• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Poezi nga deshmoret e Kombit

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Bahri Fazliu (dëshmor i Kombit)

Revoles

Eh revole,revole
Mikja dhe armikja ime
Të urrej shumë
Sepse dua njerzimin
Paqen,
Dashurinë,
Lirinë
Të dua shumë
Sepse dua njerzimin
Paqen,
Dashurinë,
Lirinë
Revole,të urrej
aq sa edhe të dua
Revole,do të të vras
Me dorën tënde
Per urrejtjen
Për dashurinë

_________________________________________________


S'MUND Tث NDAHEM NGA LUFTA

Me gjithë mallin që kam për ty, nënë,
me gjithë dhembjen që ke për mua
me gjithë dëshirën që kam për jetë
megjithqë një vajzë shumë e dua.

Megjithëqë më pëlqen stina e pranverës
megjithëqë dua paqen në botë,
megjithëqë më pëlqen të nxehtët e ver...ës,
megjithëqë me dëshirë do të rrija mbi tokë.


S'mund të ndahem nga lufta kurrë
s'mund të pajtohem me paqen robëri
'pashë më pashë do t'i bie ferrit'
për të shtrenjtën tonë liri.

Edhe vdekjen do ta puth, nënë,
kur lufta këtë do ta kërkojë,
edhe nga varri do të ngrihem
luftën kurrë s'do ta pushoj


---------- Post added at 14:12 ---------- Previous post was at 14:08 ----------

Agim Ramadani (dëshmor i Kombit)


Mu shterrshin syte nese pushoj
Lirin tende me enederrue
mallkue qofte gjaku im
nese m'vrasin pa luftue


__________________________

A mjafton pritja

A mjafton pritja

A mjafton
Të presim vetëm
E të shikojmë
Duke larguar perdën
Për të parë si na vjen liria
Qentë lehin në diell
Vdekja përgjon në korridor
Para murit të djersitur
Korbi numronte pikat e gjakut
Era thyente trandofile
Një nënë ia fshin lotët
Korridorit të zi njeriu i blertë
E qentë lehin në diell
Diçka e nehmur para bjeshkëve
Le të shkrihet terri kur marshojmë drejtë majës
Duke hapur shtigje në bjeshkë e në shpirt
Pranvera e djegur zgjohet në vargun e Nëntorit të tretë
Me plumb filluam nokturno të shkruajmë
Për gjymtyrët e mbetura në fushëbeteja me ujin e ashtit tonë
Për kohën e Skenderbeut e shuajmë etjen
Trimëria në kulnin e ëndrrave hëna u flakron
Lartësia e mendimit tejkalon breshërit e plumbave
Kokrrat e mëdyshjës kaherë u bluan
Ndërmjetë shtëpive të kallura të Dugagjinit fusha të minuara
Në kurriz fëmije brrylat e kohës thyhen
Dridhet gëzhoja e lëbyrur e mendimit
Para bjeshkëve të bekuara diçka e nemur po fshihej.
ia


_______________________
Kur të kthehem

Kur të kthehem
Asgjë nuk do të jetë
Siç ishte më parë

Kur të kthehem
Sa do të jem i vetës
Nuk e di
Qentë e lagjes
Në mua do vërsulen
S’ do të më njohë askushë
Njerëz tjerë do të jenë
Njerëz të gjakut tim

Kur të kthehem
Edhe Unë do të jem ndoshta
Një jetë tjetër
.
 
Last edited:

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Poezi nga deshmoret e Kombit

Ata jane nje drite shprese ne funde te tunelit tone te erresuar.

Une po sjelle nje poezi te vockel, te shkruar nga une, per veprat e tyre madheshtore dhe kurre te harruara.

GJURMث

Unë nuk jam më
Më mori me vete uragani i vdekjës
Që parapriu agun e lirisë
Por gjurma ime, mbeti
Ajo është mes jush, kudo
Në ajrin që thithni
Në freskinë qe freskon plagët tuaja
Në jetën tuaj.....rrugë
Në gjumin tuaj.....roje
Dhe nëse më harroni
S’do ju mallkoj
Por do mbetem prapë gjurmë
Sfidë e rëndë në jetën tuaj
 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Titulli: Poezi nga deshmoret e Kombit

Agim Ramadani

Kur të kthehem

Kur të kthehem
Asgjë nuk do të jetë
Siç ishte më parë
Kur të kthehem
Sa do të jem i vetës
Nuk e di
Qentë e lagjes
Në mua do vërsulen
S’ do të më njohë askushë
Njerëz tjerë do të jenë
Njerëz të gjakut tim
Kur të kthehem
Edhe Unë do të jem ndoshta
Një jetë tjetër.


---------- Post added at 14:33 ---------- Previous post was at 14:22 ----------

Bashkim Suka (dëshmor i Kombit)

Marshi i një Luftëtari

Kur shokët u nisën për luftë
Armiku filloi mi sakatue
Atdheu filloi ti kërkonte njerëzit
Njëri ishte plagosur i rridhte gjoksi gjak

Miku e mbante në krah
Dhe tjetri shikonte rrugën
Të tjerët kishin mbetur pas

Djemtë filluan me i zanë pritat
Dhe me i shkatërrue turrejtunit
Nisën me e luftue vdekjen e fëmijëve në bark
Nisën me e begatue të largtën liri

Shokët dolën në mal
Me i dal Zot atdheut
Disa ranë dhe u varrosën aty
Po po aty

Disa të tjerë u kthyen në robërinë e re
Ca të tjerë mallkuen vetveten
Mallkuen vetveten
Tmerrshëm e mallkuen

Disa edhe vranë vetveten
Kuku nanë mos ta kap mallkimin e tyre askush
Kur shokët u nisën për luftë
Populli pa shpëtimtarët e vet

Nisi me i pëlqye ata
Bile nisi edhe me i pa n'andërr
Kur kalonin ata Populli ua hapte zemrat
Ata shiheshin si heronj

Ata nderoheshin bre
Me armën në dorë
Dhe zemrën e plagosur
Britma e shokëve më shqyente mushkëritë

Kishte të vrarë duke dhanë shpirt
Me emrin Shqipni
Kur i ika nanës e babës
Askush nuk më pa

Nënën s'kisha për ta pa
As këshillat e babës skisha për ti dëgjue ma
Ky ishte fati im
Ky ishte fati ynë
 
Top