• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Lajme nga shtepia BB VI!

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Indikacioni i rradhës

Big Brother fton banorët të zbulojnë sekretin e rradhës përmes një feste që është përgatitur për ta. Festat do jenë në dy vende të ndryshme. Vajzat do jenë të grupuara bashkë, ndërsa djemtë do jenë bashkë. Festa për vajzat do të zhvillohet në dhomën e surprizave, ndërsa për djemtë do të zhvillohet pranë hollit.
Banorëve u duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen në këtë festë. Por banorët duhet të bëjnë kujdes sepse prova është individuale. Secili nga banorët duhet ta mbajë të fshehtë zbulimin e indikacionit dhe nuk duhet ta komentojë atë me banorët e tjerë.Vajzat shkojnë të entuziazmuara tek dhoma e surprizve, ku i presin shumë surpriza për të ngrënë dhe për të pirë.Ndërsa djemtë të veshur tamam si për festë shkojnë tek holli. Ata menjëherë fillojnë nga shakatë e tyre duke e konsideruar hollin si “Pub” dhe Anaidi me Edberin bëjnë sikur nxjerrin Marselinin nga Pub-i. Anaidit i duket pak e çuditshme situata vetëm me djem dhe thotë se nuk bëhet festë pa vajzat.Xhimi mundohet të ndezë situatën duke i nxitur djemtë të festojnë për qejfin e tyre. Të gjithë janë te gëzuar, vetëm Iliri rri i menduar. Po mendohet për indikacionin.Vajzat nga dhoma e surprizave hapin shampanjën dhe bëjnë gëzuar. Të njëjtën gjë bëjnë edhe djemtë. Të dy grupet festojnë sipas mënyrës së tyre.


Prova Javore: Indikacioni 2

Banorët sot do të njihen me indikacionin e dytë të provës. Indikacioni i parë ju dha mbrëmjen e djeshme. Në oborrin e shtëpisë ndodhet një altar. Të gjithë banorët do ndahen në çifte dhe njëri do të jetë përfaqësuesi i bashkisë i cili celebron çiftet e reja.
Faza e parë, do të jenë betimet që çiftet do ti bëjnë nj-tj për dashuri dhe besnikëri. Secili prej çifteve ka për detyrë ti shkruajë betimet ndaj partnerit. Këto betime do të lexohen gjatë ceremonisë.Betimi duhet të përmbajë të paktën 5 fjali ku mund të përdoren edhe pasazhe këngësh, tekste apo shprehje të njohura.
Pas gongut, çifti i parë vendoset menjëherë në pozicion. Dhëndri vendoset pranë altarit ndërsa nusja niset nga skaji përballë tij dhe afrohet nën muzikën e Marshit Martesor.
Pasi përfaqësuesi i Bashkisë të lexojë fjalimin, betimet do të lexohen me kërkesë të tij. Më pas çifti do të puthet (në buzë, faqe apo duar – e zgjedh vetë secili çift). Më pas të ftuarit do të mblidhen grumbull pas nuses e cila do të hedhë buqetën.Personi i/e cila kap buqetën është edhe anëtari i çiftit i cili do të vazhdoj në ceremoninë.Procedura e çiftit të dytë do të jetë e njëjtë si e të pari te kështu me rradhë. Pas nuses, për të kapur buqetën do të vendosen vetëm çiftet të cilat nuk e kanë kryer ende celebrimin.Gjatë betimeve banorët duhet të shprehen qartë, bukur dhe me ndjenjë.Prova është individuale. Secili duhet ta mbajë të fshehtë zbulimin e indikacionit dhe duhet ta rrëfejë atë vetëm në dhomën e rrëfimit.Vajzat kanë përparësi të zgjedhin goglat me emrat e partnerëve të tyre brenda. Jonildës i bie Vigani, Oltës i bie Anaidi, eldorës i bie Marselini, Joanës – Xhimi, Elonës – Edberi, Elenës – Iliri, ndërsa Shpendi do të jetë përfaqësuesi i Bashkisë.Banorët shpërndahen për të shkruajtur betimet.
 
Last edited:

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Elena i ulet Edberit ne preher

Elena i eshte ulur Edberit ne preher dhe po ngacmohen me njeri-tjetrin. Edberi e pyet per te dashurin, a i ka bere foto apo jo, nese ai xhelozon kur e sheh ate atje? Elena thote se shumicen e fotove ja ka bere ai, ndersa sa per xhelozi ajo pohon me koke. Por shton se eshte shume kurjoze te dije se cfare shkruajne gazetat per ata te dy.


