• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Ligji per Arbitrazhin i Kosoves

fcbesia

Anëtar i Respektuar
LIGJI PثR ARBITRAZHIN
Kuvendi i Kosovës,​
Në mbështetje të Kreut 5.1 (ç) dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 datë 15 maj 2001), dhe Me qëllim të rregullimit të lëndës së arbitrazhit dhe të ekzekutimit të vendimeve të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës në pajtim me standardet bashkëkohore Evropiane dhe ndërkombëtare,
Miraton:
LIGJIN PثR ARBITRAZHIN
Kreu I
DISPOZITAT E PثRGJITHSHME
Neni 1
Fushëveprimi​
Me këtë ligj përcaktohen rregullat që zbatohen për marrëveshjet e arbitrazhit, procedurat e arbitrazhit si dhe njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës.
Neni 2
Përkufizimet
“Marrëveshja e Arbitrazhit” nënkupton marrëveshjen e arritur ndërmjet dy ose më shumë personave, që disa ose të gjitha kontestet juridike, të cilat kanë lindur ose që mund të lindin ndërmjet tyre, do t’i nënshtrohen arbitrazhit.
“Vendim” përfshin të gjitha urdhrat e nxjerra nga tribunali i arbitrazhit, qofshin ato të përkohshme, të pjesshme, procedurale, meritore ose përfundimtare, lidhur me të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe shpenzimet.
“Konsumator” do të thotë çdo person fizik i cili lidhë kontratë për qëllime që nuk kanë të bëjnë me tregti, afarizmin ose profesionin e tij.

“Person” përfshin të gjithë personat fizikë dhe juridikë. Në kuadër të personave juridikё bëjnë pjesë personat juridikё të së drejtës private si dhe personat juridikё të së drejtës publike.
“Gjykatë” në këtë ligj i referohet gjykatës së caktuar në marrëveshjen e arbitrazhit ose,në mungesë të një përcaktimi të tillë, Gjykatës Ekonomike.
“Tribunal” nënkupton tribunalin e arbitrazhit.
Neni 3
Kompetencat e gjykatës
Asnjë gjykatë në Kosovë nuk ka të drejtë të ndërhyjë në procedurën e arbitrazhit, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me këtë ligj.
Neni 4
Njoftimi dhe llogaritja e afateve kohore

4.1. Të gjitha njoftimet, kumtesat ose parashtresat konsiderohen se janë pranuar nëse ato i janë dorëzuar personalisht personit të adresuar, ose nëse i dërgohen personit të adresuar përmes postës së regjistruar në vendbanimin e tij, në vendin ku ai e ushtron afarizmin ose në adresën e tij postare. Nëse asnjëra nga lokacionet e lartpërmendura nuk mund të gjinden, njoftimi konsiderohet së është pranuar nëse ai i dërgohet personit të adresuar në
vendbanimin ose vendin e ushtrimit të afarizmit të fundit të njohur. Njoftimi konsiderohet se është pranuar në ditën kur është bërë dorëzimi i tij. Dispozitat e këtij paragrafi nuk zbatohen lidhur me njoftimet dhe parashtresat e dorëzuara gjatë procedurave gjyqësore.
4.2. Të gjitha afatet kohore të parapara në këtë ligj fillojnë të ecin një ditë pas pranimit të njoftimit. Nëse dita e fundit e këtij afati kohor është festë zyrtare ose nuk është ditë pune në vendbanimin ose vendin e afarizmit të personit të adresuar, atëherë afati kohor përfundon në ditën e parë vijuese të punës. Festat zyrtare ose ditët që nuk janë ditë pune duhet të përfshihen në llogaritjen e afatit kohor.
Kreu II
MARRثVESHJA E ARBITRAZHIT
Neni 5
Arbitrabiliteti
5.1. Një mosmarrëveshje mund të zgjidhet përmes arbitrazhit vetëm nëse ekziston një marrëveshje e palëve, me anë të së cilës ato pranojnë që mosmarrëveshja të zgjidhet përmes arbitrazhit.
5.2. Të gjitha mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me kërkesa civile-juridike dhe
ekonomike-juridike mund t’i nënshtrohen arbitrazhit, përveç nëse është e ndaluar me ligj.

Neni 6
Marrëveshja e arbitrazhit
6.1. Marrëveshja e arbitrazhit lidhet në formë të shkruar.
6.2. Kushti i mësipërm konsiderohet se është përmbushur edhe nëse lidhja e marrëveshjes së arbitrazhit dokumentohet në formë të këmbimit të letrave, telefaksit, telegramit ose mënyrave të tjera të telekomunikimit ose komunikimit elektronik, në formë të konosmanit, nëse konosmani përmban shprehimisht një klauzolë të arbitrazhit, ose në rast të paraqitjes së padisë dhe të përgjigjes në padi, në kuadër të së cilës njëra palë pretendon se ekziston një marrëveshje arbitrazhi dhe pala tjetër nuk e konteston këtë.
6.3. Nëse një konsumator është palë në marrëveshjen e arbitrazhit, Marrëveshja e arbitrazhit konsiderohet të jetë lidhur në formën e shkruar vetëm nëse të gjitha palët në marrëveshjen e arbitrazhit e nënshkruajnë personalisht dokumentin që përmban klauzolën e arbitrazhit. Nënshkrimi i cekur në këtë paragraf mund të zëvendësohet me nënshkrimin elektronik në përputhje me legjislacionin përkatës për nënshkrimet elektronike.
6.4. Mospërmbushja e kushteve të përcaktuara nё paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni nuk merret parasysh nga tribunali i arbitrazhit, nëse palët e kanë inicuar procedurën e arbitrazhit.
