• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Tenis, اekia në finalen e Davis Cup

cent

Banned
Edicioni i 102 i kupës Davis njeh emrin e finalistit të parë. Në fakt pritej dhe Republika Ceke vetëm sa e konfirmoi këtë duke mbyllur shpejt e shpejt llogaritë me përfaqësuesen e Argjentinës. Në kompeticionin më të rëndësishëm ekipor të tenisit për meshkuj cekët kompletuan fitoren e tyre, duke mundur pastër 3-0 ekipin latino – amerikan që në fakt në këtë sfidë u duk krejtësisht i pafuqishëm për t’u përballur me kampionët në fuqi.

Pas fitoreve bindëse të një dite më parë të Radek Stepanek e Tomas Berdych respektivisht ndaj Juan Monaco e Leonardo Mayer skuadra e drejtuar nga Jaroslav Navratil kishte nevojë vetëm për pikën e fundit, pikë që nuk vonoi të vijë pikërisht në lojën dyshe. Në Pragë cekët jo më kot kishin zgjedhur që ky takim të luhej në një mjedis të mbyllur, si dhe sipërfaqe të shpejtë, e rezultatet u panë qartë gjithashtu edhe në doubles ku dyshja vendase Tomas Berdych – Radek Stepanek nuk e vuri për asnjë cast në diskutim fitoren ndaj ciftit Carlos Berlocq – Horacio Zeballos dhe në fund mbylli krejt ndeshjen me rezultatin 6-3, 6-4, 6-2 në një lojë që zgjati 2h 05’ gjithsej. Miqtë kërkonin të përsërisnin të paktën ecurinë e viteve 2006, 2008 e 2011 kur legjioni argjentinas shkoi deri në finalen e madhe por këtë herë të paktën misioni i tyre ishte vërtet i pamundur ndaj kampionëve të edicionit të kaluar, të cilët për të ardhur deri në këtë pikë kanë patur një short relativisht të lehtë, duke mposhtur skuadra të tilla si Zvicra e Kazakistani. Në krahun tjetër për të përcaktuar skuadrën e dytë finaliste duhet pritur dita e dielë, kur do të jepet edhe verdikti përfundimtar i përballjes Serbi – Kanada, në dy ndeshjet e fundit të një dueli që nisi që në fillim, në mënyrë tepër emocionuese. Pas fitores së Djokovic ndaj Pospisil, për Serbinë dhe suksesit 10-8 në set final të tenistit me origjinë malazeze Milos Raonic ndaj Janko Tipsarevic të dy ekipet u përballën në lojën dyshe. Në Beograd, edhe aty në një mjedis indoor, por në fushë dheu, u zhvillua takimi ndërmjet ciftit vendas Zimonjic – Bozoljac dhe dyshes kanadeze Daniel Nestor – Vasek Pospisil. Në fund ata që triumfuan ishin miqtë të cilët ia dolën të fitojnë 10-8 në set final, pas plot 4,5h lojë, rezultat ky që e con këtë vend në avantazh 2-1, duke e afruar së tepërmi Kanadanë me finalen e parë në historinë e Kupës Davis.
/S.Sport
 
Top