• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Nis aventura e 'Big Brother 6'

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nisi mbrëmjen e të shtunës plot emocione, surpriza dhe mister edicioni i gjashtë i 'Big Brother', aventura 100-ditore që mbledh brenda një shtëpie njerëz të panjohur, të cilët do të jenë nën vëzhgim 24 orë në 24.

Në shtëpi aktualisht ndodhen 16 konkurrentë, secili prej tyre me një sekret ose mision të veçantë dhe qëllimi i secilit gjatë qëndrimit në shtëpi është që ta ruajë sekretin e tij sa më gjatë.

Po cilët janë personazhet e këtij reality show?

Banori i parë që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte Iliri, një 27-vjeçar, i cili jeton prej 9 vitesh në Firence, ku pret të diplomohet për arkitekturë. Bashkë me të pragun e shtëpisë e shkeli në të njëjtën kohë edhe Joana, 26-vjeçarja nga Tirana e diplomuar për farmaci, e cila ka ëndërr të ketë një farmaci të sajën.

Konkurrentja e tretë që hyri në shtëpi ishte Elona, e cila vjen enkas nga Parisi për t'u bërë pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme. Ajo është stiliste dhe ka punuar për shtëpi shumë të njohura të modës në Paris.

Blendi, një tjetër banor iu bashkua shtëpisë më pas. Ky konkurrent ka një mision të veçantë...në fakt bashkë me vëllanë e tij binjak identik Andi, kanë një mision të veçante...gjatë qëndrimit të tyrë në shtëpi ata do të jenë një person i vetëm. Pra për banorët do të jetë vetëm një konkurrent, por për publikun në fakt janë dy. Ata do të vishen dhe do të sillen njësoj...le të shohim si do të shkojë!

Olseni, nga Elbasani, por që prej vitesh jeton në Athinë u fut në shtëpi. Ai prezantohet si një djalë energjik, me shumë fantazi dhe ide, sidomos për të bërë biznes. Ky personazh i këtij 'reality show' futet jo me një sekret, por me një mision në BB6. Para banorëve tatuazhin, që ia ka dedikuar mamasë së tij, do ta paraqesë si tatuazhin dedikuar të dashurës.

Banorja tjetër është Etleva, e cila vjen nga Miloti dhe prej kohësh është transferuar në Tiranë, ku ndjek studimet për sociologji. Arma e saj më e fortë është fjala dhe komunikimi, ndaj beson se kjo do ta ndihmojë shumë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Arsimi, djali nga Prizreni, i cili punon në një organizatë humanitare, në kohën e lirë i përkushtohet pasionit të tij, fotografisë. Ai ka një studio, ku ka realizuar me dhjetëra sete fotografike. Në fund të mbrëmjes, vëllai i dha një mision Arsimit, i cili do të ketë në dorë fatin e një prej banorëve të shtëpisë. Arsimi do të zgjedhë njërin prej tyre për ta çuar në nominim të përhershëm, pra deri në fund të qëndrimit të tij në 'Big Brother'.

Altina vjen nga Gjakova dhe është diplomuar për aktrim në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Ka vendosur të vijë në 'Big Brother' pasi mendon se një aktore do të ndihej si në shtëpinë e saj këtu.

Banori që u fut në shtëpi më pas ishte Marselino, 25 vjec nga Berati, por prej vitesh jeton në Bari. Ai është bërë baba prej një viti dhe nga ky moment jeta e tij është e ndarë mes Tiranës dhe Barit. Në të njëjtën kohë me Marselinon u fut edhe Eldora, 27-vjeçarja që jeton në Tiranë, ka studiuar për gjermanisht, por ndërkohë ndjek studimet e dyta në degën e Infermierisë, e njëkohësisht punon në një agjenci udhëtimi.

Banori tjetër, që është edhe me moshën më të madhe në këtë show është Xhimi 44 vjeç, i cili e ka kaluar jetën duke shëtitur e jetuar në qytetet të ndryshme të Europës, pasi gjithnjë ka dashur të jetë një shpirt i lirë. Ndërsa banorja me moshën më të re në shtëpi është Elena, 18-vjeçarja nga Tirana, e cila është modele e suksesshme. Eshtë familjarizuar me kamerat dhe dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Por ka një ves, shihet pa pushim në pasqyrë!!!

Anaidi, 27-vjeçari nga Tirana ka studiuar për gazetari, profesion të cilin pret ende ta ushtrojë. Kryesisht është marrë me biznese private, ndërsa thotë se jeta e tij ka qenë një aventurë, ku asnjë ditë nuk i ngjante tjetrës.

