• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

U zbulua se kush u krijua e para pula apo veza?

Guest20

Larguar✌👋
sh_1450682276-8082074.jpg

Kush ka ardhur e para, pula apo veza? Kjo është enigma që prej shekujsh ka munduar njerëzit për të dhënë një përgjigje të saktë e përfundimtare. Kësaj pyetjeje një grup shkencëtarësh anglezë duket se i kanë dhënë zgjidhje.

Ata kanë hulumtuar mbi proceset që çojnë në kristalizimin e karbonat kalciumit dhe formimin e lëvozhgës së vezës. Kolin Friman dhe kolegët e tij të Universitetit të Warwick dhe Sheffield kanë zbuluar se proteina ovocledidina17 (OC-17) e pranishme në vezoret e pulës, është përgjegjëse për përpunimin e karbonat kalciumit në kristalecalciti, substancë që përbën pjesën më të fortë të lëvozhgës.
Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu se në mungesë të kësaj proteine, lëvozhga nuk ngurtësohet dhe për këtë arsye nuk mund të strehojë një zog.
Pra, sipas shkencëtarëve, pula, ose më mirë proteina OC-17, është krijuar përpara vezës.
Express.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: U zbulua se kush u krijua e para pula apo veza?

Po nata dita cila eshte e para?ngjashem si veza me pulen.
 
Top