• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Pjeshka, ky frut magjik!

Nëse ka një frut që nuk duhet të mendoheni dy herë për ta ngrënë ajo është pjeshka. Të buta apo të forta, me qime ose jo nuk ka rëndësi. Kudo që jeni “vidheni” një dhe konsumojeni. Ka vlera të pazëvendësueshme, përveç relaksit shëndetësor që të fal
Pjeshka ky frut që konsiderohet si simboli i jetëgjatësisë në Kinë, ka origjinën e vet në këtë vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet. Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike. Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C. Por, meqë lëkura e pjeshkës përmban deri dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit, mos e qëroni atë. Nëse nuk e pëlqeni lëvoren e pjeshkës së zakonshme për shkak të “qimeve”, merrni nektarinat që janë pa qime. Në esencë është pemë krejtësisht e njëjtë.
Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to.



Pse duhen konsumuar
Pjeshkët e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak. Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë.
Një pjeshkë e madhësisë mesatare (me lëvore), mbulon pesë deri në dhjetë për qind të nevojave të trupit për fibra te të rriturit. Nëse hani pjeshkë rregullisht, do të rregulloni sulmet e urisë, do të mundësoni zbrazjen e rregullt të zorrëve, do të zvogëloni rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.
Nuk duhet harruar as që pjeshkët janë burim i rëndësishëm i vitaminës C, e cila na mbron nga infeksionet dhe përshpejton shërimin dhe i vitamins E, e cila ndikon në imunitet dhe në shëndetin e lëkurës.



Mund të jenë një vakt i lehtë
Pjeshka është e përsosur si një vakt i lehtë pas mëngjesit, pa shtuar sheqer, tretet lehtë dhe prandaj është e përshtatshme për ata që kanë probleme me tretjen. Këshillohet të hahet larg vakteve, pasi “përzierja” e qumështit dhe karbohidrateve mund t’i shkaktojë parehati zorrëve.
Së fundi, duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk duhet të pini shumë ujë pas ngrënies së këtij fruti, sepse rrezikoni acidin cianidrik që ndodhet në pjeshkë.



Llojet e pjeshkëve
Ne mund të ndajmë në tri lloje kryesore pjeshkat:
Pjeshka e zakonshme, që karakterizohet nga një lëkurë e hollë dhe e butë, me push të hollë dhe që mund të ketë tul në ngjyrë të bardhë ose të verdhë.
Pjeshka pa push ose nektarina, e cila karakterizohet nga një lëkurë e butë dhe tuli i saj është zakonisht i verdhë dhe i fortë.
Së fundi, ekziston një kategori pjeshke që nuk është se tregtohet në tregun e shitjeve me pakicë, ajo përdoret zakonisht në lëngje frutash, ka tul shumë të fortë dhe e ruan atë për një kohë të gjatë, prandaj është ideale për industrinë e lëngjeve.
Simbolika e pjeshkës në vendet e botës
Në Kinë është konsideruar si fruti i imoralitetit dhe i pranverës. Në Japoni konsiderohet si mbrojtës kundër forcave të këqija.
اelja e pjeshkës simbolizon rinovim, rilindje, bukuri, rini, purifikim dhe besim në martesë. Në simbolizmin kristian pjeshka është fruti i shpëtimit, dhe për këtë arsye shpesh shfaqet në pikturat e Virgjëreshës me fëmijën.
Vlerat ushqyese
Këtu janë vlerat ushqyese për 100 gram të produktit:
Potasio: 260 mg.
Kalori: 27 kcal.
Ujë: 90,7 g.
Karbohidrate: 6.1 g.
Proteina: 0,8 g.
Sheqerna: 6.1 g.
Fibra: 1.6 g.
Kalcium: 8 mg.
Natrium: 3 mg.
Hekur: 0,4 mg.
Kalium: 260 mg.

Shqip.al
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Pjeshka, ky frut magjik!

Sala e kish nxjerre ket ne fb? Tashi kuptova pse eshte fruti i preferuar i tij.
 
Titulli: Pjeshka, ky frut magjik!

Me pelqen edhe mua shume pjeshka, nektarina e gjithcka ne familjen e pjeshkes :p
Paskam nje te perbashket me Salen :shokim:
 

Aver

VIP
Titulli: Pjeshka, ky frut magjik!

Pjeshka o nona.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Pjeshka, ky frut magjik!

Mua me pelqejn ato qe jane me ca push ;)
 

PinkHeart

Dentro e fuori 🎡
Titulli: Pjeshka, ky frut magjik!

Me mir pa push
 
Top