• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Lajme nga shtepia BB VI!

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Nje her i pash kta qe mu dha rasti ti shikoja kte te shtun...Pa pik vlere e kan bastarduar esht ber big porrno loool te gjith flasin jo nxorre gjok-sin jo nxorre by-cen jo shalet loool
 

AppleCrisp

Anëtar i ri
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

me kujtohet... hera pare kur ka dal big brother qe kan ba *** ne krevat edhe ai djali kish pas te fejume nje tjeter edhe jan ndare live lol ncncnc ja kom harru emrat
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

me kujtohet... hera pare kur ka dal big brother qe kan ba *** ne krevat edhe ai djali kish pas te fejume nje tjeter edhe jan ndare live lol ncncnc ja kom harru emrat
Olsi me najaden ..dy se.. beret ne big -brother 1 .. ky u nda nga e dashura live ( po un mendoj se ka qen budadhiqe dhe ajo goca qe erdhi ne tv per te bere ndarjen lojra fmish ose thjesht per show )
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

A lejohet me i vizitu mo apo hiq, hiq me shiku per dritare aty te shpia Bigut :p

Thash ti shoh pak gocat a po kan veshtiresi ne levizje ;)
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Arsimi le shtepin e BB 6


Te eliminuarit per ket jave jane :

 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Kendi i thashethemeve


Anaidi dhe Joana thashetheme per Ilirin

Joana me Anaidin ndodhen ne dhomen e ndenjes dhe bisedojne rreth Ilirit. Anaidi shprehet se : “Ilirin e mora per AS dhe me doli pras”. Ai thote qe kishte tjeter mendim ne fillim per te, si djale energjik dhe orator. Por sipas tij deri tani nuk ka bere asnje bisede me nivel.
Si Joana ashtu edhe Anaidi nuk i kane marredheniet e aferta me Ilirin. Ato mendojne se ai ndihet i rrezikuar prej tyre prandaj sipas strategjise se tij, ai ka vendosur ti mbaje ata te dy larg vetes. Joana mendon se ky eshte nje vendim i gabuar i Ilirit. Te njejtin mendim ka edhe Anaidi. Te dy mendojne se personat nga te cilet ndihesh i rrezikuar duhen mbajtur afer ne menyre qe te kuptohet edhe strategjia tyre.
Anaidi shprehet se Iliri i ka kerkuar nje armepushim. Ai madje i ka thene qe nese Anaidi do kete ndonje gje me te, atehere te mos ja thote ne sy te gjithe banoreve, por ta marri vecmas dhe tja thote jashte tek pishina. Atehere te njejten gje duhet te presi edhe Anaidi prej tij.


Komente per Anaidin dhe Marselinin;- Iliri “Vetem ata s’mund te flasin per burreri”

