• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Organet e njeriut rriten brenda trupit të derrit për transplant

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Organet e njeriut rriten brenda trupit të derrit për transplant

Pjesë të trupit të njeriut janë krijuar për herë të parë nga embrioni i derrit prej shkencëtarëve. Embrionet që rriten brenda një derri përmbajnë një sasi të vogël të indeve të njeriut, por shpresohet që një ditë kjo teknikë të lejojë që organet të tëra të rriten në një derr. Kjo metodë do të shërbente për të rritur organe që mund të transplantohen.

“Chimera” (monstra) apo hibridi njeri-kafshë është krijuar nga injektimi i qelizave njerëzore në embrionin e një derri që më pas është mbjellë. Qelizat burimore njerëzore u rritën dhe formuan në embrionin e derrit edhe pse ata nuk u bënë gica sepse u lëvizën nga barku i nënës pas 28 ditësh.

Shkencëtarët thanë se organe të tëra të përbëra nga qelizat e njeriut mund të rriten për përdorime transplantesh. Një arritje e tillë është cilësuar si një hap i rëndësishëm në shkencë, që ka si synim rritjen e organeve të njeriut në embrionet e derrave apo kafshëve të tjera.
g.shqip
 
M

Morfina

INDEKSONLINE
E Martë, 20 Gusht 2019 9:37
Zemra e derrit e modifikuar gjenetikisht mund të përdoren për transplantime njerëzore brenda tre vjetëve, sipas kirurgut pionier që kreu transplantin e parë të zemrës në Mbretërinë e Bashkuar 40 vjet më parë.
Kirurgu sir Terence English, duke folur të dielën për “The Telegraf” me rastin e 40-vjetorit të transplantit të tij të parë të zemrës në Britani, tha se në vitin 2019 ai do të përpiqet të zëvendësojë veshkën e njeriut me atë të derrit.

Sipas tij, një ngjarje e tillë mund t’i hedhë bazat për transplantime më komplekse të organeve shtazore te njerëzit, një proces i quajtur ksenotransplant.
“Nëse efekti i ksenotransplantit është i kënaqshëm me veshkat e derrave te njerëzit, atëherë është e mundur që zemra e derrit mund të përdoret me efekte të mira te njerëzit brenda disa vjetëve”, tha kirurgu i kardiologjisë.
Anatomia dhe fiziologjia e zemrës së një derri janë të ngjashme me atë të një njeriu, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e terapive të reja.
Një ekip ndërkombëtar i studiuesve, përfshirë shkencëtarët britanikë, zbuloi se “shtimi” i një pjese të vogël të materialit gjenetik të quajtur microRNA-199 në një zemër të infarktuar shkakton rigjenerimin qelizor.
Problemet e zemrës konsiderohen një pandemi globale, me 26 milionë njerëz të prekur në të gjithë botën, ndërsa komuniteti mjekësor shpreson që përdorimi i zemrave të derrit, mund të revolucionarizojë trajtimin e sëmundjes.
 
Aki

misfit
1576534662872.png

Dale ta tregoj edhe kete derrkucin nga Kina qe e pashe qe kishte lindur me qeliza majmuni.
 
Xhelozi

Antarë i Respektuar
Sipas kuranit thuhet qe ngrenja e mishit te derrit nuk lejohet pasi ai ka organizmin e njeriut ... ja ku doli dhe shkenca
 
Lauri

Anunnak
Sipas kuranit thuhet qe ngrenja e mishit te derrit nuk lejohet pasi ai ka organizmin e njeriut ... ja ku doli dhe shkenca
Ndalohet jo nga ky kendveshtrim. Por pse eshte kafsh jo paster. Dhe nga qe nuk eshte mish qe te konsumohet ne ato vende ku lind kurani.
Ps. Edhe Testamenti i Vjeter jua ndalon ebrejve.
 
M

Morfina

Nuk e di si mund te reagoj nje person kur gjendet nen presionin e te marrit nje vendim te jetoj apo jo nese i duhet nje nderhyrje e tille.
 
Xhelozi

Antarë i Respektuar
Ndalohet jo nga ky kendveshtrim. Por pse eshte kafsh jo paster. Dhe nga qe nuk eshte mish qe te konsumohet ne ato vende ku lind kurani.
Ps. Edhe Testamenti i Vjeter jua ndalon ebrejve.
E pergjithsova si ate cfar shkruajta
 
Hope

◕‿◕
Nuk e di si mund te reagoj nje person kur gjendet nen presionin e te marrit nje vendim te jetoj apo jo nese i duhet nje nderhyrje e tille.
Ne ckuptim si ndihet?
Kush ka opsion ti ofrohet nje transplant ( i cdo lloji) nuk besoj qe se vlerson. Edhe pse afatgjate, jeta mbas nje transplanti dmthn shume efekte anesore te imunosupresionit. Por je ne jete...
Varet sa e vlerson jeten dhe sa do te luftosh per te...
 
E kisha ne lidhje me fene. :) Kam hasur shume qe nuk kan pranuar te bejne nje nderhyrje te tille dhe si rrjedhoj perfundimin mund ta maresh parasysh vete. :).
 
Hope

◕‿◕
E kisha ne lidhje me fene. :) Kam hasur shume qe nuk kan pranuar te bejne nje nderhyrje te tille dhe si rrjedhoj perfundimin mund ta maresh parasysh vete. :).
Ne diten e sotcme nuk eshte me problem sepse ekzistojne dhe organet artificiale dhe donatoret human, per ata qe refuzojne kategorikisht prejardhjen nga derri. Por gjithcka ka riskun e vete, njera nga variantet ka kostot, tjera faktorin kohe.... tani secili eshte drejtor i vetes dhe vendos nqs do apo jo te vazhdoj jeten mbi ose nen toke.
 
Top