• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

TB - Tuberkulozi

SuRiAnA

Anëtar i Nderuar
C’eshte tuberkulozi (TB)?

TB eshte nje semundje infektive qe prek vecanerisht mushkerite,por edhe organe te tjera si:kockat dhe artikulacionet,nyjet limfatike,trurin dhe palcen kurrizore,syrin,lekuren etj.
Aktualisht TB eshte problem i madh i shendetit, me rreth 8 milion njerez qe infektohen, dhe rreth 2-3 milon njerez qe vdesin cdo vit nga kjo semundje.
Kur kjo semundje kurohet rregullisht ajo eshte plotesisht e sherueshme/

Si infektohesh nga TB?

Semudja transmetohet kryesisht me ane te ajrit kur i semuri me TB kollitet,teshtitet ose gjate frymemarrjes. Gjithashtu semundja perhapet dhe me rruge digjestive si p.sh nga perdorimi i qumeshtit te lopes te semure me TB.

Kush semuret me shume nga TB?


-Personat qe banojne dhe kane kontakt te afert me te semure me TB
-Femijet qe kane kontakt me te semuret me TB
-Persona qe vuajne nga semundje si diabet,ulcer stomaku dhe disa semundje te tjera kronike,te cilat ulin rezistencen e organizmit te njeriut ndaj mikrobit te TB.
-ALKOLISTET DHE DUHANXHINJTE.
-Kushdo mund te semuret nga TB sepse mikrobi merret kryesisht nepermjet ajrit.
-TB nuk eshte semundje e trashegueshme.


Shenjat e Tuberkulozit
-Kolla,vecanerisht kola qe zgjat me shume se tre jave.
-temperature,zakonisht jo e larte 37-38 grade C.
-Djersitje,vecanerisht naten.
-Humbje oreksi.
-Dhimbje gjoksi.
-Renie ne peshe.
-Ne raste me te avancuara te semundjes kolla eshte me gelbaze me rrema gjaku.



Si te ruhemi nga Tuberkulozi?

Mjekimi i mire i te semurit me TB eshte mbrojtja me e mire nga TB.
N.q.s. i semuri ka shenjat e permendura me lart duhet te vizitohet menjehere tek mjeku.
N.q.s. ka njeri te semure ne familje apo ne vendin e punes me TB duhet te konsultoheni menjehere me mjekun.
Femijet deri ne 10 vjec qe jane ne kontakt me te semure me TB duhet te kontrollohen ne dispanserine e semundjeve te mushkerive.



Mjekimi i Tuberkulozit


Mjekimi duhet te behet nen kujdesin e mjekut pneumolog.
Mjekimi zgjat te pakten 6 muaj.
N.q.s mjekimi nderpritet para 6 muajsh semundja e TB mund te behet kronike ose dhe e pasherueshme.
TB eshte semundje e sherueshme dhe nuk le asnje pasoje n.q.s mjekohet mire.
Mjekimi I TB eshte falas dhe merret ne dispanserite e semundjeve te mushkerive.



mjekèsia.net
 

Зngjεll

___________
Nje arme e re kunder turbekulozit

Lausanne, Zvicër - Një ekip ndërkombëtar i kërkuesve ka zhvilluar agjentin e saj terapeutik të ri, BTZ043 për të luftuar kundër tuberkulozit. Objektivin e tij: një enzimë që bën murin e bakterit patogjen , Mycobacterium tuberkulozit.
Publikuar nga Shkencë më 19 mars, pesë ditë para , Dites Botërore te turbekulozit , ky studim mund të çojë në një re të drogës siç pritet.

Sipas World Health Organization (WHO), tuberkulozi ende vret gati dy milion njerëz të prekur dhe 5,4 milion njerëz çdo vit. Shumica e rasteve të reja të ndodhin në Azi dhe Afrikë. Në Evropë, epidemia është dobësuar nga antibiotikët në vitet 1950-1970, por ajo njeh nje perteritje dhene nga ringjallja pasardheve multi-rezistent qe infektojne 490 000 individë në vit, kryesisht në vendet e ish - Bashkimit Sovjetik.

