• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pse na duhet filozofia?

Marla

Let the sea set you free!
Cfarë është filozofia?

Kjo është një pyetje tejet e vështirë. Një nga përgjigjet më të lehta do të ishte: Filozofia është ajo cfarë filozofët bëjnë, dhe pastaj të tregojmë shkrimet e filozofëve si Platoni, Aristoteli, Dekarti, Hjumi, Kanti, Ruselli, Witgenshtajni, Sartri, dhe filozofë tjerë të njohur. Sidoqoftë kjo përgjigje nuk është e kënaqshme, vecanërisht nëse si fillestar në filozofi nuk ke lexuar asnjërin nga këta filozof. Madje edhe nëse i ke lexuar është e vështirë të gjesh elemente të përbashkëta për të gjithë ata. Një mundësi tjetër për tu përgjigjur në pyetjen do të ishte: Filozofia rjedh nga gjuha greke, dhe ka kuptimin e “dashurisë për dijen”. Edhe kjo përgjigje është e zbehtë dhe madje edhe më e paqartë se përgjigja e parë. Prandaj disa komente dhe mendime të përgjithshme mbi atë se cfarë është filozofia janë më se të nevojshme.

Filozofia është një aktivitet: është një mënyrë e të menduarit mbi pyetje të ndryshme. Një karakteristikë e vecantë, është se filozofia i përdorë argumentet logjike. Filozofët në mënyrë tipike përdorin argumente: ata ose i shpikin ato, kritikojnë argumentet e të tjerëve, ose i bëjnë të dyja. Ata poashtu i analizojnë dhe i qartësojnë konceptet. Fjala ‘filozofi’ zakonisht përdoret në kontekst më të gjërë se ky, si një pikpamje e përgjithshme për jetën, apo duke i’u referuar ndonjë forme mistike. Unë nuk do ta përdor fjalën filozofi në këtë konekst kaq të gjërë: qëllimi im është që, të ndricoj disa fusha kryesore të diskutimit dhe mendimit përgjatë gjithë historisë së mendimit, ku fillet e para i gjejmë në Greqinë e vjetër dhe të cilat kanë lulëzuar sidomos në shekullin 20, në Amerikë dhe Europë.

Cilat janë temat kryesore përgjatë kësaj tradite të mendimit, që i shqetësojnë filozofët? Zakonisht ata i analizojnë besimet(opinionet) të cilat ne i marrim të gatshme dhe nuk i dyshojmë shumicën e kohës. Ata koncentrohen në probleme të tilla si: Cili është kuptimi i jetës? Pyetje mbi religjionin, të drejtën dhe të gabuarën, natyrën e botës së jashtme(objektive), mbi mendjen, shekncën, artin, dhe shumë tema tjera. Për shembull, shumica e njerëzve e jetojnë jetën pa i dyshuar besimet e tyre. Ta zëmë: Vrasja është e gabuar. Por pse është e gabuar? Cili është justifikimi kur themi se vrasja është e gabuar? A është e gabuar në të gjitha rrethanat? Apo fundja, cfarë kuptoj une me ‘të gabuar’? Këto janë pyetje filozofike. Shumë nga besimet apo bindjet tona, pasi ti kemi analizuar më thellësisht, del se kanë bazament të fortë, por disa jo. Studimi i filozofisë na mundëson që të kemi qartësi më të madhe mbi paragjykimet tona, por poashtu na ndihmon ti qartësojmë bindjet dhe besimiet tona. Përgjatë rrugës ajo na ndihmon që të jemi argumentues më koherent mbi një shumësi problemesh të gjëra, – e cila njëkohësisht paraqet një shkathtësi mjaft fleksibile.

Pse të studiojmë filozofi?

Ka argumente që thonë se është e panevojshme të studiohet filozofia, pasiqë e gjitha cfarë filozofët bëjnë, është të rrin gjithë kohës ulur dhe të debatojnë mbi kuptimin e fjalëve. Ata thuajse asnjëherë nuk arrijnë në ndonjë përfundim dhe kontributi i tyre për shoqërinë është thuajse jo ekzistent. Filozofët ende po merren me disa probleme që prej kohës së Greqisë së vjetër. Si duket, filozofia nuk po ndryshon asgjë, por vetëm po i lë gjërat ashtu sic janë.