Banorja që hyri thuajse në fund në shtëpi ishte Olta, 25 vjeç nga Burreli, por që prej 15 vjetësh jeton në Londër, ku sapo ka përfunduar shkollën e lartë për biznes-ekonomi.

Një konkurrent vjen nga Prishtina dhe ai është Shpendi, 30-vjeçar, baba i një vajze 15 muajsh. Puna e tij lidhet me një aktivitet privat.Bashkë me të hyri edhe Jonilda, e cila vjen nga Parma ku punon si laborante dentare për të qenë pjesë e këtij show.



Cilat janë sekretet e banorëve tanë?
1.Jam talasemik
2.Ushtroj Taekwondo
3.Nuk flas me babanë prej 13 muajsh
4.Jam i martuar
5.Do të bëj një ndërhyrje estetike gjatë qëndrimit në 'Big Brother'
6.Di 100 tekste kengesh përmendësh
7.Në moshën 4-vjeçare kam pirë duhan për arsye shëndetësore
8.Kam punuar si zhigolo
9. Jam fans i Real Madrid
10.Prej 11 vjetësh kujdesem për një person me nevoja specifike
11.Kam 100 palë këpucë
12. Kanuni ka prishur lidhjen time
13. Jam vegjetarian



Ashtu sikurse dihej, edhe këtë edicion e moderon Arbana Osmani, e cila veç shkathtësisë, elokuencës dhe zhdërvjellësisë për të përcjellë në mënyrë të shkëlqyeshme çdo situatë, në spektaklin e parë u shfaq jashtëzakonisht elegante me një fustan të krijuar enkas për të, nga stilistja nga Kosova Krenare Rugova. Opinionist i këtij show është Arjan Konomi./TCH

 

cent

Banned
Big Brother 6, ja emrat dhe fotot e 16 banorëve



Iliri dhe Joana janë dy banorët e parë që kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother Albana 6. Iliri është një banor i cili vjen nga Firence e Italisë pasi jeton dhe punon atje ndërsa Joana është një banorë e kryeqytetit. Prindërit e Joanës ndodhen jashtë Shqipërisë ndërsa ajo jeton dhe punon këtu. Që të dy thonë se kanë sekrete për tu zbuluar por ja lënë kohës.
Ndërkaq, banorja e tretë që futet në shtëpi është Elona, një 27 vjeçare që jeton në Paris. Ajo studion për modë ndërsa ka qenë asistente e vazhdueshme e sfiladave të modës. Banori i katërt është Blendi i cili vjen nga Peja e Kosovës. Olseni është banori i pestë i cili jeton në kryeqytetin grek, Athinën ndersa eshte nga qyteti i Elbasanit. Olseni ka vendosur nje tatuazh te nenes se tij ne trup ndersa ka marre misionin sekret per ta shitur kete si tatuazhin e te fejuares se tij.
Banorja e gjashtë që hyn në shtëpi është Etleva e cila është nga Miloti dhe studion për Shkenca Sociale. Etleva thotë se është shumë krenare për vendlindjen e saj.
Banori i shtatë në Big Brother është Arsimi i lindur dhe rritur në Prizren por jeton prej 5-6 vitesh në Prishtinë.
Banori tetë është Marselini i cili është nga qyteti i Beratit e prej shumë vitesh jeton në Bari të Italisë. Marselini është i martuar dhe me një fëmijë ndërsa tanimë jeton mes Tiranës dhe Barit.
Banorja e nëntë është Eldora e cila është 27 vjeçare dhe jeton në Tiranë. Ajo është e punësuar në një agjenci turistike ndërsa i kushton shumë kohë leximit.
Xhimi jeton në Athinë qytet i cili siç thotë i pëlqen më së shumti. 45 vjeçari Xhimi insiston se ka edhe një marrëdhënie shumë të veçantë me detin ndërsa i pëlqen gjimnastika dhe vrapimi.
Altina vjen nga Kosova ndërsa deklaron se është përpjekur që në jetë gjërat ti shkojnë siç dëshiron. Altina ka në menaxhim një kafene ndërsa ka studiuar për aktrim e luan kur gjen projekte. ثndrra në fushën e aktrimit është të arrijë hollivudin.
Banorja e 12 është Elena e cila studion dhe jeton në Tiranë. Ajo vazhdon fakultetin e gazetarisë dhe e shikon të ardhmen në botën e televizionit. Elena i kushton shumë kohë modelimit dhe ka një karrierë si modele.
Olta është 25 vjeçare dhe jeton sëbashku me familjen në Londër. Olta është nga Burreli ndërsa ka studiuar në Britani për biznes juridik një ndërthurje mes dy degëve.
Anajdi është 27 vjeça dhe ka mbaruar studimet për gazetari. ثshtë i pasionuar pas motorrave dhe thotë se shkollën e ka patur me shkëputje e rikthime. Ai i mbetet parimit se “nuk e bën paraja njeriun por njeriu paranë”.
Shpendi është 30 vjeçar nga Kosova. Ai thotë se tanimë merret me biznes ndërsa është i divorcuar por ka një vajzë.
Jonilda është me origjinë nga Puka por jeton në Parma të Italisë bashkë me familjen e saj./Tch
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Nis aventura e 'Big Brother 6'

