• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Merkel: 80 miliardë euro për shpëtimin e Greqisë ‎ Shkëlqyer

Malsi

Anëtar i Nderuar
Ja Nev se na cmende ,ta dham edhe borxhin , tani me kujdes mos i beni rrush e kumbulla edhe keto :p


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, reagoi pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë, duke thënë se 80 miliardë euro do të jetë ndihma financiare në këmbim të reformës së plotë të pensioneve dhe disa ndryshimeve të tjera thelbësore.

“25 miliardë euro do të përdoren për rikapitalizimin e bankave, të cilat më pas do të privatizohen nën vëzhgimin e vendeve europiane. Duhet të mbështesim programin, pasi në të shkuarën kemi parë që ka pasur vështirësi në implementimin e programeve”, tha Merkel.

Në lidhje me pyetjen nëse Parlamenti grek do e miratojë këtë marrëveshje, Merkel tha: “Situata në Greqi është e tensionuar, por është në interesin e Greqisë të zbatojë marrëveshjen. Mendoj se besimi mund të rifitohet”.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, e konsideroi marrëveshjen si një “luftë të ashpër” dhe se tashmë vendi i tij do të përballet me vendime të vështira.

“Morëm përsipër përgjegjësinë për vendimin e shmangies së planeve ekstreme nga rrethet konservative europiane. Arritëm të ristrukturonim borxhin dhe të siguronim një financim afatmesëm”, tha Tsipras në reagimin e tij të parë pas arritjes së marrëveshjes.

“Greqia do të vazhdojë luftën për ringritje”, shtoi kryeministri grek.


Presidenti i Francës, Francois Hollande, theksoi se Tsipras mori një vendim shumë të guximshëm me pranimin e marrëveshjes.

“Ishte një vendim i guximshëm nga ana e Tsipras. Ai kërkoi për reforma të tjera, por në të njëjtën kohë e dinte se kjo ishte mënyra e vetme për të marrë financimin”, tha Hollande.

Top Channel.tv
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Merkel: 80 miliardë euro për shpëtimin e Greqisë

hahahahaha Malsi :)). Po.por lufta per Tsipren akoma ska ndaluar.
Brenda 48 oresh duhet te kaloj nomosixdia dhe te kaloje ne parlament programin dhe disa ligje themelore.
Dhe si do i perpballoj 17 deputet, (nga krahu politik i tij)dy ministra dhe krytaren e parlamentit kundra :).
Por krysorja besoj kaloj dhe pozitivisht ja dolen.
I lumte.
Ama shume shume po ma merzisin Tsipron ,kjo nuk eshte e drejte fare hahahahah
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Merkel: 80 miliardë euro për shpëtimin e Greqisë

Ja cilët shtete donin Greqinë jashtë eurozonës

19 shtetet e eurozonës deklaruan se ishin të kënaqur me arritjen e marrëveshjes, por e vërteta ka qenë ndryshe. Siç shkruan britanikja “The Telegraph” zbulon se marrëveshja ka qenë tepër e vështirë, pasi një pjesë vendesh kanë dashur Greqinë jashtë eurozone.

Sipas të përditshmes britanike, Gjermania, Estonia, Finlanda, Sllovakia, Holanda, Sllovenia, Letonia, Belgjika dhe Lituania kanë kërkuar përjashtimin e Greqisë nga Eurozona.

Vendet e Europës së veriut kanë qenë gjithnjë skeptike për reformat e Greqisë.

Ndërsa vendet që donin që Greqia të mbetej në eurozonë ishin: Luksemburgu, Malta, Portugali, Spanja, Austria dhe Irlanda.

Kundër Grexit ishin: Franca, Italia dhe Qipro

Por avokatët më të mëdhenj të Greqisë kanë qenë Italia dhe Franca. Franca i ka qëndruar pranë si aleate gjatë gjithë kohës Greqisë, ndërkohë kryeministri grek Alexis Tsipras, e cilësoi homologun e tij Matteo Renzi, si mikun e tij.


Po normale se kan qen kto qe kan dhen dhe borxhin me te madh.... Nje gje dihesh pavarsisht gjith ksaj loje dhe presioni qe benin greket prap gjermani i terrhoqi per hunde duke then ktu se dua une ..Duke lejuar borxh tjeter greqis deri sa ta blej komplet si shtet greqin duke par qe greqia sesht e aft te shlyej borxhet...

Shpresoj ne nje te ardhme ta shikoj flamurin gjerman te shtrir ne ter Greqin ..
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Merkel: 80 miliardë euro për shpëtimin e Greqisë

Arrihet marrëveshja me Greqinë

Greqia dhe partnerët e saj evropianë arritën një marrëveshje të tretë shpëtimi, pas një seance maratonë të udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel. Udhëheqësit e Eurozonës e detyruan Athinën t’i hapë rrugë mbikqyrjes financiare nga jashtë në shkëmbim të bisedimeve për një paketë shpëtimi prej rreth 100 miliard dollarësh, që do ta mbante vendin brenda monedhës së përbashkët.