Neni 7
Paditë para Gjykatave
Gjykata, para së cilës është ngritur një padi lidhur me një çështje, e cila i nënshtrohet arbitrazhit, e hedh poshtë padinë, nëse i padituri në përgjigjen e tij ndaj padisë thirret në marrëveshjen e arbitrazhit, përveç nëse gjykata konstaton se marrëveshja e arbitrazhit është e pavlefshme ose që çështja kontestuese nuk mbulohet nga marrëveshja e arbitrazhit.
Neni 8
Masat e përkohshme të gjykatës
Pa marrë parasysh marrëveshjen e arbitrazhit ose fillimin e procedurës së arbitrazhit,gjykata kompetente mund të merr masa të përkohshme, nëse kjo kërkohet nga njëra palë e cila paraqet prova të besueshme se asaj mund t’i shkaktohet dëm ose humbje e menjëhershme ose e pariparueshme nëse nuk merret masa e përkohshme.

Kreu III​

PثRBثRJA E TRIBUNALIT Tث ARBITRAZHIT
Neni 9
Numri dhe emërimi i arbitërve
9.1. Tribunali i arbitrazhit përbëhet nga një arbitër i vetëm ose nga një trup arbitrash, me kusht që numri i arbitrave të këtij trupi të jetë një numër tek.
9.2. Palët mund të merren vesh për procedurën e emërimit të arbitrit ose të arbitrave.
9.3. Nëse palët nuk merren vesh për numrin e arbitrave ose për procedurën e emërimit të tyre brenda 15 ditëve pasi që i padituri të ketë pranuar njoftimin për arbitrazh, tribunali i arbitrazhit do të përbëhet nga një trup prej 3 arbitërve të cilët emërohen sipas paragrafit 4 të këtij neni.
 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
9.4. Në rastin e përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni, secila palë emëron një arbitër. Dy
arbitrat e emëruar, e emërojnë arbitrin e tretë i cili do të jetë drejtues i tribunalit të
arbitrazhit. Nëse njëra pala nuk e emëron arbitrin brenda tridhjetë (30) ditëve nga pranimi
i kërkesës për ta bërë këtë, ose nëse dy arbitrat nuk merren vesh për emërimin e arbitrit të
tretë brenda tridhjetë ditëve nga emërimi i tyre, atëherë me kërkesën e njërës palë arbitri
përkatës emërohet nga Gjykata.
9.5. Përveç nëse palët pajtohen ndryshe, pala, e cila e ka bërë emërimin e arbitrit, është e
lidhur për këtë emërim prej momentit, kur pala tjetër ta ketë pranuar njoftimin për
emërimin e arbitrit.
9.6. Kur Gjykata e emëron arbitrin, ajo i merr parasysh kualifikimet të cilat arbitri duhet
t’i plotësojë sipas marrëveshjes së arbitrazhit dhe duhet të sigurojë që arbitri të jetë i
pavarur, i paanshëm dhe të mos ketë ndonjë konflikt interesi.
Neni 10
Përjashtimi i arbitrit
10.1. Personi, të cilit njëra palë ose Gjykata i drejtohet për emërim si arbitër, ka për
detyrë t’i bëjë publike të gjitha rrethanat të cilat mund të shkaktojnë dyshime lidhur me
pa-anësinë ose pavarësinë e tij. Arbitri, pas emërimit, duhet t’i bëjë publike rrethanat e
tilla para palëve nëse palët nuk janë njoftuar paraprakisht për këto rrethana.
10.2. Secila palë mund të kërkojë përjashtimin e cilitdo arbitër, nëse ajo ka dyshime të
arsyeshme lidhur me pa-anësinë ose pavarësinë e arbitrit, ose nëse arbitri nuk i posedon
kualifikimet për të cilat palët janë pajtuar. Pala mund të kërkojë përjashtimin e arbitrit të
cilin e ka emëruar ajo, vetëm nëse arsyet për përjashtimin e tij kanë lindur pas emërimit
të arbitrit. Pala gjegjëse ka për detyrë të kërkojë përjashtimin e arbitrit menjëherë pasi të
njoftohet për rrethanat të cilat e arsyetojnë përjashtimin.
Neni 11
Procedura për përjashtimin e arbitërve
11.1. Palët mund të merren vesh për procedurën e përjashtimit të një arbitri. Paragrafët 2,
3 dhe 4 të këtij neni zbatohen, nëse palët nuk janë pajtuar për një procedurë të tillë.
11.2. Brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga emërimi i arbitrit ose pasi të jetë njoftuar për
rrethanat e përcaktuara me nenin 10, paragrafi 2, pala e cila kërkon përjashtimin e një
arbitri ka për detyrë, t’i dërgojë palës tjetër dhe anëtarëve tjerë të tribunalit një njoftim
për përjashtimin. Njoftimi duhet të bëhet me shkrim dhe në të duhet të theksohen arsyet
për përjashtim.
11.3. Nëse arbitri nuk jep dorëheqje ose pala tjetër nuk pajtohet me përjashtimin, tribunali
i arbitrazhit vendos mbi kërkesën për përjashtimin e arbitrit.
11.4. Nëse kërkesa për përjashtimin e arbitrit nuk është e suksesshme sipas procedurës
për të cilën janë pajtuar palët ose sipas procedurës së paraparë në paragrafin 2 dhe 3 të
këtij neni, atëherë pala përkatëse mund të paraqesë kërkesën për përjashtimin e arbitrit
para Gjykatës brenda 15 ditëve prej ditës së pranimit të njoftimit për refuzimin e kërkesës
për përjashtim. Kundër vendimit të Gjykatës nuk lejohet ankesa. Përderisa Gjykata nuk
ka vendosur për kërkesën, tribunali i arbitrazhit, duke përfshirë edhe arbitrin përjashtimi i
të cilit kërkohet, mund të vazhdojë me procedurën e arbitrazhit dhe të nxjerr vendim.
