• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Një gotë lëng shege dhe 3 hurma arabe ndihmojnë në luftimin e këtyre smëundjeve

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои


Kombinimi i shegës dhe hurmave me farë është një kombinim perfekt për të parandaluar bllokimin e arterieve. Kjo është një përzierje e cila mund të zvogëlojë forcimin në zemër me 33% dhe redukton yndyrën e depozituar në 28%.

Shega dhe hurmat arabe përmbajnë antioksidantë, të cilat zvogëlojnë një proces të quajtur aterosklerozë, ku arteriet bëhen të vështira për t’u bllokuar dhe depozitat yndyrore reduktohen me rreth një të tretën.

Nëse njëra prej pllakave pëson këputje, atëherë ajo mund të formojë mpiksje të gjakut që mund të bllokojë furnizimin me gjak të zemrës, duke shkaktuar në këtë mënyrë një sulm në zemër.

Shkencëtarët që kanë provuar formulën vunë re se njerëzit me rrezik të lartë për problemet e zemrës, por edhe njerëzit e shëndetshëm, mund të përfitojnë nga pirja e gjysmë gote lëng shege në ditë, së bashku më konsumimin e tre hurmave arabe.

Hurma e Arabisë konsiderohet si minierë vitaminash, për shkak se përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D. Kjo, përveç glukozës së lehtë dhe të thjeshtë në përbërje. Çdo 16 gramë hurma, përmbajnë 318 kalori, kundrejt 315 kalori që kanë 100 gramë mjaltë! Hurma shërben si ilaç natyral edhe te: anemia, dobësimi i përgjithshëm i organizmit, gjëndrat tiroide, dhimbjet e barkut, si dhe në lehtësimin e lindjeve normale të grave shtatzënë.

Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, ndërsa ajo është një nga të paktat fruta e cila ka vitaminat A, B, C, D, E. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e saj është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës, aktiviteti ynë rritet me 32 për qind.

Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ky lëng jep rezultate edhe në luftimin e parazitëve që zhvillohen në zorrë./syri.net
 
Top