• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Lajme nga shtepia BB VI!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
[h=1]Banoret gatuajne[/h]
Banoret vazhdojne te gatuajne. Duken te gjithe shume te zene me pune dhe sikur nuk kane mendje tek zenkat e tyre. Joana eshte shefja e kuzhines dhe mundohet te jete ne lartesine e duhur duke i vene banoret te punojne me cilesi. Ajo nuk merzitet duke vajtur tek secili dhe i shpjegon menyren e gatimit dhe recetat.
Shpendi nga ana e tij krenohet me embelsiren “Tiramisu” qe ka bere me grupin. Ai shton se eshte hera e pare qe ben embelsire dhe nuk nguron tja tregoje ate te gjitheve.
Eldora gjate gatimit te menuse shprehet se nese do te gatuante gjithe kohes, do ishte dobesuar, sepse ajo nuk ha asnjehere kur gatuan vete.

banoretgatuajne.gif

Joana debat me Anaidin


Ne proven e gatimit Joana eshte Shefi i kuzhines. Ajo acarohet me Anaidin sepse ky i fundit i thote qe tani eshte detyra e saj te shtroje tavolinen, duke qene se jane ne perfundim te gatimeve. E nxehur i kthehet dhe me bindje te plote i thote qe per te shtruar jane ata dhe se ajo nuk eshte kameriere qe te shtroje tavolinen. Kete bindje ja shton edhe Olta e cila i thote qe shefi i kuzhines eshte per te mbikeqyrur punen dhe jo per te shtruar tavolinen.

Si shefe e kuzhines ajo me ton urdherues i thote Anaidit ti sjelli letren ku Big Brother shpjegon rregullat e lojes. “Shko me sill letren dhe gjeje pak se ku eshte shkruar qe shefi i kuzhines duhet te shtroje tavolinen?” i thote ajo. Gjate kohes qe Anaidi shkon te marre letren Joana shprehet tek Olta dhe Olseni : “Sa me acaron mua ky?”. Nderkohe Anaidi kthehet me letren e Big Brother dhe lexon : “Detyra e shefit te kuzhines eshte te kujdeset per mbarevajtjen e gatimeve dhe te shtroje tavolinen e ngrenies gjate kohes qe pergatitet ushqimi”.
Anaidi me qetesi i thote se megjithese nuk eshte kameriere eshte e detyruar te shtroje tavolinen, sepse ashtu thone rregullat. Madje shton ai, Joana ne kete rast duhet ta falenderoje. E zhgenjyer dhe njekohesisht e nxehur ja kthen : “Nuk kam perse te te falenderoj, ishte detyra jote, ik futi ndonje cigare tani”./Bigbrotheralbania6

joanadebat.gif
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

[h=1]Zbulimi i sekretit te pare[/h]
Big Brother ka vendosur qe kete jave banoret te zbulojne nje nga sekretet e tyre. Duke filluar nga sot, Big Brother do t’u jape banoreve indikacione per nje nga sekretet, permes disa provave qe ata do te kalojne. Te dhenat do t’i orientojne banoret drejt sekretit.
Ata do te kalojne kater prova, pas te cilave jane fshehur kater te dhena qe identifikojne sekretin. Detyra e banoreve eshte qe te tregohen te vemendshem ne cdo prove dhe te permbushin me perpikmeri cdo detyre qe Big Brother do t’u jape.
Ata duhet te tregohen te kujdesshem sepse provat jane individuale. Secili prej tyre duhet ta mbaje te fshehte ne rast se arrin te zbuloje indikacionin dhe duhet ta thote ate vetem ne dhomen e rrefimit. Ne menyre absolute ata nuk duhet te komentojne me njeri-tjetrin kete.
Ne fazen e pare banoret do te gatuajne. Fillimisht ata ndahen ne 5 grupe me nga 3 banore ku njeri prej tyre do te jete Shefi i kuzhines i cili ka per detyre qe te kujdeset per mbarevajtjen e gatimit dhe shtrimin e tavolines. Secila skuader do te kete nje ngjyre perkatese dhe ata do te gatuajne receten e pergatitur nga Vellai i Madh. Prova nis me renien e gongut dhe banoret duhet te zbulojne Indikacionin e pare qe ndodhet brenda menuse. Pas ekzekutimit te kater provave, banoret gjate kesaj jave do te arrijne te zbulojne nje nga sekretet./bigbrotheralbania6