Ekipi i Profesor Cole, kërkuese në Ecole Polytechnique Federale de Lausanne, ka punuar për tre vjet në kërkim të ri terapi për të trajtuar të tuberkulozit. Kërkimi i tij çoi në krijimin e një kimike në ujdi që ka provuar efekte kundër bakterit . Ajo e pengon enzimën që e bën molekulën te shërbeje si ndërlidhje në mes të shtresave të ndryshme të murit qelizë bakteriale.
"Pa këtë enzimë, bakteri shpërthen," thotë profesori.
Identifikimi i këtij objektivi është në vetvete një zbulim i madh i këtij studimi sepse ajo hap derën në qasjet e tjera terapeutike. BTZ043 le tani kerkimet paraklinikale dhe së shpejti do të testohet mbi njerëzit, ne rastin e provimit te tij klinikal .
Një terapi e re mund të rezultojë në më pak se dhjetë vjet.

maxisciences.com
 

E3

Anëtar i Nderuar
Dita boterore e tuberkulozit – Cfare eshte tuberkulozi

24 Marsi eshte Dita Boterore e Tuberkulozit, dite e cila eshte caktuar per te ngritur ndergjegjesimin publik rreth epidemise globale te tuberkulozit dhe orvatjet e perbashketa per te eliminuar kete semundje. Sot tuberkulozi shkakton vdekjen e mese 1.6 milion njerez çdo vit. 24 marsi perkujton diten e vitit 1882 kur Dr. Robert Koch kishte shokuar komunitetin shkencor duke shpallur se kishte zbuluar shkakun e tuberkulozit, TBC bacillus. Ne kohen kur Dr. Koch beri shpalljen ne Berlin, tuberkulozi ishte duke bere kerdine neper Evrope dhe Amerike duke shkaktuar vdekjen e nje nder shtate njerezve. Per te ngritur vetedijesimin edhe ne vendet shqipfolese ky post eshte krejtesisht per tuberkulozin.
Cfare eshte tuberkulozi?

Tuberkulozi eshte nje infeksion i shkaktuar nga bakteret ngadale-zhvilluese qe zhvillohen me se miri ne vende te trupit ku ka shume gjak dhe oksigjen. Kjo eshte arsyeja pse me se shpeshti gjendet ne mushkeri dhe quhet TBC pulmonere. Por TBC mund qe gjithashtu te shperndahet ne pjese tjera te trupit, diçka qe quhet TBC ekstrapulmonare. Trajtimi zakonisht eshte i suksesshem por nje proces i gjate dhe mjaft i mundimshem. Per te trajtuar TBC duhet kohe prej 6 deri 9 muaj.

Tuberkulozi mund te jete aktiv apo i fjetur

Tuberkulozi aktiv do te thote se ju keni baktere TBC ne trup qe po zhvillohen dhe po shkaktojne simptoma. Nese mushkerite tua jane te infektuara me TBC aktive, atehere eshte e lehte te shperndani semundjen tek te tjeret.

Tuberkulozi i fjetur do te thote se ju keni baktere te tuberkulozit ne trup por se mbrojtja e trupit tuaj (sistemi imunitar) po e mban ate qe mos te kthehet ne TBC aktive. Kjo do te thote se per momentin nuk i keni simptomat e TBC dhe se nuk mund ti shperndani tjereve semundjen. Nese ke TBC te fjetur kjo mund te kthehet ne TBC aktive.

Si shperndahet tuberkulozi tek te tjeret?

Tuberkulozi Pulmonar (i mushkkerive) eshte semundje ngjitese. Shperndahet kur personi i cili ka Tuberkuloz Aktiv nxjerr ajer ne te cilin ka baktere te tuberkulozit dhe keshtu personat tjere e thithin ate ajer me baktere. Nje person i infektuar liron edhe me shume ajer kur ai apo ajo kollitet apo qesh.

