• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Superkupa e Spanjës shkon për Barcelonën

cent

...Lontano
Barcelona bën për vete trofeun e parë sezonal, pasi triumfon ndaj Atletiko Madrid në finalen e dyfishtë të Superkupës së Spanjës. 180 minuta lojë të kësaj përballjeje dhurojnë dy barazime, por falë golit në fushën kundërshtare katalanasit shpallen fitues. Në "Camp Nou" skuadrat dhurojnë një sfidë spektakolare, me ritëm, grintë, raste për shënim dhe kartona të verdhë, por ai që vlen më shumë goli, mungoi.

Përballja midis dy trajnerëve argjentinas shkon për Gerardo Martino që shijon dhe suksesin e parë në drejtimin e blaugranave. Për herë të parë Tata hedh së bashku në fushën e lojës Messi dhe Neymar, ndërkohë Simeone i beson në sulm ishit David Villa, i cili ka për detyrë të verë në presion mbrojtjen kundërshtare por edhe të ndihmojë skuadrën në daljet në kundërsulm.

Madje pjesa e parë ka qënë më e mirë për miqtë të cilët kanë rrezikuar katalanasit por Victor Valdes ka treguar një formë të jashtëzakonshme. Në pjesën e dytë Barcelona ruan mënyrën e lojës por duke rritur ritmin, dhe porta e Kurtua është gjithnjë në rrezik. Me kalimin e minutave dhe rezultatin që nuk zhbllokohet nervozizmi rritet. Në minutën e 81 Filipe Luis gabon rëndë në duelin me patriotin Dani Alves dhe gjyqtari Borbalan i këshilluar nga asistenti e con përpara kohe në dhomat e zhveshjes numrin 3. Barcelona vijon të jetë këmbëngulëse dhe në minutën e 89 Leo Messi ka mundësinë ideale për të shënuar pas penalltisë të fituar nga Pedro. Por 11 metra larg Kurtua, argjentinasi gjen shtyllën, duke konfirmuar se akoma nuk është kthyer lojtari që ka fituar 4 herë radhazi topin e artë. Megjithatë barazimi pa gola i mjafton Barcelonës që fiton trofeun e parë sezonal, ndërsa Atletiko Madrid lëshon sinjalin se është një skuadër për tu marë në konsideratë në garën për titull.
/S.Sport
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Superkupa e Spanjës shkon për Barcelonën

Babushat jan te medhenje duhet me marre krejt boten me ndal pleshtin permbi 30 faulla i kan bo ne mesin ,ju kan mungu edhe stupcat e bejsbollit madrilenve.....


El PULGA 1
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Superkupa e Spanjës shkon për Barcelonën

unë dhe ti ndeshjet Athletico Madrid ka treguar se ne vend te futbollit di te luaj RAGBY. Lojtaret e Barcelones e ne vecanti Messi dhe Neymar...detyroheshin te ruanin kembet ne vend se te luanin futboll. Fatkeqesisht edhe referi toleroi lojen e ashper te madrileneve dhe i denonte vetem atehere kur ishte teper e kjarte se po ushtronin dhune ndaj katalunasve.

URIME BARاES SUPERKUPEN.
 

Delirium

Timeline...
Titulli: Superkupa e Spanjës shkon për Barcelonën

Pffffffffff superkupa me pa lidhje qe ka fituar Barcelona kjo është . E treguan veten se sa vlejne ..ne dy ndeshje nuk rrahin dot Atletikon. Turp per Barcen sepse Messi dhe Neymar nuk dhan asgje ne fushe madje u humb një 11 metersh nga 4 here fituesi i topit te arte . Kjo është Barca e shpifur jo ajo qe jemi mesuar te na dhuroje emocion dhe gola ne cdo ndeshje !
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Superkupa e Spanjës shkon për Barcelonën

Pffffffffff superkupa me pa lidhje qe ka fituar Barcelona kjo është . E treguan veten se sa vlejne ..ne dy ndeshje nuk rrahin dot Atletikon. Turp per Barcen sepse Messi dhe Neymar nuk dhan asgje ne fushe madje u humb një 11 metersh nga 4 here fituesi i topit te arte . Kjo është Barca e shpifur jo ajo qe jemi mesuar te na dhuroje emocion dhe gola ne cdo ndeshje !
Pse ti e pe ndeshjen ne tv pa ngjyra apo ne tv te viteve te 70ta e pave me shume ke eagbi se sa futbolll
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Superkupa e Spanjës shkon për Barcelonën

Barca.jpg.....
 

xhebrail1

INTERIST
Titulli: Superkupa e Spanjës shkon për Barcelonën

Mik mos mat qoket me njerez qe nuk njeh qaq..Te thash si mik atletico ka lu ragbi po une spres te thote diqka mire per barcen një madrilen
 

Delirium

Timeline...
Titulli: Superkupa e Spanjës shkon për Barcelonën

Kur nuk pret koment te mire nga një Madrilen atehere pse e nxeh derbin spanjoll pa i ardh koha :p
Perderisa flet Shqip duhet ta quash edhe Shqiptar veten pervecse Kosovar . Mire Bossi ? :D
 

Dori

Anëtar Aktiv
Titulli: Superkupa e Spanjës shkon për Barcelonën

Kur te duash një pm ma bon edhe dalim pijavem bohem dru edhe reali han 6 gola ne kajmak hahhahahahahahhaa e me qate merzi kapim ndonje kosovare hjahahhahahahahhaha
jo 6 o xhebro jo se jane shume :D po nja 3 do ti haje e sigurte :D
 
Top