• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Njihuni me veprat e artit.

Daisy

Anëtar i Respektuar
Une nuk kam thene qe e pelqej. Vetoni pyeti cfar ka dashur te thote autori me kete zhgarravin, ose ai qe e ka blere 200m $, e une po i them (ne nje fare menyre), qe jo te gjithe e perceptojme te bukuren njesoj.
absolutisht
Nejse une nuk shof asgje te Bukur as terheqese
Ka dhe piktura te tjera qe ndoshta nuk shiten sa kjo Por qe Kane dicka Kane nje histori brenda qe ta do syri per ta pare.
 

Lauri

Anunnak
absolutisht
Nejse une nuk shof asgje te Bukur as terheqese
Ka dhe piktura te tjera qe ndoshta nuk shiten sa kjo Por qe Kane dicka Kane nje histori brenda qe ta do syri per ta pare.
Ne fakt gjithcka varet si ta kap syri nje kuader.
Kam nje person (femer) ne familje qe pikturon, per pasion kalim kohe.
Perballe kesaj pikture me duket vetja sikur jam fizikisht prezent perballe detit. Ndoshta ne foto nuk e jep kete efekt.
Ja kerkova t'ja blej. Nga qe nuk i shet pikturat qe ben, me tha ta jap ta mbashe por jo si prone. Biles me dha nja 10 piktura..👌
20191219_214613.jpg
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Kur do vij dita te ekspozohen dhe veprat e mia. E te thone kjo ishte nga Souli. Eh... Ci pret brezat e ardhshem ci pret... Se zakonisht tfamshem behemi pas vdekjes ne. Sa jemi gjalle as 100 mij lek sna i blejne pikturat lol
 

Lauri

Anunnak
Kur do vij dita te ekspozohen dhe veprat e mia. E te thone kjo ishte nga Souli. Eh... Ci pret brezat e ardhshem ci pret... Se zakonisht tfamshem behemi pas vdekjes ne. Sa jemi gjalle as 100 mij lek sna i blejne pikturat lol
Ti po ben shaka, ne fakt pikturat vlersohen nje gjeneracion me vone e tej.
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
Ne fakt gjithcka varet si ta kap syri nje kuader.
Kam nje person (femer) ne familje qe pikturon, per pasion kalim kohe.
Perballe kesaj pikture me duket vetja sikur jam fizikisht prezent perballe detit. Ndoshta ne foto nuk e jep kete efekt.
Ja kerkova t'ja blej. Nga qe nuk i shet pikturat qe ben, me tha ta jap ta mbashe por jo si prone. Biles me dha nja 10 piktura..👌
Shiko fotografinë 1706541
kjo me
Pelqen dhe mua :)
 

Lauri

Anunnak
“Rrëmbimi i Proserpinas”
Kjo skulpturë e artistit italian Giovanni Lorenzo Bernini, është e realizuar në periudhën ndërvitase, 1621-1622. Bernini asokohe ishte vetëm 23 vjeç, kur nxori nga mermeri dhe e kredhi për kundjen këtë kryevepër. Përshkrimorja i kësaj vepre zanafillon nga mitologjia dhe kumton aktin e rrëmbimit nga Plutoni i Proserpinas.
ps. Mendoni qe me pare kjo kryeveper ishte vetem nje bllok mermeri i nxjerr nga nje gurore.

pre1.jpg


per2.jpg
 

Lauri

Anunnak
Dhe disa vepra te tjera te John William Waterhouse. Te tjerat i keni ne faqen e pare.:)

Ila dhe Ninfe

Nimfet e ujrave te rrjedhshme biejne ne dashuri me Ila, mbrojtes dhe dashnor i Orakullit. Kur e pane qe po perkulej te pinte ne burim e terhoqen ne thellesine e ujrave. Keshtu i humben gjurmet e tij pergjithmone. Ila u be nje skllavi i nje grup vajzash :)
jo5.jpg
 