Nese tuberkulozi eshte ne vendet tjera te trupit atehere nuk shperndahet edhe aq lehte tek te tjeret.

Kush eshte me i rrezikuar nga tuberkulozi?

Disa njerez jane me te cenuar qe te semuren nga TBC se sa tjeret. Ketu perfshihen njerezit te cilet:

* Kane HIV-in apo ndonje semundje tjeter e cila dobeson sistemin imunitar te tyre.
* Kane kontakt te afert me dike qe ka TBC aktive, si per shembull jeton ne te njejten shtepi me dike qe ka TBC aktive.
* Kujdeset per personat te cilet kane TBC aktive… si mjeket apo motrat dhe tekniket.
* Jetojne apo punojne ne vende ku ka shume njerez si burgjet, spitalet, shtepite e kujdesit ndaj te moshuarve dhe te pleqve.
* Abuzojne me alkool dhe droga te shumellojshme.
* Udhetojne apo jane te lindur ne vende ku TBC e patrajtuar eshte diçka e zakonshme, vende si Amerika Latine, Afrika, Azia dhe Evropa Lindore dhe Rusia.

Eshte e rendesishme qe ata te cilet jane te cenueshem dhe ne rrezik per tu semurur nga tuberkulozi te testohen nje here apo dy ne vit.

Cilet jane simptomat e tuberkulozit?

Shume shpesh kur njerezit infektohen me tuberkuloz, semundja eshte aq e lehte ne fillim sa qe ata as qe mund te mendojne se e kane. Njerezit me tuberkuloz te fjetur (latent) nuk kane fare simptomat perveç rasteve kur semundja kthehet ne tuberkuloz aktiv.

Simptomat e tuberkulozit aktiv jane:

* Kollitje qe nxjerr mukoze te trash, te turbullt dhe nganjehere me gjak per me shume se 2 jave.
* Plogeshti dhe humbje peshe.
* Djersitje gjate nates dhe temperature.
* Te rrahura te shpejta te zemres.
* Te enjtura ne qafe (kur infektohet gjendrat limfatike te qafes)
* Frymemarrje e shkurter dhe dhembje gjoksi (ne raste te rralla).

Si Diagnostikohet Tuberkulozi?

Mjeket shpesh e zbulojne TBC e fjetur duke bere test te lekures. Gjate testit te lekures, mjeku apo tekniku injekton antigjen te TBC nder lekuren tuaj. Nese keni baktere te TBC ne trup, brenda dy diteve ju do te keni nje gunge te skuqur aty ku jeni shpuar nga gjilpera e injeksionit. Testi nuk mund te tregoje kur je infektuar dhe nese semundja mund te shperndahet tek te tjeret.

Per te zbuluar tuberkulozin polmonar mjeket testojne nje moster te mukozes se mushkerive per te pare nese ne te gjenden baktere te tuberkulozit. Mjeket nganjehere bejne fotografim me rreze-x (rentegen) per zbuluar tuberkulozin mushkeror.

Per te zbuluar tuberkulozin ekstrapulmonar mjeket mund te marrin nje moster te indit (biopsi) per ta testuar. Ose mund te ju bejne skanim CT ose MRI (Imazh me Rezonance Magnetike) dhe keshtu mjeku mund te shikoje ne brendi te trupit tuaj.

Si Trajtohet Tuberkulozi?

Shpesh mjeket kombinojne kater antibiotike per te trajtuar tuberkulozin aktiv. Eshte me rendesi qe medikamenti per tuberkuloz aktiv te merret per se paku 6 muaj. Gati te gjithe njerezit sherohen nese marrin medikamentin ashtu si e ka pershkruar mjeku. Nese pas 6 muajve testet prape tregojne tuberkuloz aktiv atehere trajtimi duhet te vazhdoj per 2 apo 3 muaj shtese. Shumica e njerezve me tuberkuloz te fjetur (tuberkuloz latent) sherohen vetem me nje lloj antibiotiku te cilin e marrin rresht per 9 muaj. Kjo zvogelon rrezikun qe tuberkulozi te shnderrohet ne tuberkuloz aktiv.

