• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )


  • Totali i votuesve
    30
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Miresevini ne konkursin letrar per 2015
Keto jane krjimet per muajin Prill ( është dita ime vs Teme e lire )







2.Dje dhe sot

Qytetin e pershkrova me kemb sot ..per here te pare nuk preferova te dal me makine.Ecja dhe ndijeja butsin e tokes ama , aromen e tulipanave se kan dal tek e tuk ne ket fillim pranvere. Nata se iku nuk e bere edhe te qet.Mbase ishin kujtimet e femiris qe me sollen shum kujtime nga ato fotografi te vjetra qe ishin diku ne një cep te një sirtari.Pyes veten, ku isha dje ? Ku jam sot !Shum here lumturia dhe buzqeshja rizgjohen pa arsyje dhe te japin një djes nostalgjije , ku mundohesh ta fsheh nga tjeret ndoshta edhe nga vetja ..Po kjo buzqeshje mund te jet thjesht një skic qe mundohet ti fsheh kujtimet qe ka len plag ne jeten tende dhe lotet qe ke ne shpirt.Aparenca genjen..e un dhe tani dua ta besoj .Dje isha një femije i rrethuar nga cdo gje pozitive, madje edhe nga vdekja e famijarve qe nuk kuptoj ne është ne gjum apo pse ka mbyll syt ashtu kot ..Ushqehesha cdo dite me nektarin e njerzve qe me rrethoni.Mbaj mend si femije ku gjyshi na thoshte se;Cdo i rritur duhet te veshe antiplumb!imagjinata im ikte teke filmat se shikoja ne tv nga ata aksion.Por tani me dhemb kur mendoj se asgje nuk është apsolute ase e mira e ase e keqja ne ket jet .Jeta është aqe abstarke.. ku ti ke një rol shum te rendesishem qe duhet cdo here te keshe kujdes nga humnera... E rendesishem para se gjithash është te jem ne paqe me veten dhe me njerzi qe na rrethoj.. jeta me mesoj se si duhet ti trajtoi kritikat e pa drejta ...
Tani kur ndalem e mendoj e mbledhe ato grimca lumturia qe nga koha kur isha femije dhe bashkoj me keto ,,atome'' te vogla se kam tani si e rritur. Frymoj e lire ..pa kthy koken pas tufanti se mundohet me cdo kush te merrembej ne kthetrat e saj .Mirpo varsisht nga kujtimet qe me mundojn her pas here.. un sot jam e lumtur ushqehem me buzqeshjen e njerzve qe me rrethojn


3.Diell dhe hena tek une.

Mora disa gure dhe i hodha kunder qiellit. Ne një pike qielli u ca. me kupton?
Dhe pse zhysja koken ne ate carje, nuk shihja vecse erresire dhe akoma erresire e gjithmone erresire.
Nga dritarja e kraherorit tim, derdheshin jashte qeniet dhe gjerat per te cilat kasha pasur dashuri dhe per te cilat kam pasur njohuri…. E atehere perse ndihesha me e rende dhe jo me e lehte, dalengadale kur tere keto gjera me braktisnin? Ishte si te bija me shpejtesi te madhe nga qielli, por me vetedijen e faktit se vetem një renie do ti jepte fund kesaj marrjemendje.
Me kohen qe kalonte kuptova se egzistojne te tjere qiej. Yje, dhe planete dhe kometa qe kthehen periodikisht. Yje qe shuhen ne heshtje, meteor qe lene shenja zjarri, pluhur qe te hyn nenlekure, shkelqime qe mbeten pergjithmone. Kam udhetuar shume, ndonjehere pa oksigjen, ndonjehere duke u ushqyer vetem me arome lekure dhe flokesh.
Shpesh duke kerkuar veten.
Tani nuk hedh me gure kunder qiellit…rrezet e diellit e bejne per mua.
E sjellin driten.


4.DITA IME ...