 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

[h=1]Diskutim per homo****ualitetin[/h]
Iliri dhe Etleva ndodhen ne dhomen e ndenjes duke biseduar. Ata fillojne te diskutojne per homo****ualet dhe ndajne mendime te kunderta. Etleva thote se ajo nuk i paragjykon homo****ualet dhe se ka shume respekt per ata si njerez, duke mos u interesuar shume per preferencat e tyre ****uale.
“Ne momentin qe ata njerez nuk me cenojne mua, une nuk kam asgje kunder tyre” thote Etleva dhe me pas shton se asaj i dhimbsen sepse jane nje kategori qe paragjykohen shume dhe nuk pranohen nga shoqnia.
Iliri nuk ndan te njejtin mendim me vajzen dhe thote se ai eshte kunder homo****ualitetit. Ne dhomen e ndenjes vijne edhe banore te tjere te cilet futen ne diskutimin e Ilirit dhe Etleves. Banoret e tjere kundershtojne Ilirin, ndersa Marselini i kerkon Ilirit qe te shpjegoje se perse eshte kunder homo****ualitetit.
Iliri nis nje diskutim te gjate per te sqaruar se perse ai eshte kunder homo****ualitetit. Iliri thote se ai nuk pranon se Homo****ualiteti eshte i lindur, por sipas tij eshte zgjedhje dhe se eshte dicka kunder ligjeve te natyres. Ai thekson se mbi te gjitha eshte kunder martesave mes gay-ve.
Ai shprehet me urrejtje kunder homo****ualitetit duke bere qe ne shtepi te lind nje debat, ku ai i ka kunder te gjithe banoret e tjere qe shprehen se nuk kane te drejte te paragjykojne zgjedhjet apo preferencat ****uale te ndonje individi.
Si perfundim pas nje kohe te gjate debati Iliri sqaron banoret se ai nuk pranon qe t’i imponojne mendime te mira per homo****ualitetin, por nuk interesohet nese nje i njohur i tij eshte apo jo gay. “Mjafton qe mua te mos ma imponosh kete, me veten bej cfare te duash” thote Iliri duke bere qe me ne fund diskutimi i banoreve per kete teme te perfundoje.


Anaidi; “Asnje nga ne s’eshte vetvetja”



Pas diskutimit te ceshtjes se homo****ualitetit, banoret ndryshojne temen e diskutimeve. Ata fillojne te flasin per lojen dhe sjelljen e tyre brenda shtepise dhe perdorin batuten e famshme “jam vetvetja”.
Ne kete moment lind nje diskutim mes Anaidit dhe Eldores. Vajza thote se ajo eshte vetvetja dhe se ne te njejten menyre sillet edhe jashte shtepise. “Une keshtu jam edhe jashte” thote ajo, por has ne kundershtimin e forte te Anaidit.
Anaidi thote me ze te larte se ne shtepi asnje prej tyre nuk mund te jete vetvetja. “Ne s’kemi pse e themi kete se ne ketu kemi hyre per loje e nuk mund te ndodh qe te sillemi njelloj si jashte” shton me tej ai per te kundershtuar Eldoren.
Per te bindur Eldoren ai i thote se edhe qe nga menyra e veshjes apo edhe e folura e saj nuk tregojne se ajo eshte si ne shtepine e saj. Eldora justifikohet duke thene se ajo vishet edhe ne shtepi me taka, por kjo ben qe Anaidi te qeshe ne menyre tallese./bigbrotheralbania6

 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Ndërrimi i binjakëve


Ndërkohë qe banorët po festojnë ditëlindjet e Altinës dhe Arsimit, dicka tjetër po ndodh në një cep të shtëpisë. Gjatë gjithë kësaj kohe brenda në shtëpi ka qënë Andi, njëri nga binjakët. Si me stil ai largohet nga turma e njerëzve dhe shkon në dhomë të rrëfimit, aty ku ndodh dhe ndërrimi me njëri-tjetrin. Ikën Andi dhe vjen Blendi.

Blendi duket pak i hutuar se të mësohet me atmosferën festive që gjeti në shtëpi. Por ai shume shpejt integrohet duke marrë një birrë në dorë dhe duke u bërë pjesë e shpirtit festiv në të banorëve. Ai madje afrohet edhe tek Arsimi dhe i uron atij ditëlindjen.




______________________________________

Joana për hyrjen në BB




Banorët janë mbledhur në dhomën e gjumit dhe falsin për momentet para se të hynin në shtëpinë e Big Brother. Joana tregon se për hyrjen e saj në shtëpi e dinin vetëm 6 miqtë e saj dhe i dashuri, por një mikesha e saj u bë shtysë që ajo të hynte. Ajo tregon që, Bjordi, të cilin e ka mik e ka shoqeruar dhe ndihmuar për aplikim.

Xhimi gjithashtu tregon për historinë e tij. Për të, shtysë u bë një kushëriri i tij. Joana i rrëfen Oltës se ajo ka qënë në merak se çfarë do mund të mendojnë njerëzit duke parë nga ekrani. Por për sa i përket prindërve, ajo donte ti bënte surprize me hyrjen e saj në BB6. Ajo tregon se i ka bërë edhe më parë surpriza, por jo të tilla, këtë do ta mbajnë mend – thotë ajo.

