet…kurse sot po e “shijoj” dhembjen, vuajtjen dhe lotët.
Nesër sytë e mijë do të jenë të mbuluar me dhe që mbi shikimin tim do të sjellë errësirën e përherëshme.

3.Enderr Pranvere

Mylla kapaket e syve
E rashe ne gjume
Ti lehte pershperive
E erdhe te une
Me kape perdore
Me puthe ne balle
Me more ne krahe
Dhe ece ngadale
Ne nje fushe te bukur
Mbushur plot lule dhe bare
Ma zemren e rrmbeve
Ajo mori zjarre
Dhe plote embelsi
Si nje mrekulli
Zogjte kendonin
Per nje dashuri
Era fishkellente
Gjethet neper peme
Ne shikonim yjet
Vizatonim rete
Nga ato re te bardha filloi nje shi
Ishte shi i zjarrte
Si kjo dashuri
E ashtu ne shi
Ti u zhyte te une
E une tek ti
Dhe ky shi i zjarrte
U rrembye si ne
Me zjoi nga endrra
Spo kuptoja gje
Me zjoi nga endrra
Gjith ai rrembim
Dhe e gjeta veten
Te vetme ne shtratin tim

4.Shkriju edhe TI!

Rrezja e diellit kishte qare permes perdeve duke rene mbi qepallat e renduara, qe dergjeshin, mbi syte e mi nga lodhja e nates se mbremshme. Dola nga erresira e kesaj nate te pafund, me trupin e vrare egersishte, nga beteja ne erresire, qe kishin bere mendja dhe shpirti. Te cakorduara si asnjehere me pare te vendosura perballe njera tjetres kishin perdorur trupin tim si arene luftimi duke e dermuar plotesisht.
Mendja, kjo akullnaje frikesuese, kishte ngrire ate nate kur dashuria u thye si nje kristal, duke shenderruar, nga keto copza, nje iceberg qe te ngjalte friken. Ruante acarin e saj, ftohtesine e akullt, dhe nuk donte ndryshimin. E shpirti, si shpirti i ngrohte, aq me shume me rrezet e kesaj pranvere kishte marre gjallerine, duke u fryre si nje syth pranveror dhe donte te ikte nga ngrirja, per tu shkrire, per te filluar serish, per te shperthyer si bulezim. Eshte koha e ndryshimit. E ringjalljes.

‘’O mendje akull, pa degjo cicerimat e dallendyshes prane dritares. U kthyen. Po ndertojne folene e re. Degjo zerat e holla me te dridhurat e kendshme. Ta hap dritaren dhe shif njehere se si cicerojne sqep me sqep.’’
‘’O mendje akull, mos mi trishto luleboret se ato nga toka sollen deliresine dhe freskine e tyre. A nuk te shqeteson dritherima e tyre? Dritherima e tyre ndjell pranveren per te shkrire akujt. Ato cdo vite njohin fundin per tu ktheyr perseri’’.

‘’O mendje akull, me pranveren vjen dhe shpresa, apo vete gjalleria njom shpresen. Pas nje kohe kur rrenjet nuk thithin leng jete, kur trupi dhe deget nuk percojne asnje dritherime jete vjen shpresa kur sythat, mbushur me endrra bulezojne, per te thithur ajrin jetedhenes dhe per te shperthyer te gjitha endrrat. Dhe kjo shprese e ringjalljes miklon gjithandej si nje zgjim nga nje pergjumje’’.

‘’O mendje akull, ka enderr edhe ne zhgjenderr ashtu sic ka zhgjenderr edhe ne enderr njashtu siq ka pranvere ne dimer dhe dimer ne pranvere megjithate duhet te jeshe i verbuar teresishte apo i ngrire plotesishte qe te mos ndjeshe se pranvera ka ardhe’’

‘’O mendje akull, po te hape perden qe te shohesh se dhe maja malit te bardhe eshte dorezuar. Po shkrihet cdo dite duke nxjerre, ne lumin qe rrjedhe, tere turbullirat qe do t’i leshojne vend pastertise si loti. Dhe kush si dorezohet pranveres?’’.