Olta dhe Xhimi shkojne ne kuzhine dhe fillojne te gatuajne mengjesin. Pas tyre ne kuzhine shkojne edhe banore te tjere per te ngrene apo per te pire kafene e mengjesit. Gjate kesaj kohe ata fillojne te bisedojne per ato qe kane ndodhur gjate nates. Edberi i cili eshte ulur ne tavolinen e ngrenies fillon qe t’i tregoje Ilirit per zenken qe ndodhi gjate nates midis Anaidit dhe Marselinit. Nderkohe qe ai tregon fillojne komentet nga ana e Ilirit dhe banoreve te tjere qe ndodhen aty.
Teksa Edberi perserit disa nga shprehjet qe kane permendur Anaidi dhe Marselini gjate debateve, Iliri pasi degjon thote “ata flasin te dy per burreri dhe pastaj flasin me keq se grate te dy, te dy njesoj jane”. Edhe banoret e tjere Xhimi, Olta dhe Shpendi flasin kunder Anaidit dhe Marselinit per ofendimet qe kane bere ndaj njeri-tjetrit gjate nates.
Xhimi dhe Shpendi i thone Ilirit se tashme eshte momenti qe ai vete te debatoje me ate te dy sepse e kane akuzuar se Iliri eshte banori me banal brenda shtepise. Iliri thote se ai nuk debaton me Marselinin dhe Anaidin sepse e di qe ata te dy gjithmone do te kerkojne debat me te dhe per kete arsye nuk do qe te debatoje me ta. “Mos fol tani, mos fol me vone, kur do te flasesh ti? Kjo nuk eshte mire” i thote Shpendi Ilirit. Iliri i pergjigjet “do te flas kur t’u dhembe me shume, jo tani sepse tani u jap me shume rendesi atyre”.
Me pas ata komentojne me tej sjelljen e Anaidin dhe Marselinin ku Iliri thote nder te tjera “rrezik pajtohen diten tjeter vetem per te bere aleance kunder meje”. Shpendi i thote qe me mire t’ua thote ne sy keto qe po diskutojne sepse me pas ata te dy mund ta marrin si thashetheme dhe Iliri i pergjigjet “nuk me intereson, le te thone c’te duan, une nuk ua them sepse ata kete duan qe te kuptojne se kane nxitur thashetheme tek ne”.
Te gjithe ata qe ndodhen ne kuzhine e komentojne si te gabuar sjelljen e Anaidit dhe te Marselinit dhe Iliri fillon t’u tregoje se ka ne plan qe t’i ngacmoje per banalizuat qe perdorin banoret dhe parashikon reagimet e Anaidit dhe Marselinit.


Elena e Joana bejne thashetheme; Aludojne rreth banorit qe do te eliminohet

Elena shkon ne krevatin e Joanes e fillojne te bisedojne me njera-tjetren duke peshperitur. Joana i tregon Elenes se si eshte ndier gjate kohes qe ka qene e zene me Anaidin, si edhe per gjestin e Anaidit, i cili beri qe te dy te bashkoheshin serish.
Me pas te dyja fillojne te bejne thashetheme, duke folur si fillim per Jonilden, qe sipas Joanes ndihet xheloze ne momentin qe Joana perjeton momente lumturie. Ajo thote se Jonilda eshte ndier shume mire kur marredhenia e Joanes dhe Anaidit ka qene ne krize. “Mendoi se do te dilja nga shtepia une”, thote Joana per Jonilen. Ajo mendon se Anaidi vete ka dashur qe t’i qetesoje zenkat mes te dyve, duke i dhuruar madje edhe nje cokollate.
Te dyja vajzat fillojne te diskutoje per nominimet, duke hamendesuar se kush mund te jete ne nominim dhe se cili nga banoret mund te eliminohet. Joana ka frike se mund te dale ajo vete, por Elena thote me siguri se nuk mund te dale ajo. Elena mendon se mund te dale Marselini, pasi ka mbetur i vetem dhe eshte i padeshiruar nga banoret e tjere. Me pas vajzat hamendesojne per nje eliminim te Oltes, por serish terhiqen, duke thene se ajo eshte miqesuar me te gjithe. “Mund te dale edhe Elona”, aludon Joana. Me pas flet per marredhenien me te, duke thene se e konsideron serish shoqe, pavaresisht perplasjeve, te cilat kane ardhur si shkak i mos tolerimit nga ana e saj te fjalorit banal nga te tjeret. Joana mendon se ka nje marredhenie te mire me pothuajse te gjithe banoret e shtepise.
Pas thashethemeve e diskutimeve, vajzat vendosin te flene, duke u bashkuar me pjesen tjeter te banoreve.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Jonilda per Joanen e Anaidin “Po luajne me veten e tyre”;-Olta “Kane shume negativitet”

