• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mitropoliti i Konicës: GREQIA të اLIROJث “Vorio Epirin”

Monique

Staf në FV.AL
Në një reagim të joortodoks, të mbushur plot urrejtje, Mitropoliti i Konicës Konstantinos Andreas i bën thirrje shtetit grek të ndërhyjë për të çlituar “Epirin e Veriut”.




Mitropoliti Andrea ka reaguar ashpër pas vrasjes së 35-vjeçarit grek Kostandinos Kacifas nga policia shqiptare duke thënë se “shqiptarët e urrejnë helenizmin”.
“Pavarësisht se sa shumë përpiqen shqiptarët, helenizmi i Epirit të Veriut nuk do të çrrënjoset”, ka deklaruar Mitropoliti Andrea duke i bërë thirrje shtetit drek të insistojë në sqarimin e rrethanave të vrasjes së Kacifas, raporton Newsbomb.al.

“Ne të gjithë mendonim se krimi i fundit i shqiptarëve do të ishte ai i vrasjes së katër të rinjve nga Aliko, më 12 dhjetor të 1990. Por shpejt instikti nxorri në pah terrorizmin e ri shqiptar dhe krimin kunër grekëve në Veri. Kështu në gusht të 2010 u vra Aristoteli Goumas nga Himara, vetëm se fliste greqisht”, shprehet Mitropoliti i Konicës në një letër drejtuar autoriteteve të larta greke, raporton Newsbomb.al.

“Dhe tani në 28 tetor 2018 vritet Kostandin (trimi) Kacifa, nga Bularati i Gjirokastrës, sepse ngriti flamurin grek të madh në varrezat e ushtarëve heronj grekë. Tani shqiptarët vazhdimisht pretendojnë njëmijë justifikime për të mbuluar krimet e tyre. Ne i bëjmë thirrje shtetit grek dhe autoriteteve të insistojnë në sqarimin e krimit.

Në mënyrë që të ndalojnë fatkeqësitë në Epirin e Veriut nga shqiptarët e paskrupullt, duke iu drejtuar të gjithë grekëve i bëj thirrje që të kuptojnë, se zgjidhja e vetme për të shpëtuar grekët nga vendi barbar fqinj është vetëm një:

BASHKIMI I EPIRIT Tث VERIUT ME GREQINث”, thuhet në letrën e mitropolitit.ZgjohuShqiptar.info
 
Top