Andaj, shkriju dhe ti se nuk reziston dot! Aq me shume prane nje shpirti vullkan. Te dalim te mbledhim lule t’i bejme kurora shume aromeshe dhe shumengjyreshe, e te dalim tek shtegu i vjeter. Une e di! Ajo ka per te ardhur per tu shkrire ne shpirtin tim, per tu shkrire ne mendjen tende, per tu shkrire te gjithe ne nje.

5.Lulet e qershis ..

Ishte nje dhome e vogel me nje dritare nga krahu i lindjes se diellit.
Dukej sikur sinkronizimi i drites me muret e brendshme te dhomes se vjeter prej guri kishin nje dashuri te shtrire ne kohe.
Nga brenda dhoma vinte e sovatuar pak ashper ,me pas nje ngjyre e purpurt mbulonte pak sa pluhrin e kohes se asaj dhome.
Kam iden qe ai qe kishte lyer dhomen, do kishte qen ndoshta nje burre meso mosh.
Ndoshta e bente te ndjehej gjalle ngjyra e purpurt,ndoshta dhe i ka larguar lodhjen prej ustai,duke hedh ne mure ngjyren e tij te preferuar bashke me lodhjen e diteve.
Ne gonin e majte dhoma kishte nje ibrik me raki,siper nje komedine .
Ne ato ane, rakin e benin pa sheqer,duhej te ishte e mire.
Ne anen tjeter te murit nje panoram natyre te mbushte syrin..vinte bollshem ne jeshillek..thyhej nga bardhesia e luleve te nje peme qershie .
kisha nje fare deshire te kisha nje kafe me nje teke raki para...por isha e mbushur me nostalgjin e nje mengjesi te gdhir vetem mes kujtimesh,dhe akoma spo mblidhja veten.
Ne te djathte ishte krevati ku nata dhe une kaluam qetesisht gjumin tone,ajo me mundesoj erresiren , une e ndihmova naten te jete me zeze ,duke mbyllur syte forte ,per mos te shikuar as nje enderr ate nate.
Ishim ne nje qetesi te adhurueshme une dhe nata.
Dita kishte zbardhur ,disa lule qershie , vallzonin ne pravnakun e dritares me xhama ,pjeset e te ciles ishin te ndare ne kuadrata te vegjel ,ngjanin sikur kishin ardhur nga kohe antikiteti.
Ndoshta keto dritare ruheshin akoma ne kete forme per te kujtuar traditen e zones,traditen e te parve.
Shkova drejt dritares,hapa kanatat e saj,nje tufe degesh me lule qershie u perlasen shkujdesur ne fytyren time...
Dielli i kishte fituar duelin nates , purpurtesia e mureve kishte marre nje vezullim te adhurushem,dukej sikur copezat e frymve qe kan fjetur ne ate dhome , kishin len te gjithe nga nje shkrim mbi muret dhe tavanin e asaj dhome.
Ngrita syte dhe purpurtesia e tavanit me thithi si nje vorbull, ne tufa mendimesh.
Dielli leshonte nje rreze diagonale e kapte njerin cep te tavanit,ajri lozte neper mjet rrezes dhe godiste tavanin ,pash nje bote tek ngjallej,shpresa tek derdheshin ne muret dhe tavanin e asaj dhome,..
Disa hapa ne korridor me shperqendruan kujdesin,dera u hap nje kafe turke me nje teke raki me buzeqeshi mbi tabaka.
Ishte tabak i drunjet me ca dizenjime te kendshme,dhe nje tufe lulesh qershie ne cep.
Duke falenderuar zonjen,shijova nje hurb rakie.per te mire e ne gezime -i them.
-Ajo buzeqeshi,duke me then; mire se na erdhet .
Pas pak disa blegerima qengjash ju shtuan ngjyrave te atij mengjesi,rrembeva nje triko sportive e varur pas deres se dhomes(as qe dija e kujt ishte) dhe dola ne oborrin e shtepis mysafire.
Nje male i tere i ngarkuar me lule ,dukej sikur kishte zbritur ne te dy anet e gardhit te oborrit, gardh i bere me thupra te thata,ishte aq romantik i kendshem dhe i bukur,pemet ishin te mbingarkuara me gonxhet e tyre lozonjare.aroma dehte. me dukej sikur ishin aty duke me pritur mua vite,vite te tera kisha larg tyre.
Malli dashuria,frymarrjet e mija u ben nje me to,ajri i fresket me shponte mushkerit..
Drejtova syte drejt qiellit te kalter,dhe kuptova qe pranvera tashme kishte zbritur mesemiri ne shpirtin tim.,..keputa nje dege me lule qershie ,dhe ngrita doren larte drejt diellit ,pershendeta qiellin ngrohtesisht,miqesisht,,pafundesisht...
Isha ne nje qiell te kalter ku kufizohej me male,ku muzika ishin virgjiriteti i pemve dhe pyjesia .
Dielli dukej aq ndricues sikur lindte i vecant per ato vende te virgjera...ishte dita ime,ishte nje dite e mbushur me lule qershie...ishte nje dite rikthimi ne femirin time..rikthimi ne lulet e qeshive te mija ..

