• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
....dhe ja dje,sot....neser ,ne vazhdimesi bashke.
...dhe ja,koha,stinet unë dhe ti.
ej,une mund te mos e njoh dashurine aq mire sa ti,por ama di qe dashuria ime je ti. :))
Mjaftueshem per mua dhe per ty.
Diellin e mengjesit vetem ti mundesh te mj japesh shijen e duhur te ndricimit.

Te kam thene noj here qe dashurit jane si ajri i paster ,epo ti je oksigjeni i paster i mushkerive te mia.
 

Vvetoni

Larguar
Dashuria pa plagë nuk është dashuri. Në fakt, po flas për ato plagë që të shkaktojnë dhimbje sa herë që i ngacmon, që i japin kuptim edhe ditës, edhe natës. E kuptoni ju se përfundimi i ditës do të thotë ardhje e natës, e ardhja e natës është takimi im me hënën. E dua hënën, jo për faktin që ndriçon, por për shkak se më kujton atë. Edhe ajo sikur unë e donte natën, dhe bashkë me natën e donte dhe hënën.
Pra, gjithçka ka të bëjë me hënën dhe natën. Natën e takova, hënën e kishim dëshmitar, yjet sikur turpëroheshin në çdo takim timin me të. Nuk i jepnin kuptim takimeve ashtu si hëna, nuk i jepnin shkëlqim kësaj dashurie sikur hëna. Ditët tona i kalonim pa takime, në mënyrë që dëshmitari i dashurisë tonë, të ishte aty, çdo herë.
Dhe ju mund të thoni, pse dashuria e këtij mund të jetë plagë? Duket e bukur, ka një dëshmitar të përditshëm, dhe nuk duket në fakt njerëzore. Sepse, dashuritë e atyre që njohim kanë dëshmitar një mik, një familjar, apo edhe gjithë njerëzimin. E tija dashuri kishte dëshmitar hënën, ndriçimin e saj, herë të plotë, e herë gjysmak, ndonjëherë dhe çerek, ashtu si edhe ishte dashuria, e plotë, gjysmake, me raste te vogla edhe më pak, por ishte aty çdo herë, nuk shuhej, nuk humbiste shkëlqimin, ishte aty edhe kur shihej pak, dashuria nga këtu i jepte dritë hënës, e hëna si dëshmitar i vetëm i kësaj dashurie, i jepte kuptim dashurisë.

Dashuritë e tilla behën plagë në momentin kur nuk janë më. Tani i dhamë kuptim edhe fillimit, e bëmë dashurinë me plagë. Dashuritë e mëdha, më sa duket janë të destinuara të përfundojnë shpejt. Ato marrin kuptim në gjëra madhore, kanë dëshmitar jo njerëzor, japin ndjenja të fuqishme, dhe nuk humbasin gjurmë. Mbesin plagë. Dhe pse plagë do thoni ju? Sepse çdo ditë pa të edhe mund të kalohet disi, por nata? Dashurisë që u bë plagë, i mbeti vetëm dëshmitari i saj. I mbeti hëna, së paku ngushëllim gjejmë vetëm te fakti, se të dy janë pjesë e këtij nën qielli, e shohin dëshmitarin e tyre. Plaga e dashurisë thoni ju? Nuk do shërohet asnjëherë, do jetoj sa të jetoj kjo botë, sa të ketë ditë e natë, e sa të ketë hënë, ashtu si edhe e donim. Të plotë, gjysmake, ama asnjëherë të shuar, edhe kur shihej ishte aty. E dashuria? Eh dashuria them unë...
 

Vvetoni

Larguar
Babi, çka ka mami?

Babi, mami po qan, a thu çka ka?
pse syni i saj, sot me lot asht ba?
A bab, hajde fol me mu,
a se din ti bab që unë mamin shumë e du?

O bab, pse ti dorën drejt mamit e drejtove?
A osht mami e keqe, a bab pse e bane?
A bab, pse mami në tokë ke sonte
A nuk asht ma ajo zemra jote?

Mamin, o bab unë shpirt e kam
sa herë që ti nuk e do, edhe mu me vranë
sa herë i bërtet, e prek, edhe e godet
ti bab edhe mu me ban keq

Hajde babi, perqafëm edhe kqyrëm mu në sy
babi kqyrem edhe thujëm po të tham!
mamin o babë, kurrë mos e prek ma
mamin e kam shpirt, e jetë o bab.