_________________________________

Shenja dyshimi rreth sekretit të parë



Banorët të kënaqur nga gatimet e bëra ulen të hanë darkë. Etleva thotë se ky është vakti më i mirë qe kanë ngrënë ndonjëherë. Banorët urojnë njëri-tjetrin : “Tju bëjë mirë”. Joana si shefe e kuzhinës falënderon stafin për punën e mirë që kanë bërë. Gjithashtu nuk mungojnë duartrokitjet e banorëve në adresë të saj. Pas kësaj banorët përgëzojnë edhe njëri-tjetrin për punën në grup.

Jonilda nuk harron të urojë dhe dy banorët që kanë ditëlindjen Altinën dhe Arsimin.
Ndërkohë që gjithë banorët janë duke shijuar darkën e shijshme, vetëm Olta po qëndron me pjatë përpara dhe nuk e prek supën e pulës. Ajo bën sikur i kërkon ndjesë Anaidit dhe ja ofron atij supën e saj. Duke u munduar të shkëpusë vëmendjen e banorëve nga sekreti i saj, të cilët po e pyesin se përse nuk ha, ajo devijon me arsyetimin se nuk i ka qejf supat me krem. Ajo duket që është e uritur, dhe vendos të hajë një spec, madje një moment pyet se kur do ta sjellin tortën se ajo atë është duke pritur.

Megjithatë banorët duken se po e shijojnë aq shumë ushqimin sa nuk e kanë shumë mendjen tek Olta qe mbeti pa ngrënë.





bigbrother.top-channel.tv
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Biseda të ndryshme dhe ngacmime për Ilirin



Banorët kanë dalë në oborr dhe gjatë kësaj kohe diskutojnë me njëri-tjetrin për tema të ndryshme. E ndërsa shijojnë motin e ngrohtë dhe me diell, banorët bisedojnë për ngjarjet e fundit në shtëpi.

Historia më e komentuar nga banorët në këtë mëngjes është ajo që ka të bëjë me lojën që i bënë Ilirit. Banorët vazhdojnë të qeshin me të dhe të komentojnë vendosjen e dy vezëve në krevatin e Ilirit. Herë pas here ata e ngacmojnë Ilirin në lidhje me këtë lojë dhe qeshin me të.

Gjatë kohës që rrinë në oborr, banorët diskutojnë edhe për tema të tjera që kryesisht kanë të bëjnë me ushqimin, cigaren dhe motin.
Më pas ata nisin një bisedë për përdorimin e drogave, efektet e tyre dhe pasojat. Një pjesë e banorëve ndajnë mendimin se drogat nuk duhet të lejohen në mënyrë kategorike dhe një pjesë tjetër mendojnë se disa (të ashtuquajturat “droga të lehta”), mund të lejohen sepse nuk janë shumë të dëmshme.

Kjo bisedë vazhdon për disa minuta në oborr, por me përkeqësimin e motit, banorët vendosin që të futen brenda në shtëpi.


________________________________________

Elona pyet Altinën: Je lesbike?



Ritmet e muzikës nuk janë ulur, por banorët tashmë janë ndarë në grupe, hedhin shaka dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Elona me Altinën janë ulur të dyja në kolltuk. Elona e pyet Altinën nëse mund ti bejë një pyetje teper personale, por pa e marrë inat.
Duket që Elona po heziton ta pyesi, por Altina i thotë që tja bëjë pyetjen. Elona duke i rënë rrotull nuk tregohet e qartë në pyetjen e saj. Altina i thotë të tregohet e drejt për drejtë se nuk po e kupton. Në fund Elona e pyet për preferencat e sajë dhe nëse është ose jo lesbike. Altina në fakt ngryset kërkon të dijë se përse e ka këtë mendim Elona? Elona i tregon se mënyra se si ajo vishet mund ta tregojë një gjë të tillë. Altina thotë që nuk duhen paragjykuar njerëzit nga veshja, ajo ka qënë tip çuni që e vogël ka pas luajtur futboll dhe që atëherë i ka ngelur ai stil veshje. Elona thotë se nuk e ka problem sepse ajo është rritur në Francë dhe shoqëria atje është shumë e hapur dhe i kërkon tymos ja marri për ters pyetjen. Por Altina ja mohon kategorikisht një gjë të tillë.

_____________________________________________

Iliri bie në kurthin e lojës së vajzave


Vetëm disa nga banorët e shtëpisë së Big Brother vazhdojnë të qëndrojnë ende zgjuar. Anaidi shkon në tualet dhe shikon që ambienti përreth është shumë pis. Ai ankohet për higjienën dhe i kërkon edhe vajzave që t’i kushtojnë më shumë rëndësi, duke i kushtuar më shumë rëndësi pastërtisë. Vajzat thonë se kjo gjë është në ndërgjegjen e gjithsecilit dhe se nuk mund të ruhet higjiena vetëm nga disa njerëz.