Neni 12
Moskryerja e detyrës
12.1. Nëse arbitri për arsye juridike ose faktike nuk mund t’i ushtrojë detyrat e tij ose për
shkaqe tjera nuk i ndërmerr veprimet pa vonesë të arsyeshme, mandati i tij përfundon
nëse jep dorëheqje ose kur palët pajtohen për përfundimin e mandatit të tij. Nëse arbitri
nuk jep dorëheqje ose nëse palët nuk pajtohen lidhur me përfundimin e mandatit, me
kërkesën e njërës palë ose të ndonjë anëtari të tribunalit, Gjykata vendos për përfundimin
e mandatit të arbitrit. Kundër vendimit të Gjykatës nuk është e lejuar ankesa.
12.2. Nëse sipas paragrafit 1 të këtij neni ose nenit 11, paragrafi 2, arbitri jep dorëheqje
ose palët pajtohen për përfundimin e mandatit të arbitrit, kjo nuk nënkupton se ekziston
njëra prej arsyeve të parapara në këtë nen ose në nenin 11, paragrafi 2.
Neni 13
Zëvendësimi i arbitrit
Në rast se mandati i një arbitri përfundon sipas nenit 11 ose 12 ose për shkak të
dorëheqjes së tij, atëherë emërohet një zëvendës arbitër sipas dispozitave për emërimin e
arbitrave, përveç nësë palët dakordohen për një procedurë tjetër.
Kreu IV
KOMPETENCA E TRIBUNALIT Tث ARBITRAZHIT
Neni 14
Kompetenca
14.1. Tribunali i arbitrazhit vendos mbi vlefshmërinë e marrëveshjes së arbitrazhit dhe se
a është kompetent për zgjidhjen e kontestit i cili i është parashtruar. Në këtë kontekst,
klauzola e arbitrazhit, e cila është pjesë e një kontrate, trajtohet si marrëveshje e veçantë
dhe e pavarur prej kontratës.
14.2. Kundërshtimin, se tribunali i arbitrazhit nuk është kompetent, pala duhet ta dorëzojë
më së voni deri në momentin e dorëzimit të përgjigjes në padi. Pala nuk mund të privohet
nga e drejta e paraqitjes së kundërshtimit në fjalë, për shkak se e ka emëruar ose ka marrë
pjesë në emërimin e një arbitri.
14.3. Kundërshtimi, se tribunali i arbitrazhit e ka tejkaluar kompetencën e vet, duhet të
paraqitet nga pala menjëherë pasi të vihet në dijeni për këtë.
14.4. Në rastet e parapara me paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni, tribunali i arbitrazhit mund
të pranojë një kundërshtim të paraqitur me vonesë, nëse konstaton se pala ka arsyetim të
pranueshëm për këtë vonesë.
14.5. Secila palë mund të kërkojë nga gjykata që të shqyrtojë vendimin e tribunalit të
arbitrazhit lidhur me kompetencën e tij mbi kontestin përkatës. Kjo kërkesë duhet të
dorëzohet ne gjykatë brenda tridhjetë ditëve prej ditës së pranimit të njoftimit me shkrim
mbi vendimin. Paraqitja e kërkesës nuk e ndalon tribunalin e arbitrazhit që të vazhdojë
me procedurën e arbitrazhit dhe të nxjerr vendim.
Neni 15
Masat e përkohshme
15.1. Përveç nëse palët pajtohen ndryshe, tribunali i arbitrazhit, me kërkesën e njërës pale,
mund të urdhërojë marrjen e masës së përkohshme, nëse pala paraqet prova të besueshme
se asaj mund t’i shkaktohet dëm ose humbje e menjëhershme ose e pariparueshme në rast
se nuk merret një masë e këtillë. Tribunali i arbitrazhit mund të kërkojë nga secila palë që
të deponojë mjete siguruese lidhur me masat e tilla të përkohshme.
15.2. Me kërkesën e palës, gjykata mund të urdhërojë ekzekutimin e masës së
përkohshme të urdhëruar nga tribunali i arbitrazhit sipas paragrafit 1 të këtij neni, përveç
kur sipas nenit 8, për çështjen e njëjtë, pala e ka kërkuar masën e përkohshme.
15.3. Nëse konstatohet se masa e përkohshme e urdhëruar nga tribunali i arbitrazhit sipas
paragrafit 1 të këtij neni ka qenë e paarsyeshme, pala në dobi të së cilës është urdhëruar
masa e përkohshme ka për detyrë ta kompensojë dëmin të cilin e ka pësuar pala tjetër si
pasojë e ekzekutimit të masës së përkohshme. Tribunali i arbitrazhit është kompetent për
të vendosur lidhur me arsyeshmërinë e masës së përkohshme dhe për çështjet që kanë të
bëjnë me kompensimin e dëmit të lartpërmendur.
 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Kreu V
PROCEDURAT E ARBITRAZHIT
Neni 16
Rregullat e përgjithshme
16.1. Palët trajtohen në mënyrë të barabartë dhe secila palë duhet të ketë mundësinë e
plotë që të paraqesë rastin e saj në secilën fazë të procedurës së arbitrazhit.
16.2. Palët janë të lira në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre, të cilët do t’i përfaqësojnë ato
në procedurën e arbitrazhit. Asnjë përfaqësues i autorizuar nga pala, nuk mund të
përjashtohet nga procedura e arbitrazhit.