Ju kujtoj qe mund te votoni deri me date 28 Mars.
Gjithashtu po ne kete teme mund te komentoni, kritikoni apo lavderoni ndonje shkrim.
Falenderoj te gjithe shkrimtaret e forumit virtual.
Bashke shihemi serish ne Prill- Eshte dita ime vs Teme e lire
 
Redaktimi i fundit:

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Dua te jap nje koment te vogel.

Kete muaj jam vertete e kenaqur me krijimet qe kane ardhur
Kane arritur te kapin thelbin e temes me shume se sa une do kisha bere vete.
Me pak fjale me keni surprizuar.
Dhe meqe kemi anetar qe skane futur asnjehere pjese....gjejeni ketej muaj te kujte jane krijimet ;)
 
Fly

Larguar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

I pari qe votoj dhe votoj te 1 :)
 
Monique

.
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Ma prishi terezine ai 2...
Nuk votoj asnji
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Urime te 5-teve, kushdoqofshi... Mua ma veshtiresuar votimin... SInqerisht s'di ke te votoj :(... Bukur..
p.s. Nick po na sfidon hapur? A ti hedh ca emra qe mendoj une?? 3-shin 4, 5 them se e kam te sigurte kush i ka sjelle :p.. Edhe pse s'ka rendesi kuptohet :)
 
5 e ka sjell vet hapsja e temes besoj :D
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

5 e ka sjell vet hapsja e temes besoj :D

haha, Jo.. ndonese dhe mua mu duk pak sikur eshte ajo, por mesa di une e ka vendos ne rregullore qe ajo nuk sjell. Eshte nje tjeter :)
 
Fly

Larguar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

haha, Jo.. ndonese dhe mua mu duk pak sikur eshte ajo, por mesa di une e ka vendos ne rregullore qe ajo nuk sjell. Eshte nje tjeter :)

fal zotit, kush e lexon :p
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Ma prishi terezine ai 2...
Nuk votoj asnji

Pse??

Fly edhe mundet kam bere perjashtim per kete muaj :p

Soul muajin e dhjetorit do i fus krijimet me emer :D
Per mom mbaji per vete nese gjete gje :p
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Ju kujtoj qe jam prezente dhe iu lexoj te dyve :p
 
Fly

Larguar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Per ke votove ti dhe pse?
 
Monique

.
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Pse??