Jonilda dhe Olta dalin ne oborr dhe fillojne te bisedojne, teksa bejne ecejake. Ato fillojne te flasin per Joanen me te cilen kane pasur shume afrimitet, por se fundmi edhe disa debate e keqkuptime. Te dyja vajzat komentojne sjelljen e Joanes dhe raportin e saj me Anaidin.
Jonilda i thote se brenda pak ditesh banoret ndryshojne sjellje dhe nje gje te tille ka bere edhe Joana e cila mbreme eshte afruar perseri me dy vajzat. Jonilda tregon “erdhi mbreme te krevati im dhe mbeshteti koken dhe une po mendoja me vete si ka mundesi” dhe me pas shton se e habit menyra se si Joana ndryshon raportet me banoret nga dashuri ne inat e me pas perseri ne dashuri. Olta perkrah mendimin e saj dhe thote “e po prit se do te ndodhe perseri, ke per te pare qe do te zihet perseri me ate qe e do aq shume dhe ka per t’u pajtuar prape”. Jonilda nga ana tjeter thote “per mendimin tim ata jane t’u lujt, por po luajne me veten e tyre dhe kjo me ben me qesh”. Me pas ajo thote “une dua t’i qendroj asaj lojes se tyre”, ndersa Olta thote se nuk i intereson fare se si luajne Joana dhe Anaidi me veten e tyre, por acarohet kur perfshijne edhe ate.
Olta ne nje moment thote “per mua kane nje negativitet te papare, prandaj s’dua t’u rri afer”. Olta thote se nuk ka pare deri tani qe njerezit te kene kaq shume inat dhe shprehet “po te shohin se dikush tjeter po merr me shume vemendje, e kane vdekje” dhe me pas shton se ata do te benin gjithcka qe te merrnin vemendjen e banoreve te tjere dhe sidomos te publikut.
Me pas jashte dalin Xhimi e Shpendi dhe dy vajzat nderrojne temen e bisedes se tyre.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Shpendi-Elones: “Ke dike ne shenjester e vetem ti mund ta demaskosh”; Elona: “E vertete”

Banoret jane grumbulluar ne dhomen e ndenjes e fillojne te improvizojne situata humori, duke qeshur me njeri-tjetrin. Jonilda shkon afer telefonit dhe ben sikur eshte duke folur ne telefon lidhur me banoret, duke e folur me Eldoren. Te gjithe qeshin me te madhe me komentet e Jonildes, ndersa e pershkruan fizikun dhe temperamentin e Eldores.
Pas disa minutash argetimi, banoret largohen duke u shperndare neper shtepi, nderkohe qe ne dhomen e gjumit mbetet vetem Shpendi e Elona. Ndersa e shikon per disa minuta, Shpendi i ben te qarte Elones se ka disa dite qe e vezhgon me kujdes sjelljen e saj ne shtepi dhe planet qe ajo po mundohet te vere ne zbatim. Elona insiston qe ai t’i tregoje lidhur me ate qe ai ka kuptuar per te. “Fol aman te lutem!”, i thote Elona, duke ia kerkuar me ngulm Shpendit qe t’i thote se cfare ka arritur te kuptoje tek ajo. Ai i thote se pavaresisht te gjithave, ajo luan paster, por Elona i kerkon sqarim, duke i thene se me ate mund te flase shume lirshem dhe se nuk keqkupton asgje thene prej tij. “Ti je treguar shume korrekt e kam krijuar shume respekt. Nuk marr asgje ters prej teje”, shprehet Elona. Atehere Shpendi fillon t’i tregoje se ka kuptuar qe Elona eshte duke sulmuar nje person, megjithese jo drejtperdrejt dhe jo duke dale keq figura e saj. “Ti vec nje person e ke ne shenjester”, i thote Shpendi. Ai e sqaron se ky personi brenda shtepise eshte femer e pavaresisht se sillet mire me te, po mundohet me te gjitha menyrat per te nxjerre nje ane te keqe te saj, duke perfituar prej saj. “Vetem ti mund te arrish ta cosh deri ne fund kete nisme”, i thote Shpendi, duke e pyetur nese kjo gje eshte e vertete. “eshte shume e vertete”, i thote Elona, duke e falenderuar per kujdesin qe ai ka treguar, duke qendruar indiferent e duke mos dashur te nderhyje ne planin e saj.
Shpendi e vlereson vetem per nje gjest, sepse ajo nuk eshte hakmarre ndaj kesaj banoreje, edhe pse ka qene e cenuar prej saj. “Te falenderoj qe ke arritur te me kuptosh se si jam ne te vertete”, i thote Elona. Ndersa Shpendi buzeqesh teksa e shikon.
Pas pak aty shkon Jonilda e Olta e banoret e lene me aq diskutimin.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Zenke Elona-Joana;- Elona “Je e pacipe, s’je korrekte”;- Joana “Ti duhet te ndeshkohesh”