Vigani-Elenës “S’mundem pa ty, unë vdes për ty”

Elena dhe Edberi ndodhen në dhomën e gjumit dhe planifikojnë një lojë për Jonildën dhe Viganin. Ata thonë se do të shtiren sikur po puthen dhe sapo shohin Jonildën dhe Viganin që afrohen fillojnë të puthen duke mbuluar pjesën e kokës dhe fytyrës, në mënyrë që puthjet e tyre të duken sikur janë në buzë dhe jo në faqe.Jonilda dhe Vigani sapo hyjnë në dhomë, nuk flasin, por bëjnë të njëjtën gjë dhe të katërt qeshin me të madhe me lojën e tyre prej “çiftesh”.
Më pas Elena shkon në dhomën e ndenjes dhe ndërkohë aty vjen edhe Vigani ai shtrihet sipër saj dhe fillon që ta puthë disa herë radhazi, ndërsa ajo i thotë “të lutem ik se do më bësh pis”. Vigani duke e puthur i thotë “s’mundem pa ty” dhe Elena i përgjigjet “po dola unë të shtunën çfarë do bësh?”. “Do dal edhe unë” thotë Vigani i cili pas disa minutave shkon përsëri tek Elena dhe vazhdon ta puthë përsëri.Teksa e puth në gushë Vigani i pëshpërit Elenës “unë vdes për ty”dhe Elena ia kthen me zë të lart “vdis, nuk ke vdekur që nesër në mëngjes” dhe çohet për t’iu larguar puthjeve të Viganit.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Joana-Anaidi e Elena-Vigan, momente intime

Edhe pse ne dhomat e gjumit jane fikur dritat, banoret vazhdojne te qendrojne ende zgjuar e te ndare ne grupe disa bisedojne, te tjere bejne shaka e qeshin, duke krijuar momente ne shtepi, ndersa dy ciftet: Joana dhe Anaidi e Elena dhe Vigani shtrihen ne krevatet perkates, ku kalojne momente intime mes puthjesh e perqafimesh mes tyre.
Me vone, Elena, ndersa degjon tingujt e kitares fillon te qaje, por edhe pas insistimit te Viganit, i cili e qeteson dhe e pyet t’i tregoje se cfare e shqeteson, ajo nuk pranon te flase. Elena thote se ka te beje me dicka personale, por pa dashur te thote detaje te tjera, ndersa Vigani i qendron afer, duke e perqafuar.
Marselini shkon afer Eldores, ku pasi i con nje caj te ngrohte, fillon t’i flase atij per djalin tij dhe per planet qe ka per te ardhmen. Ai mendon qe pasi te dale nga shtepia e Big Brother mendon qe te organizoje nje dasme me mamane e femijes se tij. Ai tregon per te birin histori qe i ka treguar edhe me pare shume here, por Eldora e degjon me vemendje deri ne fund.
Pas pak ata vendosin te flene, nderkohe qe te gjithe banoret e tjere jane duke fjetur. Elena dhe Vigani flene ne te njejtin krevat, pas puthjesh e perqafimesh me njeri-tjetrin, si edhe Anaidi e Joana, te cilet i ka zene gjumi ne krah te njeri-tjetrit.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Vijojne ceremonite

Buqeten e Joanes e kap Olta e cila si per ironi eshte partnerja e Anaidit. Ceremonia fillon dhe perfaqesuesi i Bashkise shpreh fjalet magjike. Tashme eshte rradha e ciftit te thone betimet e tyre. Anaidi ben si shume i dashuruar dhe i lumtur qe po martohet, po ashtu edhe Olta. Banoret bejne shaka me Anaidin duke thene qe tani kush e merr pasaporten, sepse Olta ka jetuar ne Angli. Por edhe Anaidi e mban shakane dhe ja kthen : “Tani me thoni zyra e divorceve ku eshte”? Banoret qeshin dhe bejne gezuar me birra, per shendetin e ciftit.
Elona me Edberin jane cifti i rradhes. Elona ben sikur preket dhe i mbushen syte me lot. Ajo i premton “bashkeshortit” te saj, se do jete me te deri sa vdekja ti ndaje, do mplaken bashke dhe ai duhet ti premtoje qe nuk do ta heqi mjekren. Gjithashtu edhe Edberi ulet ne gjunje dhe i jep Elones nje unaze.
Te fundit jane Elena me Ilirin. Elena ecen ngadale drejt altarit, nderkohe qe Iliri ben sikur e pret me padurim. Pasi Shpendi thote fjalet e protokollit cift lexon premtimet qe kane bere per njeri-tjetrin. Banoret duartrokasin te gjithe me premtimet e Ilirit.
Pasi kane mbaruar ceremonite banoret i mbledh kitarja e Viganit. Ai kendon ndersa banoret kercejne. Te gjithe duken shume te relaksuar. Ne sfond vendoset muzike popullore dhe banoret terbohen.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Elena e mërzitur për Endrin