Fly edhe mundet kam bere perjashtim per kete muaj :p

Soul muajin e dhjetorit do i fus krijimet me emer :D
Per mom mbaji per vete nese gjete gje :p

Arsye shume personale do thoja....dhe me krijon ne gjendje jo fort te mire...
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Fly duke qene se une di kush i ka shkruar...do votoj vetem nese ka balanc votash.

Ama kur te mbyllet do them preferencen time :)
 
Monique

.
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

une dua te di kush ka shkruar ate copezen e dyte...mundem?
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Arsye shume personale do thoja....dhe me krijon ne gjendje jo fort te mire...

Uroj qe muajin tj te mos krijojne nota negative :kis

Emrat do dalin ne fundmuaji :)
 
Fly

Larguar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Fly duke qene se une di kush i ka shkruar...do votoj vetem nese ka balanc votash.

Ama kur te mbyllet do them preferencen time :)

ti smund te votosh se njeh antaret por antaret mund te votojne krijimet e tyre?
mbase nr 1 e kam krijuar une... mbase mbase
 
Monique

.
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Heren tjeter do mundohem te zhgarravis e une....sic thote ky fly
Ishalla kap standartet lol
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Monique mjafton te jeye shkrimi yt origjinal do te lexoja me shume se sa me qejfe :)

Fly nuk lejohet autoreklama :p dhe jo seshte e drejte qe une te votoj
te tjeret mund te bejne cte duan :)
 
Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Lulet e qershise eshte shkrimi me i mire

Shkrimi i pare me pelqeu 2-3 rreshtat e pare, por shume pyetje, me lodhi

Poezia s'me terhoqi fare

Rrezet e diellit qe kishin qare, eshte...pa koment

Ndersa shkrimi i dyte, shume i trishte : (
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

..shkriju dhe ti o mendje e "ngrire",,:))
Eh eshte art, arti i shkrirjes dhe i te sjellurit pranveren ne trurin dhe mendjen njerzore..
Shume shume e bukur e 4-ta.

Suksese te gjitheve.
 
Aver

VIP
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Aman sjellni me te shkurtera here tjeter :p

Nejse, tituj te bukur ne pergjithesi. Perndryshe leni shume per te deshiruar.

Shaka shaka... sa me ja acaru pak nervat, moderatores se temes.

E dyta ndikoj shume te une. Ndjej keqardhje per personin/en... nese nuk eshte ndonje humor i zi, e qe do te doja te ishte.

Dhe e votoj, jo per keqardhje por per menyren e te shprehurit.
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Moderatorja ska sjelle teme keshtuqe besoj te gjithe i mirepresin mirepresin kritikat

Ne fund muaj behuni gati per mua :p
 
Aver

VIP
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Me 'behuni gati' une pres dicka te madhe. Shpresoj te mos na zhgenjesh.

p.s. e di qe ta shtova presionin. Ky ishte edhe qellimi :p
 
Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Haha vete zot vete shkop ketu :p

Per kritika jam e dyta ( i pari te prononcohet vete :p)
 
Aver

VIP
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

S'jam ketu.

:chh
 
sensuu

sweet
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Ne erresire kush e ka shkruar?
 
bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Bukur bukur...do i lexoj te gjitha me qetesi e do votoj me pas :D
 
Kila

VIP
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

Shumee bukur me pelqyen shume ajo e dyta me dritheroi dhe e votoj.. Histori te tilla bejne te kuptoj sa shume duhet ta duam jeten ... Uroj qe personi te gjeje forcen e duhur per te perballur fatin :qu::qu: Dua shumee te di kush eshte aii /ajo ... Un idhuroj ngrohtesi dhe dashuri nga larg shpresoj ta bej te ndjehet pak me mire ...:qu::qu::qu:
....
Ne fakt krijimi im eshte me i dobti :| ..
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur. (Mars,Qielli ne dhomen time vs Teme e lire)

5 me pelqen shume, meriton voten time
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Private conversations
Help Users
    Top