• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Lajme nga futbolli .

Reja i kënaqur me fitoren: Të rinjtë u paraqitën shumë mirë
reja-1100x620.jpg

Është shfaqur tepër i kënaqur trajneri i Kombëtares Shqiptare, Eddy Reja pas fitores së ndeshje miqësore përballë Kosovës me rezultatin 2-1.

I pari në stolin e kuqezinjve vlerësoi ekipin për paraqitjen e mirë dhe sidomos të rinjtë që ishin grumbulluar dhe që dhanë maksimumin e tyre në këtë takim.

“Na u desh të bënim një vlerësim për të rinjtë, na shërbeu shumë kjo ndeshje, sepse debutuan shumë lojtarë të rinj. Ecim përpara, janë disa lojtarë që duhet t’i kemi në konsideratë, sot provuam në aspektin mbrojtës dhe mbeta i kënaqur. Kosova është një skuadër shumë e mirë, ne luajtëm mire”, tha Reja.

Gjithashtu gjatë konferencë për shtyp pas ndeshjes, trajneri italian sqaroi dhe çështjen e kapitenit të skuadrës duke thënë se sa herë që të luajë Berisha do të jetë ai kapiteni.

“Kur luan Berisha, është gjithmonë ai kapiteni. Kapiteni është votuar që në fillim kur erdha këtu nga lojtarët e tjerë. Shoh një tendencë në lidhje me këtë çështje, por nuk ka nevojë për polemika. Hysaj do të jetë kapiten kur nuk do të luajë Berisha”, përfundoi trajneri.

A2news.com
 

Prag Shqipëri-Kazakistan, Reja kthen skemën 3-5-2​

kombetarja-stervitje-1100x620.jpg
Pas provës së suksesshme në miqësoren me Kosovën, Edi Reja rikthen skemën 3-5-2.

Shqipëria pritet ta nisë sfidën me Kazakistanin me skemën e preferuar të trajnerit kuqezi, ku portieri Berisha do të ketë mbështetjen e Ismajlit, Gjimshitit dhe Veselit. Në mesfushë rikthehen titullarët Gjasula, Abrashi dhe Memushaj, ndërsa nga krahët pritet të luajnë Hysaj dhe Uzuni.

Në sulm konfirmohet dyshja Balaj-Seferi, që në ndeshjen e orës 18:00 kanë detyrën t’i garantojnë kombëtares golat e fitores.
A2news.com
 

Në fund të sezonit i përfundon kontrata me PSG-në, Di Maria drejt Serisë A. Zbulohet skuadra që do argjentinasin

Angel Di Maria është në bisedime me PSG-në për rinovimin e kontratës, pro deri tani nuk ka pasur ende një gjë konkrete.
di-maria.jpg


Argjentinasit i përfundon kontrata me klubin parisien në fund të sezonit dhe në rast se nuk arrihet një marrëveshje, ai do të jetë një lojtar i lirë pas 30 qershorit. Sipas asaj që shkruan “TuttoSport”, nga kjo kërkon të përfitojë Interi, që po punon për ta marrë futbollistin me parametër zero.

Do të ishte një përforcim i rëndësishëm për zikaltërt ky, kjo edhe për shkak se Di Maria kudo që ka shkuar ka bërë mirë dhe i ka ndihmuar skuadrës.

PANORAMASPORT.AL
 

“Ibra, një 39-vjeçar i jashtëzakonshëm”, Zakeroni: Milani ka shanse të mëdha, ky sezon i çuditshëm

Zakeroni.jpg


Alberto Zakeroni ka drejtuar disa ekipe në Serinë A, por sivjet bën tifo për Milanin. Në një intervistë për “TMW”, tekniku kampion Italie në vitin 1999 pikërisht me kuqezinjtë, deklaroi:
“Milani e ka nisur kampionatin më mirë se të gjithë sepse ka ruajtur vazhdimësinë e sezonit të kaluar. Për të dhënë një mendim më të saktë duhet pritur përfundimi i fazës së parë, por shanset e kuqezinjve janë të mëdha sepse ky sezon është i çuditshëm dhe i kushtëzuar në mënyrë të fortë nga pandemia dhe infektimet e papritura”.