Elena është e mërzitur. Ajo gjatë pasdites së sotme ka qënë shumë mendueshëm. Por tani asaj i mbushen sytë me lot. Joana i qëndron pranë dhe shqetësohet për të. Ajo vazhdimisht e pyet se përse është mërzitur dhe mendon se Elena është keq prej Endrit, të dashurit të saj. Atje afrohet edhe Edberi dhe Joana kërkon ti japë zemër duke thënë që ajo ka njerëz pranë dhe nuk duhet të mërzitet. Edhe Edberi interesohet dhe bëhet kurjoz të dijë se përse Elenës i janë mbushur sytë me lot. Ajo i tregon se e ka marrë malli për Endrin, tëdashurin e saj. Ajo kërkon ta shohë vetëm për disa minuta dhe kërkon të dijë nëse ai është mërzitur nga sjellja e saj. Ajo i referohet edhe Viganit për të cilin thotë se as ai nuk e kupton. Madje shton se edhe Vigani është mërzitur prej Edberit, ngaqë ajo po rri më shumë me të. Megjithatë Elena shprehet se është shumë e lumtur që Edberi ndodhet brenda shtëpisë. Ajo i tregon atij se edhe djemtë e shtëpisë janë xheloz për të, sepse ai është bukurosh. Edhe Viganit, thonë vajzat, i vjen inat për të.Elena kërkon të dijë mendimin e të dyve, nëse Endri, mund të jetë i mërzitur me të. Joana i thotë që nuk ka mundësi që Endrit të jetë mërzitur, sepse ai e njeh mirë Elenë dhe ai e di që ajo ka hyrë brenda për lojë dhe është duke luajtur. Gjithashtu edhe Edberi e mbështet duke i thënë fjalë ngushëlluese se Endri nuk është mërzitur me të, sepse sjellja e saj ka qënë korrekte.
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Lajme nga shtepia BB VI!

Sa k kjo joana...nje lidhje 6 vjecare e poshteron per nje lidhje 2 javore

Cfare eshte k??
Interesant se kur e ben nje femer,qe fundi i fundit kishte arsye te saj,te mira te keqija eshte jeta e saj e ben cte doje,menjehere meshkujt hidhen perpjete...Po ata meshkuj qe kane partneret/fejuarat/grate jashte edhe ndahen ca jane ato??...
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

اmendet Elena

اmendet Elena: Skena të nxehta në Big Brother me Viganin…| Elena një nga vajzat e bukura te Big Brother 6 po ben gjeste te turpshme me viganin ajo esht nje vajze e vogel por i pelqejne gjerat e turpshme. Ky esgte Big Brother 6 me te mirat dhe te keqijat e tij , permban brenda tij tipe te ndryshme te cilat e tregojne veten brenda kaq diteve.


Joana i rrëfen Elenës bisedën që pati pak më parë me Viganin

Pas bisedës me Viganin shkon në dhomën e gjumit dhe fillon që të flasë me Elenën. Fillimisht ajo e pyet për të dashurin jashtë dhe Elena teksa e përshkruan thotë "nuk është shumë i gjatë, si Vigani për shembull, por unë dhe ti jemi tamam për njëri-tjetrin". Më pas Joana fillon që t'i tregojë për bisedën që pati me viganin edhe pse ajo i transformon një pjesë të fjalëve të Viganit.
Kështu Joana i thotë Elenës se Vigani i tha se nuk do të lidhej me Elenën brenda shtëpisë për të mos e nxjerrë atë keq në sytë e publikut dhe se ai nuk e kishte problem lidhjen e saj jashtë shtëpisë. Ndërkohë që vigani nuk tha kështu. Ai tha se do të donte të lidhej me Elenën, por lidhja e saj i pengon në një farë mënyre të dy.
Më pas ajo i thotë se ajo e tërheq shumë Viganin dhe se ai ia ka pohuar një gjë të tillë. Elena e dëgjon, por nuk thotë asgjë nëse ajo ka ndonjë simpati apo tërheqje për Viganin.
Më pas Elena del jashtë, ndërsa pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë të qëndrojnë në oborr edhe pse dielli tashmë është duke perënduar
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Pe: Lajme nga shtepia BB VI!