Cila është vlera e të studiuarit filozofi në fund të fundit? Të fillosh dhe tëdyshosh themelet e jetës madje mund të jetë edhe e rezikshme: mund të përfundojmë në apati dhe pasivitet, apo të paralizuar nga pyetjet e shumta. Karikatura e një filozofi do të dukej kështu: një person që është i shkëlqyer në analizën e nocioneve dhe mendimeve abstrakte, i ulur në një karrike luksoze, diku në ndonjë dhomë të Oxfordi-it apo Cambridge-it, por është i pashpresë për tu marr me anën praktike të jetës: dikush që mund të spjegoj disa nga pjesët më të vështira të Hegelit, por që nuk mund të ziej as edhe një vezë.

Analiza e jetës

Një arsye e rëndësishme për të studiuar filozofi është se ajo trajton pyetjet esenciale mbi kuptimin e ekzistencës tonë. Shumica prej nesh, në momente të caktuara përgjatë jetës së paku një herë shtrojmë pyetje filozofike. Pse jemi këtu? A ka ndonjë provë se Zoti ekziston? A ka ndonjë qëllim jeta jonë? Cfarë e bën dicka të drejtë apo të gabuar? A mundet që jeta jonë të jetë vetë një ëndërr? A është mendja e ndryshme prej trupit, apo ne jemi thjesht disa qenie fizike? Si zhvillohet shkenca? Cfarë është arti? E kështu me radhë.

Shumica e atyre që studiojnë filozofi mendojnë se pyetje të tilla janë shumë të rëndësishme për tu analizuar gjatë jetës. Madje disa thonë se një jetë e pa analizuar, është një jetë e pavlefshme. Të kalosh gjithë jetë pa e ekzaminuar dhe analizuar atë, është njësoj sikur të ngasësh një makinë gjithë jetën pa e dërguar kurrë tek mjeshtri(servisi). Ti mund tu besosh frenave të makinës apo motorrit, pasiqë ato gjithnjë kanë punuar si duhet në të kaluarën, por në momentet kur ato të duhen më së shumti mund të prishen. E njejta gjë ndodh edhe me jetën. Mund të kesh besim të madh, kryesisht të bazuar në përvojën e kaluar, por në rast se nuk e analizon kurrë jetën, mund të lëndohesh, madje keq.

Nëse nuk e ke dyshuar asnjëherë bazamentin e jetës tënde, jeta jote mund të jetë shumë e varfër nga aspekti i të menduarit. Për shumë njerëz është e vështirë dhe paksa shqetësuese të bëjnë pyetje të tilla esenciale: ata mund të jenë të lumtur dhe të jetojnë të qetë me paragjykimet e tyre. Por disa tjerë, kanë etje dhe dëshirë shumë të madhe për dhënë përgjigje, pyetjeve të thella filozofike.

Të mësosh të mendosh

Një arsye tjetër pse duhet të studiohet filozofia është se përmes saj mund të mësojmë të mendojmë më qartë mbi një fushë të gjërë mendimesh dhe cështjesh. Metoda e të menduarit filozofik, mund të na shërbejë në situata të ndryshme, pasiqë duke analizuar argumentet për dhe kundër një pozicioni, ne aftësohemi dhe i përdorim këto aftësi edhe në fusha tjera të jetës. Shumë njerëz që kanë studiuar filozofi, i aplikojnë dijet dhe metodat e tyre në fusha të tilla si: juridiku, programimi kompjuterik, konsuleca, shërbime civile, apo gazetari, pra pak a shumë fushat në të cilat të menduarit paraqet një rëndësi të madhe. Filozofët poashtu i përdorin njohurit e tyre të brendshme mbi natyrën e njeriut në fushën e artit. Shumë filozofë kanë qenë edhe shkrimtarë, novelistë, poet, kritikë, dramaturg, regjisor, etj.

