• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Te mbrohesh nga vetja

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
TE MBROHESH NGA VETJA

Të shkruarit letërsi nën një pseudonim nuk është një dukuri e re. Në epoka të ndryshme dhe për arsye të ndryshme shkrimtarët kanë përdorur fshehjen e identitetit. Zakonisht kur janë ndjerë të kërcënuar nga të tjerët dhe kjo është lehtësisht e kuptueshme. Por interes mund të paraqesë fshehja e identitetit kur ky kërcënim vjen nga vetja. Mund të tingëllojë si lojë fjalësh, “të mbrosh veten tënde, nga vetja jote me një vete tjetër tënden”, por nuk është ashtu.

A është pseudonimi thjesht një emër tjetër? Edhe mundet. Kur ne shkruajmë diçka që mund ta shkruanim edhe me emrin tonë të vërtetë. Kur shkruajmë diçka qe del nga vetja jonë pa na e kërcënuar veten. Kur shkruajmë pa ndjerë nevojën e atij tjetrit brenda nesh të cilin e kemi pagëzuar edhe me një emër. Ka plot autorë që mbajnë pen name thjesht për arsye kozmetike. Mund të spekulojmë se gjatë procesit vetmitar të krijimit artistik, mes pasigurisë dhe frikës që rëndom i kaplon shkrimtarët, ndjehet nevoja për një dëshmitar dhe për një bashkëpunëtor në “krim”, të cilin e nxjerrim nga vetja, i vëmë një emër dhe i japim lirinë e domosdoshme të të shkruarit.

Pseudonimi bëhet shpesh vula identifikuese e autorit dhe nga alter ego shndërrohet në ego të autorit, për sytë e lexuesve. Autori njehsohet me pen name , nganjëherë më shumë se sa me emrin e vet të vërtetë. Një skizmë reale e unit. Ajo që në sociologji quhet personalitet i dyfishtë. Përvoja tregon që shkrimtarët e mirë janë njerëz me personalitet të dyzuar. Me apo pa pseudonim. Mes emrit real dhe pseudonimit artistik krijohet një raport si mes vetes dhe tjetrit. Një lidhje e tipit love-hate. Dhe e njëjta varësi. “Je ti apo Whisper ai që i shkruan këto vargje?” Këtë pyetje që ma bëjnë të tjerët pasi më kanë lexuar, ia bëj vetes sime kur jam duke shkruar. Nuk mund të kem një përgjigje të saktë për këtë. Këtu mbase na ndihmon, për hir të argumentit, marrëdhënia klasike e “kalit me kalorësin”, që Frojdi e përqas me raportin mes ndërgjegjes dhe nënndërgjegjes: kali jo gjithnjë i bindet kalorësit. E kjo gjë ndodh jo rrallë me pseudonimin dhe kur ndodh, ai nuk është më një pseudonim, por një njeri tjetër. Xhepeto i Karlo Kolodit dëshpërohej për fatkeqësitë që kokëfortësia i sillte krijesës së tij të drunjtë, dhe, nga ana tjetër, Pinoku vazhdimisht ndjente keqardhje për brengat që i shkaktonte krijuesit të vet… Të gjithë pa përjashtim jemi personazhe dhe jo rrallë edhe autorë të jetës sonë, apo të të tjerëve. Në këtë këndvështrim Whisper-i është jo vetëm pseudonimi im, por edhe personazhi im i parë dhe autori im i vetëm.

Në librin e pashkruar të mendjes unë jam lexuesi i parë i Whisper. Ai është dëgjuesi im i parë në kuvendimet intime letrare. Ai më pyet e unë përgjigjem. Nga ana tjetër, Whisper kurrë nuk u përgjigjet pyetjeve të mia…


©artangjyzelhasani

 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
"Te mbrosh veten tënde, nga vetja jote me një vete tjetër tënden”
Se di sa nha ju mbani mend dekaten qe ka kaluar,ku ballkoneve vareshin tapetet pervtu shkundur, e pra edhe te shkruaret gjithmone ka qene nje dritare ku nje pjese e jona merr ajer....
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Ca teme ke sjelle o Nev, pikerisht kur ne do nxjerrim librin e forumit me pseudonime lol madje dhe nga pseudonimi ketu i kemi modifiku serish ndonje shkronje qe te na humbin krejt gjurmet lol lol
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ca teme ke sjelle o Nev, pikerisht kur ne do nxjerrim librin e forumit me pseudonime lol madje dhe nga pseudonimi ketu i kemi modifiku serish ndonje shkronje qe te na humbin krejt gjurmet lol lol
Te them te drejten ato dy krijime dhe disa nga krijimet ketu ne Fv,i kane lexuar im shoq dhe im vella. :))
Por per mua s`ka problem.
Por po ti lexoj im vella ne ate liber, do me thote,je terezi,a te thash shkruaj,bashkoj copezat,e do ti sponsorizoj une.
Por une shkruaj vetem per momentin ,biles as nuk i ruaj diku,vec mire qe eshte Fv,e c`ka kam hedh ketu i kam.
 
Top