Joana: “Burri do te jete thjesht nje vizitor ne jeten time”

Joana shkon ne dhomen e gjumit e fillon nje diskutim me Viganin. A i cili me shaka i thote qe ajo te beje tatuazh emrin e Anaidit ne trup, ne bisede e siper. Joana thote se nese do te beje tatuazh, ai do te jete me emrin e ndonje prej familjareve te saj por asnjehere nuk mund te jete emri i burrit te ardhshem, pasi burri eshte thjesht nje vizitor ne jeten e gruas, sipas Joanes. Vigani cuditet nga komenti i saj dhe qesh. Pas pak aty shkon edhe Elena, te ciles ia tregojne thelbin e bisedes, per te mesuar mendimin qe ka ajo rreth ketij fakti. Edhe Elena shprehet njesoj si Joana, ku thote se nje mashkull nuk eshte shume i rendesishem ne jeten e nje gruaje, pasi ai shume mire mund te zevendesohet me nje tjeter. Me pas te tre flasin per perditshmerine e histori te ndryshme nga jeta.
Ne kuzhine, nderkohe qe ne njeren ane Eldora eshte duke ngrene buke, Shpendi i sqaron Elones proceduren se si publiku i voton ata, per te cilen Elona nuk ka informacion se si funksionon.
Ne kuzhine ndodhet Anaidi, Xhimi, Olta dhe Shpendi, te cilet jane duke diskutuar per fakte historike dhe figura te shquara historike te vendit tone.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Pe: Lajme nga shtepia BB VI!

Joana i veshtireson proven Anaidit

Banoret tashme jane zgjuar te gjithe. Ata kujdesen per njeri-tjetrin duke vazhduar keshtu proven e indikacionit te sekretit te radhes. Pothuajse te gjithe po ndjekin me perpikmeri kujdesin ndaj partnerit te tyre, pervec Marselinit dhe Joanes qe zgjohen te fundit. Iliri e Xhimi ironizojne Marselinin i cili nuk ka filluar ende qe te kujdeset per Ilirin. Ndersa Joana eshte banorja qe mundohet ta shfrytezoje sa me shume kete prove.
Ajo fillon te beje teka ndaj Anaidit dhe i kerkon atij qe t’i sherbeje me shume se sa i ofron ai.
Anaidi shkon ne dhomen e gjumit me kafene e Joanes ne dore. Bashke me kafen ai mban ne dore edhe buken, mengjesin e Joanes, por ajo nuk e pranon duke i thene se do qe t’i sjelle edhe nje pjate. Anaidi i lutet qe te nxitoje ne pirjen e kafese dhe te haje buken shpejt, por Joana nuk ben kete, por te kunderten.
Ajo kerkon qe Anaidi te qendroje prane saj teksa ajo pi kafene ne shtrat, ndersa Anaidi i thote “je e vetmja banore qe e pi kafen dhe e ha buken ne krevat”. Joana i pergjigjet “ shume mire, s’eshte hera e pare as per mua as per Elenen qe e hame mengjesin ne krevat”. Me pas Joana i kerkon qe te marre buken dhe te largohet dhe Anaidi largohen duke e rikthyer buken ne kuzhine.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Pe: Lajme nga shtepia BB VI!

Talk Show

– Drejton Anaidi Banorët e kanë bërë si traditë tashmë të mblidhen dhe të diskutojnë për tema të ndryshme sociale që prekin gjithë shoqërinë. Tema e sotme do të drejtohet nga Anaidi, i cili ka kohë që ka shprehur dëshirën për një gjë të tillë. Tema e diskutimit të sotëm do të jetë mbi gjendjen ekonomike dhe taksat në Shqipëri. Tema nuk do t ë jetë me pyetje të drejtpërdrejta por secili nga banorët do të japi opinionin e tij. Anaidi u prezanton banorëve disa çmime mesatare për pagesat e ujit, dritave, taksat e makivane etj. Ai pyet banorët, kryesisht ata që jetojnë jashtë se si janë këto çmime në krahasim me çmimet e vendeve ku ata jetojnë.
Xhimi i cili jeton në Athinë, thotë se disa çmime janë të njëjta si atje. Ndërsa Elona e cila jeton në Francë, thotë se niveli i pagës atje është rreth 1200 euro, ndërsa çmimet janë pak a shumë të njëjta. Ndërsa Olta e cila jeton në Angli dhe Marselini në Itali, thonë se atje ka shumëllojshmëri zgjedhjeje ku një individ mund të blerë gjëra të shtrenjta por ka mundësinë e zgjedhjes edhe për gjëra të lira, por me standard. Ata thonë se çmimet mund të kenë ndryshime shumë të vogla me vendet ku ata jetojnë, por pagat janë shumë herë më të larta atje.Banorët diskutojnë edhe për prodhimet vendase dhe përparësia që duhet ti jepet prodhimit vendas nga shteti. Ata thonë se klasa politike duhet të bëjë ligje edhe për kontrollin e cilësisë së produkteve, sidomos atyre ushqimore.Banorët janë të përfshirë në bisedë, madje gjatë diskutimit ato prezantojnë edhe raste të ndryshme.