Banoret ndodhen ne dhomen e ndenjes dhe Shpendi nis nje diskutim me Joanen duke i thene se ajo ka thyer nje nga rregullat e Vellait te madh dhe ka hyre ne magazine ne nje moment qe e kishte te ndaluar. Joana i thote se ajo nuk e dinte nje gje te tille dhe per kete nuk i eshte terhequr vemendje, prandaj i kerkon atij qe te mos e diskutoj me. “Te kam thene disa here qe nuk lejohet me shku aty” i thote Shpendi Joanes dhe Ajo i pergjigjet me ze te larte “lere tani mos e bej te madhe, ose po deshe shko e spiuno qe te me penalizojne”.
Shpendi largohet dhe nje tjeter debat nis mes Joanes dhe Elones. Teksa jane duke diskutuar per kete problem Elona thote se gjithcka ka per te dale sepse kamerat jane ne vezhgim te banoreve gjate gjithe kohes. Joana ironizon Shpendin duke thene “s’ka nevoje te nderhyje, s’kemi nevoje per gjykates, ka te tjere qe na gjykojne”, ndersa Elona e mbron duke thene se Shpendi nuk iu drejtua asaj ne vecanti, por banoreve qe kishin hyre ne magazine.
Vajzat nisin nje debat sepse Elona i thote Joanes se ajo ashtu si te tjeret duhet t’i respektoje rregullat, ndersa Joana ngre zerin duke i thene se ate e gjykon Big Brother dhe ajo s’ka te drejte te flase per nje gje te tille.
“Ketu jemi kolektiv, kur per te gjithe eshte e ndaluar, ti pse shkon?” i thote Elona, ndersa Joana i pergjigjet “ty c’te duhet, fol per veten tate, mos u bej avokate e Shpendit”. Elona i thote se ajo nuk po mbron Shpendin, por po i thote Joanes se ajo ka bere gabim qe ka thyer rregullat.
Dy vajzat ngrejne zerin dhe debati i tyre shnderrohet ne nje zenke te zhurmshme. Elona ne nje moment i thote Jones “ti je e pacipe, te gjithe respektojne rregullat, ti i thyen, nuk je serioze”. Me tej ajo i thote se Joana i thyen gjithmone rregullat dhe gjate provave apo lojrave nuk eshte serioze si te gjithe banoret e tjere. Joana i kthehet “une nuk u penalizova, ti sapo theve rregullat duke me quajtur ‘e pacipe’ dhe meriton te ndeshkohesh. “Ti duhet te ndeshkohesh sepse je femer dhe po perdor fjalor banal” i thote Joana Elones e cila i pergjigjet se deri tani ajo nuk ka probleme me fjalorin banal deri tani.
Debati i vajzave zgjat per disa minuta dhe me pas Joana largohet dhe te dyja komentojne fjalet e tyre me banoret e tjere.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Njoftim nga Big Brother.

