• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

U Festua 15-vjetori i Fronëzimit të Mitropolitit Joan në Mitropolinë e Korçës

KYLE-XY

He is Not Alone
Fronëzimi i Hirësisë së Tij Joanit si Mitropolit i Korçës u krye më 25 Korrik të vitit 1998. Sot megjithese katër ditë para u përkujtua kjo ngjarje e shënuar dhe kaq e rëndësishme për besimtarët orthodhoksë të Mitropolisë. Për më tepër këtë vit Hirësia e Tij Joani mbushi plot 15 vjet në fronin e Kryebariut shpirtëror të Korçës. Ai është Mitropoliti i parë pas monizmit por dhe i vetmi me kaq kohëzgjatje në fronin e Mitropolitit të Korçës sepse të gjithë pararendësit e tij kanë qëndruar më pak se kaq për shkaqe të ndryshme. Në Meshën e Shënjtë, morën pjesë të gjithë klerikët e Mitropolisë dhe shumë besimtarë orthodhoksë nga e gjithë Mitropolia. Me këtë rast Mitropoliti nderoi disa nga klerikët më të vjetër me tituj nderi. Pak para fundit At Ilia Kotnani si përfaqësues i gjithë klerikëve falenderoi Hirësinë për të gjitha ato sa ai ka ofruar në këtë Mitropoli. Hirësi Joani gjithashtu falenderoi Zotin por dhe të gjithë klerikët dhe laikët për ndihmën që i kanë dhënë në kryerjen e funksionit të tij. I falenderoi, gjithashtu, të gjithë për urimet dhe në fjalën e tij përmendi rëndësinë që kanë përkujtimoret nga ana shpirtërore në jetën e Kishës për të gjithë si klerikë dhe laikë. Pas Meshës në ambjentet e Kishës shumë besimtarë uruan Hirësi Joanin, shumë prej tyre dëgjuan me kujdes këshillat shpirtërore të tij. Të gjithë uruam që për shumë vjet të jetë pranë nesh. Gjithashtu shumë urime morën dhe klerikët që morën tituj nderi.



[video=youtube;UbFgWTMZG-I]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=UbFgWTMZG-I[/video]
burimi:fshqiptar
 
Top