• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

LUMTURIA, Ç'ËSHTË?

LUMTURIA, Ç'ËSHTË?!

Sipas filozofit, Emanuel Kant: “Lumturia është përmbushja e të gjitha prirjeve tona”.
Por cilat janë këto prirje?
E pra, Kant gjithashtu e pranonte faktin që jo gjithmonë e dimë se çfarë është më mirë për ne, duke shtuar se qeniet njerëzore nuk janë të afta që të përcaktojnë me siguri absolute, se çfarë do i bëjë me të vërtetë të lumtura. Kjo mund të tingëllojë kundër-produktive, por Kant besonte se sa më shumë që përpiqemi të jemi të lumtur, aq më të pakënaqur do të jemi.
A keni provuar ndonjëherë kaq shumë për të shijuar diçka, e në fund keni përfunduar duke u ndjerë të zhgënjyer? Atëherë me siguri do ta kuptoni këtë teori.
Në vend që të përpiqemi vazhdimisht të arrijmë gjërat që besojmë se do ta përmbushin lumturinë, Kant thotë se duhet të përqendrohemi në veprimin, apo në mënyrën që ne besojmë se është e drejtë.
Kjo mund të përfshijë:
- Të bësh gjëra për të ndihmuar të tjerët.
- Të bësh gjëra që burojnë nga një ndjenjë detyre.
- Të përpiqesh të jesh sa më racional dhe moral që të jetë e mundur.
Kjo nuk do të përfshinte:
- Tundimin për t’u pasuruar.
- Punën e madhe në kërkim të zotërimeve materiale.
- Fokusimin e madh në qëllimet egoiste.
Pra, mesazhi themelor është ndalimi i fiksimit pas lumturisë dhe përpjekja për të qenë një njeri i mirë.
Kur bëjmë gjënë e duhur, lumturia do të vijë
natyrshëm.
FB_IMG_1581519042123.jpg

A_vataj
 

Comments

Lumturia si koncept eshte po aq relative sa trishtimi.
Keshtu qe c`do filozof sjell pikpamjen e ti preceptive mbi keto rrjeta filozofike.
shpesh filozofia duket sikur eshte nje tog fjalesh perserites,por ama nese i hyme ne thelb ka nje gam te madhe ndryshimi se si kuptohet dhe pervetsohet cdo koncept filozofik tek gjithesecili nga ne.
Per mua lumtuaria eshte nje kupol veprimesh dhe sjelljesh qe sjellin qetesine rreth nesh,per mua.
Por baza e nje lumturie eshte te dim rrugen se si te qetesojme mendjen dhe trupin tone ne nje harmoni mes tyre,me pas lind veprimi i ketyre dy pjeseve me ambjentin komunikues dhe nderveprues me cfare ne na rrethon ,perfshire dhe jeten sociale,punen ,mardhenjet familjare etj etj.
gjithesesi kur ne kalojme rrethin e varferise ekzistenciale te mbijeteses,atehere mjafton te dime qe te shijojme lumturine.
Shpesh Mendoj qe filozofia eshte pak lluks i atyre qe kane mundesin e rehatise dhe kohes, te `shtrijne pet` filozofike.
Por ne baze filozofia eshte nje inspirim i psikollogjise i ndryshimeve dhe besimeve te rrymave dhe ujrave njerzore.
Keshtu qe pa te z`do mundeshim te perballojme perditshmerine shpesh here te rendomte dhe te lodhshme.
Si perfundim c`eshte lumturia?
Eh,nje frymarrje e lire nen petkun e universit,mos i lini ditet te vdesin duke ju `shkelmuar trupin tuaj fizik` pak nga pak deri ne kalbjen e ti perfundimtare,pa e ujitur kete te fundit me lumturin e keti udhtimi.
 
I ndikuar nga edukimi i nënës dhe me një personalitet si: i përpiktë deri në përsosmëri dhe makinë punuese, me një rreth familjar me ligje detyruese, nuk është për tu habitur të dalë një filozof i kësaj kategorie. Mbase do duhej të shtohej edhe 'Idealist' në listën e teorive moral filozofike të tij.
 
Lumturia me e madhe eshte te kenaqesh me ate qe ke dhe mos te mendosh shume per gjera qe nuk i ke.
Kuptohet qe njeriu duhet te punoje per te ardhmen dhe permiresuar gjendjen e tij gjithashtu..

Tregojne qe dikush ka thene: Isha i merzitur shume ngaqe nuk kisha kepuce, derisa pashe dike qe nuk kishte kembe..
 
Nje gje di me i thene Kantit. Problemi me serioz ne jeten e njeriut eshte qe te kete kujdese me deshirat e tij. Jo te gjitha deshirat jane te mira. Prandaj kujdes cfare deshirojme ngase edhe munde te realizohet.
 
Destinacioni qe shume prej nesh e ëndërrojmë,por pastaj kuptojm qe destinacioni yne eshte toka dhe lumturia eshte nje copez kujtimi qe favorizohet nga personat e dashur.
 
Nje gje di me i thene Kantit. Problemi me serioz ne jeten e njeriut eshte qe te kete kujdese me deshirat e tij. Jo te gjitha deshirat jane te mira. Prandaj kujdes cfare deshirojme ngase edhe munde te realizohet.
Kanti e ka sqaruar mirë në perceptimin e tij, ku ai sheh çdo gjë të moralshme nëse qëllimi është i mirë. Pra nëse flitet për dëshira qëllim mira, ato janë të moralshme pa marë parasyshë rezultatet. 🙂
 
Top