Anaidi e ka ndarë emisionin e tij në 2 pjesë.

Tani në pjesën e dytë banorët do të diskutojnë disa raste. Rasti i parë është, rasti i një çifti të ri të cilët duan të nisin jetën dhe familja nuk i ka lënë asgjë. Mbi këtë temë Anaidi kërkon të dijë se si do ta nisnin jetën banorët në shtetet e tyre respektove. Ai e nis me Edberin i cili i tregon një rast konkret nga jeta e tij. Edberi punonte kamerier në Tiranë dhe dashuronte dhe donte të jetonte me një vajzë e cila punte në callcenter. Ai thotë se pagat nuk i dilnin që të përballonin jetën. Xhimi thotë që të ndërtosh një jetë të re në Shqipëri, mundësitë janë shumë të kufizuara.Elona thotë se e tmerron ideja se rroga mund të jetë 300 euro. Të njëjtën gjë thotë edhe Iliri i cili ka dëshirë të nisë një jetë në shqipëri me vajzën që dashuron. Ai kërkon të nisë një shkollë dhe të punojë por pagat janë shumë të ulta. Shpendi është i mendimit se nuk është e vështirë të martohesh e të krijosh familje, por vështirësia është ta mbash atë. Detyrimisht do të ketë edhe shumë sakrifica dhe varet shumë edhe nga puna që bën.
Tema tjetër janë “Pensionet dhe pensionistet”. Anaidi flet për gjyshen e tij e cila ka punuar shumë vite në Kombinatin Tekstile, veç kësaj ajo nuk dëgjon nga veshët. Pyetja që shtrohet është se çfarë mund të bëjë ajo me 1200 lekë? Eldora u bën një mesazh se duhet më tepër përkujdesje dhe vëmendje për këtë shtresë. Gjithashtu edhe Anaidi u bën thirrje klasës politike, të cilët duhet të shohin konkretisht se si jeton një familje shqiptare, për të ditur vështirësitë e tyre.
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Rastisa te shikoja pak sekonda nga bigu pash nja dy djem te lezetshem aty kush jane keta?
a ka ndonje foto lol
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Kendi i thashethemeve

Anaidi dhe Joana bejne thashetheme per banoret

Banoret ndodhen ne oborr duke biseduar dhe duke u ngacmuar me njeri-tjetrin. Keshtu Joana fillon te ironizoje Marselinin per disa minuta me radhe, ndersa Marselini mundohet qe te jete sa me indiferent ndaj ngacmimeve dhe ofendimeve te saj. pas disa minutave ai i thote Joanes “je e shemtuar ne shpirt”, ndersa Joana vazhdon te ironizoje pamjen e jashtme te Marselinit.
Me pas Joana dhe Anaidi futen brenda ne kuzhine dhe merren me gatimin dhe larjen e eneve. Ata fillojne te flasin perseri per banoret e tjere. Te dy komentojne me radhe te gjithe banoret duke e filluar me Elonen te cilen Joana e etiketon me shprehje te tilla si “katunare” etj. me pas ata flasin per intrigat qe kane thurur per banoret e tjere ku Anaidi i thote Joanes se tashme duhet qe t’ia thone Eldores sepse Xhimi i ka treguar Shpendit per planin dhe intrigat e banoreve.
Me pas aty vjen Eldora dhe ata te dy e provokojne Eldoren, por kuptojne se ajo nuk di ende asgje per planin e tyre. pas largimit te Eldores, Anaidi dhe Joana vazhdojne te bejne thashetheme per banoret e tjere. Anaidi thote se ne shtepi Elena eshte nder banoret qe i eshte dukur me stabel ne sjellje, ndersa Joana e kundershton duke i thene se Elena nga frika e nominimit eshte afruar javen e fundit me Elonen dhe Olten. Ata komentojne edhe Eldoren te cilen Anaidi e quan “te lekundur” dhe shprehet “kam vene re se edhe Eldora ndryshon sjellje shpesh”.
Pas ketyre thashethemeve Anaidi njofton banoret se dreka eshte gati dhe bashke me Joanen pergatisin tavolinen e ngrenies.
Me pas te gjithe ulen te hane dreke.