Mirmengjes ...
Hap syte shfaq një buzeqeshje te lodhur
Shrtij krahet per te marr fryme thelle
Per 1 sekond bota behet e imja
Pastaj gati per te nisur një dite tjeter
90 % e saj esht monotone pjesa tjeter mund te ndryshoje
Ne disa caste ndalem mendoj
Kush jam une ??
çfarë jam une ??
Me e cuditshmja esht se pergjigjen nuk e gjej dot
Akoma skam arritur te kuptoj
çfarë jam e destinuar
Ti jap kesaj bote
Pervec asaj qe shum ma quajne pafajsi ,ciltersi,miresi ..
Peevec perpjekjeve qe te fal vetem buzeqeshje
Dhe jo rrall here besdis ,lendoj
Ne fakt se di pse gjithmon ata qe mund te genjej dhe lendoj jan vetem familja
Shoqerin mundohem ta mbaj ne qell me gjith mundesite qe kam
Mos jam vall une një njeri i keq qe nuk e don familjen ??
Apo mbase nga siguria se e di qe ata i kam dhe si humb ..
Nejse ....
Se kuptoj..
Po perse me duhet te ndeshem me disa njerez ne rrugen time ..
Disa njerez qe trubullojne ndjenjat e mija
E pastaj me lene te lenduar
Por jeta smund te jete dhe aq e ashper
Ne jeten time ka dhe engjej qe me duan pavarsisht si jam e si veproj ..
Engjej qe me mbeshtjellin me dashurine e tyre
Dhe pikerisht kjo dashuri me ben kjo qe jam
E embel ,e drejte ,budallacke e vogel .. E sinqerte ..
E pavarsisht un sdua te ndryshoj dua te jem kjo thjesht me e forte ..
Por e di e ardhmja do me beje te tille ...!


5.E URREJ QETثSINث

Ditë e diel. Meqë e kisha ditë pushimi, u zgjova më vonë se zakonisht. U ngrita nga shtrati sikur të kisha mbi kurriz një peshë shumë të rëndë sa që mu duk se një pjesë e trupit më mbeti në dyshek. Bëra një dush të ftohët me qëllim që të kthjellesha sado pak, por akoma ndihesha sikur kisha të lidhura këmbë dhe duar.
Askush nga familjarët nuk ishte në shtëpi, gjithsecili kishte dal për punët e veta. Shtëpia ime që çdo fundjavë gumëzhinte nga zhurma, sot për çudi kishte rënë në një heshtje varri. Dola jashtë në terracën e shtëpisë për të pirë kafen e mëngjesit, dhe pashë se dielli tashmë ishte ngritur mjaft lart në qiell dhe rrezet e tija më miklonin fytyrën. Si e dielë që ishte, në rrugë nuk kishte kalimtar e as vetura që zakonisht vinin e shkoni pa pushim. As fëmijët nuk kishin dalur të luanin në lëndinën afër shtëpisë sime dhe nuk habitesha për këtë, ishte akoma herët për lojën e tyre.
Kjo më ktheu prapa në kohën kur isha fëmijë dhe me orë të tëra i kaloja duke lozur me top me shokët dhe kthehesha në shtëpi vetëm kur isha i uritur. Aq shumë gjallëri dhe jetë kisha atëherë, kurse sot s’me ka mbetur më as jetë e as gjallëri. Dikur edhe heshtjen e luftoja dhe e mundja me lehtësi, kurse sot ajo më mund mua, më mbërthen në kthetrrat e saj dhe nuk më lëshon dot.
Dola tek pemishtja me shpresë se do gjeja diçka që të mund heshtjen. Doja të flisja me dike, doja të ulurija, doja të tregoja se akoma jam gjallë, edhepse në zemër ndihesha i vdekur! Fillova të flisja me pemët, ti ledhatoja, të iu pëshpërisja, ti shikoja me kujdes sythat që sapo kishin filluar të bulonin. Ato nuk më flisnin, sikur edhe ato kishin rënë në letargjinë e heshtjes, asaj heshtjeje që mua po më vriste, që po më merrte shpirtin.
Dikur kur mësoja për provime, afër vehtes mbaja një tranzistor të vogël që të bëntë zhurmë dhe të mbulonte zërat e familjarëve dhe fëmijëve që loznin në lëndinë, në mënyrë që të mund të mësoja, sepse më pengonte aq shume ajo zhurmë e pa artikuluar, saqe nuk e duroja dot.
Dikur më pëngonte zhurma, kurse tash më pengon qetësia.
اudi si ndryshoka njeriu.


6.Sara.

