• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

NBA, Miami rikonfirmohet si kampion

cent

...Lontano
Miami Heat mposht 103-97 Oklahoma City, në “përsëritjen” e Finaleve 2012. LeBron James shënon 29 pikë dhe jep 9 asiste, duke i dhuruar ekipit të tij fitoren e 5-të radhazi. Kevin Durant, me 33 pikët e tij, nuk mjafton për të “marrë hak” për të besuarit e Brooks.

2la7l2p.jpg

Dyluftim i ashpër, i vërtetë dhe pa përjashtuar goditjet, edhe pse pretendohej se “Për Krishtlindje jemi të gjithë më të mirë”. U luajt si të bëhej fjalë për dicka të madhe, si në qershor, kur Miami dhe Oklahoma City u përballën për titullin kampion.

5 muaj më parë fitonin Heat-s në 5 përballje, teksa mbrëmjen e Krishtlindjes historia u ripërsërit, me LeBron James dhe shokët e tij, të cilën nënshtruan 103-97 Thunder-s, të cilët u dorëzuan vetëm në sekondën e fundit, pas tentativës së dyfishtë me Kevin Durant dhe Russel Westbrook për dy 3-pikësha, që do ta conin sfidën në barazim 100-100.

“Jemi dy ekipe me ambicie të njëjta, është normale që të zhvillojmë ndeshje kaq intensive”, komentoi LeBron në fund të garës.

“Sfida mes LeBron dhe Durant, dy yjet që stërviten së bashku dhe që s’mund të quhen rivalë, përfundon disi e barabartë. James kontribuon më shumë për shokët e tij, me 9 asiste, ndërsa Durant shfaqet më shumë individualist. Por, mbrojtja e Miami-t sfumon pikëshënuesin më të mirë të 3 sezoneve të fundit gjatë pjesës së parë, në të cilën James arrin të shënojë 19 pikë, duke përdorur bagazhin e tij të pakrahasueshëm të klasit dhe fuqisë. Durant, në fakt, kundërpërgjigjet me 25 pikë në pjesën e dytë, në të cilën krijon gjuajtje pothuajse të paimagjinueshme, duke u bërë i pamarkueshëm edhe nga LeBron. Nuk arrin të bëjë vetëm mrekullinë: tri-pikëshin në fund të sfidës.

Miami: James 29 pikë (12/17 dypikësha, 5/5 gjuajtje të lira), Wade 21, Chalmers 20. Topa në tabelë: James 8. Asiste: James 9.

Oklahoma City: Durant 33 (9/17 dypikësha , 2/4 tripikësha, 9/11 gjuajtje të lira), Westbrook 21, Ibaka 15, Martin 15. Topa në tabelë: Westbrook 11. Asiste: Westbrook 3, Durant 3. /Tch
 
Top