Big Brother ka një njoftim për tu komunikuar banorëve. Të gjithë banorët mblidhen për të dëgjuar me kuriozitet. ثshtë një zarf i zi të cilin e komunikon Anaidi me Marselinin. Ky njoftim është pikërisht për ata të dy. Ndërkohë që të gjithë të tjerët duhet të jenë në dijeni të asaj se çdo të ndodhë me këta dy banorë.Këta dy banorë janë protagonistë të shumë debateve në shtëpi të cilat kanë gjeneruar klimë negative në shtëpi.Gjatë këtyre debateve këta banorë kanë përdorur fjalor të papërshtatshëm dhe fyes ndaj nj-tj duke prishur atmosferën e shtëpisë dhe ndikuar negativisht tek banorët e tjerë. Duke filluar që sot Anaidi me Marselinin do të qëndrojnë në një ambient të veçuar duke mos patur komunikim me banorët e tjerë. Big Brother do të verë në dispozicion të tyre një fjalor me 50 fjalë të ndaluara, të cilat ato i kanë përdorur në shtepi.Këto fjalë duhet të zëvendësohen më fjalët e detyruara që ndodhen përbri tyre. Anaidit dhe Marselinit do ti ngarkohen një sërë detyrash që lidhen drejt për së drejti me mirëqënien e banorëve të tjerë. Që nga ky moment ata të dy, pa asnjë lloj ndihme, duhet të lajnë dhe të hekurosin të gjitha rrobat e banorëve të shtëpisë. Të dy banorët duhet të bëjnë kujdes, sepse çdo thyerje rregulli do të zgjasi kohën e dënimit.Banorët e tjerë duartrokasin. Ndërsa Iliri me ironi thotë: “Cilat ishin fjalët që kishte përdorur Likja?”.Banorët lexojnë fjalët banale dhe zëvendesimet e tyre, të cilat janë ngjitur në pasqyrë, dhe komentojnë e qeshin me to. Iliri duket se është banori të cilit i bëhet më shumë qejfi për këtë dënim të Anaidit dhe Marselinit.Ai vazhdimisht bën shaka me to dhe qesh me të madhe.Ndërkohë që Joana duket shumë e mërzitur. Ajo i thotë Ilirit se edhe ai nuk e ka më mirë fjalorin.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Te denuarit ironizojne banoret dhe vazhdojne me shlyerjen e denimit

Tashme te gjithe banoret jane zgjuar dhe dalin ne oborr per te shijuar kohen qe duket se me ne fund do te permiresohet duke nderprere shiun. Teksa hane mengjes ata bisedojne e bejne shaka te ndryshme mes tyre dhe here pas here ngacmohen me dy te denuarit, Anaidin dhe Marselinin.
Per te denuarit ka ardhur mengjesi, ndersa pjesa tjeter e banoreve ndodhen ne oborr. Iliri eshte ulur perballe me dy djemte e denuar dhe ata teksa hane komentojne Ilirin dhe banoret e tjere. Marselini thote se ai thjesht flet, por nuk ka asgje te keqe ne veten e vet. “Nga une s’te vjen e keqja” thote Marselini dhe Anaidi shton pas tij “jena e keqja e vetes” dhe me pas flasin me nenkuptime per Ilirin.
Marselini thote se Iliri eshte ulur qellimisht perballe tyre, per t’i ngacmuar ne nje fare menyre dhe se atij i duket shume i fshehte. Anaidi nga ana tjeter edhe pse eshte denuar per fjalorin banal dhe ofendimet e quan Ilirin “injorant”.
Me pas ata ironizojne banoret per faktin se Vellai i Madh po u sjell ushqime me te mira se ta, por banoret vazhdojne te qeshin, ndersa Iliri fillon e kendon.
Dy te denuarit u kthehen perseri larjes dhe hekurosjes se rrobave te banoreve duke vazhduar keshtu me shlyerjen e denimit te tyre.

Të ndëshkuarit shlyejnë dënimin

Një pjesë e banorëve po merren me gatimin, ndërsa pjesa tjetër kanë rënë në qetësi. Anaidi dhe Marselini gjatë gjithë këtyre ditëve janë marrë me rrobat e banorëve të cilat i kanë larë, tharë dhe hekurosur. Ata kanë ndenjur gjithë natën zgjuar për t’i mbaruar sa më shpejt rrobat dhe në këtë mënyrë të shlyejnë dënimin e tyre për fjalorin banal që kanë përdorur në debate.Ata shkojnë në dhomën e rrëfimit dhe dalin prej aty duke u hedhur nga gëzimi dhe duke përqafuar nj-tj.Banorët e tjerë nënkuptojnë se ata kanë marrë njoftimin se dënimi i tyre u shlye dhe pyesin se çfarë ka ndodhur që Anaidi dhe Marselini duken aq të gëzuar. Kjo gjë zbulohet nga komentet që vetë djemtë bëjnë. Ata thonë se pasi të kenë mbaruar së thari dhe së hekurosuri edhe ato pak rroba qënuk janë tharë ende, ata do të lirohen nga dënimi i tyre.Pas këtyre komenteve ata marrin tharëset dhe shkojnë në dhomën e bibliotekës ku kanë lënë rrobat për t’u tharë dhe fillojnë t’i thajnë me tharëse.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Banorët organizojnë “Talk Show”