Plane djallezore kundra Ilirit dhe Oltes

Anaidi, Joana, Edberi, Elena dhe Vigani ndodhen ne kuzhine dhe bejne plane se si te sulmojne Ilirin dhe pastaj Olten. Edberi i thote qe plani Elenes dhe Viganit deshtoi. Anaidi e keshillon qe Edberi duhet te bleje me teper nga banoret per Ilirin. Ai e keshillon se nese nuk arrin te nxjerri gje nga Xhimi, duhet te kaloje tek Shpendi per te mesuar ndonje gje. Duket se qellimet e Anaidit jane te godasi Ilirin nepermjet te tjereve.
Gjithashtu edhe Joana thote se Elena nuk po e luan mire rolin e saj me Viganin. Ajo duket fallco, nderkohe qe duhet te jete me spontane. Joana e keshillon Elenen se si duhet te veproje ne menyre qe plani i tyre te duket sa me origjinal. Ata hidhen tek Olta dhe Anaidi thote: “Yy.. cfare do ti bejme Oltes deri te shtunen”.
Anaidi ndan detyrat dhe i thote viganit qe kur te jete momenti qe ai te nderhyje , do shkoje Anaidi ta lajmeroje. Ai gjithashtu nxit edhe Joanen te mos humbi kohe por te shkoje qe tani te debatoje me Olten. Por Joana thote qe do pushoje pak dhe vetem pasi Olta ti kete krehur edhe floket atehere do shkoje te debatoje me te. Megjithese Anaidi kembengul qe ajo te filloje debatin me Olten, Joana duket sikur e ka marre me pertese. Nderkohe qe jane duke bere keto plane aty prane kalon Marselini i cili i lajmeron per Talk Show-n e tij, ndersa “planexhinjte” ndalojne biseden.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Prova Javore: Sekreti numër 11

BB ka vendosur tu japë banorëve një indikacion për të gjetur sekretin e rradhës. Detyra e tyre do të jetë të kujdesen për njërin nga banorët. Ata do të ndahen në çifte dhe njëri nga pjestarët e çiftit ka për detyrë të kujdeset për pjestarin tjetër gjatë gjithë kohës. Me kujdes nënkuptohet :
1. Ta ndihmojnë partnerin sa herë që ai/ ajo do të ngrihet nga karrikja, krevati, kolltuku, divani etj
2. Të ushqejnë partnerin
3. Të veshin partnerin
4. Të lajnë partnerin (sytë, dhëmbët, t’i bëjnë dush)
5. Të shoqërojnë partnerin kudo që ai/ ajo shkon
6. Ta argëtojnë atë në forma të ndryshme dhe ta bëjnë të ndihet mirë.
Këto pika vlejnë vetëm për partnerin “Kujdestar” dhe janë shumë të rëndësishme. Ndarja e çifteve do të bëhet në këtë mënyrë. Djemtë do të zgjedhin nga një gogël në sferë. Në sferë ndodhen 7 gogla, 5 nga të cilat janë me emrat e vajzave, njëra është bosh dhe tjetra ka brenda shënimin” Do të kujdesem për ty. Gogla boshe dhe ajo me shënim “do të kujdesem për ty” do të jenë një çift.Djemtë janë ata që do të kujdesenpër vajzat, ndërsa në rastin e kombinimit të dy djemve, kujdestari do të jetë ai të cilit i qëllon gogla me shënimin “Do të kujdesem për ty”. Pas rënies së gongut banorët do të ndahen menjëherë në çifte dhe kujdestari fillon menjëherë me kujdesin ndaj partnerit.Banorët ndahen në çifte të cilët janë: Shpendi do të kujdeset për Elenën, Xhimi për Eldorën, Vigani do të kujdeset për Oltën, Anaidit për Joanën, Edberi për Elonën, ndërsa Marselinit i bie të kujdeset për Ilirin.