Lauri

Anunnak
Fisniku anglez, Frederic Leighton, piktori që jetësoi në kryevepër një poezie të Johann Wolfgang von Goethe

PESHKATARI DHE SIRENA- (The Fisherman and the Syren)
Frederic Leighton u lind më 3 dhjetor 1830 dhe vdiq më 25 janar 1896. I njohur si sër Frederik Leighton gjatë periudhës 1878 dhe 1896. Ai ishte një piktor dhe skulptor i shquar anglez, veprën e të cilit e përbëjnë përshkrime historike, biblike, dhe tematika klasike. Leighton ishte i pari fisnik që mbarti një titull nderi për një kohë të shkurtër, titull që përfundoi me vdekjen e tij.
Në moshën 48 vjeçare ai u bë president i Akademisë Mbretërore dhe një shtysë e rëndësishme e krijimit të artit viktorian dhe shkollës klasike. "The Fisherman and the Syren" është një vepër e frymëzuar nga një poezi e Johann Wolfgang von Goethe, e cila tregon historinë e një sirene që ngrihet nga ujërat për t'u ankuar tek një peshkatar që ai i josh fëmijët e saj deri në vdekje. Kjo pikturë ndodhet në Muzeun Art Gallery në Bristol.
FB_IMG_1580459580820.jpg

A_Vataj
 

Lauri

Anunnak
TE NJOHIM MJESHTRAT

Edmond Aman-Jean surrealizti francez që portretizoi melankolinë femërore

Ai ishte mik me filozofin francez të ngjyrave Georges Seurat, ndau me të një studio dhe ndihmësit në punën e tyre, por kërkoi të ishte dhe të mbetej një identitet unik i qenësishmërisë estetike. Piktura e tij shquhet për një vijë të shtruar melodike. Ai e tejpërshkon imazhin me dritë dhe e ravijëzon stukturën kompozicionale me një penelatë të dallueshme. Puhija e koloritit të Edmond Aman-Jean është një hukamë e ngrohtë që sëmbon modelet dhe jetëson shpirtjen e tyre në tablo me një vibrim gjallimi të tendosur emocional.
Edmond Aman-Jean (13 janar 1858 - 25 janar 1936, Paris, ishte një piktor simbolist francez, i cili bashkëthemeloi Salon des Tuileries më 1923.
Babai i tij ishte pronar i një furrë gëlqereje industriale, një mundësi e garantuar financiare për ëndrrën e piktorit. Edmond mori mësimet e tij të para të artit me Henri Lehmann në “Thecole Nationale Supérieure des Beaux-Arts”, ku ndau një punëtori me Georges Seurat. Ai u miqësua gjithashtu me piktorët simbolist, Alphonse Osbert dhe Alexandre Séon, të cilët padyshim që ndikuan në pjekurinë e tij artistike dhe suportin.
Më 1886, ai fitoi një bursë udhëtimi dhe shkoi në Itali, së bashku me Henri-Jean Guillaume Martin dhe Ernest Laurent, udhëtim i cili i dha mundësia tij të studjonte mjeshtrat e vjetër, kolosët e traditës botërore të pikturës dhe artit. Së bashku me Seurat, ai punoi si asistent i Puvis de Chavannes, duke e ndihmuar atë të realizonte disa prej muraleve të tij. Në vitin 1892, ai pikturoi një portret të poetit, Paul Verlaine, gjatë trajtimit të tij për për sifilizin në Brussais Hôpital. Verlaine nga ana e tij i dedikoi piktorit një sonet dhe ata mbetën miq të mirë deri në vdekjen e Verlaine më 1896.
Ai ishte gjithashtu një nga të parët që njohu Joséphin Péladan, si një artist të rëndësishëm dhe ekspozoi me të në një nga shfaqjet e para të mbajtura në Salon de la Rose + Croix . Më vonë, ai u bë një mësues i apasionuar. Ndër studentët e tij kujtohet Charles Sydney Hopkinson, Theodor Pallady dhe Nicolae Tonitza. Më 1923, së bashku me Albert Besnard dhe Auguste Rodin, ai ndihmoi në krijimin e “Salon des Tuileries”. Dhjetë vjet më vonë, ai u nderu me Komandant i Legjionit të Nderit.]
Në vitin 1892, ai u martua me Thadée Jacquet, e bija e një prefekt Imperial, i cili ishte gjithashtu edhe piktor. Ata kishin dy fëmijë, François, i cili u bë një shkrimtar i mirënjohur dhe Céline, i cili do të njihej si një piktor dhe ilustrues.
Aman-Jean e vendosi reputacionin e tij krijues kryesisht nëpërmjet portreteve, veçanërisht ato të subjektet femra. Ai gjithashtu u vu re për muraleve të tij në ndërtesa publike dhe zyrtare, përfshirë Sorbonne. Si shumë artistë francezë të brezit të tij, ai u ndikua nga këndvështrimet e reja mbi rrymën e artit japonez në Paris në kohën e tij. Më shumë në mënyrë të pazakontë, ai ishte i interesuar për artistët para-rafelitë anglezë.
Ai ishte një mik i ngushtë i Georges Seurat. Të dy artistët ndanë një studio në Paris në vitin 1879. Historiani i artit Robert Herbert e quajti portretin e Aur-Jeanit të Seurat, "një nga vizatimet më të shkëlqyera të portreteve të shekullit XIX". Ishte puna e parë që Seurat tregoi, në Sallonin e Parisit në 1883. Aman-Jean gjithashtu punoi në litografi dhe shtypje dhe hartoi postera.
Albert Vataj
FB_IMG_1580459917287.jpg

