• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Pak filozofi

mondsha

Anëtar i ri

I dytësuari njeri

Ku hapat trupin e hedhin
Ku truri mendjen e le pas
Ku ëndërrat jashtë gjumit bredhin
Ku vetja vetveten s'e qas...

...Aty i dytësuari njeri
Truphijen e tij s'e mer vesh
Kush vallë ekziston brenda tij
Kush jashtë arratisur bredh.

Aty është gjithshka e asgjësë
Asgjëja e gjithshkasë gjithashtu
As vetë nuk e di është a s'është
Gjysmuar në ashtu edhe keshtu

Dhe ecën i paecuri njeri
Dhe ndalën në pandalësinë e jetës
Hije në trup dhe trup në hijesi
I dytësuar jashtëbrenda vetvetes.
 

mondsha

Anëtar i ri
Ndrysho, o Zot!

Llaf i palarë që veshët m'i ndot
Me plehra zanore të shpirtit të baltuar
Nëse vërtet na ka krijuar një Zot
Akoma s'e gjej, në ç'lloj shpirti ka gabuar.

Mos vallë dhe Zoti e pësoi si njeriu
Që bashkë me krijimin dhe çkrijimin mbart
Mbetjet e krijesës nga hapësira s'i fshiu
Dhe ato u ngjizën në njeriun balt?

Ndrysho o Zot, ligjet e gjithësisë
Lëvizjet e universit mbase duhet të shpejtosh
Të flaken jashtë orbitave baltformat e njerëzisë
Të mbetet përjetë, NJERIU-NJERثZOR!
 

mondsha

Anëtar i ri
Faleminderit Jeta, qe dhe me shume jete ne temen time. Te pershendes me nje poezi...

Trefjalët e mia

Përpjekje, përpjekje, përpjekje!
Argat dje, sot, nesër nuk e di
Një llotari e papritur, qoftëlarg një vdekje
Një fund i botës, apo fillim i ri.

Shpresë, shpresë, shpresë!
As dje, as sot, mbase nesër
Megjithatë vazhdoj të qaj e të qesh
Dhe hatrin do t'ja bëj jetës.

Dashuri, dashuri, dashuri!
Veç ty të besoj sinqerisht
Të gjeta, më gjete, e di
S'më le, s'të le, përjetësisht!
 

mondsha

Anëtar i ri
Mendoj miq forumiste ta mbyll kete teme modeste me nje tip te thjeshte poezie per natyren. Eshte nje menyre kalimi fantazor i vetvetes ne disa pjese determinuese te jetes se kesaj bote. Ju falenderoj per kushtimin kohor ndaj krijimeve te mia, per komentet dhe vleresimet tuaja, qe me bene me te guximshem per t'u paraqitur ne kete Fv vertet te kulturuar. Ju perqafoj te gjitheve. mondsha(Edmond Shallvari)



Mes natyrës…

Kjo bukuri natyre
ا’më mori frymëzimin
Më la vargun pa hyrje
Pa fund ma la mendimin.

Më futën brenda saj
Nuk jam më vetja ime
Më shumë se vetja jam
Tek rroj kësaj çudie…

…Pema…
Nëndheut bëhem farë
Dhe ndjej dhimbjet e lindjes
Mbi tokë pastaj dal
Dhe ndjej qejfin e rritjes.

اudia ndodh më pas
Kur duar kam me dhjetra
Me mijra gjethe mbaj
Dhe ndjehem Mondi-Pema.

Ndryshe provoj stinët
Tek ndjej ripërtëritjen
Qetësinë, fëshfërimën
Dhe erërave, dridhjen.

Ndryshe nga njerëzia
I vishem pranverës
Në dimër paturpësia
Lakuriq më çveshën.

Si veshur e si çveshur
Unë prapë pemë mbetem
Kështu vazhdoj ndër shekuj
Zilinë e kam me veten….

.…Ujë…
I lëngshëm në çast kthehem
Burimesh gurgulloj
Vazhdoj më pas rrjedhjen
Dhe ndjehem Uji-Mond

Oh, çfarë jetë e ujshme
S’i ngopem kurrë vetes
Në fund mes detit futem
Dhe prapa kurrë s’kthehem!

Si lumë e si det
Unë prapë mbetem ujë
Dëgjoj të thon’ s’ka jet’
Atje ku mungoj unë….

….Ajër…
Më duket se po zhdukem
As njeri, as pemë, as ujë
Mes grimcash, grimcë futem
Pa formë, pa peshë, pa ngjyrë.

Më mer Toka me vete
Oh, sa më mban me hatër
Kudo jap frymë jete
Dhe ndjehem Mondi-Ajër.

I pastër, i papastër
Veç fajin s’ma ka vetja
Unë mbetem prapë ajër
Unë mbetem prapë jeta.

….Diell…
Ku jam, as vetë s’e di
Oh, sa e vogël Toka
Më duket se po ndrit
Nga dielli rreze dola.

Largohet errësira
S’më ndalën dot asgjë
Në tokë lindën dita
Dhe ngrohtësi mbi të.

Miliona vite kështu
Gjithë vetja më shkëlqen
Me Tokën mik më shum’
Dhe ndjehem Mondi-Diell.
………
Moj Pemë, o Ujë
O Ajër, o Diell
Mos u zhdukshi kurrë
Që i pazhdukshëm të jem!

Fund
 
Top