• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Shkaktarët e kancerit?! Studimi: Ndikon mënyra e jetesës

Hera

Βιβλίο φάγος
[h=1]Shkaktarët e kancerit?! Studimi: Ndikon mënyra e jetesës[/h]

Pavarësisht kërkimeve, ende sot shkaktari kryesor i kancerit nuk është zbuluar, por studimet shkencore dhe mjekësore tregojnë se mënyra e jetesës është një nga shkaqet që ndikon më shumë në shfaqjen e qelizave kancerogjene.

Madje, sipas studimeve, 1/3 e të gjitha sëmundjeve tumorale, shkaktohet nga ushqimet dhe pijet e papërshtatshme për organizmin tonë. Disa prej këtyre ushqimeve për ne janë më të shijshmet por absolutisht janë më të rrezikshmet për shëndetin, duke nisur nga çdo produkt që prodhohet nga mielli i bardhë.

Ai shkakton një rritje të madhe të nivelit të sheqerit në gjak. Kokoshkat janë shumë të dëmshme, përveç sasisë të lartë të vajrave të hidrogjenizuara, kokoshkat e përgatitura në mikrovalë, janë të rrezikshme pasi kokrrat janë të mbushura dhe të veshura me kimikate, të cilat nga testet kanë treguar se çlirojnë diacetil, një kimikat toksik që shkakton kancer të mushkërive.

Mishi i kuq dhe mishi i pjekur shumë, janë gjithashtu shkaktarë të sëmundjeve kancerogjene, I kuqi sepse përmban nitrate dhe konsumimi i tepërt rezulton në formimin e përbërjeve që sulmojnë membranat mukozale të zorrës së trashë.

Ushqimet e shpejta duhet hequr nga menuja e çdokujt. Sipas studimeve në SHBA, rreth 34 mijë persona vdesin çdo vit pasi hot-dogët apo zgjedhje të tjera në këtë familje, përmbajnë fosfat sodium, një vrasës të njohur të organizmit.

Sodat dietike, ëmbëlsirat, peshku apo ushqimet e konservuara, ushqimet e fermentuara, patatinat apo alkooli, janë të gjitha zgjedhje të gabuara. Lëngjet, kryesisht të gazuara, dietike apo jo, përmbajnë sheqer dhe shumë kalori.

Ndërsa konsumimi i tepërt i alkoolit mund të rrisë mundësitë për kancer në tru, ezofag, mëlçi, stomak etj. Përjashtim këtu bën vetëm vera e kuqe e cila përmban resveratrol, që lufton kancerin. Por sërish duhet konsumuar në mënyrë të moderuar.

Top Channel
 

Passion

Banned
Mos e paste kush ate fat,por është tmerri c'ka tregu na ofron.
Bio bio me duket s'gjen lehte me.
Ajri ??

S'kam mundesine ta ndertoj një kasolle me derrasa mbi lumin e vendit tim,nen gurgellimen e tij te shtyj ca dite nga ky segmenti im i ngelur. :)

Pastaj te ngjitem shpatit si Zarathustra. :D
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Dhe një nder shkataret me kryesore është ndotja e atmosferes me rreze radioaktive.
Gjithesesi qendron qe cdo produkt fast foode është i demshem.
Te ushqehemi shendetshem tashme është një domosdoshmeri per një jete te shendetshme.
 

Monique

Staf në FV.AL
Nuk është fast food apo ushqimi
shkaktari kryesor është stresi!
Te tjerat jane pjese perberese te te teres!
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Ka shume faktore ....por një nder kryesoret është qe udhwimet nuk jane me origjinale as nuk e dime se çfarë futen neper to ....
 
Top