16.3. Pa cenuar dispozitat e detyrueshme të këtij ligji, palët mund të pajtohen mbi
procedurën e arbitrazhit.
16.4. Nëse palët nuk janë pajtuar për procedurën e arbitrazhit dhe në mungesë të
dispozitave përkatëse në këtë ligj, tribunali i arbitrazhit i përcakton vet rregullat e
arbitrazhit duke i zbatuar përshtatshmërisht rregullat e procedurës kontestimore ose duke
i zbatuar rregullat e arbitrazhit të një institucioni të arbitrazhit të përhershëm.
Neni 17
Vendi i arbitrazhit
17.1. Nëse palët nuk janë pajtuar mbi vendin ku duhet të mbahet arbitrazhi, tribunali i
arbitrazhit e cakton vendin e mbajtjes së arbitrazhit duke marrë parasysh rrethanat e rastit
dhe përshtatshmërinë e vendit për palët dhe tribunalin.
17.2. Pa cenuar paragrafin 1 të këtij neni, dhe nëse palët nuk janë marrë vesh ndryshe,
tribunali i arbitrazhit mund të takohet në cilindo vend që e konsideron të përshtatshëm për
mbajtjen e dëgjimit të palëve, tё dëshmitarëve, ose të ekspertëve, mbajtjen e
konsultimeve ndërmjet anëtarëve të tribunalit të arbitrazhit dhe për shiqimin e sendeve
ose dokumenteve.
Neni 18
Fillimi i procedurës së arbitrazhit
Nëse palët nuk janë pajtuar ndryshe, procedura e arbitrazhit lidhur me një kontest të
caktuar fillon në ditën kur kërkesa që kontesti t’i nënshtrohet arbitrazhit pranohet nga
pala e paditur.
Neni 19
Gjuha
19.1. Nëse palët nuk janë pajtuar ndryshe, tribunali i arbitrazhit, menjëherë pas
themelimit të tij, e përcakton gjuhën ose gjuhët të cilat do të përdoren gjatë procedurës së
arbitrazhit. Marrëveshja ndërmjet palëve, respektivisht, vendimi i tribunalit vlejnë për të
gjitha deklaratat dhe parashtresat me shkrim që dorëzohen nga palët, seancat e dëgjimit,
si dhe vendimet ose kumtesat tjera të tribunalit të arbitrazhit.
19.2. Tribunali i arbitrazhit mund të urdhërojë që të gjitha dokumenteve të dorëzuara gjatë
procedurës së arbitrazhit t’u bashkëngjitet një përkthim në gjuhën ose gjuhët për të cilat
janë pajtuar palët ose të cilat i ka caktuar tribunali i arbitrazhit. Tribunali i arbitrazhit i
pranon vetëm përkthimet e bëra nga një përkthyes i çertifikuar ose i aprovuar nga gjykata.
Neni 20
Padia, përgjigjja në padi dhe kundër-padia
20.1. Brenda afatit të dakorduar nga palët ose, në mungesë të një dakordimi të tillë,
brenda afatit të caktuar nga tribunali i arbitrazhit, paditësi ka për detyrë të paraqesë
padinë e tij dhe provat në të cilat mbështetet padia, dhe i padituri ka për detyrë të
paraqesë përgjigjen në padi dhe provat në të cilat mbështetet ajo. Së bashku me padinë,
përkatësisht, në përgjigjen në padi, palët mund t’i paraqesin të gjitha dokumentet tjera të
cilat i konsiderojnë të nevojshme dhe përcaktojnë se cilat prova tjera do t’i paraqesin.
20.2. Nëse palët nuk janë pajtuar ndryshe, secila palë gjatë procedurës së arbitrazhit
mund ta ndryshojë ose ta plotësojë padinë e vet, respektivisht përgjigjen e vet në padi,
përveç nëse tribunali i arbitrazhit konsideron se ndryshimet ose plotësimet janë të
palejueshme për shkak se janë paraqitur me vonesë.
20.3. Së bashku me përgjigjen në padi, ose në një fazë të mëvonshme të procedurës, kur
tribunali i arbitrazhit, duke marrë parasysh rrethanat e rastit, vendos se vonesa është e
arsyeshme, i padituri mund të paraqesë kundër-padinë e cila mbështetet në të njëjtën
kontratë ose në një kërkesë të bazuar në të njëjtën kontratë me qëllim të kompensimit të
ndërsjellët të kërkesave. Paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni zbatohen përshtatshmërisht për
kundër-paditë.
Neni 21
Dëgjimi i palëve dhe procedura me shkrim
21.1. Në mungesë të marrëveshjes ndërmjet palëve, tribunali i arbitrazhit vendosë se a do
të mbahet seanca e dëgjimit ose procedura do të zhvillohet në bazë të dokumenteve dhe
materialeve të tjera të shkruara, ose nëse do të kombinohen të dy këto procedura. Nëse
palët nuk e kanë përjashtuar mbajtjen e seancave të dëgjimit, tribunali i arbitrazhit mbanë
seancat e dëgjimit në një fazë të përshtatshme të procedurës, nëse një gjë e tillë kërkohet
nga pala. Seancat e dëgjimit nuk janë publike, përveç nëse palët janë dakorduar ndryshe.
21.2. Palët duhet të informohen paraprakisht dhe në kohë të duhur në lidhje me çdo
seancë të dëgjimit dhe çdo mbledhje të tribunalit të arbitrazhit e cila ka për qëllim
nxjerrjen e provave.