Sekreti numër 12: Zbulo figurën

Ka filluar për banorët prova e javës për zbulimin e sekretit të 12.Eldora lexon zarfin e provës që quhet “Zbulo Figurën”. Banorët duhet të formojnë Puzzel-in për të zbuluar sekretin numër 12. Sekreti fshihet pas figurës që do të formohet përmes formimit të Puzzel-it.
Banorët do të ndahen në 4 grupe me nga 3 persona secili grup. Ndarja dot bëhet përmes goglave,brenda të cilave ndodhen numurat 111, 222, 333, 444.Detyra e secilit grup është të formojë Puzzel-in vetem me pjestarët përkatës. Kjo është një punë në grup, por për këtë grupet duhet të punojnë të pavarur nga nj-tj. Grupet nuk duhet të ndërhyjnë tek nj-tj gjatë procesit të punës. Puzzel-i duhet të formohet nga të 3 pjestarët e secilit grup.Prova është individuale. Secili nga banorët duhet ta mbajë të fshehtë zbulimin e indikacionit. Ai që mendon se e ka zbuluar indikacionin duhet ta rrëfejë atë vetëm tek dhoma e rrëfimit dhe jo ta komentojë atë me banorët e tjerë.Banorët marrin goglat dhe ndahen në grupe: Iliri, Eldora, Elona në një grup, Marselini, Anaidi, Elena një grup tjetër, Joana, Olta, Shpendi grupi tjetër dhe Xhimi, Vigani dhe Edberi grupi i fundit. Grupet fillojnë menjëherë nga puna për formimin e Puzzel-it.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Iliri i BB6, fotot skandaloze…

Ai, qe ne fillim u prezantua si nje djale pa komplekse, i lire, sic ka dhe emrin. Per kete arsye u be shpejt personazh, dhe shpesh situatat ne shtepine e famshme kane per protagonist Ilirin.E tille paraqitet edhe jeta e tij parahyrjes ne “Big Brother”, trasgresive, me droge, alkool, me femra, por dhe me meshkuj. Jane zbuluar disa foto skandaloze ne profilin e tij te “myspace”, ku ai shfaqet i veshur me rroba femrash, i zhveshur, duke bere veprime provokuese me femra dhe me meshkuj.Ne disa foto te tjera, Iliri duket i dehur teksa ben veprime te pakontrolluara ne rruge. Ai ka folur ne fakt per udhetimet e tij, gjate bisedave me banoret e tjere,dhe deri diku ka treguar per daljet e vona.Mirepo fotot qe jane zbuluar paraqesin, nje ane te fshehte te djalit inteligjent, me memorie te jashtezakonshme, qe di 1000 tekste kengesh permendesh.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Talk Show – Drejton Marselini.

Marselini u kërkon banorëve të mblidhen për Talk Show-n që do ta drejtojë ai.Fillimisht Joana e ironizon duke e ngacmuar Marselinin. Ajo qesh me të dhe në fund i thotë se nuk do marrë pjesë të diskutimin e tij. Por Marselini i thotë se me këtë gjest ajo tregon veten e saj dhe nuk ofendon njeri.
Megjithatë banorët mblidhen të gjithë dhe Marselini i prezanton temën e sotme e cila do të jetë : Dhuna në familje.
Ai kërkon një mendim nga banorët se cili sipas tyre mund të jetë arsyeja e dhunës në familje. Anaidi flet dhe i thotë që arsyet janë nga më të ndryshmet, por kryesorja sipas tij mund të jenë ato ekonomike por edhe marrëdhëniet e këqija mes çiftit. Shpendi përmend edhe bixhozin si arsye, ndërsa Iliri mendon se stresi i përditshëm mund të jetë një arsye e mirë që çon drejt dhunës në familje. Banorët e ilustrojnë temën e “Dhunës në Familje” edhe me shembuj. Ato flasin edhe për dhunën e prindërve ndaj fëmijëve, dhunën e burrave ndaj grave dhe dhunën psikologjike. Marselini pyet banorët se përse shumë raste nuk denoncohen në organet përkatëse.Dhe përgjigjet e banorëve janë të ndryshme, kryesisht prej mentalitetit, frika ose besimi tek organet përkatëse.

Anaidi jep një mesazh: “Ruani traditat e lidhjet farefisnore”; Elona, diskutim mbi mesazhin.

