• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Ruhuni nga sulmet kibernetike, mos përdorni këto fjalëkalime

Jetmira

Antarë i Respektuar

Hapja e çdo llogarie në rrjetet sociale dhe hapësirat ju kërkon vendosjen e një fjalëkalimi e mundësisht një kombinim numrash e simbolesh në mënyrë që mos të gjendet lehtë. Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga ekspertët mbi sigurinë, miliona njerëz nëpër botë vazhdojnë të përdorin fjalëkalime tejet të lehta.

Një kompani për sigurinë kibernetike ka zbuluar fjalëkalimet më të vjedhura për vitin që lamë pas. Në krye të listës, për të pestin vit radhazi qëndron “123456” dhe vetë fjala “password”.

Sipas një artikulli publikuar në DailyMail, fjalëkalimet që përdoren masivisht por që nuk duhet janë këto: 123456; password; 123456789; 12345678; 12345; 111111; 1234567; sunshine; qwerty; iloveyou; princess; admin; welcome; 666666; abc123; football; 123123; monkey; 654321; donald; password1; qwerty123.

Pjesa më e madhe e fjalëkalimeve të gabuara janë gjithashtu emri i personit, apo hobi që ai ka.Ekspertët këshillojnë gjithashtu që të përdorni fjalëkalime të ndryshme për llogari të ndryshme. Në këtë mënyrë, nëse një haker arrin të vjedhë një prej fjalëkalimeve që përdorni, të paktën nuk do të mund të futet në llogaritë e tjera që keni.

lexo.com.al/
 

VOX

Larguar
Perdorni fjalekalime me karaktere te medha dhe te vogla dhe shtoni nje numer, kjo eshte menyra me e sigurte deri diku, por siguri ne net nuk ka.
 
Top