Opinione e replika rreth temes “Tradhtia nje semundje apo nje e keqe qe mund te shmanget?”

Mendimet e banoreve lidhur me temen “A e shikoni tradhtine si nje fenomen qe nuk mund te shmanget ne jete apo si nje te keqe qe do te donit ta largonit perjetesisht nga jeta juaj?” vazhdojne ende, ndersa me radhe vazhdojne te shprehen sapo marrin lejen per te folur nga Shpendi.
Tashme fjalen e merr Elona, e cila shprehet duke thene: “Duke ditur se ne nje cift jemi dy, mund te shmanget. Nese ti ia jep partnerit ate qe do nga ti, nuk ka pse te shkoje deri te tradhtia”, mendon Elona. Ajo shprehet duke thene se nese edhe pak kesaj partneri do te arrinte te mendonte tradhtine, atehere ka nje zgjidhje tjeter para se te arrije deri aty, duke nenkuptuar keshtu ndarjen si zgjidhjen me te mire. Xhimi mendon s tradhtia eshte plotesisht e shmangshme dhe eshte plotesisht e komanduar nga truri. “Nese ti do, normal qe mund ta shmangesh”, shprehet Xhimi.
Xhimi kerkon te replikoje lidhur me nje mendim qe ka dhene Olta para disa minutash, ku ka thene se tradhtia mund te justifikohet nese personi ka qene i dehur. “Nese del cdo fundjave, ne nje muaj qe ka kater fundjava, i bie te kete tradhtuar kater here, dhe le te vazhdojne te jene keshtu te lumtur”, shprehet Xhimi, i cili duartrokitet nga te gjithe banoret. Tani ka ardhur radha e Elenes per te dhene mendimin e saj, e cila mendon se njeriu ne momente te caktuara mund ta ndieje te nevojshme te ndihet i tradhtuar sepse e ben te jete me kembe ne toke. Ajo thote se vete e ka provuar keshtu kete lloj ndjesie. Vigani mendon se do ta shmangte plotesisht tradhtine nese do te arrinte te donte vertet nje femer. Edberi eshte i bindur se mund ta kontrollonte veten ne momentin qe do te kishte nje lidhje te qendrueshme. “E si do ta kontrolloje ti veten?”, e pyet Shpendi. “Do ta merrja femren e do te kontrollohesha me te”, pergjigjet Edberi, ndersa te gjithe qeshin dhe e duartrokasin.


Banorët, pyetje për Shpendin; Shpendi, mesazh për ish-bashkëshorten: “Nuk ke qenë e tradhtuar prej meje”.