Diçka e vogël dhe e shkurt për sonte. Para se me mendu me ju ba dam grave që jetojnë me ju, mendoni për fëmijët tuaj. Sosht burrë ai që e ngre dorën ndaj gruas së tij, sosht!
 

Vajza

chupachups 🍭
Staf në FV.AL
Moj zemer , oh moj zemra ime , ti qe kaq je ngritur peshe. Me vjen keq per ty zemra ime , kurr ne jete kesi bukuri ske pare .Te torturojn, syt e tij ... cjan keto bubullima qe te dridhin me keq... ceshte kjo bukuri... kurre ne jete skam pare... Oh bukuri me bo skllavja jote... Te nenshtrohem, te perulem , pse rrin buzegaz?! Oh tallet e luan me mua , e ndjej por sdua t'ia dij...Me sillni vere , vere bre , ah cme knaqe sonte shpirti Im, rri afer meje deri sa te behem pluhur. Pa një germe pa një fjal...
 
  • Like
Reactions: Ivy

Bebw

Hilarious🌞
Staf në FV.AL
një copez lumturie seç kerkonte pikerisht atje,ne brendesit e shpirtit te saj.Sa shume kujtime qe u zgjuan,sa lot u derdhen si rebesh...ne kerkim te asaj copeze doli gjithe lumturia.Sa shume vite kishin kaluar,s'mbahej mend kur kishte buzeqeshur per here te fundit,edhe pse gjithmone fytyra i rrezatonte lumturi.Sa e eger ishte treguar kjo bote mizore me te ,sa shume endrra te prera ne mes,e perse ?!Vetem sepse shpirti i saj ishte i delire...naiviteti i saj qendronte gjithmone perkulur perballë negativitetit dhe ligesis qe e rrethonte,por tashme pikerisht keto gjera e kishin rritur.Gjithsesi asgje tek ajo nuk ndryshoj vec buzeqeshjes se shpirtit te saj. Edhe sot e njejta vajze qe ishte dikur qendron duke rrezatuar miresin dhe dashurin pa kushte... ndoshta kjo është ajo çfarë ka nevoj qe te bejn per te .Ja dhe ky shi qe bije,kjo koha gri...te zhyt thell ne kujtime, te kthen pas ne kohe.Qiell gri,sa trishtim qe zgjon...ndaj ty s'te preferon askush.Ndersa me diellin ndodhë e kundërta...te sjell paqe kur perendon dhe shpres kur lindë.Eh copez lumturie ty te kerkova, dhe trishtimin zgjova.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
As nate as dite,keto kohe te pa emer.
Endrra qe perpliten mes muzgut e agimit,gjume s`kane.
As shi as diell,kohe te pa shije...kohe mergimtare ,qe vjedhin endrrat dhe i ngrijne diku ne harresen e harruar.
As nate as dite,kohe e pa ngjyra,,,,e pastaj një rreze,një ze dhe një buzeqeshje....
kohe e pa shije,,,kohe qe i rreshket një lot dhe i ngrine mbi qerpikun e heshtur.
 

Petrit101

Ta ka ta pu! ta kam me ti ba
FB_IMG_1467037449578.jpg


Sot dita parë midis katër mureve të shtëpisë, lëvizjet të pa justifikuara dënohen nga patrullat policore në kryqëzimin afër .Qeshja një muaj para kur shikoja një video kinez me një qen të zbritur me litar nga ballkoni për të kryer nevojat e veta (çudi që nuk e kishin pjekë në zgarë ,mister i këtij popull Maoist).
Ndërkohë qyteti ka hupur dimensionin live dhe heshtja merret frymë kudo, ajo, që është armikja e fjalës sepse në të ka vlerë vëtëm intuita dhe arsyetimi i thellë . Tani ajo më duket si e vërteta e çastit të një fotos polaroid. Fjala në të kundërtën modifikon atë e ekspozon në dialektikën e përditshme në influencat e saja. Komunikimi midis njerëzve është mashtrim, fjala është gjithmonë mashtruese. Zhurma e fjalëve gërryen psikën si uji shkëmbim, heshtja na forcon nëpërmjet njohurisë.
Tani që shkruajta këtë perlë filozofije po të pyes ty Kapitalizëm; hë çfarë po të ndodh po dridhesh apo po ndërron lëkurën në shpinden e të tjerëve,ti shkaktari i dy konflikteve botërore,ti babai i një kopilit jetim <<Komunizmit>>.
Sillesh gjithmonë kështu ti, të njohim nëpërmjet historisë. Në momentin kur njerzimi bën një hap të madh teknologjik ç'bën ti shpik Korona virus që të lejon të shfrytëzosh deri në vdekje njerëzimin sepse profiti është ligji yt, djalli i brumosur me ADN tënde të lëpin gjakun e te tjerëve në këpucët e tuaja.
Por gjithmonë ,civilizimi filantropia, politika që kanë humbur rrugën për t'a sjellë njeriun si qendër e botës kusht i detyrueshëm për të zbutur qënien tënde të egër ,do të ndërtojë një humanizëm të ri edhe në botën e satelitave e te kontrollit në remoto.
 