Kënaqësia shpirtërore

Një arsye tjetër për të studiar filozofi është edhe kënaqësia shpirtërore që të ofron. Më duhet ta sqaroj një keqkuptim mbi këtë element të filozofisë. Ekziston reziku që filozofia të reduktohet në nivel të njejtë me zgjidhjen e fjalëkryqëve. Ndonjëherë ndodh që ‘filozofë’ të caktuar, obsesionohen në zgjidhjen e disa problemeve logjike, dhe si përfundim, i publikojnë gjetjet e tyre nëpër revista të ‘fshehta’ e të pakuptueshme. Ekstremi tjetër janë filozofët që punojnë nëpër universitete, të cilët sikurse kolegët e tyre nëpër revistat e ‘panjohura’, publikojnë disa punime vetëm sa për sy e faqe, me qëllim ngritjen nëpër pozita. Sasia dhe jo cilësia e punimeve e përcakton ngritjen në pozitë. Kështu, ata arrijnë një kënaqësi shpirtërore përmes filozofisë, duke u ngritur nëpër pozita, duke rritur prestigjin apo pagat e tyre. Por fatmirësisht, filozofia ngrihet në një nivel më të lartë se ky.


Autor: Nigel Warburton
Përktheu: Ardian Batusha
(Virtualsophists.org)
 

Lauri

Anunnak
Filozofia forma e mendimit sipas logjikës të secilit. Dhe njerëzit nuk mendojnë kurr njesoj.
Logjika është një disiplinë që ushtrohet në matematikë, pra disiplinë ekzakte. Ndryshe nga filozofia që është variabile, dhe jo detyrimisht të dërgon në një konkluzion ekzakt.

IMG_20200424_211401.jpg


Sokrati merr në pyetje dy nxënësit e tij që ishin shumë miq mes tyre, Fedre dhe Liside, për të debatuar mbi diferencën e miqësisë dhe dashurisë. Jemi në 400 para Krishtit :) dhe sot kushdo nga ju do gjindej përballë një dileme përpara kësajë pyetje.
Mes dy miqve, ka një dashuri miqësore. Kush është i dashuri dhe kush i dashuruari?
Nqs një ditë nuk jeni më miq, njeri nga ju duhet të jetë i keq dhe tjetri i mirë (...) Pra miqësia është e mirë dhe e keqe.
Këtu, Sokrsti lidhet edhe me të mirën me të keqen. Si trupi i njeriut që nuk është as i mirë dhe as i keq, ashtu si i mirë por edhe i keq, sepse i kapur nga një sëmundje bëhet i keq dhe ka nevojë për ilaçe që në ketë rast bëhen mik me trupin që t'a shërojë.

Baza e filozofisë së miqësisë, thotë Sokrati, ndoshta duhet kërkuar jo tek njohja e se keqes, por tek dëshira. Çfarë dëshirojnë ne? Ne dëshirojmë ç'farë na mungon.
Pra edhe dëshira që është diçka e mirë, këtu kthehet Sokrati tek trupi i njeriut, mund të sëmuret dhe bëhet e keqe, pra armik i se mirës.

Me pak fjalë, 110 faqe libër dialog të Sokratit me Liside & Fedro, nuk dolën në një rezultat konkret.
Edhe se dëshira e lexuesit në këtë libër, është që të arrijë në faqen e fundit sa më parë nga kurioziteti :)
Kjo është filozofia..:)

IMG_20200424_101914.jpg
 

Marla

Let the sea set you free!
Me duket se e ke kapur thelbin e librit Lauri e ke thene vete .... Çfarë dëshirojnë ne? Ne dëshirojmë çfarë na mungon. :)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Filozofia na duhet per një arsye te thjesht fare.
Ne kemi nevoje per dike te besueshem gjate jetes sone,dhe kete na mundeson vetem filozofia e paster rreth konceptualitetit te qenies sone.
Duke na cuar ne njohje te thelle me vetveten,ne kete forme ne s`jemi kurre vetem,por jemi te mbeshtetur thellsisht ne boten tone e cila lulezon sa here që ne kemi etje per te. :))
 

Desa

Temet Nosce
Do të përqëndrohem te Filozofia mbi analizën e jetës.
Shumica e filozofëve të mëdhenj kanë menduar se ka një kuptim mbi jetën. Por përgjigjet e tyre kanë qenë shumë të ndryshme. Për shembull, te Platoni, disa të ashtuquajtura "ide" formojnë bazën e gjithë jetës. Këto ide i japin një qëllim botës dhe përcaktojnë detyrat e njeriut në botë. Kur zakonisht pyesim për kuptimin e jetës, në të vërtetë nënkuptojmë: 'Cili është qëllimi i jetës?' Dhe, për këtë, filozofia moderne i përgjigjet - se jeta nuk ka qëllim. Ne duhet ta gjejmë atë vetë.
 
Top