• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Nuk do të bëhet Kijameti derisa të ndodhin këto 11 ngjarje.

C3nI

Anëtar i Nderuar
Nuk do të bëhet Kijameti derisa të ndodhin këto 11 ngjarje.

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk do të bëhet Kijameti derisa:

1- Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palëve, ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar.

2- Të dalin afër tridhjetë Dexhxhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut.

3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).

4- Të shtohen tërmetet.

5- Koha të ikë shumë shpejt.

6- Të shfaqen fitnet (trazirat, sprovat, vështërsitë, e stërmundimet).

7- Të shtohen vrasjet.

8- Të shtohet ndër ju pasuria aq shumë, saqë pasaniku do të shqetësohet se nuk ia merr kush lëmoshën dhe, sa herë që do t’ia zgjasë atë dikujt, ai do t’i thotë: ‘S’kam nevojë për të!

9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta.

10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!

11- Derisa dielli të lindë nga perëndimi. Kur ai të lindë nga perëndimi dhe njerëzit ta shohin këtë dukuri, ata të gjithë do të bëhen besimtarë muslimanë, por kjo do të jetë një kohë kur, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: ‘askujt nuk do t’i bëjë dobi besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e vet’ (Kuran, 6:158)

Ora e Kiametit do të vijë aq papritur dhe do të bëhet aq shpejt, saqë dy vetë që kanë hapur një rrobë përpara, nuk do të jenë në gjendje t’ia shesin atë njëri-tjetrit dhe as ta palosin.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka mjelur devenë dhe është larguar prej saj, nuk do të mundet ta pijë atë qumësht.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që sapo ka rregulluar hurdhën e ujit nuk do të mundet t’u japë ujë aty bagëtive.

Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka ngritur kafshatën te goja, nuk do të mundet ta hajë atë!”

{Buhariu, 7121}
 
Last edited:

Vinjol

Status offline...... KÇK
Deri tani vetem Pika nr 8 nuk ka dale

Dhe per dielllin qe do te linde nga perendimi dh kjo gje pritet te ndodhe
duke pare se fusha magnetike e tokes po bie
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
5- Koha të ikë shumë shpejt.
3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).
9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta.
10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!

Une them se JO
 

Vinjol

Status offline...... KÇK
2- Të dalin afër tridhjetë Dexhxhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut.

dEXHALLI ne Kur`an eshte nji krijese qe do te dale nga toka dhe mbi ballin e tij do te lexoje [[gafur]]
qe do te te thoje mashtrues
ai do te te beje shume vete per vete.. do te mashtroje shume njerez
dexhallin ka per te vrare Isa s,a,v,s << jezusi >> qe ka per te zbritur ne toke

Nuk Po shof dhe dalja e mexhnuneve nga toka << xhuxh maxhuxhece >
 

Vinjol

Status offline...... KÇK
5- Koha të ikë shumë shpejt.
e ke vene re sa shpejt po na iken koha,mosha.karriera spo e ndiejme hic :(

3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).
Sa e sa vete sot PO e luftojne Islamin sa e sa vende i kane quajtur islamiket Non Grata

9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta.
e per kete gje dihet qe bejne gare mjafton te permend hong-kong-new-york dubai etj etj

10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!
e per kete ke raste plot sa te duash dhe ne shqiperi madje qe nga perkeqesimi i kushteve te jeteses nga faktore te ndryshem...... ke degjuar njerez te cilet thone
ah sikur te kisha vdek me mire kisha mbyll syte e nuk shifja me cfare behet

@Moonlight Bukuroshe keto jane shenjat qe sado te vogla
por prape mbeten shenja
mos prit qe te vijne me tallaz
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Fillimi i fundit te kesaj bote vetem se eshte ne fazat e perfundimit te saj .
Si cdo gje tjeter qe ka fillimin dhe fundin e saj . Edhe kjo bote duhet te perfundoj , keshtu na thone shpalljet e Zotit .
 

Vinjol

Status offline...... KÇK
5- Koha të ikë shumë shpejt.
3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).
9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta.
10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!

Une them se JO
Lexoi shenjat qe ke shkruajtur e krahasoi me sqarimet qe une te kam dhene
dhe nxirr nji perfundim
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
5- Koha të ikë shumë shpejt.
e ke vene re sa shpejt po na iken koha,mosha.karriera spo e ndiejme hic :(
Koha po iken njesoj si para 1 miliard vjetesh....mos ngaterro ndjesite me shenjat.

3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).
Sa e sa vete sot PO e luftojne Islamin sa e sa vende i kane quajtur islamiket Non Grata
prandaj perbejne pjesen me te madhe te globit? ca thua aman , asnje vend si ka bere non grata
mos ngaterro terroristet dhe ekstremistet me besimtaret e devotshem,,...mos perhap panik kot



9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta.
e per kete gje dihet qe bejne gare mjafton te permend hong-kong-new-york dubai etj etj
Ti po ngaterron nevojat me shenjat serish. Hong e kushdo i ben per numrin e madh te popullates

10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!
e per kete ke raste plot sa te duash dhe ne shqiperi madje qe nga perkeqesimi i kushteve te jeteses nga faktore te ndryshem...... ke degjuar njerez te cilet thone
ah sikur te kisha vdek me mire kisha mbyll syte e nuk shifja me cfare behet
Keto lloj njerezish i gjen kudo dhe ne cdo kohe, e clidhje ka kjo

@Moonlight Bukuroshe keto jane shenjat qe sado te vogla
por prape mbeten shenja
mos prit qe te vijne me tallaz
shenjat kur te vijne do jene te dukshme dhe te prekshme , e jo ndjesi.
Dhe sigurisht qe jemi teper larg!
 

Vinjol

Status offline...... KÇK
Dita e kijametit eshte larg hapesira mes dy gishtave te dores
keshtu shkruhet ne KUr`Anin E lartmadheruar
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
shenjat kur te vijne do jene te dukshme dhe te prekshme , e jo ndjesi.
Dhe sigurisht qe jemi teper larg!
Shenjat e vogela jane shfaq kane mbete vetem te medhat . Edhe shume larg nuk ka mbet fundi i botes , kur e krahasojme kete me devijimet e njerezve ne pergjegjethsi . Gjerat e mira do ti hasesh vetem ne numer te vogel te njerezve .
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Jane shkruar , por kuptimin ia jep gjithekush sipas oreksit te vete.
Ashtu sic i jepet shume gjerave qe shkruhen ne Kuran...
Kshuqe , sju besoj juve ...por asaj qe do shoh!
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Nje fakt tjeter rrethe kijametit eshte se kimametin besimtaret musliman nuk do ta presin . Do te mbesin vetem joebeismtaret te zhytur ne mekatet e tyre te pafundeta . Dhe kur do shohin me syte e vete vertet athere do te binden ne ekzistimin e Zotit , por do tw jetw vone per ata .
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Nje fakt tjeter rrethe kijametit eshte se kimametin besimtaret musliman nuk do ta presin . Do te mbesin vetem joebeismtaret te zhytur ne mekatet e tyre te pafundeta . Dhe kur do shohin me syte e vete vertet athere do te binden ne ekzistimin e Zotit , por do tw jetw vone per ata .
Ashru preferoj ta shoh, fundja njehere do vdes..
Po ki kujdes se mos me merr mua zoti prane vetes , e ty qe flet ne kete gjuhe te con atje ku ke frike
Mekatare mos harro jemi te gjithe ...i persosur eshte vetem Ai
Hajt shnet
 
Top