Vajza

chupachups 🍭
Staf në FV.AL
.... ne fund te rruges , thjesht ndriqonte .. e vogel e holl por e embel ... erdha me vrap te perqafova , me shikove thell , qeshe buzqeshe... te degjova thell zerin dhe ani qe nuk fole. Deshe perqafim... 5 min pa ty ma mbylli frymen ... te perqafoja dhe te shtrengoja fort trupin e vogel , te mbertheva e tera , çfarë momenti ... çfarë mrekullie kam pran vetes ... pash nga qielli dhe thjesht falenderova qe te kam pran .
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Gjate gjithe muajit shkurt deri para 4 ditesh, kam shtyre cdo takim me mikeshat, kam lene "on hold" cdo shkrim dhe aktivitet vullnetar. Kisha një mision mjaft te rendesishem i cili kerkonte te gjithe vemendjen time. Ndonese e dija se isha e kushtezuar nga rrethanat serish ndihesha ne faj. Sikur nuk isha e afte te perballoja gjithcka. I jepja kurajo vetes se, ja dhe pak. Sapo te kaloje data 11 Mars dhe do te kesh krejt kohen e duhur per te "make up your plans". Data 11 erdhi dhe per ironi te fatit, tani jam komplet e relaksuar nga angazhimet,(ok i have some interior projects bt nobody is asking for them soon)por serish e kam te pamundur te dal dhe te kryej te gjitha takimet qe kisha shtyre. Sepse Covid19 is arooouuund! Jo s'e dyshoj ne caktimin e Zotit, por patjeter qe zgjodha ashtu si te gjithe, te jem e kujdesshme per veten dhe familjen. Serish e limituar! SubhanaAllah(i Madherishem je o Zot), gjithmone do kemi 1 sprove prane vetes!! Ndaj mendoj se kjo kohe qe po na jepet tani( te kemi mundesi te mos angazhohemi shume jashte familjes) është një mundesi e jashtezakonshme te bejme ato gjera te cilat nuk mundemi ne rrethana tjera. 1- Te mbarojme 1 kerkim, te shkruajme, te lexojme, te luajme me femite, te shikojme 1 film, te vizatojme një pikture, te kemi kohen e majftueshme per te planifikuar. Ndonjehere jeta e vrullshme nuk na lejon as te ulemi e te shkruajme dhe planifikojme synimet qe kemi ne jete! Don't waste this time, please! Maybe, we will regret it, when Covid19 is gone!
Peace&Love!

Self-reflection in corona times!
 

Hera

Βιβλίο φάγος
PRANVERE E VRARE...
................................................................
U shkretuan rrugët pak nga pak
stacioneve pritja numëron njerëz
më të pakët,frika demostron forcën
me faren e saj mendjen na e mbarsën.
Clodhen uturimat e trenave
oraret deri në mos realizim tejzgjaten
koha ka dalë prej binarve
mallkojnë njerzit plakjen...
Oborret bosh, zogjtë nuk kanë
cilën këngë të shoqërojnë
fëmijë të mbi divantë që
duhet ti pajtojmë me luftë n e ardhur
me patjeter duhet të kuptojnë
se "armiku" është njeriu më i afert.
Lëngon pravera e pacelet
e dhimbja i dëgjohet prej qetësisë vrasëse
jehojnë mendimet coroditëse
askush përgjegjës për hapin e radhës.
Gjithcka ndodh në kufirin e qelizës
mposhtet e cahet
tjetërsohet dhomëza nën brinjë
bëhet e plagët...
Që nga ballkonët i brohorijmë përpjekjes
qytetet hedhur mbi krye petkun e zise
meraku behet tmerr i makëtht...
Zgjat fytyrken miturake fëminia
"tek pastertia i fsheh jeta vitaminat"
thotë ngadale nëna zë ëmbël.

