• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ri-infektimi me coronavirus nuk ka gjasa të ndodh deri pas gjashtë muajve, zbulon studimi britanik

Ri-infektimi me coronavirus nuk ka gjasa të ndodh deri pas gjashtë muajve, zbulon studimi britanik​

1605883880671.png

Njerëzit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk kanë shumë gjasa të infektohen përsëri për të paktën gjashtë muaj pas infektimit të tyre të parë, sugjeron një studim britanik i punonjësve të kujdesit shëndetësore në vijën e parë të frontit.

Gjetjet duhet të ofrojnë një siguri për më shumë se 51 milionë njerëz në të gjithë botën që kanë qenë të infektuar me sëmundjen e COVID-19, thanë studiuesit në Universitetin e Oksfordit, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

“Ky është vërtet një lajm i mirë, sepse mund të jemi të sigurt që njerëzit e infektuar me coronavirus, nuk do të preken përsëri në një periudhë afatshkurtër”, tha David Eyre, një profesor në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Oxford, Nuffield, i cili bashkë-drejtoi studimin.

Ndryshe, rastet e ri-infektimit me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, kishin ngritur shqetësimet se imuniteti mund të jetë jetëshkurtër dhe se pacientët mund të sëmuren shpejt pas një kohe të shkurtër.

Mirëpo, rezultatet e studimit në fjalë, të kryer nga një grup i punonjësve të kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar – të cilët janë ndër më të rrezikuarit nga sëmundja – sugjerojnë se rastet e ri-infektimit kanë gjasa të jenë jashtëzakonisht të rralla.

“Të qenit i infektuar me COVID-19 ofron mbrojtje ndaj ri-infeksionit për shumicën e njerëzve për të paktën gjashtë muaj”, tha Eyre.

“Ne nuk gjetëm infeksione të reja simptomatike në asnjë nga pjesëmarrësit që kishin rezultuar pozitivë me antitrupa”, shtoi ai. /Telegrafi/
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
🤣🤣do thot gjasht muaj te rrin rehat dhe pa frik ..e pas gjash muajsh mund edhe te ikin per pambuk🤦‍♀️🤣🤣

Ps..kjo mvaret nga antitrupat.
 
Mu sme ka zon akoma, mduket mka lon per nfund tme boj pilaf mire e mire 😋lol

Shume miq e shoke qe njof une i ka perpelit mire.
 
Private conversations
Help Users
    Top