.Ajo ndezi një cigare,dhe dukej sikur udhtonte drejte një enigme,ne mendime ne shpirt ne qenien e saj, dukej se celnin një ser botesh qe ishte zor ti deshifroje por shikimi I saj I percillte ..ashtu si një tufe te ngaterrua vibrimesh mendimesh qe shkolofiteshin ne ajrin e një dite me shi…
Une zakonisht gjithmone gjendesha ne tavolinen perball saj,kishim pak shume te njejtin orar per kafen e mjesit,ndoshta me ishte bere ves tashme,ose një varsi e pafajshme ta pija dhe une kafen ne te njejtin lokal ne te njejtin orar qe kjo zonje e hishme e pinte..pra ishim te njurit e panjohur qe ndanim lokalin e njohur tonin..
Kisha nevoj ta shihja ftohtesin e saj te embel ne mengjes ,me dukej sikur një fllad enigmatik qe te pershkruan te ngroh shikimin e pastaj te len ne po te njejten enigm dhe ftohtesi kur iken..
Perpara kishte një tavull qelqi,ne murin e lokalit dhe siper tavolines se saj gjendeshin disa piktura abstrakte ne secilen prej saj kur leshoja syte me dukeshin sikur shihja copeza dashurish qe largoheshin afroheshin,,, .
Ishte kafia jone,kafia ku ne te "njohurit "ne dy tavolina te panjohurish uleshim per dite, ajo pinte zakonish kafet e mengjesit rreth ores 8 e pak,.ne ane tjeter kafia kishte shkollen pastaj kufizohej me një parke, një kafe e thjesht por me mobilim me shije,pronarja e saj ishte një zonje rretj te 50-tave,vishej gjithmone me një veshje te gjate,mbante floke te lidhura pas,gjysem lisho,te kujtonte moden e fundshekullit te 19.
Gishtat e saj te holl moren cigaren nga tavulla qe kishte para dhe levizen drejt buzeve te saja,dukej sikur shija e tymit te cigares e dehte,por smundeshe te blije shume ne qetesin e saj qe shoqerohej nga një ftohtesi e embel,here here dukej sikur udhtonte ne një bote paralele me tonen.
Kjo e bente ate si një dite e një dite kaq te deshirueshme ne kafen tone te lagjes..ne qofte se takat e saja me shije nuk kercisnin leht ne pllakat e deres para kafes,mua sikur sme shijonte kafia,nuk doja me shume thjesht te vinte ne mengjes te shija elegancen e saj,aromen e një parfumi qe te kujtotnte dallget e detit ose disa lule te egra malore qe dalin neper shkembinje malor…
Po shijonim si c"do dite kafen ne lokalin tone ,ne lokalin ku zonja elegante tashme I perkiste arendimit te tij,shpesh e shihja dhe krahasoja me ndonjeren nga pikturat qe gjendeshin neper murin e lokalit.
Rromujen e mendimeve te mija e preu ne mes një ze..qe vinte nga thellsia e dickaje te re per kafen tone,-u degjua një ze qe shqiptoj emrin ,-Sara ,ajo kthej koken ishte një zotri I veshur bukur me shije,mosha e tij e mesme e bente akoma me fisnik,I dukeshin disa thinja .
Per një moment mendova mos ato floket e bardha personifikojne dashurit t e tij te merguara-pastaj qesha me veten sic mund te qeshesh me një buzeqeshje spontane i një femije te pafjshem..qe ka frike qe do I marrin mamin e tij, se kuptova as vete ate tip ndjesie qe me pershkroi trupin mendjen ne një fraksion sekondi,
Ajo u ngrit dhe I zgjati doren ,kishte një fines te lindur,syte e disa tavolinave afer ju ngjiten asaj,me sa duket ishim mesuar te gjithe duke par ,vetem nen shoqerin e tavulles, cigars dhe kafes pa sheqer qe ajo pinte. Duke qen qe vetmia e mgjeseve ishte e vetmja shoqeri e saj,ndoshta dhe syte e tavolinave rreth ju perqendruan ,me pak zili,se kush mund te ishte fatlumi,
Ne fund te fundit ne cdo vend qe jetojme njerzit jan kureshtar me shume per enigmen dhe dike qe nuk njohim shume se sa per vetzbulimin dhe perkujdesjen ndaj vetvetes sone dhe gjerave tona. Te merresh me tjetrin është një tipar social qa sa do qe shoqerit civilizohen ,prap ngelet e shishme marrja me tjetrin me shume se sa me veten.
Ai I hodhi një shkim malli I shtrengoj doren dhe se di por mu duk sikur e perpiu me një shikim dashurie,,nuk ja shihja mire syte ne kendin qe isha une por ne mos gaboj kishte sy bojqielli ,trup te rregullt dhe dukej shume I qete.
U ulen dhe ajo I zgjati paketen e cigareve,Ana –thirri ajo duke shikuar nga banaku,po zonje ju pergjigj pronarja ,te lutem një kafe dopio per zoterin,me sheqer -I tha ajo, duke e shikuar zotin e saj drejt e ne sy e perpiu me një embelsi qe te shuante.,u mundova te kuptoj dicka nga ai shikim,kisha një kureshtje te dija çfarë I tha ne ate shikim lozonjar dhe te qeshur…
Ajo nuk qeshte shume,por syte I kishte gjithmone te veshur me një shikim te embel por te merguar,gjithmone te jepte ndjesin qe ajo mgjeseve pinte vetem fizikisht kafen aty,cdo dimension tjeter ishte diku larg,te pakten isha I sigurte qe ishte larg kesaj kafie ku ajo e vizitonte cdo mengjes per te pire kafen.
Mendova me vete sa cuditshme qenia njerzore,mund te jemi ne shume vende njeheresh dhe shpesh me mashtruesi është ai se ku ne gjendemi fizikisht,sepse ndoshta vetem aty nuk gjendet qenia,mendimet dhe shpirti jon.
E shikoja zotrin dhe shikoja Saren dhe me dukej qe sot si asnje dite tjeter ajo I perkiste kafes sone,pash anash pikturat e fillova ti deshifroja,se di pse me dukeshin ditet e anes ne to,ne cdo copez abstraksioni filloj te me deshifrohej ne formen se si ajo qendronte,shikonte,pinte kafen,buzet e saj perkdhelnin filxhanin,duart e holla dhe plot fines tek benin levizjet qe shoqeronin fjalet qe I thoshte zotris.
Po filloja te ndjeja një ndjesi trishtim kur ne pikturen e fundit sikur pash ikjen e saj,..
Kur u shkeputa nga abstraksioni I pikturave ,shikimi mu perplas me duart e sares dhe te zotris,ishin ne perkdheljen e tyre me te embel,ndjeva një pjese trishtim,xhelozie ,une kisha kohe qe shijoja ato duar nga tavolin perball pa I prekur njehere,pa ndjere butesin e lekures se tyre njehere,dhe ai zotri me një te thirrur- Sara u ul ne tavolin dhe tani po I perkdhelte duart,ajo ishte Sara jone,gruaja e heshtur por me një shikim mirsjellje dhe vlersues.
Pas pak ata u ngriten ,dora e zotris kaloj rreth belit te Sares,tek ajo hodhi hapat ne drejtim te deres mu duk qe mori gjithe ckishte len ne kafen tone,mendimet,kafet ,shijen e cigars biles dhe tymin e tyre…
U ndjeva bosh ,melankolik ,pas pak u largova dhe une..
Dita vazhdoj njelloj,rutin,pune ,,,e nesermja zbardhi perseri,u vesha u bera gati dhe dola te pija kafen e mgjesit,por hasa një boshatisje,tavolina e saj ishte bosh,tavulla jetime pa cigare dhe karrigia dukej e ftohet pa jete.
Ditet kaluan dhe Sara su duk me,kafia e psheretimave te mija u kthye ne një kujtim me zonjen e embel e te larget ne heshtjen e saj ,sme behej me ta shkoja mengjeseve ,sme behej me te pija as kafen,,do kisha dashur te pakten sikur ti
psheretija një mendim dhe ti thoja.-Sara flm per pikturat abstrakte ne kete lokal qe si more me vete,me kujtojne gjithmone ty,flm qe u dhe jete,dhe si more kur ike ne ate mengjes te vaket per ty por te ftohte per mua.
..ishte një dite e vrejtur ,ishte dita e buzeqeshjes tende Sara dhe trishtimit tim…


