• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Peshkaqenet, pse duhet t'i shpetojme

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Në thuajse dy shekuj, rreth 97 për qind e peshkaqenëve oqeanikë janë zhdukur, një dëmtim evident për ambientin dhe për ne, duke parë rëndësinë e tyre për ekuilibrin e ekosistemit. Në shumë vende i vrasin në mënyra mizore.
1316088304-peshkaqeni.jpg
Që nga historia e Stephen Spielberg, me peshkaqenin vrasës në vitin 1975 deri më sot, Hollivudi ka prodhuar me dhjetëra filma ku protagonistë janë peshkaqenët, gjithmonë të “pikturuar” si armiqësorë ndaj njeriut. Por njerëzit kanë treguar se nuk interesohen fare për këtë lloj peshku dhe se inteligjenca nuk ka ndryshuar që prej 400 milionë vjet më parë, ku u shfaqën speciet e para. Për të rrëzuar bindjet e gabuara ndaj tyre nuk do të mjaftonin as 30 filma të tjerë, por në mungesë të parave gazetarja e “Washington Post”, Juliet Eilperin, ka shkruar një libër “Demon fish”, fryt i dy viteve të kaluara duke vëzhguar këto kafshë dhe të gjithë njerëzit përreth tyre që nga Papua, Guniea e Re e deri në Florida, i gjuajnë, i rritin, i studiojnë. Rezultati është reportazhi i parë mbi raportin e dashurisë dhe urrejtjes mes nesh dhe “mbretit të deteve”, një lidhje që Hemingway e bëri të pavdekshme në librin e tij “Plaku dhe deti”. Sot, sipas raporteve të ndryshme, janë pikërisht njerëzit që vrasin më shumë se 73 milionë peshkaqenë çdo vit. Kina, Japonia, Kanadaja dhe SHBA-ja, janë vendet që i gjuajnë më shumë këto kafshë sot.

Në origjinë të kësaj mizorie, shpjegon gazetarja, qëndron vetëm një arsye: Në Kinë, supa me mishin e krahut të peshkaqenit simbolizon reputacionin e mirë të familjes pritëse, për këtë arsye nuk mungon kurrë në menynë e martesave dhe festa të ndryshme. Të tjera fakte interesante janë se këto kafshë arrijnë pjekurinë seksuale mesatarisht rreth moshës 12-vjeçare dhe shpesh vriten para riprodhimit. Në thuajse dy shekuj, rreth 97 për qind e peshkaqenëve oqeanikë janë zhdukur, një dëmtim evident për ambientin dhe për ne, duke parë rëndësinë e tyre për ekuilibrin e ekosistemit. Në shumë vende i vrasin në mënyra mizore. Në Hong Kong për shembull peshkatarët i tërheqin klientët duke i pyetur: “A je i fortë mjaftueshëm sa të vrasësh një peshkaqen?”, ndërsa në të tjera për të tërhequr turistët. Në Afrikën e Jugut, turizmi i bazuar te peshkaqenët e bardhë ka zbuluar se është më mirë t’i mbrosh sesa t’i vrasësh, pasi të ardhurat nga ky turizëm kapin shifrën e rreth 2500 dollarëve në ditë.

“Bota perëndimore i konsideron këto kafshë si të rrezikshme dhe gjen mënyra të ndryshme për t’i eliminuar që t’i bëjnë detet më të sigurta. Në ishujt Somoa dhe Fixhi, konsiderohen si të shenjta dhe ndalohet konsumi i mishit të tyre. Në vende të tjera, për shembull në Bahamas, njerëzit kanë një sjellje më të ekuilibruar: e dinë që në momente të caktuara është e rrezikshme të përballesh me një peshkaqen, por që në përgjithësi nuk duhet të kenë frikë. Të gjithë peshkatarët lokalë e dinë që peshkaqenët duan të hanë peshk dhe pasi janë ushqyer nuk të ngacmojnë. Ata kanë një sjellje të bazuar te njohjet dhe eksperiencat reale përballë këtyre kafshëve”, tregon Kristina Zenato që prej 17 vjetësh, punon dhe jeton me peshkaqenët e të gjitha llojeve në Grand Bahama, në Bahamas.

Me pak fjalë, krejt ndryshe në krahasim me europianët dhe amerikanët. “Kur njerëzit në Perëndim më flasin për peshkaqenët, fillojnë të thonë një sërë bindjesh të gabuara: kam dëgjuar të thonë se hanë qeniet njerëzore, i kërkojnë, i sulmojnë, se tërhiqen nga prania e gjakut, madje i konsiderojnë edhe të këqij, të rrezikshëm, të egër, pa skrupuj. Peshkaqeni është peshkaqen, nuk ka ndjenja si ne. Por përkundrazi është më pak i egër sesa ne ndaj kafshëve të tjera”. Libri i Eilperin ka prekur edhe “New York Times”, shumë i ndjeshëm ndaj çështjeve ambientaliste, sidomos nëse problemi është “made in USA”. Fama e keqe e grabitqarit ka nisur të përhapet pikërisht nga Amerika, në verën e vitit 1916, kur nga 1 deri në 12 gusht katër persona humbën jetën, pasi u sulmuan nga peshkaqenët përgjatë bregut të Nju Xhersit. Psikoza që shpërtheu atëherë, qëndroi e pandryshuar edhe sot një shekull më pas, edhe pse sulmet ndaj njeriut janë të rralla, duke shkaktuar mesatarisht katër apo pesë viktima në vit. “Por pavarësisht se sa njerëz mund të humbin jetën është gjithmonë më e mundshme të vritesh nga një rrufe, të shtypesh nga një elefant sesa të vdesësh nga kafshimi i peshkaqenit.

Numri i amerikanëve që sot mbërrijnë në spital të plagosur nga fishekzjarrët për Krishtlindje është rreth 40 herë më i lartë sesa ai i personave të sulmuar nga peshkaqenët”, shpjegon Eilperin. Këto krijesa të mrekullueshme, të afta të notojnë për ditë me radhë me një shpejtësi marramendëse, me perfeksionin e tyre anatomik kanë frymëzuar dhe frymëzojnë inxhinierët e gjithë botës në ndërtimin e makinave, videolojërave dhe pajisjeve aerodinamike. Por bukuria nuk mjafton për t’i shpëtuar: për ta bërë duhen zona të mbrojtura, të paprekshme. Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të mendojmë ashtu si Maldive, Fixhi dhe brigjet e Meksikës që po kuptojnë se u vlen më shumë t’i mbrojnë sesa t’i vrasin, për një biftek, apo një pjatë me supë./Shqiperia
 
Pe: Peshkaqenet, pse duhet t’i shpetojme

Peshkaqenin duhet patjeter ta shpetojme.........................sepse eshte kafsha/peshku qe me pelqen me shume mua bashke me shqiponjen ne rruzullin tokesor :D
Sidomos peshkaqeni i bardhe, ai duhet ruajtur si syte e ballit :)
 
Top