Pasi të gjithë banorët jep mendimin e vet lidhur me temën e hapur në emisionin organizuar prej tyre “Talk Show”, tashmë janë banorët ata që pyesin Shpendin lidhur me temën në fjalë. I pari është Anaidi, i cili e pyet: “Nëse pasojat e tradhtisë i vuan ende, a do të mund të tradhtoje më?”. “Nëse do të kisha mbledhur mendjen s’do të tradhtoja më”, përgjigjet Shpendi. Joana e pyet se si është ndier ai pas tradhtisë së parë e Shpendi përgjigjet duke thënë: ”Kam tradhtuar dhe jam tradhtuar. Jam ndier më shumë sesa bosh dhe jam penduar”. “Për asgjë ndodh tradhtia”, vazhdon mendimin Shpendi. Ndërsa Marselini e pyet se si do të reagonte ai nëse do të ndodhej përballë tradhtisë: do të mendonte pasojat apo do të tradhtonte. Shpendi e sqaron, duke thënë se ka raste kur njeriu nuk mendon dot dy herë dhe shikon vetëm ngjyrën e zezë përballë dhe shton se në ato momente e ndien që po bën diçka jashtë vetes. Ndërsa Eldora është kurioze të dijë nëse Shpendi ka tradhtuar me mendje apo me instikt dhe nëse mund të falte apo do të pranonte faljen nga partneri. Shpendi thotë se ka disa lloj tradhtie, dhe nuk përjashton mundësinë e tradhtisë me mendje, pasi në disa momente mund të gjesh ngrohtësi edhe në atë formë. “Unë e kam bërë duke e konsideruar si ngushëllim, por e konsideroj gabim”, shprehet Shpendi. Ai thotë se vetë ka arritur të falë dhe njëkohësisht edhe partnerja ka arritur ta falë, por ky ka qenë gabimi më i madh i saj, duke nënkuptuar se pas faljes së saj, e ka përsëritur sërish tradhtinë.Banorët vazhdojnë ta pyesin pyetje pas pyetjeje dhe Shpendi përgjigjet pa hezituar dhe në fund të diskutimit i falënderon të gjithë për diskutimin dhe pyetjet, duke thënë se të gjithë këtë diskutim e ka bërë për t’i përcaktuar një mesazh një njeriu të rëndësishëm për të jashtë, që e ndien veten të tradhtuar prej tij, e për t’i treguar se nuk ka qenë kurrë e tradhtuar prej tij, pavarësisht se si kanë shkuar gjërat.“Protestoj për atë që ka ndodhur, duke i treguar këtë ngjyrën e zezë të këmishës”, shprehet Shpendi.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Linja per ju ne studjo tani :p :p :p
Po kjo Joana paska qene kuceder ...pupupupu sa dhapazane lol lol lol lol
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Linja per ju ne studjo tani :p :p :p
Po kjo Joana paska qene kuceder ...pupupupu sa dhapazane lol lol lol lol
Ne cemenyr kuceder si tek ajo e jovan bregut qe hante burra moj apo kuceder qe nxjerr flak lart e posht spushon dmth me fjal lart e pa brecka posht lol lol lol lol
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Joana e merzitur, mendon te dale nga BB; Anaidi e keshillon, duke i qendruar prane

Joana qendron ne te njejtin krevat me Anaidin e te dy fillojne te diskutojne per Elonen. Joana gjykon sjelljen e saj si edhe debatet qe ka bere me te, duke e fajesuar Elonen per gjithcka ne lidhje me zenkat qe kane pasur me njera-tjetren. Ndersa Anaidi thote se marredheniet me Elonen i ka te mira dhe se ne shume raste ne zenkat mes tyre ka pasur faj Joana e per kete ai e ka keshilluar vazhdimisht.
Pas kesaj bisede Joana fillon te qaje me pretekstin se e ka marre malli per te afermit e saj, madje shpreh deshiren per te dale nga shtepia e Big Brother, nderkohe qe Anaidi e keshillon dhe e qeteson ate, duke u munduar ta beje te ndihet me mire. Ata dalin ne kopsht e flasin me njeri-tjetrin. Ajo tregon se pse ndihet e lodhur nga qendrimi ne shtepi, duke thene se ndihet e kercenuar nga banoret qe e sulmojne vazhdimisht si edhe e bezdisur nga fjalet e tyre banale. Anaidi e keshillon qe keto gjera t’ia shprehe ne sy banoreve, ne menyre qe edhe vete te ndihet me mire. Anaidi nuk e beson aspak se ajo qe eshte duke thene Joana eshte e vertete, madje i ben te qarte asaj se nese vertet eshte duke menduar keshtu, atehere ajo ka karakter shume te dobet dhe shton se kete gje nuk e kishte kuptuar deri me tani.
Me pas ata shkojne ne dhomen e ndenjes, ku Anaidi mundohet per minuta te tera ta qetesoje, duke e perqafuar e duke e qetesuar. Ai madje i vendos kushte asaj, duke i thene se nese ajo vendos qe te dale nga shtepia, nuk ka per ta takuar asnjehere kur te dale jashte.
Te dy shkojne ne dhomen e gjumit dhe flene pas puthjesh e perqafimesh mes njeri-tjetrit.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Shpendi-Ilirit: “Jam ndier i parespektuar prej teje”