Ju kujtoj qe mund te votoni deri ne 28 Prill
Rishihemi ne temen : Dikujt i pelqen ngrohte vs Teme e lire
 
Last edited:

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Si gjithmone kam qejfe qe te jem une ajo qe te 'cvirgjeroj' temen time :D

Dua te them qe dhe kesaj rradhe jam ne max e kenaqur dhe mbi te gjitha ka një krijim...një krijim qe e kam sh perzemer :)

Le te fitoje me i bukuri :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Mora ne ser emocionesh fantastike..:)) u kenaqa mora pjalm dhe shije vargjesh te bukura.
Suksese krijimet jan vertet fantastike.
Por voten time do ja jap krijimit numer 3.

3.Diell dhe hena tek une. jan pak vargje qe permbledhin,vrasin turbullojn dhe te rilindin një jete,mendime dhe trazira ngjan pak me një pellg filozofik ku është derdhur butesisht ne letersi.

Suksese te gjithve.
 

E3

Anëtar i Nderuar
Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

krijimi i fundit sh i gjate dhe sh i bukur
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Hmmmm ketu paskam pune me lexime dhe analizime :respekt:Sa inate me vjen qe një shkrim imi mungon ne mesin e ca shkrimeve te bukura ketej :vape::p
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Disa me keni kenaq fare me premtime :p
 

Kila

VIP
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

*Sara* ... Shuuumm krijim i bukurrrr .... Dhe e votova ...
Suksese antareve te tjere gjithashtu kan sjell krijime te bukurara kete muaj..
 