21.3. Të gjitha deklaratat, dokumentet ose informatat e tjera të cilat njëra palë ia dorëzon
tribunalit të arbitrazhit u dërgohen edhe të gjitha palëve tjera. Kjo vlen edhe për raportet e
ekspertëve ose provave tjera në formë të shkruar në të cilat tribunali i arbitrazhit mund ta
mbështesë vendimin e tij.
21.4. Tribunali i arbitrazhit bënë përgatitjen e përkthimeve të deklaratave gojore gjatë
seancave të dëgjimit si dhe mbajtjen e procesverbalit gjatë seancës, nëse një gjë ë tillë
konsiderohet e nevojshme nga tribunali i arbitrazhit duke marrë parasysh rrethanat e
rastit, ose nëse palët janë pajtuar për këtë dhe e kanë njoftuar tribunalin e arbitrazhit së
paku 15 ditë para mbajtjes së seancës së dëgjimit. Palët i bartin shpenzimet e përkthimit.
Neni 22
Mbyllja e seancës së dëgjimit
22.1. Pas paraqitjes së provave sipas nenit 20, paragrafi 1, tribunali i arbitrazhit mund të
kërkojë nga palët se a kanë për të paraqitur prova shtesë ose dëshmitarë plotësues. Nëse
nuk ka paraqitje të tilla, seanca e dëgjimit mbyllet.
22.2. Me iniciativë të vetën, ose në bazë të kërkesës së njërës palë, tribunali i arbitrazhit
mundet, në raste të jashtëzakonshme dhe kur këtë e konsideron të domosdoshme, ta
caktojë rihapjen e seancës së dëgjimit në çdo kohë para marrjes së vendimit meritor.
Neni 23
Provat
23.1. Secila palë e ka barrën e të provuarit për faktet të cilat e mbështesin padinë,
përkatësisht, përgjigjen në padi.
23.2. Tribunali i arbitrazhit përcakton pranueshmërinë, relevancën, vërtetësinë dhe
peshën e provave të paraqitura.
23.3 Tribunali i arbitrazhit vendos mbi pranimin ose hedhjen poshtë të kërkesave për
nxjerrjen e provave. Tribunali i arbitrazhit mund të nxjerrë prova, nëse këtë e konsideron
të nevojshme, dhe bënë vlerësimin tyre në mënyrë të lirë dhe të paanshme.
23.4. Në çdo kohë gjatë procedurës, tribunali i arbitrazhit mund të kërkojë nga palët që të
paraqesin dokumente ose prova tjera brenda afatit të caktuar nga ai.
Neni 24
Dëshmitarët
24.1. Nëse duhet të dëgjohet një dëshmitar, së paku 15 ditë para mbajtjes së seancës së
dëgjimit, secila palë duhet t’ia dorëzojë tribunalit të arbitrazhit dhe palës tjetër emrin
edhe adresën e dëshmitarit të cilin e fton të deklarohet, çështjen për të cilën do të
dëshmojë dhe gjuhën në të cilën do ta paraqes dëshminë.
24.2. Deklaratat e dëshmitarëve mund të paraqiten edhe në formë të deklaratave të
shkruara, të nënshkruara nga dëshmitari, me kusht që dëshmitari të jetë në dispozicion
për palët, nëse njëra palë e kërkon ekzaminimin e dëshmitarit.
 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Neni 25
Ekspertët
25.1. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, tribunali i arbitrazhit mund të emërojë një
ose më shumë ekspertë të cilët do t’i raportojnë atij me shkrim për çështje tё caktuara nga
tribunali i arbitrazhit.
25.2. Tribunali i arbitrazhit mund ta urdhërojë një palë që ekspertit t’i jep çdo informatë
të nevojshme, të përgatisë ose t’i ofrojë qasje në dokumente ose sende për shiqim. Pas
pranimit të raportit të ekspertit, tribunali i arbitrazhit ua dërgon palëve nga një kopje të
raportit me ç’rast palëve u jepet mundësia që me shkrim ta shprehin mendimin e tyre
lidhur me raportin.
25.3. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, me kërkesë të palës ose nëse tribunali i
arbitrazhit këtë e konsideron të nevojshme, eksperti, pasi të ketë dorëzuar raportin me
shkrim, dëgjohet në seancë, gjatë së cilës palët kanë mundësi ta marrin ekspertin në
pyetje. Gjatë kësaj seance të dëgjimit, palët mund të paraqesin ekspertët e tyre për të
dhënë mendimin e tyre në lidhje me çështjet e ngritura.
Neni 26
Mosveprimi i palës
26.1. Nëse paditësi nuk e paraqet padinë e tij në pajtim me nenin 20, paragrafi 1 dhe nuk ka
arsyetim të mjaftueshëm për këtë, tribunali i arbitrazhit e mbyllë procedurën e arbitrazhit.
26.2. Nëse i padituri nuk e paraqet përgjigjen e tij në padi sipas nenit 20, paragrafi 1,
tribunali i arbitrazhit vazhdon me procedurën. Mungesa e paraqitjes së përgjigjes në padi
nga i padituri nuk do të konsiderohet si pranim i pretendimeve të paditësit.
26.3. Nëse njëra palë, edhe pse ka qenë e njoftuar me rregull sipas këtij ligji, nuk merr
pjesë në seancën e dëgjimit ose nuk i dorëzon provat brenda afatit të caktuar, tribunali i
arbitrazhit mund ta vazhdojë procedurën e arbitrazhit dhe ta nxjerrë vendimin në bazë të
provave me të cilat disponon.