Duket se diskutimit rreth temës mbi civilizimin, hedhur si ide nga Iliri, i ka ardhur fundi. Por para se ta mbyllin, Iliri u kërkon banorëve që të japin një mesazh për të gjithë shqiptarët, nëse kanë një tëtillë, për të mbyllur kështu më së miri diskutimin ku kanë marrë pjesë të gjithë. I pari është Anaidi,i cili thotë se këtë diskutim e shtruan duke marrë anët negative të shoqërisë shqiptare, të cilat pengojnë ose vështirësojnë civilizimin, por ai ka një mesazh për të gjithë popullin shqiptar, ku u drejtohet të gjithëve: “Duhet të jeni krenarë për vlerat që kini, duke respektuar familjen, veshjet brenda normave dhe ruajtjen e lidhjeve farefisnore. Vazhdoni që të respektoni fqinjin e të interesoheni për problemet qe e shqetësojnë atë, ashtu siç nuk ndodh në pothuajse asnjë vend tjetër të botës”.Pas mesazhit të dhënë nga Anaidi,të gjithë e duartrokasin. Të vetmetqë ndërhyjnë për të diskutuar e në një farë mënyre për të kundërshtuar mesazhin e Anaidit janë Olta dhe Elona, ku Olta thotë se tradita e lidhjet farefisnore nuk kanë rëndësi as në vendin ku ajo jeton, pra në Angli. Ndërsa Elona mendon se tradita nuk tregon aspak respektin e një njeriu në shoqëri. “Në Shqipëri, për shkak të këtyre normave dhe traditës nuk ndërrohen gratë mes nj-tj”, i përgjigjet Anaidi. “Ka për të ardhur edhe ajo ditë, sepse ju e bëni në një mënyrë jo origjinale”, shprehet Elona. Anaidi nuk është aspak dakord me mendimin saj, madje e garanton se kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë. “Dhe një mesazh shumë të bukur për popullin shqiptar, por nëse një njeri nuk respekton ligjin, ka shkelur me këmbë edhe traditën”,shprehet Elona, të cilin e kundërshton Anaidi, duke thënë se ligji dhe tradita janë dy gjëra të ndryshme.
Duket se Elona është prekur nga pjesa e mesazhit ku Anaidi theksoi se Shqipëria është një ndër vendet e pakta në botë që ruan traditën dhe lidhjet farefisnore. Ajo mendon se ka edhe shumë vende të tjera, të cilate shprehin më së miri këtë virtyt. Anaidi e shpjegon, duke i thënë se ajo mbase nuk ka kuptuar sensin e mesazhit të tij. Ai nuk e vë ne diskutim që mund të ketë edhe vende të tjera ku mishërohen këto vlera, por thotë se Shqipëria është një ndër të paktat.

Mesazhi i Ilirit: “Respektoni nj-tj”; Has në kundërshti me banorët për gjykimin ndaj tyre.

Iliri jep mesazhin e tij në fund të diskutimit, duke i kërkuar banorëve që t’i japin disa minuta kohë. “Dikur dikush më ka thënë se njerëzit flasin, ndërsa kafshët zihen”, e fillon dhënien e mesazhit Iliri, ndërsa shton: “Dikush tjetër më ka thënë se hero është ai që nuk mërzitet lehtë”. Ndërsa Iliri mendon se njerëzit që bashkëbisedojnë mes tyre, janë heronj të civilizuar e tolerantë. Mesazhi për të gjithë shqiptarët është: “Respektoni nj-tj,kështu do të shmangni çdo lloj acarimi, dhe debati do të jetë i frytshëm”. Ai mendon se civilizimi është progres dhe rend.Duke i kërkuar falje të gjithëve, ai mendon se të gjithë kanë qenë më pak sesa duhet të civilizuar. Anaidi ia pret fjalën, duke thënë: “Thamë në fillim se civilizimi fillon pa paragjykuar të tjerët”. Por Iliri thotë se ky është mendimi i tij. “Të gjithë, jo”, e kundërshton Elona. “Pak a shumë”, shprehet Iliri, por edhe Xhimi e kundërshton, duke i thënë se nuk mund t’i përmbledhë të gjithë brenda një gjykimi. Iliri vazhdon mendimin, duke thënë se shumë prej tyre mund të kenë filluar të ndryshojë me kohën.Iliri më pas tregon se të gjithë i ka vlerësuar me një notë nga 1-shi te10-ta, por pa Joanën, e cila nuk ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës.Iliri mendon se nëse do të vazhdonin të bashkëbisedonin gjithmonë si gjatë këtij diskutimi, ata do të mund të shmangnin çdo zënkë apo debat mes tyre.
Ai thotë se kjo ka qenë arsyeja pse nuk ka vendosur rregulla për sa i përket këtij diskutimi, për të parë sjelljen e gjithsecilit prej tyre.Më pas i falënderon të gjithë për dhënien e mendimit, duke mbyllur kështu diskutimin.Anaidi merr fletën ku Iliri ka bërë nga një vlerësim për gjithsecilin, duke thënë në fund: “Që ta fillojmë civilizimin që këtu: Të mos ju interesojë gjykimi i të tjerëve, unë po e fus këtë fletën me gjërat e tjera”, e kështu e mbledh në dorë dhe e merr me vete. Banorët e duartrokasin, ndërsa të gjithë i japin dorën Ilirit për temën që solli në shtëpi.
 

BjOnDi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

PiNkY Sa kan mbetur te BB se nuk e kam ndjekur fare, Dhe kur mbaron?
 
Top