Aver

VIP
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Te gjitha te bukura por 3 dhe 6 e bejne dallimin ne nuanca. Sikur te kisha mundesi do t'a ndaja voten ne dy pjese.

Votova per nr 3 - Dielli dhe hena tek une.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Shume te bukura! SUksese, ose me sakte komplimente te gjitheve!

3 dhe 6 te jashtzakonshme! Shume e veshtire per te zgjedh per keto te dyja, por shkoj per 6-ten, pasi me duket me e veshtire te mbash lexuesin te lidhur kur ke krijim te gjate! :)
 

SaD

♪♫Jè t'aimè mon àmour♪♫
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Shum t mira tana ju lumshin durt :)
3 e bukur e shjesht pak fjal.!
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Te bukura...suksese te gjitheve... vota ime shkoon peerrr .... 3 , 5 ose 6 :p
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Beni qejfe kete muaj se muajin tj do kete rregulla te reja :D lol
 
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Votoj 3.shin shume bukur
suksese all :)
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Un e hudha voten ke 1-shi.
Hajt urime personit qe fiton.
 

ami7

Anëtar Aktiv
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

bukur te gjitha... une votoj 4 aty e gjeta veten me teper :)

Ne jeten time ka dhe engjej qe me duan pavarsisht si jam e si veproj ..
Engjej qe me mbeshtjellin me dashurine e tyre
Dhe pikerisht kjo dashuri me ben kjo qe jam
E embel ,e drejte ,budallacke e vogel .. E sinqerte ..
E pavarsisht un sdua te ndryshoj dua te jem kjo thjesht me e forte ..
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

bukur te gjitha... une votoj 4 aty e gjeta veten me teper :)

Ne jeten time ka dhe engjej qe me duan pavarsisht si jam e si veproj ..
Engjej qe me mbeshtjellin me dashurine e tyre
Dhe pikerisht kjo dashuri me ben kjo qe jam
E embel ,e drejte ,budallacke e vogel .. E sinqerte ..
E pavarsisht un sdua te ndryshoj dua te jem kjo thjesht me e forte ..
Ami do te lutesha te votoje...kjo behet siper temes ku jane opcipne dhe ti zgjidh njeren kuti :*
 

ami7

Anëtar Aktiv
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Ami do te lutesha te votoje...kjo behet siper temes ku jane opcipne dhe ti zgjidh njeren kuti :*
e dashur me nevojiten leksione se sja kam haberin fare se si funksionon forumi :) ;) e gjeta.... me duket dmth :D
 

Marla

Let the sea set you free!
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Me pelqeu me shume 1. Larg dites sime.
 

Devil

Anëtar i Nderuar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

E hodha voten :p
 

cent

...Lontano
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Votova 4. Me pelqeu disi.
P.s i drejtohem shefes se konkursit - Para se ti marresh me copy paste nga anetaret hidhi 1 sy vete se kan dhe gabime drejtshkrimore, jo direkt copy paste
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Na ishte një here letersia dhe kishte shume forma dialekti e tani njerezit 'superior" i perbuzin
Na ishte një here edhe shkrimi qe behej gjithe vrull me shpirtin ne dore dhe ne cdo gabim pike apo presje ka një cope krijimtari.
Pastaj isha une vete zot e vete shkop ketu dhe pse me telf

E pastaj ne fund vjen centi..pikerisht ai centi qe sve asnjehere . ( pike) apo , (presje) apo shkronje te madhe ne fillim ne te fjalise ose shkruan mes fjalise me shkronje te madhe...

Por flmmmm cent i pranojme te gjitha kritikat :D
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Votova 4. Me pelqeu disi.
P.s i drejtohem shefes se konkursit - Para se ti marresh me copy paste nga anetaret hidhi 1 sy vete se kan dhe gabime drejtshkrimore, jo direkt copy paste
kan-kane

mos u merr me kete sport po te me degjosh mua :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Me vjen keq qe skam dhe një te drejte vote per krijimin e pare..:))
Pa anashkaluar dhe krijimet e tjera,kete muaj ishin vertet te bukura krijimet.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Me shume se sa dy vota do doja qe anetaret te mos votonin veten se do i bej namin me date 28 :p lol
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Me shume se sa dy vota do doja qe anetaret te mos votonin veten se do i bej namin me date 28 :p lol
hahahahahahahah pse prap kan votuar veteveten :p
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Votoni krijimin me te bukur ( është dita ime vs Teme e lire )

Ani de Nick, u ka pelqyer punimi i tyre hahhahahaa
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top