Iliri dhe Jonilda vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin ende, edhe pse të gjithë banorët kanë ikur për të fjetur gjumë dhe tashmë ka ardhur mëngjesi. Vazhdojnë të bisedojnë dhe të bëjnë shaka me njëri-tjetrin edhe për disa minuta.





Të dy banorët dalin jashtë për të pirë cigare, ndërkohë që Iliri tregon për veten e tij dhe ëndrrat që ka në jetë. Iliri tregon se kërkon që të bëhet aktor dhe të vazhdojë Akademinë e Arteve. Ai tregon për të kaluarën e vet dhe thotë se marrëdhëniet me femrat i ka shumë të mira dhe gjithmonë ka qenë i lidhur me femra më të mëdha se ai në moshë.

Pak minuta më vonë, banorët shkojnë në dhomë për të fjetur, ndërsa Iliri gjen vezën mbi krevat, të cilën pa dashje e thyen teksa shtrihet në krevat për të fjetur. Veza është pjesë e lojës që ka bërë Eldora dhe Elena për disa nga djemtë e shtëpisë. “E di unë që ma kanë bërë këtë lojë në mënyrë që t’i heq pantallonat, por unë s’kam për t’i hequr, me vezën do të fle”, shprehet Iliri. Jonilda qesh me të madhe nga reagimi i Ilirit, ndërsa të dy bëhen gati për gjumë.

Iliri merr mbulesën dhe jatakun dhe shkon të flejë në sallon.
bigbrother.top-channel.tv
 
Last edited:

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Xhimi-Elones "Ti je me e permbajtura ketu brenda"

Elona dhe Xhimi ndodhen ne kushine dhe merren me larjen e eneve dhe gatimin. Gjate kesaj kohe ata bisedojne me njeri-tjetrin. Xhimi pyet Elonen per origjinen e saj dhe ajo i pergjigjet se eshte nga Tirana. Me pas ata bisedojne per karakterin e Elones.

Xhimi i thote se ajo i duket ndryshe nga vajzat e tjera dhe se nuk flet shume. “Ti je me e permbajtura ketu brenda”i thote Xhimi dhe Elona i pergjigjet se ajo eshte serioze ne pergjithesi. Me tej Xhimi e pyet nese familja e saj e ka perkrahur futjen e saj ne shtepine e Big Brother dhe Elona i pergjigjet se ata e kane perkrahur sepse kane besim tek ajo.
Elona thote se nje pjese e banoreve ne shtepi mendojne se ajo eshte shume misterioze, por sipas saj kjo nuk eshte e vertete, por eshte natyra e saj serioze qe e ben te sillet ne menyre shume te permbajtur. “Une keshtu jam sjelle gjithmone, nuk me pelqen qe te sillem ndryshe” thote Elona dhe Xhimi perkrah mendimin e saj.
Keshtu per disa minuta ata ndajne mendime te perbashketa ne lidhje me ato qe mund te thone banoret e tjere, apo me menyren e sjelljes se secilit ne shtepi.
“Une nuk mendoj se cfare do te thone te tjeret, sepse nese do ta beja do te isha gjithmone i kontrolluar, nuk sillem dot ne menyre te kontrolluar gjate gjithe kohes” thote Xhimi. Ndersa Elona shton pas tij “mua nuk me interesojne se si sillen te tjeret ketu, mjafton te mos me cenojne mua” dhe me pas largohet, ndersa Xhimi vazhdon me gatimin.


Eldora dhe Elena bejne plane per te vene ne loje banoret

Eldora dhe Elena ndodhen ne dhomen e ndenjes dhe teksa shohin banoret e tjere fillojne te bejne plane.
Eldora thote se e ka nisur mbare diten e sotme duke qeshur me lojen qe i bene Ilirit duke i vendosur veze ne krevat dhe Xhimit qe i vendosen banane siper kokes. Ajo hedh idene qe te bejne nje tjeter loje kundrejt banoreve.
Elena pranon dhe i thote “i vendosim ndonje gje poshte jastekut qe t’i vije ere e keqe”. Nga ana tjeter Eldora hedh idene qe te lyejne jasteket me piper ne menyre qe te shkaktoje teshtima te banori qe do te bjere pre e lojes se tyre.
Elena kerkon qe kete here te vene ne loje Anaidin dhe premton se ajo do ta hutoje me muhabet, ndersa Eldora do te beje rrengun per te.

Dy vajzat mendojne qe ne loje te perfshijne edhe Altinen dhe diskutojne per banoret e tjere qe mund te perfshijne ne loje. Per disa minuta ato diskutojne rreth mundesise se objekteve qe mund te perdorin per te bere nje loje qe mund te shkaktoje sa me shume te qeshura.


Debat per gatimin

Xhimi eshte banori qe deri tashme eshte marre me gatimin per te gjithe banoret. Ai ne nje moment provoi ushqimin me duar dhe instinktivisht futi gishtat ne goje. Ky gjest i tij u vu re nga Eldora e cila krijoi nje debat me te duke i thene qe te mos e provonte ushqimin sepse po gatuan per te gjithe dhe kjo nuk eshte higjienike.

