• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mesina, italiani që çmend Moskën!

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Mesina, italiani që çmend Moskën!

Etore Mesina sërish në majë të Europës. Dhe sërish me CSKA?në e Moskës, njëprej skuadrave më legjendare të basketbollit europian për klube, që në gjashtë?shtatë vitet e fundit ka ringjallur atë lavdi të pabesueshme të viteve 1960, kur dominonte kontinentin. Por rusët e dinë mirë se pa një strateg si Mesina, që të dielën fitoi trofeun e katërt të Euroligës, kjo nuk do të kishte qenë e mundur, dhe pse klubi ka blerë lojtarët më të mirë të mundshëm amerikanë dhe jo vetëm, ndaj ia rinovoi kontratën italianit vetëm një orë para finales me Makabin, duke shuar zërat se ai do të kalojë te Barcelona sezonin e ardhshëm. Megjithatë Mesina ruan modestinë në deklaratat e tij pas triumfit. “Jam kaq i kënaqur për tifozët e CSKA?së”, thotë “axurri”. “Ishte një sezon shumë i vështirë, por unë mendoj se ishim shumë të fortë psikologjikisht në këtë “Final Four”. Në gjysmëfinale eliminuam TUA?n, që luante para tifozëve të saj, ndërsa në finale mundëm Makabin, rivalin tonë të përjetshëm, që kishte ardhur me ambiciet e zakonshme për titull në Madrid. Por ne kemi vite që jemi në elitën europiane dhe suksesi i sotëm e konfirmon më së miri këtë fakt, pasi titulli i dytë në tre vjet është një arritje e pabesueshme”. Dhe Mesina u shpreh i lumtur edhe për rinovimin e kontratës, pak çaste para finales. “Lojtarët nuk dinin gjë për rinovimin, pasi nuk doja t’ua thoja para finales”, përfundoi Etore. “Pas saj u thashë se vendosa të qëndroja në Moskë për të drejtuar sërish këtë klub legjendar, që meriton shumë”.
 
Top