Neni 27
Heqja dorë nga kundërshtimi
Pala e cila është në dijeni për një shkelje të ndonjë dispozite të këtij ligji ose të
marrëveshjes me palën tjetër por e cila prapseprapë vazhdon procedurën e arbitrazhit pa
kundërshtuar menjëherë shkeljen në fjalë, konsiderohet se ka hequr dorë nga e drejta për
të parashtruar kundërshtimin.
Neni 28
Ndihma e gjykatës
28.1. Tribunali i arbitrazhit, ose pala që ka marrë miratimin paraprak nga tribunali i
arbitrazhit, mund të kërkojë ndihmë nga gjykata, me qëllim të nxjerrjes së provave ose
për kryerjen e punëve tjera juridike të cilat tribunali i arbitrazhit nuk është kompetent për
t’i kryer.
28.2. Nëse gjykata konstaton se kërkesa e tillë është e pranueshme, ajo e zbaton kërkesën
në pajtim me rregullat e saja procedurale.
Kreu VI
VENDIMET
Neni 29
E drejta kompetente
29.1. Në rastet me element ndërkombëtar, tribunali i arbitrazhit zbaton të drejtën të cilën
palët e kanë caktuar si të drejtën kompetente për aspektet materiale të kontestit. Në
mungesë të një caktimi të tillë nga palët, tribunali i arbitrazhit zbaton të drejtën e
përcaktuar nga rregullat e së drejtës ndërkombëtare private. Në të gjitha rastet tjera,
tribunali i arbitrazhit e zbaton legjislacionin e Kosovës.
29.2. Tribunali vendos ex aequo et bono ose si amiable compositeur vetëm nëse palët
shprehimisht e kanë autorizuar për këtë.
29.3. Në të gjitha rastet, tribunali i arbitrazhit vendos në pajtim me dispozitat e kontratës
duke marrë parasysh uzancat tregtare që vlejnë për rastin konkret.
Neni 30
Marrja e vendimeve
30.1. Në procedurën e arbitrazhit me më shumë se një arbitër, çdo vendim i tribunalit të
arbitrazhit merret me shumicë votash të të gjithë anëtarëve të tribunalit të arbitrazhit,
përveç nëse palët pajtohen ndryshe.
30.2. Për çështjet procedurale drejtuesi i tribunalit të arbitrazhit vendos vet, nëse për këtë
është i autorizuar nga palët ose nga të gjithë anëtarët e tribunalit të arbitrazhit.
Neni 31
Forma dhe përmbajtja e vendimit
31.1. Vendimi i tribunalit të arbitrazhit nxirret në formë të shkruar dhe është përfundimtar
dhe i detyrueshëm për palët. Vendimi për palët e ka efektin e njëjtë juridik sikurse një
aktgjykim i plotfuqishëm dhe detyrues i gjykatës.
31.2. Në vendim ceken arsyet mbi të cilat mbështetet vendimi, përveç nëse palët janë
pajtuar që arsyet të mos ceken.
31.3. Vendimi nënshkruhet nga arbitri ose arbitrat, dhe mbanë datën dhe vendin kur është
nxjerrë. Në procedurën e arbitrazhit me më shumë se një arbitër, nënshkrimet e shumicës
së anëtarëve të tribunalit janë të mjaftueshme, me kusht që në vendim të shpjegohen
arsyet për mungesën e nënshkrimeve të tjera.
31.4. Nga një kopje e vendimit të nënshkruar nga arbitrat u dorëzohet të dyja palëve, pasi
që të jenë paguar të gjitha taksat.
31.5. Vendimi bëhet publik vetëm me pëlqimin e të gjitha palëve.
Neni 32
Pajtimi
32.1. Nëse para nxjerrjes së vendimit palët pajtohen për zgjidhjen e kontestit, tribunali e
ndërprenë procedurën e arbitrazhit.
32.2. Nëse kërkohet nga palët, tribunali i arbitrazhit mund të dokumentojë pajtimin e
palëve në formë të një vendimi të arbitrazhit sipas kushteve për të cilat janë pajtuar palët,
përveç nëse përmbajtja e pajtimit cenon ose është në kundërshtim me rendin publik
(ordre public). Vendimi i tillë e ka efektin e njëjtë sikur një vendim meritor.
Neni 33
Përfundimi i procedurës së arbitrazhit
33.1. Procedura e arbitrazhit përfundon me nxjerrjen e vendimit përfundimtar ose të një
urdhri të tribunalit të arbitrazhit sipas paragrafit 2 të këtij neni.
33.2. Tribunali i arbitrazhit nxjerr urdhër për ndërprerjen e procedurës së arbitrazhit nëse:
1. paditësi:
a) nuk e dorëzon padinë e tij sipas nenit 20, paragrafi 1;
b) e tërheq padinë, përveç nëse i padituri e kundërshton këtë dhe tribunali i
arbitrazhit konstaton se i padituri ka interes legjitim që të nxirret vendimi
përfundimtar mbi kontestin;
2. palët pajtohen për përfundimin e procedurës; ose
3. palët nuk vazhdojnë procedurën e arbitrazhit edhe pse vazhdimi i procedurës është
kërkuar nga tribunali i arbitrazhit ose nëse vazhdimi i procedurës së arbitrazhit
është bërë i pamundshëm ose i panevojshëm për arsye të tjera.
33.3. Mandati i tribunalit të arbitrazhit përfundon me ndërprerjen e procedurës, përveç
nëse me ligj parashihet ndryshe.