Reagimi i Eldores beri qe Xhimi te preket. Disa minuta me vone ai ka nje perplasje tjeter me Eldoren sepse ajo fut mishin ne uje per ta shkrire dhe ai i thote se nuk duhet ta beje kete sepse mishit i humbasin vlerat ushqyese dhe shija. Nga ana tjeter Eldora e interpretoi keshillen e tij si inat nga ana e Xhimit per faktin se ajo refuzoi ushqimin e gatuar nga ai.

Tashme kete perplasje me Eldoren, Xhimi ia rrefen Jonildes dhe Etleves. I pyetur nga vajzat ai rrefen se si ndodhi i gjithe keqkuptimi mes tij dhe Eldores. “Mua nuk me vjen keq se dikush nuk pelqen ate qe gatuaj une, por u preka kur me permendi higjienen sepse une mundohem shume te mbaje higjienen sidomos kur gatuaj” thote Xhimi, ndersa Jonilda i jep te drejte dhe i thote qe te mos merzitet.
Gjate kesaj kohe banoret levizin neper kuzhine dhe mundohen qe te hane secili sipas menyres se tij.





Elena dhe Eldora perfshijne Marselinon ne planet e tyre
Elena dhe Eldora gjate gjithe kohes flasin ne vesh me njera-tjetren duke thurur plane te ndryshme per te vene ne loje banoret e tjera.
Ato diskutojne edhe per banoret qe duhet t’u bejne loje, por ndajne mendimin se nese e bejne kete gje kundrejt te gjithe banoreve te tjere, ata do t’u kundervihen atyre te dyjave.

Duket se vajzat kerkojne aleat te tjere sepse ato ftojne Marselinin dhe nisin t’i rrefejne atij planet e tyre. Marselini kur merr vesh se ato jane autoret e rrengjeve te vena gjate nates se kaluar, u thote se ai e hamendesoi se ato do te ishin autoret e lojrave.
Marselini bie dakord me vajzat dhe fillon edhe ai qe te beje plane per lojrat e mundshme qe mund t’u bejne banoreve te tjere. Me pas ai perdor shprehjen “Jemi tre ne nje” per te treguar se ai eshte ne nje mendje me vajzat.





Banoret luajne
Perderisa pjesa me e madhe e banoreve luajne, Altina perdor pasqyren e saj per te luajtur, te cilen e perdor si te ishte telefon. Flet me ze te larte duke u shtirur sikur flet me te afermit dhe shoqerine e saj. Banoret tjere qe e degjojne qeshin, sidomos nga pjesa kur ajo thote “Mbylle se me ka rene bateria”.

Banoret tjere jane shperndare ne pjese te ndryshme te shtepise, shumica e tyre ndodhen ne tualet duke bere dush ose thare floket.
Marselini qe me pare po bente plane me Elenen dhe Eldoren per t’u bere lojra banroeve, e ve ne zbatim planin e tyre, plan te cilit nuk i shpetojne as dy vajzat.
Ata planifikuan qe te derdhin shampot dhe t’i zevendesonin ato me majoneze. Keshtu Marselini i derdh shampot duke luajtur me vajzat dhe ua hedh atyre ne fytyre e floke. Pre e lojes se tij bie edhe Joana. Gjate kesaj kohe banoret e tjere qe ndodhen aty qeshin me pamjen e vajzave.


Anaidi keshillon Etleven
Anaidi i afrohet Etleves dhe e pyet nese mund ti japi nje keshille. Ajo menjehere ja pret hovin, duke i thene qe te japi keshilla me nivel. Anaidi i kerkon Etleves te mos behet e perseritur duke i thene “lambo”. Megjithese edhe ai vete i ve pseudonime shokeve qe ndodhen ne shtepi. Etleva mendon se ai kerkon te grricet me te, sepse vete Anaidi eshte tip i pseudonimeve. Ai nga ana tjeter i thote se nuk do te debatoje me te, thjesht njerezit kur behen te perseritur, behen edhe monoton. Ai kerkon qe ajo mos ja marri per ters keshillat qe i jep, madje njerezit qe e keshillojne, ajo duhet ti degjoje, ti analizoje dhe pastaj te vendosi nese do ti ndjeki apo jo ato keshilla.