Greqia ra dakord për një sërë reformash të vështira për të marrë kredinë e propozuar prej rreth 100 miliard dollarësh, për të cilën ajo ka nevojë të domosdoshme.

Presidenti i Bashkimit Evropian Donald Tusk tha sot në Bruksel se marrëveshja ishte arritur njëzëri pas 17 orë bisedimesh.

"Marrëveshja përmban kushte të rrepta që duhet të plotësohen, tani nevojitet miratimi i disa parlamenteve, duke përfshirë atë grek, në mënyrë që të fillojnë zyrtarisht negociatat rreth një programi ndihme në suazën e Mekanizmit të Stabilitetit Evropian. Megjithatë, vendimi i jep Greqisë rastin të kthehet në rrugën e duhur me mbështetjen e partnerëve evropianë. Ajo shmang gjithashtu pasojat sociale, ekonomike dhe politike që do të kishin sjellë një rezultat negativ."

Sipas agjencive të lajmeve, kompromisi ishte arritur mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez François Hollande dhe zotit Tusk.

Zoti Tsipras u tha gazetarëve se marrëveshja ishte më e mirë që ata mund të shpresonin:

"Marrëveshja është e vështirë, por ne arritëm të ndalim transferimin e aseteve publike jashtë vendit. Ne arritëm të pengojnë planin e asfiksimit financiar dhe shëmbjen e sistemit financiar të vendit, një plan që ishte projektuar kohët e fundit deri në hollësitë më të vogla dhe në mënyrë të përkryer dhe kishte filluar të vihej në zbatim. Së fundi, ne arritëm me këtë luftë të vështirë ristrukturimin e borxhit dhe sigurimin e financimit për një periudhë afatmesme.”

Kryeministrit Tsipras tani do t’i duhet të bindë parlamentin grek të miratojë marrëveshjen deri të mërkurën, duke përfshirë reformat e tatimit dhe planet e pensioneve, të cilat do të kenë ndikim të thellë në shoqërinë greke.

Pasi Parlamenti të ketë dhënë miratimin, zotit Tsipras do t’i duhet të bindë të 18 partnerët e tij evropianë për të lejuar dhënien e fondeve kalimtare, që do të shmangnin falimentimin e institucioneve shtetërore.

Në komentet e tij, ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier u tregua i përmbajtur, duke thënë se mbeten ende hapa të vështirë për t’u bërë përpara se të vuloset një marrëveshje përfundimtare me Athinën.

"Ka ende hapa të vështirë për të kapërcyer në ditët e ardhshme dhe tani i takon qeverisë dhe parlamentit grek të rindërtojë besimin, që është i nevojshëm për të marrë vendimet e ardhshme," u tha zoti Steinmeier gazetarëve në Vjenë.

Zoti Steinmeier shtoi se Evropa tregoi se ajo është në gjendje të veprojë e bashkuar dhe në mënyrë racionale, me solidaritet.

Homologu i tij francez, Laurent Fabius vlerësoi bashkëpunimin mes Francës dhe Gjermanisë, por u shpreh se përpara mbetet një rrugë e gjatë për të bërë.

"Tani mbetet një seri e tërë vendimesh për t’u marrë në mënyrë që marrëveshja të zbatohet, por do të doja të përfitoja nga rasti për të theksuar nocionin e miqësisë Franko-Gjermane, të aleancës, solidaritetit dhe përgjegjshmërisë mes dy vendeve,” tha zoti Fabius.


tianaobserver
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Merkel: 80 miliardë euro për shpëtimin e Greqisë

Orë dramatike në Greqi, tension brenda dhe jashtë Parlamentit


Ata që kanë qenë më të ashpër ndaj marrëveshjes së arritur në Bruksel me huadhënësit ndërkombëtarë, kanë qenë deputetët e ekstremit të djathtë, Agimit të Artë.

Njëri prej tyre, Ilias Kasiridhis ka grisur në formë demonstrative marrëveshjen me ndërkombëtarët dhe i ka hedhur copat e letrave në drejtim të kryeministrit, Aleksis Tsipras.

Marrëveshja për një paketë të re ndihme për Greqinë, prej 86 miliardë eurosh, duhet të marrë miratimin para mesnatës në parlamentin grek, ndërkohë që ratifikimi i saj ka nisur edhe në Parlamentet e vendeve të tjera të Eurozonës, ku në Francë ligjvënësit kanë votuar thuajse në unanimitet pro saj.

/ Top Channel
 
Top