• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Nga sot, roaming me i lire me shtetet e Ballkanit

Çmimi i roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor duke nisur nga dita e sotme është ulur nga 9 deri më 35 për qind, në përputhje me fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes rajonale për roamingun. Përdoruesit do të paguajnë roamingun sipas parimit – çmimi vendor plus kompensimi për roaming.
Por, në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi ato do të mbeten të pandryshuara. Nga 1 korriku parashikohet edhe një ulje shtesë e çmimit, ndërsa nga 1 korriku i vitit 2021 roamingu mes shtetet të Ballkanit do të hiqet tërësisht.

Kjo parashihet me marrëveshjen për roamingun që ishte nënshkruar në Beograd nga përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor– Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

/Alsat/
 

Comments

Gje e mire.
Ka shume disfavore ne qe sjem ne BE.
Nje gje e thjesht fare.
Kur udhtova per Tirane,dhe ika tek kompania ku kam numrin dhe them ketu,ketu do udhtoj per shqiperi,cfare paketash ka.
Me thote s`kemi ndonje paket,roaming vetem por kushton pak shtrejte.
Po te ishit ne BE ka paketa mjafte ,internet,telefon me nje kosto pothujse njelloj si me qene ne Gr.
 
Top