• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Sheqeri - më i rrezikshëm se duhani

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Sheqeri - më i rrezikshëm se duhani



اdo vit në botë vdesin rreth 35 milionë njerëz nga pasojat e përdorimit të tepërt të sheqerit, i cili plotësisht mund të çrregullojë punën e metabolizmit, të hormoneve dhe të mëlçisë, tërheqin vëmendjen profesionistët. Edhe pse sasia e vogël e sheqerit nuk paraqet problem, sasitë më të mëdha të përdorimit të çdo ditshëm të këtij “helmi” të ëmbël mbysin, ndërsa brenda vitit vdesin 35 milionë njerëz në gjithë botën, tregojnë shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë.

Në shkrimin “E vërteta toksike për sheqerin”, alarmojnë se shitja dhe përdorimi i sheqerit duhet të rregullohen me ligje dhe me vërejtje të posaçme, në mënyrë që të zvogëlohet përdorimi i përditshëm, shkruan në një të përditshme angleze.

Dëshmohet se lëngjet e sheqerosura dhe ushqimi i ëmbël janë përgjegjëse për sëmundje, siç është trashësia, karcinoma, problemet me mëlçinë dhe me sëmundjet e zemrës.

Sheqeri, jo vetëm që i trash njerëzit, veçse në përgjithësi e çrregullon metabolizmin, “i nxjerr” hormonet nga ekuilibri, e rrit tensionin e gjakut dhe e dëmton mëlçinë. Efekt të njëjtë në trup ka edhe alkooli.



Profesionistët propozojnë tatim më të madh mbi ushqimin dhe mbi pijet të pasura me sheqer (siç janë lëngjet e gazuara), kufizimin e blerjes nga të rinjtë nën moshën 17 ose 18 vjeç.


Sheqeri është njësoj si alkooli dhe duhani, keqpërdoret lehtë dhe është i dëmshëm për shoqërinë – thotë autori i hulumtimit dhe eksperti për trashësi, Robert Lustig. Njerëzit me kohë do të mësohen të zgjedhin prodhime më pak të rrezikshme. Sot ka më shumë njerëz me peshë të tepruar sesa me peshë normale, si pasojë e sëmundjeve të kohës.

Edhe pse shkencëtarët nuk propozojnë ndalimin e shitjes dhe të blerjes së sheqerit, kërkojnë përgjegjësi më të madhe të prodhuesve si dhe informim më të mirë të njerëzve lidhur me ndikimin e sheqerit. Kjo është për të mirën e shëndetit të njerëzimit.




eko Pr
 

Vvetoni

Larguar
Po e paramendoj, tu pi hashash tipi, tu i than këtij që han sheqer. Mos ha sheqer se të vret.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
ka sa vite kam then, perse mjeket nuk ndalojne shum gjera ushqimore?
shumeqka ndodhet ne Supermarket e demshme. shumeqka Fastfood ose plote me sheqerna, te gjitha shkaterrojn shendetin.


pastaj: paguaj sigurim per shendet; shko te mjeku -paguaj perseri; tani shko ne Supermarket blej gjera qe ta demtojn shendetin.... o teori kundershtuese te nderlidhura mjaft gabim.
 

Hope

◕‿◕
ka sa vite kam then, perse mjeket nuk ndalojne shum gjera ushqimore?
shumeqka ndodhet ne Supermarket e demshme. shumeqka Fastfood ose plote me sheqerna, te gjitha shkaterrojn shendetin.


pastaj: paguaj sigurim per shendet; shko te mjeku -paguaj perseri; tani shko ne Supermarket blej gjera qe ta demtojn shendetin.... o teori kundershtuese te nderlidhura mjaft gabim.
Si mundet mjeku te ndaloj se çfarë shitet ne supermarket?
Besoj qe cdo mjek do te thot mos ha ate,mos ha kete, mos pij duhan, mos i jep sheqe femijes, laj dhembet, etj etj
Por se ca ben individi ne shtepi e ne supermarket nuk ka si ta kontrolloj asnje mjek e nqs i ri si cekic pas.
Individi vendos vete se çfarë ha, e nqs do ti zbatoj keshillat e mjekut apo jo.
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Sheqeri është vrasësi i vërtetë


Një artikull i publikuar së fundmi në revistën ‘British Journal of Sports Medicine’ nga tre ekspertë shëndetësorë qartazi e ka treguar faktin se ushtrimet fizike nuk janë faktori kryesor për çka duhet të brengoseni kur përpiqeni të humbni peshë.


Shkenca prapë ka dëshmuar se ajo çfarë hamë ka më shumë ndikim në peshën dhe shëndetin tonë të përgjithshëm sesa ajo se sa shpesh bëjmë ushtrime fizike. E vërteta është se mund të stërviteni secilën ditë të javës, por prapëseprapë nuk do të humbni peshë për shkak të ushqimit që e hani. Edhe nëse nuk keni peshë të tepërt, kjo nuk do të thotë se jeni të shëndetshëm nëse nuk ushqeheni mirë. Pra, përderisa ushtrimet fizike normalisht se ju ndihmojnë në rrugëtimin drejt humbjes së peshës, ato vetvetiu nuk bëjnë asgjë që ju të humbni peshë. Megjithatë, vlen të ceket se ju zvogëlohet rreziku për të pasur sëmundje të zemrës, diabet ose forma të caktuara të kancerit.


Përgjatë tri dekadave të fundit, ushtrimet nuk kanë ndryshuar, por vazhdimisht po rritet numri i njerëzve mbipeshë. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejt ndërlidhet nga numri i madh i ushqimeve të cilat janë të përpunuara dhe të mbushura me sheqer, por gjithashtu edhe nga pijet e ëmbla dhe ato të gazuara që i konsumojmë.


Sipas ekspertëve, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe mungesa e ushtrimeve fizike tani shkaktojnë më pak sëmundje sesa shprehitë e pashëndetshme të të ushqyerit. Problem tjetër serioz është se edhe personat që kanë peshë normale dhe stërviten janë të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme dhe vdekja e parakohshme nëse ushqehen keq. Ata do të kenë probleme metabolike, andaj edhe do të zhvillojnë probleme me sëmundje, mëlçi, hipertension, etj.


Ekspertët thonë se njerëzit duhet ta kuptojnë që kaloritë të cilat gjenden në sheqer sigurojnë që të rritet dhjami jonë në trup dhe të ndihemi të uritur më shpesh. Sasia e sheqerit që gjendet në pije të ëmbla mund t’jua rritë rrezikun e diabetit deri në 11%, pavarësisht asaj se sa shumë ushtrime fizike bëni. Siç thonë ekspertët, pjesa më e rëndësishme e një rutine të humbjes së peshës duhet të jetë kufizimi i kalorive, në veçanti i karbohidrateve. Njerëzit duhet të vetëdijesohen dhe ta zvogëlojnë sasinë e sheqerit që e konsumojnë nëse veç duan të jenë të shëndetshëm dhe të jenë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme.



British Journal of Sports Medicine


 
Top