Vetem nje cop pash nga ky spara me terhoqi..gjithsesi dua te di kush na qenka ky zhigoloja?
Mos valle eshte ky qe kemi ne Fv lol.

Saper sekretin e pare se kisha degjuar ndonjehere kete term, cfare do te thote talasemik?
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Nis aventura e 'Big Brother 6'

Vetem nje cop pash nga ky spara me terhoqi..gjithsesi dua te di kush na qenka ky zhigoloja?
Mos valle eshte ky qe kemi ne Fv lol.

Saper sekretin e pare se kisha degjuar ndonjehere kete term, cfare do te thote talasemik?
Talasemia - semundje gjaku (ka lidhje me hemoglobinen, transportin e oksigjenit ne trup, etj- te semurit arrine ne anemi, lodhje, kane nevoj per ndihme mjeksore).

http://www.forumivirtual.com/mjekesia/6357-talasemia-si-mund-te-kurohet-kjo-semundje-e-gjakut.html
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Titulli: Nis aventura e 'Big Brother 6'

Ilir Beqiri nje nga karagjozet me te medhenje qe kam njohure ne jeten time lol
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Big Brother 6, ja emrat dhe fotot e 16 banorëve

Keni harru me permend binjakun identik te Blendit se ja harrova emrin LOL
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Nis aventura e 'Big Brother 6'

Pritni ne fund ndonje GAY perseri, apo lesbo :p Ose ose ndonje ngelje shtatzane si me pahir lool
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: Nis aventura e 'Big Brother 6'

Po shume publicitet i bejn ketyre dukurive negative e degjeneruese !
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Nis aventura e 'Big Brother 6'

1.Mos ma shaj Beratsin 2.Esht i martuar me femi ai kshu qe hiqet kjo mundesi, sado qe kishte heq vetullat bufi :p
Te till njerez i debojm nga qyteti
Une nuk e shava, thjesht ju pergjigja Loverit.
Pune per te ca ben, se eshte i martuar apo jo. Sdo i mbaj kandilin.
Jeta tij, lumturia tij:)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Nis aventura e 'Big Brother 6'

Me sa duket se paske vene re Marselinin!
T'them te drejten sweety, nuk i shiqoj fare keta. Per mua, eshte degjenerim i shoqerise. Por kam pare ca pjese nga e kaluara, ndaj u kyqa edhe ketu, t'i them ca fjale, sepse asgje e hajrit s'po ndodhe aty.
 

Kila

VIP
Titulli: Nis aventura e 'Big Brother 6'

99% e sigurt se Marselini ka qen ai qe ka punu si zhigolo :D
 

AjSi

...
Titulli: Nis aventura e 'Big Brother 6'

Mshkaterroi totalisht kjo Elena me kto kpucet 25 cm qe si hoqi gjith dites o_O...po kur tha ''hobi im esht te shifem ne pasqyre'' wtf
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Titulli: Nis aventura e 'Big Brother 6'

Mshkaterroi totalisht kjo Elena me kto kpucet 25 cm qe si hoqi gjith dites o_O...po kur tha ''hobi im esht te shifem ne pasqyre'' wtf
kush eshte kjo ajo kacurrelja??? ajo eshte buratine komplet aty lol
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Nis aventura e 'Big Brother 6'

Ky Anaidi sikur ta kishte cike koken me rrumbullak mrekulli do ishte.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Nis aventura e 'Big Brother 6'

Programe televizive koti. Humbje kohe dhe trushplarse..! Pune thashethemexhishe hesapi
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Nis aventura e 'Big Brother 6'

ajo olta me acaron kaq shume kur flet, dhe nuk pushon mi...bho sa keq qe flet ajo femer
 
Top