• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shkencëtarët italianë izolojnë koronavirusin, drejt zbulimit ilaçi i shumëpritur

Hera

Βιβλίο φάγος
Shkencëtarët italianë izolojnë koronavirusin, drejt zbulimit ilaçi i shumëpritur

Bota e zhvilluar jo më kot investon për shkencën dhe studimet shkencore, të cilat japin edhe rezultate konkrete.

Mjekët e Spallanzani në Itali kanë izoluar koronavirusin dhe janë drejt zbulimit të ilaçit, që do të parandalojë vdekjet dhe përhapjen e virusit, që po trondit botën.

Njoftimi u bë nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Rezultatet do të ndahen me bashkësinë ndërkombëtare të shkencave mjekësore.

Lajmin e dha sot Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, duke folur pikërisht në Institutin për sëmundje infektive, në kryeqytetin italian, ku dy turistët kinezë që janë aktualisht të vetmit njerëz të testuar pozitivisht në Itali, janë shtruar dhe izoluar në spital.
Italia është vendi i parë në Evropë, që reagon përmes një zbulimi të madh. Ky është rezultati i marrë nga virologët më pak se 48 orë pas diagnostikimit të dy pacientëve të parë, në Itali. "Është një hap i rëndësishëm", – shpjeguan studiuesit, "që do të na lejojë të rafinojmë metodat ekzistuese të diagnostikimit dhe të vendosim të reja".
"Izolimi i virusit do të na lejojë të përmirësojmë reagimin ndaj urgjencës së koronavirusit, të mësojmë më shumë rreth mekanizmave të epidemisë dhe të përgatisim masat më të përshtatshme", tha drejtori shkencor i spitalit Spallanzani, Giuseppe Ippolito.
"Rezultati i marrë nga virologët tanë" nënvizoi Marta Branca, drejtori i përgjithshëm i institutit, – "është një dëshmi e mëtejshme e përsosmërisë shkencore të Spallanzani, një institut ku kërkimi nuk është kurrë një qëllim në vetvete, por ka si objektivin e tij përfundimtar dhe konkret përmirësimin e kujdesit ndaj pacientit".
"Me izolimin e virusit nga ekipi i virologëve Spallanzani, konfirmohet cilësia absolute e strukturave shëndetësore në rajonin tonë," shtoi Alessio D’Amato, Këshilltari Shëndetësor i Rajonit Lazio.
Izolimi i koronavirusit të ri, "do të thotë shumë mundësi për të studiuar, kuptuar dhe verifikuar më mirë se çfarë mund të bëhet për të bllokuar përhapjen: tani do të jetë më e lehtë për ta trajtuar atë" – theksoi Speranza.
Edhe Televizioni kinez CGN e ka përcaktuar një hap "me rëndësi të madhe për ndalimin e koronavirusit" kur sapo Italia deklaroi se "laboratori i institutit të tij kombëtar për sëmundje infektive ka izoluar virusin".
/NOA.al
 

Tomka

Anëtar i ri
Ilaci ka qene gati para perhapjes del virusit
The rest is bullshit
True true. Une agree me ty 😋.
E njejta gje dhe me ilacin e kancerit, kura është gjet me kohe, por nuk i intereson industrise farmaceutike ta hedhin ne treg. Kapitalizem = fashizem 😎
 

Grim

Antar Aktiv
Sëmundje më të mëdha dhe rrezikshme se koronavirusi e presin botën. Është fakt tashmë që bota është e mbipopulluar dhe ky mbipopullim kaos dhe sëmundje njëra pas tjetrës do të sjellë.
 
Top