• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ky ushtrim 10-minutësh djeg më shumë kalori sesa vrapimi 30-minutësh

ii-600x360-1.jpg


Vrapimi di të jetë monoton, i lodhshëm dhe ushtrim të cilin shpeshherë përtoni ta bëni. Të mos përmendim faktin se mund të shkaktojë dhimbje falë sprintave, kallje të muskujve etj.

Sidoqoftë, nëse deri tani keni qenë duke vrapuar me qëllim që të digjni kalori, atëherë kemi lajme të mira për ju: ekziston një ushtrim dhjetëminutësh të cilin mund ta bëni në vend të vrapimit, e i cili djegë më shumë kalori sesa 30 minuta vrapim, transmeton Telegrafi.

Fjala është për kërcimin me litar.

Studimet më të fundit tregojnë se dhjetë minuta kërcim me litar është po aq efektiv sa 30 minuta vrapim kur është fjala për djegien e kalorive dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.

Kërcimi me litar ndihmon në djegien e dhjamit dhe ndërtimin e muskujve, ndërsa më e mira e këtij ushtrimi është se mund ta kryeni kudo.

Nuk kërkon shumë hapësirë, e as nuk ju merr shumë kohë, prandaj arsyetimi “nuk kam kohë për palestër” nuk mund të përdoret për t’i ikur këtij ushtrimi të mrekullueshëm.

Veç kësaj, kërcimi me litar nuk i bonifikon vetëm muskujt e këmbëve, por edhe duart, këmbët, shpinën, muskujt e barkut dhe shpatullat.

//mesazhi
 
Last edited by a moderator:

Comments

ka kohe qe se kam bere një ushtrim tille,vite.
Por dikur kur isha e re. :p e kam pas shume qejf.
Tani ne keto dit karantine,eh do e provoj pak,athua orari i te ecures jashte tashme është ne minimumin e mundeshem,
 
është me se e vertet..
Ne femijerin tone nuk petdornim litar por deget e shelqeve apo te hardhijave.
kishin stabilitet por njekohesisht flexibel.
O po gjith veren e gjate pas shkolle nuk na pushonte shtati me ore te tera.
Nuk shikoje një femije obeze.. por nena qe vetem gatuanin e sna ngopnin dot 😂😂😂
 
është me se e vertet..
Ne femijerin tone nuk petdornim litar por deget e shelqeve apo te hardhijave.
kishin stabilitet por njekohesisht flexibel.
O po gjith veren e gjate pas shkolle nuk na pushonte shtati me ore te tera.
Nuk shikoje nhe femije obeze.. por nena qe vetem gatuanin e sna ngopnin dot 😂😂😂
Po tybe, ma qojke malli vetja pos ti me kan TARZAN kur u kapsha ashtu lol
 
mos e shiko si sport por si loje...si kenaqesi.. kur me thone bej sport me keputen gjunjet.
Kur me thone .. dalim per shetitje apo ikim per not .. harrohem jasht apo harroj dhe te ha 😂😂
 
Top