Nese ndalon se marri medikamentin para kohe apo e le pa i marre per ca dite, atehere trajtimi mund te deshtoje apo duhet te zgjase me shume. Ndoshta do ju duhet te filloni trajtimin nga e para. Kjo pakujdesi mund te shkaktoje qe infeksioni te behet edhe me i ashper apo qe te behet rezistues ndaj antibiotikeve. Keshtu do te behet shume me i veshtire per tu trajtuar.

Tuberkulozi mund te trajtohet vetem nese i merr te gjitha dozat e mjekimit qe te jane pershkruar. Nje mjek apo specialist duhet t’ju shikoje qe ju te mos harroni asnjehere dozen dhe se e merrni si duhet. Ndoshta do te duhet te shkoni ne spital ose te vizitoni mjekun çdo dite por me mire eshte keshtu se sa te harrosh ose te gabosh ne doze e te keqesohesh apo fillosh sherimin nga e para. Perqindja e sherimit te tuberkulozit eshte shtuar shume per shkak te keto lloj trajtimi te vezhgimit te perafert.



•sherohu.com•
 
Last edited:

3R1

rremujaxhije:P
Titulli: Dita boterore e tuberkulozit – Cfare eshte tuberkulozi

24 Marsi eshte Dita Boterore e Tuberkulozit, dite e cila eshte caktuar per te ngritur ndergjegjesimin publik rreth epidemise globale te tuberkulozit dhe orvatjet e perbashketa per te eliminuar kete semundje. Sot tuberkulozi shkakton vdekjen e mese 1.6 milion njerez çdo vit. 24 marsi perkujton diten e vitit 1882 kur Dr. Robert Koch kishte shokuar komunitetin shkencor duke shpallur se kishte zbuluar shkakun e tuberkulozit, TBC bacillus. Tuberkulozi eshte nje infeksion i shkaktuar nga bakteret ngadale-zhvilluese qe zhvillohen me se miri ne vende te trupit ku ka shume gjak dhe oksigjen. Kjo eshte arsyeja pse me se shpeshti gjendet ne mushkeri dhe quhet TBC pulmonere. Por TBC mund qe gjithashtu te shperndahet ne pjese tjera te trupit, diçka qe quhet TBC ekstrapulmonare. Trajtimi zakonisht eshte i suksesshem por nje proces i gjate dhe mjaft i mundimshem. Per te trajtuar TBC duhet kohe prej 6 deri 9 muaj


:mah interesante......
semundje e keqe boll,kam pasur nje komshi me semundje te tille,u izolua nga bota i shkreti,x te miren e te tj:(:(
mos i raft kujt ishalla:):)
 

fragolina

Anëtar Aktiv
Titulli: TB - Tuberkulozi

nuk eshte keshtu plotesisht; semundja e tuberkulozit ka fazat e saj dhe nuk perbehet vetem nga prekja e mushkerive.
tuberkulozi prek kockat, prek trurin prek dhe zorret biles. merret npm ajrit, po merret dhe npm ushqimeve, psh qumeshtit te nje lope te infektuar me tuberkuloz.
njeriu behet potencial infektues vetem nqs ka tbc pulmonar dhe kete nefazen aktive, pra ne fazen kur ka kaverna ne mushkeri e cila cahet dhe ben nxjerrjen e sputumit me permbajtej mikrobesh te TBC. ne fazen latente te semundjes nuk eshte ngjites.
 

sensuu

sweet
Titulli: TB - Tuberkulozi

Turbekulozi, ilaçe të reja për
të zvogëluar kohën e trajtimit





Janë ditë të revolucionit në trajtimin e tuberkulozit: Duket se kanë ardhur ilaçe të reja për atë që renditet në top sëmundjet vrasëse (1.4 milion njerëz në vit humbin jetën nga turbekulozi).

