• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Rezultati i Tiranës, Kolegji Zgjedhor shqyron sot padinë e parë të PS

Rezultati i Tiranës, Kolegji Zgjedhor shqyron sot padinë e parë të PS

Kolegji Zgjedhor në Shqipëri pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar ankesën që në këtë institucion e ka dorëzuar Partia Socialiste për rezultatin e miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

Me këtë rezultat, i cili pasoi edhe numërimin e votave të hedhura në kutitë jopërkatëse, kandidati demokrat, Lulzim Basha, fitoi përballë kundërkandidatit socialist, Edi Rama, me 81 vota më shumë.

Demokratët e kanë cilësuar rezultatin e miratuar nga KQZ-ja si përpjekje për të numëruar çdo votë, kurse socialistët e kanë parë këtë hap të KQZ-së si plaçkitje votash.

Fjalën e fundit mbi këtë vendim do ta ketë Kolegji Zgjedhor, ndonëse akoma nuk dihet zyrtarisht nëse vendimi do të merret sot apo nesër.lajmifundit
 
Top