• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Studimi hedh poshtë lidhjen mes vaksinimit dhe autizmit

Hera

Βιβλίο φάγος
[h=1]Studimi hedh poshtë lidhjen mes vaksinimit dhe autizmit[/h]

Vaksina për fruthin, shytat dhe rubeolën nuk e rrit rrezikun e zhvillimit të autizmit dhe nuk shkakton autizëm te fëmijët që janë të rrezikuar. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri, ku janë përfshirë më shumë se 650 mijë fëmijë.

Shkencëtarët analizuan të dhënat nga regjistri i popullsisë për të vëzhguar nëse vaksina MMR kishte rritur rrezikun për zhvillimin e autizmit te fëmijët e lindur në Danimarkë mes viteve 1999 – 2010.

Më shumë se 650 mijë fëmijë u monitoruan deri në gusht të vitit 2013, ku shkencëtarët dokumentuan diagnozat me çrregullim të spektrit të autizmit, si dhe faktorët e rrezikut: mosha e prindërve, diagnoza e autizmit te vëllai apo motra, lindja e parakohshme dhe pesha e ulët në lindje.

Më shumë se 95% e fëmijëve kishin marrë vaksinën MMR, dhe 6517 u diagnostikuan me autizëm. Sipas shkencëtarëve, vaksina MMR nuk e rriti rrezikun e zhvillimit të autizmit te fëmijët që nuk konsideroheshin të rrezikuar nga ky çrregullim i spektrit të autizmit.

Ndër debatet e nxehta në rang global, është dhe ai mbi vaksinimin, rolin e këtij procesi në shëndetin e fëmijës, ku ka zënë vend jo pak ideja se prej tij vjen dhe autizmi.

“Vazhdon diskutimi nëse vaksinat shkaktojnë autizëm, sidomos në mediat sociale”, thekson Anders Hviid, autori kryesor i studimit, nga Instituti “Statens Serum” në Danimarkë.

Miti për lidhjen e vaksinave me autizmin u përhap në vitin 1998 nga një studim i kryer nga Andrew Wakefield, i publikuar në revistën mjekësore The Lancet. Wakefield u hodh në gjyq nga kompanitë që prodhonin vaksinën MMR, dhe në vitin 2010 ai humbi licencën mjekësore. Në vitin 2011, revista mjekësore The Lancet përgënjeshtroi studimin pasi hetimet treguan se Wakefield kishte ndryshuar ose keqprezantuar informacionet e 12 fëmijëve që ishin bazë për rezultatet e këtij studimi.

Një sërë studimesh të kryera më vonë nuk kanë gjetur deri tani një lidhje mes vaksinave dhe autizmit.
 
Top