Nis një diskutim mes Shpendit dhe Ilirit, duke u munduar të sqarojnë një keqkuptim dhe qejfmbetje nga ana e Ilirit, i cili ka bërë që Iliri të bojkotojë diskutimin, sepse në një moment Shpendi nuk ia ka dhënë fjalën. Shpendi e sqaron se arsyeja e këtij diskutimi ka qenë shumë serioze dhe se Iliri duhet t’u bindej rregullave të vendosura më parë, pasi ai ishte në rolin moderatorit dhe po mundohej ta drejtonte sa më mirë diskutimin. Iliri thotë se është ndier i ofenduar, por thekson se mbase nuk ka pasur të drejtë. “Në një farë mënyre protestova ndaj teje, por jo me qëllim të keq. Unë jam impulsiv”, shprehet Iliri. “Asnjëri prej banorëve nuk ka më shumë të drejtë se tjetri. Nesër do të jesh ti në rolin tim”, e sqaron Shpendi. Ai shton se është ndier i pa respektuar nga ana e Ilirit. Ndërsa Iliri mendon se nuk ka rëndësi se faji i kujt është, por i kërkon falje nëse ai është ndier i pa respektuar.

Iliri flet për raportin me Anaidin;- “Nuk debatoj me të sepse ai kapet pas gjërave banale”

liri ndodhet në dhomën e gjumit dhe fillon që të bisedojë me Edberin për raportin që ka krijuar ai me Anaidin. Ai sqaron se Anaidi e ka ngacmuar shumë herë, por duke u kapur me gjëra të vogla dhe banale dhe kjo ka bërë që ai të mos reagojë, por ta shmangë dhe të jetë indiferent ndaj ngacmimeve të tij.
“Anaidit i vjen inat sepse e ka kuptuar që për mua ai nuk ekziston këtu brenda” thotë Iliri dhe më pas sqaron se sjellja e tij ka ardhur në këtë pikë sepse Anaidi kërkon me ngulm të kapet me të për gjëra pa vlerë.
“Ai nuk më vë dot në lojë dhe kapet pas asaj që unë nuk di ta përballoj, por fakti është se ai vetëm flet, flet, flet dhe për mua ai është i dështuar”.
Gjatë kohës që Iliri flet për Anaidin me Edberin, ky i fundit qesh herë pas here duke i dhënë të drejtë dhe i një dëgjues i mirë nuk jep opinione.“Misioni i Anaidit është që të më inatosë mua” thotë Iliri dhe më pas shton “ai flet gjithmonë se aleancat i bëjnë më të dobëtit, ndërkohë që ai është në aleancë, madje edhe në lidhje”. Më pas Iliri thotë se nuk ka frikë të debatojë me të gjithë, por me Aanaidin sillet në këtë mënyrë sepse e di qëAnaidi për këtë gjë e ka shumë inat.

Elona: “Personi më i afërt për mua, Iliri”

Elona mbetet në dhomë me Oltën, e të dyja vazhdojnë bisedën e lënë përgjysmë lidhur me banorin më të dashur brenda shtëpisë, pa të cilin qëndrimi në shtëpi do të ishte shumë i vështirë.Elona përmend ndër disa emra edhe atë të Eldorës dhe Shpendit, por thotë se me Ilirin është më e lidhur krahasuar me banorët e tjerë, duke thënë se në momentin që do të dalin nga shtëpia, miqësia e tyre do të forcohet edhe më. Ajo mendon se problemi që ka me gjuhën shqipe e bën atë që të kufizohet në biseda e diskutime. Olta mendon se Iliri do ta kuptonte atë, madje me gjithë mangësitë e saj në gjuhë, madje e këshillon që të flasë me të.
 
Top