• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Test: Na trego se si e mban celularin dhe zbulo një sekret për veten

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL

Test: Na trego se si e mban celularin dhe zbulo një sekret për veten​

1604673295198.png

Statistikat parashikojnë se do të ketë pothuajse 3 miliardë përdorues smartphoni deri në vitin 2020. Jo vetëm që ky fakt është interesant nga pikëpamja e përparimit të teknologjisë, por edhe nga ana psikologjike. Kjo për shkak se mënyra se si trajtojmë, veprojmë dhe lundrojmë në smartfonët tanë mund të zbulojë shumë tipare që nuk i dinim për veten tonë.
Vetëm me një dorë

Nëse shkruan apo rifreskon vazhdimisht kryefaqen vetëm me njërën dorë dije se
karakterizohesh nga një vetëbesim i lartë. Je i gatshëm të rrezikosh kurdoherë, me
zgjuarsi, gjë që mundëson realizimin e objektivave të tua. Por e gjitha kjo nuk vlen kur
bëhet fjalë për dashurinë. Në fakt ndodh krejt e kundërta. Të duhet kohë të kuptosh
nëse ia vlen ta vazhdosh një romancë apo jo. Përveç kësaj, përgjithësisht njerëzit të
shohin si jo shumë të shoqërueshëm dhe tepër të rezervuar.

Njëra dorë mban celularin, gishti i madh vepron mbi ekran


Kjo mënyrë e të mbajturit të celularit tregon zgjuarsinë tënde. Je intuitiv, i arsyeshëm, inteligjent dhe i kujdesshëm. Mendohesh mirë para se të veprosh, logjikon gjithçka me kujdes dhe është tepër e vështirë që dikush të përtojë nga ty. Por mençuria zgjat derisa futen në lojë ndjenjat. Nxitohesh dhe merr vendime që e demtojnë rëndë marrëdhënien. Sikur të mos mjaftonte kjo, shndërrohesh në një qenie tepër paragjykuese kur vjen puna te dashuria.

Me të dyja duart

Dëshira jote për t’i bërë gjërat sa më shpejt të jetë e mundur qëndron në krye të listës. Ekasiteti dhe gatishmëria për të marrë vendime krejt spontanisht janë dy cilësi që të identikojnë më së miri. Përshtatesh lehtësisht dhe vepron sipas kushteve apo situatave të reja. Por kur vjen puna te dashuria, gjërat ndryshojnë. Prej kokëfortësisë, nuk arrin të krijosh afrimitetin e duhur me personin që të pëlqen, gjë që e tremb dhe largon këtë të fundit.

Njëra dorë mban celularin, gishti tregues vepron mbi cellular

Ky pozicionim i duarve lidhet drejtpërsëdrejti me kreativitetin. Zotëron pafund ide të reja që nuk nguron t’i hedhësh në zbatim. Të pëlqen të qëndrosh vetëm, t’i bësh mendimet bashkë dhe ashtu siç je të krijosh një kryevepër që do të mund të mahnisë botën. qoftë një pikturë apo roman, përgjithësisht krijimet e tua korrin sukses. Në marrëdhënie dashurore, kreativiteti shndërrohet në ndrojtje, gjë që ta vështirëson krijimin e raporteve të reja. Megjithatë, nëse dikush arrin të depërtojë brenda teje do të dashurohet marrëzisht pas personalitet tënd.
b:zeromedia.al
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Apapapaa ku ja kan qellu si me shkru un artikullin.
 

Ledia

❤E❤👩‍👦‍👦❤E❤
2
Kjo mënyrë e të mbajturit të celularit tregon zgjuarsinë tënde. Je intuitiv, i arsyeshëm, inteligjent dhe i kujdesshëm. Mendohesh mirë para se të veprosh, logjikon gjithçka me kujdes dhe është tepër e vështirë që dikush të përtojë nga ty. Por mençuria zgjat derisa futen në lojë ndjenjat. Nxitohesh dhe merr vendime që e demtojnë rëndë marrëdhënien. Sikur të mos mjaftonte kjo, shndërrohesh në një qenie tepër paragjykuese kur vjen puna te dashuria.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Shume sherr ky gishti tregues
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
2.Kjo mënyrë e të mbajturit të celularit tregon zgjuarsinë tënde. Je intuitiv, i arsyeshëm, inteligjent dhe i kujdesshëm. Mendohesh mirë para se të veprosh, logjikon gjithçka me kujdes dhe është tepër e vështirë që dikush të përtojë nga ty. Por mençuria zgjat derisa futen në lojë ndjenjat. Nxitohesh dhe merr vendime që e demtojnë rëndë marrëdhënien. Sikur të mos mjaftonte kjo, shndërrohesh në një qenie tepër paragjykuese kur vjen puna te dashuria.
(Eh nxitimi i tepert :);)).
 

NGU

Wild child full of grace 💫
Une jam tek te gjitha nga pak, varet nga momenti i situates :d
 

N0

Lost.
Nje dore ndaj edhe celularin se mar kurre me ekran te madh se del jashte rrezes se gishtit te madh.😁
 

dangerous

Es que no soy piedra.
... unë e mbaj vetem me një dorë se me tjr, mbajë timonin e automjetit - kur udhëtoj.

ooo no, no, si besoj çf, shkruan gazeta.
 

Endrra

VIP
Une kam ate mbajtesen nga mbrapa.. dhe zakonisht ..e mbaj me dore te majte e shtyp me gishtin e madh te dores... kshuqe le te bejne sdudime te reja
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
1&3
1: kur just croll.
3: kur dhe shkruaj. psh si tani. 😁 kryesisht dmth

Uroj t'na kene lavdru 😋
 
Private conversations
Help Users
    Top