Zakeroni


Sipas Zakeronit, diferencën mund ta bëjë Zlatan Ibrahimoviçi, i cili po shkëlqen, pavarësisht moshës duke qenë kryegolashënuesi i Serisë A. “Është një burrë në sulmin e Milanit që po zhvendos ekuilibrat. Pavarësisht përvojës sime, nuk më kujtohet ndonjë 39-vjeçar që të ketë qenë kaq i rëndësishëm për ekipin e tij”, përfundoi Zakeroni.

PANORAMASPORT.AL
 

Koronavirus te kombëtarja europiane, pezullohet ndeshja e sotme në Ligën e Kombeve

Sfida e planifikuar për sot në Ligën e Kombeve Zvicër-Ukrainë është anuluar me kërkesë të autoriteteve zvicerane. Shkak është bërë infektimi i 3 futbollistëve në kampin ukrainas me koronavirus ditën e djeshme. Edhe pse UEFA dhe Federata Zvicerane e Futbollit u shprehën të gatshme për të zhvilluar përballjen mes dy kombëtareve, autoritetet lokale të Lozanës (qyteti ku do të luhej ndeshja) kanë refuzuar zhvillimin e takimit.
UEFA-Nations-League-League-A-Group-4-Germany-v-Ukraine.jpg

Në këtë situatë, ekipet detyrohen të ndryshojnë axhendën. Ditën e djeshme, Federata e Futbollit të Ukrainës raportoi se futbollistët Eduard Sobol, Jevhen Makarenko dhe Dmitro Riznik u futën në izolin në dhomat e hotelit ku ishin akomoduar në Lozanë.

PANORAMASPORT.AL
 

Haaland fiton çmimin “Golden Boy”, lë pas Ansu Fatin
Haaland-3-700x375.jpg

Erling Halaand është fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2020, që jepet nga “Tuttosport”. Sulmuesi i ri norvegjez, i cili luan për Borussia Dortmund, triumfoi në garën për futbollistin më të mirë të vitit nën 21 vjeç.

Halaand është norvegjezi i parë në histori që fiton Topin e Artë për të rinj. Këtë vit, sulmuesi ka shënuar 33 gola në 34 ndeshje të luajtura me Dortmundin dhe Norvegjinë.
EnWaEBMXUAEpbn8.jpeg

Në vendin e dytë është renditur talenti i Barcelonës Ansu Fati, ndërkohë që podin e plotëson Davies i Bayernit.


KohaJone.com
 

Milani i “vakët” pa Zlatan, vetëm barazim ndaj Lille në Europa League​

milan-2-1100x620.jpg
Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Lille-s, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Europa League.

Kuqezinjtë e kishin humbur 0-3 takimin e parë me skuadrën franceze në San Siro, ndërsa në këtë ndeshje vinin me disa mungesa të rëndësishme, ku më kryesori ishte Ibrahimovic, për shkak të një dëmtimi në fundjavë.

Në pjesën e parë, loja u përqendrua më shumë në mesin e fushës, me dy skuadrat që mundoheshin më shumë të mos gabonin sesa të rrezikonin kundërshtarin. Ndërkohë, pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për kuqezinjtë. Castillejo realizoi pas një asisti të dhënë nga Rebic, i cili e nisi ndeshjen si sulmues i vetëm, por më pas u zëvendësua nga i riu Collombo.

Megjithatë, avantazhi i italianëve zgjati pak, pasi Lille reagoi me anë të Bamba që e vulosi rezultatin në 1-1 në minutën e 65.

Me këtë barazim, kualifikimi për në fazën e ardhshme në këtë grup do të vendoset në dy ndeshjet e fundit. Aktualisht, Lille kryeson me 8 pikë, Milan 7 dhe Sparta e Pragës me 6 pikë, e cila fitoi 4-1 ndaj Celtic.
 

CliveOwen

Anëtar i ri
Ndikon shum prezenca zlatanit . Esht nje motivues i papam ai
A te kujtohet intervista ne amerik kur ja ban gazetari thot karlos vela ka dhen gola ket vit me shum, i thot ky ibra sa vjeq eshte si ky i thot 28x i thot ibra ku kam qene une 28 vjet, gazetari i thot ne europ, ibra i thot big difference hahahahah
 
Private conversations
Help Users
    Top