• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shoqatat e dalura nga lufta e Thaçit për interesa personale

dr.Dugi

Anëtar i ri
Të ashtuquajturat “Shoqata të dalura nga lufta e UاK-së”, respektivisht udhëheqjet e tyre të ngushta, me reagimin e tyre të sotshëm ndaj Lëvizjes VETثVENDOSJE! vetëm sa e kanë përforcuar mendimin tonë se, në të vërtet, ato nuk kanë mbetur gjë tjetër veçse Shoqata të dalura nga lufta e Hashim Thaçit për interesa personale. Përkundër anëtarësisë së thjeshtë dhe luftëtarëve të devotshëm të lirisë, familjet e të cilëve jetojnë në kushte të rënda ekonomike, udhëheqësit e këtyre shoqatave nuk dallojnë shumë nga shoku i tyre kryeministër i cili i ka futur në qeveri.

Në këtë reagim, të cilit do t’ia kish lakmi çdo zyrtar i UNMIK-ut, duke aluduar në Lëvizjen VETثVENDOSJE!, thuhet se gjithçka ndodh në protesta në të cilat nuk është lajmëruar policia, përgjegjësinë e marrin organizatorët. Ky formulim e nxjerr udhëheqjen e këtyre shoqatave në të njëjtën anë kriminale me vrasjet e UNMIK-ut më 10 shkurt 2007. Ky qëndrim i bën fajtorë vetë Arben Xheladinin dhe Mon Balajn për vrasjet që iu bënë atyre nga UNMIK-u dhe me bekimin e Grupit Negociator të Kosovës, pjesë e të cilit ishte edhe shefi i shoqatave, Hashim Thaçi.

Përveç kësaj, formulimi në fjalë qëndron në anën e kriminalizimit që EULEX-i është përpjekur t’ia bëjë Albin Kurtit. Apo njëfarë versioni i stërkequr i deklaratës së Jakup Krasniqit se Albin Duhet të jep “përgjegjësi morale” për 10 shkurtin. UNMIK-u që vetë kishte vrarë filloi persekutimin e Albin Kurtit. Kurse tash këtë rast e ka rihapur EULEX-i. Shoqatat e Hashim Thaçit nuk kanë bëzajtur gjatë këtij procesi politik. Por ato menjëherë janë hallakatur pas ndërhyrjes së EULEX-it në pronat e ministrit Fatmir Limaj. Mjafton ky anim krejtësisht joparimor për ta kuptuar ku pi ujë udhëheqja e Shoqatave. Kur po ndiqej Albini dëgjonim për “sundim të ligjit”. Kur po hetohet Fatmir Limaj “u kall dynjaja”.

Tash kur EULEX-i ka filluar t’ua tregojë dhëmbët shokëve të korruptuar të udhëheqësve të Shoqatave, tash ka ardhur koha e riaktivizimit të patriotizmit, kërcënimit të EULEX-it dhe integritetit territorial të Kosovës. Kur EULEX-i nuk po i prekte politikanët aktualë, gjithçka ishte në rregull për Shoqatat. Ky është fakt i mjaftueshëm se udhëheqjet e këtyre Shoqatave i kanë instrumentalizuar organizatat të cilat i udhëheqin për interesa të politikës zyrtare. Kurse anëtarësia e thjeshtë po bëhet mish për top për interesat e Hashim Thaçit.

Lëvizja VETثVENDOSJE! i thërret Shoqatat le të mos frikësohen nga hetimet e EULEX-it. Asnjë shok i tyre politikan nuk do të arrestohet. E tëra po bëhet që bashkë me dosje në dorë t’i dërgojnë politikanët në negociata me Serbinë për më shumë koncesione në kurriz të Kosovës. Dhe ata, meqë janë të korruptuar deri në maje të hundës, do të shkojnë dhe do të pranojnë gjithçka t’iu kërkohet. E Shoqatat, nëse përnjëmend janë Shoqata të UاK-së, duhet të distancohen nga ata që e kanë shitur luftën çlirimtare për interesa personale dhe që e kanë çarmatosur e shkatërruar UاK-në.
 
Top