• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Viagra e Trurit

Screenshot_20200112-101555_Facebook-905x395.jpg

Farmakologjia e sotme ende nuk e ka thënë fjalën e vet për përmirësimin e vemendjes, përqendrimit, kujtesës, arsyetimit, vendimarrjes, planifikimit, besimit te vetja, gjendjes shpirtërore, lodhjes, rezistencën ndaj pagjumësisë etj.

Indigjenët Huaorani, që jetojnë të izoluar në në Amazonën e Ekuadorit, ende vazhdojnë përdorin përzjerje të gjetheve të bimëve mjekësore dhe helme të nxjerra nga lëkura e bretkosave për të përmirësuar kthjelltësinë e mendimit dhe shikimin.

Ekstratet e gjetheve të thara të bimës më të vjetër në botë Gingo Biloba (një ekzemplar i vetëm ndodhet edhe në Tiranë në oborrin mes Parlamentit dhe Akademisë së Shkencave), që ka mbijetuar prej miliona vitesh, aktualisht kapin një treg që llogaritet në miliona dollarë.

Tradita popullore i beson vetive çudibërëse të saj duke filluar nga përmirësimi i funksionit konjitiv të trurit e deri të përmirësimi i sistemit kardiovasular, shikimit, përmirësimit të funksionit seksual, kurimit të infeksioneve të fshikëzës së urinës etj.

Shpesh na qëllon të ulemi me miq e të afërt për të pirë ndonjë gotë verë, konsumojmë me qejf kafen e mengjezit dhe tymosim edhe ndonjë cigare. Njerëzit e dinë që duhani, alkooli dhe kafja e tepërt nuk bëjnë mirë për shëndetin, megjithatë vazhdojnë t’i konsumojnë. Të tjerë abuzojnë me droga të paligjshme.

Njeriu filloi t’i konsumojë këto produkte edhe pse shkenca nuk kishte filluar ende të fliste. Vetëm për të shpërblyer veten me pak kënaqësi, apo për të nxitur trurin, ne marrim mbi vete rreziqe që sot janë të njohura nga të gjithë.

D. Pierce, një ndër filozofët e shquar futurist britanik dhe transhumanist i dorës së pare, duke analizuar drogat e zakonshme si alkoolin etilik, kafeinën dhe nikotinën shprehet:

“Shoqërisht është e pranueshme marrja e (këtyre) drogave që ju bëjnë përkohësisht të lumtur por edhe të trullosur. Atëhere pse të mos dizenjojmë medikamente për t’i bërë njerëzit përjetësisht të lumtur dhe të zgjuar? 10

Në fakt një sërë produktesh farmakologjike sintetike, si Adderalli, Ritalini, Modafinili etj, janë komercializuar si medikamente për trajtimin e çregullimeve të aktivitetit të trurit. Këto medikamente kanë filluar të përdoren edhe nga njerëz pa probleme shëndetësore për përmirësimin e funksioneve konjitive.

Këto produkte përfshihen në një familje prej 80 lëndësh, që bashkarisht quhen nootropikë (nga greqishtja: formatues të mendjes). Të gjitha produktet sintetike të kësaj familje quhen droga smart.

Kështu Modafinili, që fillimisht është hedhur në treg për trajtimin e çregullimeve të gjumit, sot përdoret nga njerëz normalë të cilët dëshirojnë të kenë një kujtesë më të fortë, aftësi planifikuese të lartë, vigjilencë më të rritur, përqendrim më të madh e vendimarrje më të shpejtë. 11

Numri i përdoruesve të Modafinilit ka ardhur duke u rritur. Vendin e parë e zënë studentët, intelektualët e fushës së kërkimit shkencor, bankierët, sipërmarrësit etj. Motivet e përdorimit të drogave smart janë ndryshme.

Studentët duan një kujtesë e përqendrim më të lartë gjatë provimeve, kërkuesit, bankierët, bosët e kompanive të teknologjisë së lartë, sipërmarrësit e start up-ve etj synojnë mendim më të kthjellët, aftësi planifikuese e vendimarrëse të shpejtë, vemendje të spikatur, rezistencë ndaj nevojës për gjumë, vetëm e vetëm që të jenë konkurues në aktivitetet e tyre.

Bankierët e Uollstritit në New York City i konsidorojnë drogat smart si “viagra të trurit”, ndërsa ushtarakët mendojnë se “instrumenti më i dobët” që kanë në luftë është ushtari i cili duhet të përmirësohet për t’i rezistuar nevojës për gjumë dhe ushqim.

Kërkues të neuroshkencave pranë Universitetit të Kembrixhit, në vitin 2007, bën një sondazh interesant për përdorimin e dy drogave, Ritalinit dhe Modafilinit.

Ata intervistuan 1400 kërkues të fushës së shkencave në 60 vende të botës. Rezultatet e tyre, të botuara në revistën prestigjioze Nature, ishin me të vërtet befasuese.

Një në pesë të intervistuar ishte përdorues i këtyre drogave, të cilat siguroheshin përmes blerjes online në internet.

Të gjitha këto fakte dëshmojnë se sot ka filluar garë e heshtur e përmirësimit të aftësive konjitive të trurit, ashtu si edhe atletët që i nështohen dopingut për të rritur kapacitete fizike që çojnë te medalja e kampionit. Këshilli i Intelegjencës Kombëtare të SHBA, ku përfshihen 16 agjensi amerikane të intelegjencës, në raportin e vet të vitit 2012 “Prirjet globale 2030”, shtjellon një sërë çështjesh të teknologjive transhumaniste. Ai u jep shumë rëndësi psikostimulantëve që u mundësojnë ushtarëve rezistencën ndaj gjumit, neuromedikamenteve që rritin dukshëm vemendjen, arsyetimin, kujtesën, etj. Ushtarakët amerikanë e përdorin Modafilinin për të luftuar lodhjen që çon në rënien e vigjilencës dhe performancës në situate kritike.

Ata në zhargonin e përditshëm e quajnë atë “go-pill” (tableta-jepi ec).

Rritja e përdorimit të drogave smart e ka bërë industrinë farmakologjike të rend drejt molekulave të reja, të cilat do të përmirësonin aftësitë konjitive të trurit dhe do të kishin efekte anësore të pakonsiderueshme.

Për fat të keq studimet për ndikimin aftagjatë të këtyre drogave ende nuk janë studiuar, e megjitahtë tregu botëror i tyre në vitin 2017 u vlerësua 1.3 miliard dollarë, ndërsa në vitin 2024 pritet të arrij në 6 miliardë dollarë.

Sot për sot farmacia më e mirë që kemi është ajo e vet trurit. Ndoshta do të duhet të mësojmë më shumë, para se të arrijmë deri te hakerimi i trurit.



*****

Botuar në DITA. Marrë nga libri ‘Transhumanizmi: Njeriu nga vjen e ku shkon” me autor Etem Ruka
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Me duken nderhyrje qe per momentin mund te kesh permirsim ose rezultat.
Por pyetja qendron;
Cfare ndodh me pas ne neuronet tona?
Nese ne i perdorim shpesh..
A prishet rimi tyre fiziologjik?
A krijohet varesi?
A prishet zenxhiri i tyre natyral dhe biologjik i fuksionimit....
 

Baboon

Kryptonite....
Tashi shif debilat të rrihen me debilat e tjerë për të pushtu parlamentin lool lool

P.S Unë vuaj pak me ADHD
Adderall skam provu por ritalina ta shpif, Concerta xr 36mg më bo fokus prej piloti top gun.
 
Top