Neni 34
Shpenzimet e procedurës
34.1. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, tribunali i arbitrazhit cakton shpenzimet në
vendimin e tij përfundimtar. Shpenzimet në fjalë përfshijnë:
a. taksën e tribunalit të arbitrazhit;
b. shpenzimet e arbitrave;
c. shpenzimet për ekspertë dhe ndihmën tjetër të cilën e ka kërkuar tribunali i
arbitrazhit dhe për të cilën janë pajtuar palët;
d. shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e tjera të dëshmitarëve, deri në masën e
miratuar nga tribunali i arbitrazhit;
e. shpenzimet për përfaqësimin dhe ndihmën për palën e suksesshme, nëse
kompensimi i këtyre shpenzimeve është kërkuar gjatë procedurës së arbitrazhit, dhe
vetëm deri në atë masë që tribunali i arbitrazhit e cakton të arsyeshëm; dhe
f. të gjitha taksat dhe shpenzimet e gjykatës kur kjo bënë emërimin e arbitërve.
 

fcbesia

Anëtar i Respektuar
34.2. Taksat e tribunalit të arbitrazhit duhet të jenë të arsyeshme, duke marrë parasysh
vlerën e kontestit, kompleksitetin e lëndës, kohën e shpenzuar nga arbitrat dhe rrethanat e
tjera të rastit. Në rast se shfaqen mosmarrëveshje në lidhje me shumën e taksave që duhet
paguar tribunalit të arbitrazhit, gjykata është kompetente që të vendosë mbi këtë çështje.
34.3. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, shpenzimet e arbitrazhit i ngarkohen palës
humbëse. Tribunali i arbitrazhit mund të ndajë shpenzimet e parapara në paragrafin 1 të
këtij neni ndërmjet palëve, nëse konstaton se një ndarje e tillë është e arsyeshme duke
marrë parasysh rrethanat e rastit.
Neni 35
Korrigjimi, interpretimi dhe plotësimi i vendimit
35.1. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, brenda tridhjetë ditëve nga marrja e vendimit,
secila palë, duke e njoftuar edhe palën tjetër, mund të kërkojë nga tribunali i arbitrazhit:
a. ta interpretojë vendimin;
b. ta korrigjojë ndonjë gabim në llogaritje, gabim shtypi ose çfarëdo gabimi tjetër të
kësaj natyre; ose
c. ta nxjerrë një vendim plotësues në lidhje me paditë e ngritura para tribunalit të
arbitrazhit, por të cilat nuk janë përfshirë në vendimin përfundimtar.
35.2. Brenda tridhjetë ditëve nga dërgimi i vendimit, tribunali i arbitrazhit mund të bëjë
korrigjime të tilla me iniciativë të vetën. Tribunali i arbitrazhit i bën korrigjimet ose jep
interpretimin brenda tridhjetë ditëve nga pranimi i kërkesës për ta bërë këtë.
35.3. Nëse tribunali i arbitrazhit konsideron se kërkesa për nxjerrjen e vendimit plotësues
është e arsyeshme dhe konsideron se vendimi plotësues mund të nxirret pa mbajtjen e
seancës së dëgjimit ose nxjerrjes së provave, tribunali i arbitrazhit e plotëson vendimin
brenda gjashtëdhjetë ditëve nga pranimi i kërkesës. Neni 30 vlen përshtatshmërisht edhe
për vendimet plotësuese.
Kreu VII
PROCEDURA GJYQثSORE
Neni 36
Mjetet juridike
36.1. Në rastet e parapara në paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni, secila palë mund të kërkojë
nga gjykata që të anulojë një vendim të tribunalit të arbitrazhit.
36.2. Gjykata anulon vendimin e tribunalit nëse:
a). Paditësi dëshmon se:
(i) njëra palë në marrëveshjen e arbitrazhit nuk ka patur zotësinë për të vepruar;
(ii) marrëveshja e arbitrazhit nuk është e vlefshme sipas së drejtës së caktuar nga
palët ose nga tribunali i arbitrazhit ose, në mungesë të një caktimi të tillë, sipas
ligjit të zbatueshëm në Kosovë;
(iii)paditësi nuk është njoftuar me rregull në lidhje me emërimin e një arbitri ose
mbi procedurën e arbitrazhit, ose për arsye tjera nuk ka qenë në gjendje të
paraqesë rastin e tij;
(iv) vendimi nuk ka të bëjë me çështjen e shqyrtuar nga tribunali i arbitrazhit ose ka
të bëjë me një çështje për të cilën nuk është kompetent tribunali i arbitrazhit, ose
vendimi përfshinë çështje për të cilat nuk është kompetent tribunali i arbitrazhit.
Në këto raste, nëse vendimi mbi çështjet për të cilat është kompetent tribunali i
arbitrazhit mund të ndahet nga çështjet tjera, atëherë kjo pjesë e vendimit mund
të ekzekutohet;
(v) përbërja e tribunalit të arbitrazhit ose procedura e arbitrazhit nuk ka qenë në
pajtim me dispozitat e këtij ligji ose me marrëveshjen e arbitrazhit, me kusht që
mangësia e tillë të ketë patur ndikim në vendimin e tribunalit; ose
b). Gjykata konstaton se:
(i) arbitrazhi në fjalë është i ndaluar me ligj; ose
(ii) ekzekutimi i vendimit do të cenonte ose do ishte në kundërshtim me rendin
publik (ordre public).
36.3. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, padia për anulimin e vendimit të tribunalit të
arbitrazhit i dorëzohet gjykatës jo më vonë se nëntëdhjetë ditë pas pranimit të vendimit të
tribunalit të arbitrazhit nga pala përkatëse.
36.4. Kur kërkohet anulimi i vendimit të tribunalit të arbitrazhit, Gjykata mundet, nëse
kjo është e arsyeshme, ta anulojë vendimin dhe t’ia kthejë lëndën tribunalit të arbitrazhit
që ta inicojë sërish procedurën e arbitrazhit ose që t’i merr ato veprime, të cilat sipas
vlerësimit të tribunalit të arbitrazhit do të mënjanojnë arsyet për anulimin e vendimit.