Në Konferencën Ndërkombëtare të AIDS-it në Uashington, u paraqit sot një ilaç që shkatërron në dy javë 99 për qind të baktereve të tuberkulozit.

Mund të marrë fund kështu koha e gjatë trajtimit të sëmundjes. Regjimi i sotëm i terapisë është gjashtë deri në nëntë muaj.
Me interes të veçantë në kombinimin e ilaçeve, është një eksperiment që përfshin 85 pacientë në Afrikën e Jugut (Grupi i Andreas Diacon dhe kolegët). Bëhet fjalë për një përzierje të re të një ilaçi (i quajtur PA-824) dhe dy antibiotikëve të ndryshëm, të cilat janë tashmë në përdorim (moxifloxacin, dhe pyrazinamide).

Përfitimi shtesë i këtij kombinim është se mund të përdoret edhe tek pacientët me HIV pozitiv të prekur nga tuberkulozi.

“ثshtë me të vërtetë një moment historik, nga 10 vjet në fushën e tuberkulozit”, tha Giovanni Battista Migliori, nga fondacioni Maugeri.
(gm/shqiptarja.com)
 

cent

Banned
Tuberkulozi lindi tek njeriu

Tuberkulozi mendohej gjërësisht nga komuniteti i shkencëtarëve se është transportuar nga kafshët tek njeriu jo më larg se 10 mijë vite më parë.

Por një studim i ndërmarrë nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë dhe i publikuar në revistën shkencore “Nature Genetics” rrëzon këtë pretendim të përgjithshëm dhe thotë se origjina e tuberkulozit tek njerëzit daton shumë më herët dhe se sëmundja është kaluar nga njerëzit tek kafshët dhe jo e anasjellta.

Shkencëtarët morën 256 raste tuberkulozi për të rindërtuar evolucionin e tij duke i krahasuar me origjinën e racës njerëzore në Afrikë.

“Në studimin tonë gjetëm se lidhjet e para mes tuberkulozit dhe njeriut kanë origjinën në të njëjtin vend, në Afrikë, rreth 70 mijë vite më parë. Puna jonë disa-vjeçare prodhoi një hipotezë të fortë që përforcon idenë se tuberkulozi është shfaqur fillimisht tek njeriu dhe më pas ka emigruar tek kafshët gjatë Tranzicionit Demografik të Neolitit”, deklaroi profesori zviceran, Sebastian Gagneux.

Pyetja që ngrenë shumë studiues është ajo se si ka mundur virusi i tuberkulozit të mbijetojë para 60 mijë vitesh në grupe të vogla njerëzish?

Përgjigjja është se tuberkulozi nuk është si sëmundjet e tjera. Virusi mund të qendrojë për vite me radhë i fshehur në organizmin njerëzor pa dhënë asnjë simptomë dhe riaktivizohet në periudha të caktuara.

“Nëse janë shumë pak njerëz për të infektuar, s’ka kuptim që t’i vrasësh sepse me këtë rrezikon të vrasësh edhe veten. Menjëherë sapo popullsia njerëzore filloi të rritej dhe të shpërndahej, edhe tuberkulozi nisi të shpërndahej duke u treguar më shumë agresiv”, thotë profesori zviceran.

Sipas tij, para, gjatë dhe pas Tranzicionit Demografik të Neolitit, tuberkulozi u bë më shumë aktiv dhe nisi të përhapej më shpesh dhe më shpejt.

Grupi i studiuesve thotë se faza e dytë e studimit është përdorimi i informacionit gjenetik për të kuptuar mekanizmin e aktivizimit dhe çaktivizimit të tuberkulozit.

Edhe sot, tuberkulozi mbetet një ndër sëmundjet më kërcënuese të njerëzimit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo sëmundje vret të rreth 1.4 milion njerëz çdo vit, pjesa më e madhe e të cilëve në vendet e varfëra.

/Top Channel
 
Top