• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Pamjet e para nga rihapja e piramidës së magjishme në Egjipt, pas 14 vjet restaurimi

Hera

Βιβλίο φάγος
Pamjet e para nga rihapja e piramidës së magjishme në Egjipt, pas 14 vjet restaurimi







Egjipti rihapi të enjten piramidën e Zoser, pas një restaurimi 14-vjeçar që kushtoi gati 6.6 milionë dollarë. Piramida trashëgimi botërore e UNESCO-s , është ndërtuar 4,700 vjet më parë gjatë epokës së Faraonit Zoser, një nga mbretërit e dinastisë III të Egjiptit.

Pas dekadave të braktisjes nga rreziku i shembjes, në vitin 2006 qeveria egjiptiane filloi një projekt ambicioz për ta rikthyer atë dhe për të rivendosur shkëlqimin e tij
“Sot ne festojmë përfundimin e projektit për të shmangur rrezikun dhe mirëmbajtjen dhe rivendosjen e piramidës së parë dhe më të vjetër që është ende në këmbë në Egjipt”, tha Ministri i Turizmit dhe Antikiteteve Khaled al-Anani .
Struktura është hartuar nga Imhotep, e përshkruar nga disa si arkitekti i parë në botë. “Kjo na mbush me admirim se si ai arriti të krijojë këtë strukturë, e cila ka mbetur në këmbë për 4,700 vjet”, shtoi Anani.
Puna e restaurimit u ndal në vitin 2011 pas kryengritjes popullore në Egjipt që përmbysi Presidentin Hosni Mubarak. Kompleksi 60 metra i lartë përbëhet nga gjashtë pjesë të mbivendosura në një tumë 28 metra të thellë 28 dhe gjerësi shtatë metra. Duke folur jashtë piramidës, kryeministri egjiptian Mostafa Madbouly deklaroi se Egjipti ishte i angazhuar në shumë projekte në shkallë të gjerë dhe se restaurimi i trashëgimisë së tij ishte një prej tyre. “Megjithëse, natyrisht, ne jemi shumë krenarë që kjo është një trashëgimi egjiptiane, ne gjithashtu e dimë shumë mirë që është një trashëgimi botërore dhe globale që ne jemi shumë të interesuar ta ruajmë”, tha ai.


Top Channel
 
Top