Neni 37
Dispozitat e përgjithshme të procedurës
37.1. Gjykata vendos me aktvendim. Para nxjerrjes së aktvendimit Gjykata ka për detyrë
ta dëgjojë palën kundërshtare.
37.2. Në rastin e ngritjes së padisë, sipas nenit 36, për anulimin e vendimit të tribunalit të
arbitrazhit, Gjykata ka për detyrë t’i dëgjojë të gjitha palët.
37.3. Kundër aktvendimit të Gjykatës në rastet e parapara në nenin 36, paragrafi 2,
lejohet ankesa. Për të gjitha aktvendimet tjera të nxjerra nga Gjykata në pajtim me këtë
ligj nuk lejohet ankesa.
Kreu VIII
NJOHJA DHE EKZEKUTIMI I VENDIMEVE
Tث TRIBUNALIT Tث ARBITRAZHIT
Neni 38
Vendimet e arbitrazhit të nxjerra brenda Kosovës
38.1. Vendimi i arbitrazhit i cili është nxjerrë nga një tribunal i arbitrazhit brenda
Kosovës ekzekutohet pasi që të shpallet i ekzekutueshëm nga Gjykata.
38.2. Kërkesa që vendimi i arbitrazhit të shpallet i ekzekutueshëm hidhet poshtë nëse
Gjykata konstaton se ekzistojnë një ose më shumë arsye për anulimin e vendimit sipas
nenit 36, paragrafi 2. Kërkesës për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit sipas këtij neni i
bashkëngjitet vendimi i tribunalit të arbitrazhit ose një kopje e vërtetuar e tij.
Neni 39
Vendimet e arbitrazhit të nxjerra jashtë Kosovës
39.1. Gjykatat e Kosovës i njohin vendimet e arbitrazhit të nxjerra jashtë Kosovës si të
plotfuqishme dhe i ekzekutojnë ato nëse vendimet në fjalë janë njohur dhe janë shpallur
të ekzekutueshëm sipas paragrafëve 2 deri 5 të këtij neni.
39.2. Kërkesa për njohjen dhe ekzekutimin e një vendimi të arbitrazhit të nxjerrur jashtë
Kosovës i paraqitet Gjykatës Ekonomike.
39.3. Kërkesës për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit pala e interesuar ia
bashkëngjet:
a). origjinalin e vendimit ose një kopje të vërtetuar të vendimit;
b). origjinalin e marrëveshjes së arbitrazhit ose një kopje të vërtetuar të saj; dhe
c). një përkthim të çertifikuar të marrëveshjes së arbitrazhit dhe të vendimit të
arbitrazhit në njërën prej gjuhëve zyrtare të Kosovës, nëse marrëveshja ose vendimi
nuk është përpiluar në njërën prej gjuhëve zyrtare të Kosovës.
39.4. Kërkesa për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit refuzohet në bazë të
kërkesës së palës tjetër, nëse ajo dëshmon se:
a). njëra palë në marrëveshjen e arbitrazhit, sipas së drejtës kompetente për atë
marrëveshje, nuk ka pasur zotësi për të vepruar; ose nëse marrëveshja e arbitrazhit
nuk ka qenë e vlefshme sipas së drejtës së caktuar nga palët ose, në mungesë të një
caktimi të tillë, sipas së drejtës në territorin ku është marrë vendimi;
b). pala, ndaj së cilës kërkohet ekzekutimi i vendimit, nuk është njoftuar me rregull në
lidhje me caktimin e një arbitri ose për procedurën e arbitrazhit, ose për arsye tjera
nuk ka qenë në gjendje të paraqesë rastin e saj;
c). vendimi nuk ka të bëjë me çështjen e shqyrtuar nga tribunali i arbitrazhit ose ka të
bëjë me një çështje e për të cilën nuk është kompetent tribunali i arbitrazhit, ose
vendimi përfshin çështje për të cilat nuk është kompetent tribunali i arbitrazhit. Në
këto raste, nëse vendimi mbi çështjet për të cilat është kompetent tribunali i
arbitrazhit mund të ndahet nga çështjet tjera, atëherë kjo pjesë e vendimit mund të
njihet dhe të ekzekutohet;
d). përbërja e tribunalit të arbitrazhit ose procedura e arbitrazhit nuk ka qenë në pajtim
me dispozitat e ligjit të zbatueshëm në atë rast; dhe
e). vendimi ende nuk është bërë i plotfuqishëm për palët, ose është shfuqizuar ose
pezulluar nga një organ kompetent në territorin ku është nxjerrë vendimi,
respektivisht sipas drejtës në bazë të së cilës është nxjerrë vendimi.
39.5. Kërkesa për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të tribunalit të arbitrazhit
refuzohet, nёse Gjykata konstaton se:
a). sipas ligjit në fuqi në Kosovë, kontesti përkatës nuk mund të zgjidhet përmes
arbitrazhit, ose
b). njohja ose ekzekutimi i vendimit do të cenonte ose do të ishte në kundërshtim me
rendin publik (ordre public) të Kosovës.
Kreu IX
DISPOZITAT PثRFUNDIMTARE
Neni 40
Ligji në fuqi
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha dispozitat e ligjit në fuqi të cilat nuk
janë në pajtim me këtë ligj.
Neni 41
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi një muaj pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe pas shpalljes nga
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm.
Ligji Nr. 02/L-75
26 janar 2007 Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
_____________________
Kolё Berisha​
 
Top