Etleva i thote qe ajo eshte vetem 20 vjec dhe i degjon keshillat nga me te medhenjte, por kur ato keshilla, jane te vlefshme dhe jo pa lidhje.
Anaidit i ka mbetur mendja sepse ajo e ka thirrur “lambo”. Por Etleva shton se per te nuk ja vlen ky diskutim, dhe nuk ka ndermend te flasi me njeri mbi tema te tilla, se ajo i ka thirrur ne pseudonim dikujt.
“Nga mengjesi deri ne darke edhe me gocat kur jeni, degjoj vetem, lambo, prandaj desha te te korigjoja” i thote Anaidi i indinjuar, “nuk keni ndonje muhabet tjeter ju, apo vetem, muhabet lambosh”. Ai e keshillon qe edhe tek njerezit qe e ndjekin ne TV ajo del keq duke perseritur gjerat. Por Etleva ja kthen se nuk ka pse te merakoset ai nese ajo del keq ne televizion.
Anaidi largohet me fjalet se nese ajo behet monotone duke perseritur gjerat, del keq dhe nese ajo nuk degjon keshillat do jete gjithmone gabim, ashtu sikurse eshte edhe tani.
Ndersa keshilla Etleves per Anaidin eshte qe ai te mos nderhyje ne gjerat qe nuk i takojne.





[h=2][/h] Vazhdon prova javore
Joana lexon indikacionin e dyte te proves javore. Big Brother do te shfaqe ne monitorin e hollit nje material video. Detyra e secilit prej banoreve do te jete te memorizoje imazhet qe do te shohe, pasi brenda videos fshihet indikacioni dyte.
Te gjithe banoret do te shkojne ne dhomen e gjumit dhe Big Brother do ti therrase nje e nga nje banoret qe do te shkojne ne holl per te pare videon.
Ata duhet te jene te vemendshem dhe te permbushin me perpikmeri cdo detyre qe do tu jape BB.

Prova eshte individuale dhe secili duhet ta mbaje te fshehte zbulimin e indikacionit. Ai qe mendon se e ka zbuluar duhet ta tregoje vetem ne dhomen e rrefimit dhe nuk duhet absolutisht ta komentojne me njeri-tjetrin.
I pari qe shkon te shohe pamjet eshte Marselini, pas tij shkon Iliri, me pas Blendi, pastaj Anaidi, Arsimi, Shpendi, Olta, Jonida e keshtu me rradhe te gjithe banoret.





Shprendi kompliment Ilirit
Banoret jane mbledhur ne dhomen e ndenjes dhe po bisedojne. Iliri tregon disa nga barcaletat e veta dhe shprehjet e tij. Banoret qeshin me te.

Pas kesaj Shpendi i ben nje kompliment te cuditshem Ilirit duke i thene: “Je idioti me i madh ne bote qe kam takuar ndonjehere”.
Pas kesaj i thote Ilirit qe ta marri si kompliment, pozitiv.
Banoret te gjithe qeshin me kete menyre jo te zakonte per te bere nje kompliment. Te gjithe japin komentet e tyre humoristike per komplimentin e Shpendit./bigbrotheralbania6




 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Paska filluar bigu lol lol as qe e kisha iden fare ,,Po kto vajzat me cpo shoh une sikur i kan marr nga fundi dheut lol lol njera me e bukur se tjetra lol
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!


Dje ne dark Elena duke u ber gati per te Fjetur eshte kap ne foto pa intime :happy: :happy:


Banoret jane ulur te gjithe ne divan dhe presin mundesine e dyte te proves. Elena eshte ulur vecmas dhe Anaidi i shkon prane. Ai e pyet se cfare ka? Elena cohet per tu larguar por ai e pengon me kembe. Elena merr nje shishe me uje qe gjen te kembet e divanit dhe e lag. Anaidi e pyet se perse e beri dhe ajo i pergjigjet qe ai e di persene, kot nuk e beri. Banoret kurioz per ate qe ndodhi e pyesin Anaidin se perse ky reagim i Elenes, ajo kot nuk e Ka bere nje gje te tille.
Anaidi i acaruar i thote banoreve per Elenen : “Se eshte zhulse, prandaj, eshte niveli i fundit i zhulit. Lau duart ne lavaman dhe me lagu me uje ne fytyre”.
Anaidi i drejtohet me shprehje banale dhe duket shume i prekur nga xhesti i Elenes. Ai e paralajmeron te jete hera e pare dhe e fundit dhe te mos beje me shaka te tilla me te, se do ti kthehet ne te njejten monedhe.
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!


Dje ne dark Elena duke u ber gati per te Fjetur eshte kap ne foto pa intime :happy: :happy:


Banoret jane ulur te gjithe ne divan dhe presin mundesine e dyte te proves. Elena eshte ulur vecmas dhe Anaidi i shkon prane. Ai e pyet se cfare ka? Elena cohet per tu larguar por ai e pengon me kembe. Elena merr nje shishe me uje qe gjen te kembet e divanit dhe e lag. Anaidi e pyet se perse e beri dhe ajo i pergjigjet qe ai e di persene, kot nuk e beri. Banoret kurioz per ate qe ndodhi e pyesin Anaidin se perse ky reagim i Elenes, ajo kot nuk e Ka bere nje gje te tille.
Anaidi i acaruar i thote banoreve per Elenen : “Se eshte zhulse, prandaj, eshte niveli i fundit i zhulit. Lau duart ne lavaman dhe me lagu me uje ne fytyre”.
Anaidi i drejtohet me shprehje banale dhe duket shume i prekur nga xhesti i Elenes. Ai e paralajmeron te jete hera e pare dhe e fundit dhe te mos beje me shaka te tilla me te, se do ti kthehet ne te njejten monedhe.
Ste shpetojn kto foto ty lol lol Po kjo thjesht ben pak reklam te prapanices nese kur te mbaroj bigu prapanica e saj esht e denje per te vazhduar pune ne televizion apo jo lol lol lol Gjithsesi nga mbas sqenka keq tani do par nga para se mos na del si ajo derrasa dhjece lol
 

BjOnDi

Anëtar i Respektuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Si shpjegohet qe nuk me ka pelqyer asnje her BB mua...
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

ka gadhata ...un i kam ndjekur 1.2.3. 4 ka qene icik jo aq e kendshme sa per 5 pupupupupupu tashi varet 6 si do dali
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!


Elena, Marselini dhe Eldora jane ulur ne divan dhe duken mendueshem. Marselini sec thote dicka duke murmuritur, mbase po mendonte me ze. Por vajzat u ben kurioze dhe e pyeten cfare tha. Degjoni mua – tha, – ne cfaredo lloj situate qe te ndodheni, duhet ruajtur qetesia. Ai keshillon vajzat se duhen marre gjerat me buzeqeshje dhe se nuk duhet te lejoni askend te marre situaten tende ne dore.
Marselini vazhdon te keshilloje se ato duhet te tregohen te zgjuara, le te kerkojne te tjeret sfida dhe perballje, por ato duhet ta kene situaten gjithmone ne dore dhe jo ta lene tjetrin te perfitoje. Pikerisht ky eshte momenti per te treguar realisht se kush je.
Ai thote se brenda shtepise jane ende duke kerkuar te bejne aleanca dhe ne kerkim vetvetes dhe mbeshtetjes, nderkohe qe ata te tre e formuan aleancen qe diten e katert.
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!


Elena, Marselini dhe Eldora jane ulur ne divan dhe duken mendueshem. Marselini sec thote dicka duke murmuritur, mbase po mendonte me ze. Por vajzat u ben kurioze dhe e pyeten cfare tha. Degjoni mua – tha, – ne cfaredo lloj situate qe te ndodheni, duhet ruajtur qetesia. Ai keshillon vajzat se duhen marre gjerat me buzeqeshje dhe se nuk duhet te lejoni askend te marre situaten tende ne dore.
Marselini vazhdon te keshilloje se ato duhet te tregohen te zgjuara, le te kerkojne te tjeret sfida dhe perballje, por ato duhet ta kene situaten gjithmone ne dore dhe jo ta lene tjetrin te perfitoje. Pikerisht ky eshte momenti per te treguar realisht se kush je.
Ai thote se brenda shtepise jane ende duke kerkuar te bejne aleanca dhe ne kerkim vetvetes dhe mbeshtetjes, nderkohe qe ata te tre e formuan aleancen qe diten e katert.

Hajde strategji hajde lol lol lol Rroft aleanca e bigut lol lol
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Një lesbike në “Big Brother” ?



TIRANE – Pavarësisht se organizatorët e edicionit të gjashtë të “Big Brother Albania”, kanë thënë se në shtëpinë e famshme nuk do të ketë konkurrentë homose.ksualë, mediat rozë në Shqipëri kanë përhapur lajmin se brenda shtëpisë është futur një vajzë lesbike.

Në natën e parë të “Big Brother” nuk u zbuluan të gjitha sekretet e banorëve, ndërsa vajza lesbike duket se do të jetë sekreti më i madh i këtij edicioni, për të cilën nuk dinë as familjarët e saj.

Madje, thuhet se për ta mbajtur të fshehtë këtë sekret, vajza do të tentojë të krijojë lidhje me një mashkull brenda shtëpisë.
Ballkanweb
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

Një lesbike në “Big Brother” ?



TIRANE – Pavarësisht se organizatorët e edicionit të gjashtë të “Big Brother Albania”, kanë thënë se në shtëpinë e famshme nuk do të ketë konkurrentë homose.ksualë, mediat rozë në Shqipëri kanë përhapur lajmin se brenda shtëpisë është futur një vajzë lesbike.

Në natën e parë të “Big Brother” nuk u zbuluan të gjitha sekretet e banorëve, ndërsa vajza lesbike duket se do të jetë sekreti më i madh i këtij edicioni, për të cilën nuk dinë as familjarët e saj.

Madje, thuhet se për ta mbajtur të fshehtë këtë sekret, vajza do të tentojë të krijojë lidhje me një mashkull brenda shtëpisë.
Ballkanweb
Shpersojm qe vitin tjeter te fusin edhe ndo nje trans***ual lol lol lol se e paskan degjeneruar fare bej mir une qe se shikoj lol
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!