FB_IMG_1580459930818.jpg

FB_IMG_1580459924119.jpg

FB_IMG_1580459910161.jpg

FB_IMG_1580459903256.jpg

FB_IMG_1580459894964.jpg

FB_IMG_1580459886017.jpg
 

Lauri

Anunnak
PERJETESIA E NJE GRUAJE QE U BE E SHENJTE ME VEPER E ME VULLNET

c108fef9a34a9c92a6fcd39bfd3204d6.jpg


Ludovica Albertoni vdiq e vetmuar dhe e varfër më 31 janar 1533. Fama e saj prej bamirëseje, vullnetmire dhe mëshiruese u përhap në Romë dhe devotshmëria ndaj saj u rrit duke u bërë më e fortë pas vdekjes, gjë që nxiti Papa Klementi X të miratojë bekimin e saj në vitin 1671.
Ludovica Albertoni kishte një fëmijëri të vështirë, një martesë që e bëri atë nënën e tre vajzave. Vitet e saj si bashkëshorte nuk ishin aspak të lehta. Fatkeqësisht ajo kaloi përmes shumë peripecishë dhe brengash, deri në maj të vitit 1506 kur do të humbte bashkëshortin, Giacomo della Cetera, i cili lëngonte prej vitesh nga sëmundja që i mori jetën, duke e lënë Ludovican të ve. Rruga e saj e përkushtimit dhe devocionit fillon këtu. Vuajtja u shndërrua te kjo grua në një udhë shenjtërimi.
Skulptura e realizuar me një mjehtëri që zotërohej vetëm nga Gian Lorenzo Bernini, i dedikohet, Ludovica Albertoni, një fisnike romak, e cila hyri në Urdhrin e Tretë të Shën Françeskut, pas vdekjes së burrit të saj. Ajo jetoi një jetë të devotshme, duke punuar me përkushtrim për më të varfrit në Trastevere, një zonë në jug të qytet-shtetit të Vatikanit.
A.vataj
stalbertoni06.jpg

1280px-Cappella_palluzzi-albertoni_di_giacomo_mola_(1622-25),_con_beata_ludovica_alberoni_di_b...jpg
 
Top