16/03/2020
 

Vvetoni

Larguar
E di që është e vështirë, që besa e pamundur, ndoshta edhe e pabesueshme, megjithatë do ia dalim. Duhet të ia dalim! Njerëzimi sot duhet të e kuptoj se në këtë betejën tonë të përbashkët, e kemi një armik të vetëm. Sonte kur unë po shkruaj qyteti im është në panik të madhe, ka pak njerëz për të mos thënë fare në qytet. Sheshet janë bosh, fëmijët nuk janë më në parkun e qytetit, sikur për një moment ëndrrat u zbehen e dëshirat u shuan.
E pse të mos ia dalim? Pse kaq shumë frikë? Në këtë luftën tonë të re, ne jemi trima e luftëtar, ne jemi të disiplinuar, e respektojmë kodin e luftës, udhëhiqemi nga dëshira për të fituar, e luftojmë për të fituar. Dëshira jonë e vetme, është bërë lufta jonë sot! Ne jemi bashkë, në synimin tonë, ne pastrojmë duart 30 herë në ditë, evitojmë kontaktin direkt me njerëzit, mbajmë distancën 2 metër nga njeri tjetri, kujdesemi për më të moshuarit, i duam fëmijët, dhe e mbrojmë vetën bashkë me ta. Në luftën tonë edhe mund të këtë beteja të humbura, megjithatë disa beteja që humbën, sjellin fitoren e madhe.
Forca!, jemi ne, ia dalim :)
 

Bebw

Hilarious🌞
Staf në FV.AL
E lodhur,kaq shume e lodhur ndaj cdo gjeje po ndihem .Pak qetesi kerkoj,ndaleni boten dhe me zbrisni diku aty ne "Kurkund" .Ndonjehere kemi nevoj te rigjejmë vetveten tone, e di edhe une kam humbur tashme .Nese me pyesin "pse" , thjesht do heshtja .E çfarë te them fundja,gjithcka çfarë kam nevoj është një perqafim ,dhe qetesi...shume qetesi .Mendja e trazuar gjithmone lendon ,nese padashur kam lenduar thjesht me falni.Eh ,po e lë me kaq...shihemi heren tjeter e dashur vetja ime 🖤
 

Petrit101

Ta ka ta pu! ta kam me ti ba
SAVE_20200428_130817.jpg


Me një standing ovation të pandërprerë duartrokitën vrasësit, edhe një herë të pa dënuar për krimin dhe talljen e një trupi të ri i të cilit i është hequr mundësia të jetojnë rininë e tij

Ky karozel fytyrash groteske më ka neveritur;

është e çuditshme ti vështrosh nga jashtë në pavetdijshmerine e mostrousitetit të tyre dhe në pavetdijen e një tragjedie që po kryhet, megjithatë.

Aq më tepër jo njerëzore është mburrja e një shpirti deform përball një viktime kjartsisht të pafajshme, e të përulur publikisht shpesh herë ngaqë nuk mund të mbrohet

Edhe një herë nuk më shteret habia sesa mostrousitet fshehet në normalitetin.
 

Bebw

Hilarious🌞
Staf në FV.AL
Dhemb kur kujton se i njeh njerezit, dhe i hap zemren ...dhemb kur merr një thike pas shpine vetem se bije pre e naivitetit.Dhemb madje edhe kur dashuria dhe miresia merret per dobesi .Sa dhimbje,ligesi dhe trishtim qe ka ne kete bot,ndonjehere ndihem sikur nuk i perkas ......

PS: Me love Xhenin shume 🤗
 
Last edited:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
...kishte një shikim pak melankolik,i ngjante henes kur është gjysem ne net vere.
ca hapa te lehte dhe pranveror endeshin asaj shetitorje plazhi ,ate darke te vone,syte e mi u perplasen mbi embelsin e trupit te saj,mbante një fustan gri te hapur,me një dekolte ne forme uje.
s`mundesha te bëja ndryshe pervec se te ndjekja levizjet e saj...
...ne një moment i ofrova një kafe-si e doni e pyeta'-shikimi i saj ra mbi syte e mi,ndjeva qe skuqesha pak nga emocionet,u ndjeva si një adoleshent ,vetja me tradhtoj.
...ajo buzeqeshi,pa sheqer me tha.
kjo ishte darka qe do pasonte njemije darka tjera bashke ,,,nese do jete dashuri apo lufte me tej,kete do e vertetoje koha,qe mes nesh sapo kishte filluar te numronte minutat tone te perbashket...:))
 
Top