Punet e shtepise u marrin nje kohe te gjate banoreve. Megjithate gjate kesaj kohe ata shkembejne biseda te ndryshme, ku nuk mungojne edhe thashethemet. Edhe pse nuk jane ne dijeni te sekreteve, banoret shpesh duket se u afrohen sekreteve.
Nje nga sekretet eshte ai i dy binjakeve, Andit dhe Blendit. Banoret jane njohur me te dy, pasi ata jane nderruar gjate ketyre diteve, por banoret njohin vetem njerin qe eshte prezantuar si Blendi. Megjithate atyre kane filluar t’u lindin dyshime edhe pse jo me faktin qe mund te jene dy persona te ndryshem.
Joana, Xhimi, Olta dhe Shpendi ndodhen ne kuzhine duke vazhduar me punet. Gjate kesaj kohe Xhimi dhe Olta flasin per Blendin. Ata thone se ai ka ndryshuar shume dhe eshte me i kthjellet se me pare. Duke u nisur nga menyra se si ka reaguar ne situatat e fundit Blendi, atyre u eshte e dyshimte sjellja e tij. “Nuk ka mundesi ajo metamorfoze kaq e jashtezakonshme” thote Xhimi.
Olta dhe Xhimi edhe pse nuk jane ne dijeni te sekretit i afrohen shume atij, pasi jane te vetmit qe shprehin dyshime per faktin se sjellja e Blendit ka ndryshuar se fundmi.



Marselini dhe Elena ndodhen ne dhomen e ndenjes duke biseduar. I pyetur nga Elena, Marselini fillon qe te flase per familjen e tij.
Ai i tregon Elenes se eshte shume i dashuruar pas bashkeshortes dhe e pershkruan ate si nje femer shume te bukur. Nder te tjera ai e pershendet nepermjet kamerave dhe i thote “puthe djalin”.
Marselini i thote Elenes se nese nuk do te ishte i martuar dhe i dashuruar me bashkeshorten e tij, ndoshta do te sillej shume ndryshe brenda shtepise. Vajza e pyet nese ai do te krijonte ndonje lidhje brenda shtepise dhe ai i pergjigjet se nuk e percakton dot se me ke do te lidhej dhe per me teper me sa prej vajzave te shtepise do te tentonte te krijonte nje marredhenie. “Fakti qe jam i martuar, respekti dhe dashuria qe kam per te, nuk me lejon qe te sillem ndryshe ketu brenda” thote nder te tjera Marselini.
Me pas me shaka ai thote se kur te dale nga shtepia do qe te beje nje djale tjeter. Marselini thote se i ka shume qejf djemte dhe shprehet “po te kem vajze, ajo do te jete shume e bukur dhe do te me hape shume probleme”.

Me tej biseda e tyre ndryshon dhe zhvillohet mes shakave e batutave.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!


Marselini e Jonilda, njohje te perbashketa ne Itali; Mesojne ushtrime joge
Pasi sqarohen lidhur me zenken, Marselini dhe Jonilda fillojne te tregojne per jeten ne Itali, nderkohe qe ne bisede e siper gjejne te njohur te perbashket, pasi Marselini ka punuar te piceria e kunates se Jonildes. “Sa e vogel eshte bota”, shprehet Marselini. Me vone ata hyjne brenda, nderkohe qe te gjithe banoret jane ulur per te darkuar.
Te gjithe banoret darkojne, vec Joanes, e cila shkon ne dhomen e gjumit dhe shtrihet. Pas pak tek ajo shkon Marselini, i cili ka vene re nje ndryshim tek Joana. Ai mendon se ajri i kondicionuar mund te ndikoje keq tek ajo si dhe ngarkesa emocionale. Pas pak me ta bashkohet edhe Anaidi dhe te tre aludojne rreth shkakut qe mund te kete ndikuar ne gjendjen e Joanes.
Pasi e qetesojne disi vajzen, te tre dalin ne kopsht per te pire cigare.
Nderkohe, Olta merr persiper t’i mesoje Ilirit ushtrime joge. Ne mesim e siper krijohen situata humori ne shtepi nga ana e Ilirit, i cili komenton gjithcka me humor. Pas pak aty shkon edhe Jonilda e cila ka deshire te mesoje. Nderkohe, banoret qeshin me situatat e krijuara dhe komentet e Ilirit.
Me vone banoret grumbullohen te divani ne sallon dhe thurin plane per te organizuar “pizhama party”. Organizimin e merr persiper Xhimi dhe te gjithe japin ide per menyren se si do ta organizojne.
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Lajme nga shtepia BB VI!

hihiihihhihihihihihihihi Love kush o kjo mi ??
Nuk është thënë akoma se duhet të jetë një nga sekretet e BB lol .. di unë aman as i shikoj këto budallallëqe :p ..
 
Top