• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Kuriozitete !

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

50 kuriozitete te rralla

1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

2. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

3. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Ainstein deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

4. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

5. Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Clintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.

6. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

7. Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.

8. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.

9. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.

11. Si gruaja më e vogël në botë deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë.

12. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

13. Pijanecët më të shumtë në botë janë në Irlandë. اdo personi i takon të pijë mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë etj.

14. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

15. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të اikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

16. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).

17. Rekordin për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj, me 544 kg.

18. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.

19. Binjakët më të rëndë në botë janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979) me të vëllanë Benny LLoyd, po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq në vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.

20. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cila lindi më 18 qershor 1994, në moshën 63-vjeçare, një djalë.

21. Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u ruajtur e qethur.

22. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.

23. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.

24. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

25. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.

26. Vetëm mushkonjat femra pickojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.

27. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve, është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.

28. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën mendohet të jetë Franca. Madje kjo është shënuar edhe në rekordet Gines.

29. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

30. ثshtë vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

31. Nga barku i vajzës 20-vjeçare nga Devoni Jugor, Angli, u nxor “topi” nga qimet e flokëve të saj të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua në mars 1985.

32. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

33. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

34. ثshtë vërtetuar që mundësia për të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Kur ndodh të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë gjëra të hekurta në duar.

35. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

36. Video-lojërat i bëjnë fëmijët e trashë dhe agresivë, ndërkohë që përdorimi i tepër i kompjuterit orar pa orar u dëmton atyre qetësinë nervore.

37. Shtëpiaket tradhtojnë burrat virtualisht. Ato janë të kënaqura me aktivitetin e tyre fizik dhe kërkojnë nga “miku” i internetit kënaqësi shpirtërore.

38. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku Ancentus Akuku ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.

39. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

40. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë filloi në vitin 1792. Në vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e parë që jetuan aty.

41. Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bakteriet dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.

42. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.

43. Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.

44. Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 tonë, me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë.

45. Kënga më e gjatë në botën e muzikës mbahet himni sovjetik, i përbërë nga 65 strofa. Në maj të vitit 1987, një moderator kanadez mendoi ta shtonte himnin, i cili brenda pak javësh rekordi arriti në 689 strofa.

46. Nga një operacion në tëmth që iu bë një pacienti në Londër, kirurgët hoqën afro 230530 gurë të vegjël nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra.

47. Truri më i vjetër në botë është gjetur nga arkeologët në Torfmoor në Florida. ثshtë gjendur truri i një 45-vjeçareje e cila kishte jetuar afërsisht 8000 vjet më parë.

48. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta.

49. Syri i një struci është më madh se truri i tij, ndërkohë që në trurin e maceve ka më shumë se 32 muskuj.

50. ثshtë vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

cern.jpg

Studiuesit në Hadron Colliderin (makina ku bëhen përplasjet e grimcave në CERN), ka testuar kohën e fundit akselatorin për funksionimin e energjisë 13 TeV dhe tashmë kanë zbuluar pikëpamje të reja për strukturën fondamentale të universit tonë

Edhe pse katër forcat fondamentale – forca e fuqishme, e dobët dhe forca elektromagnetike dhe graviteti tashmë janë të mirë dokumentuara dhe të konfirmuara me eksperimente gjatë viteve, CERN ka zbuluar sot provën e parë pa ekuivokë për Forcën.

“Ky rezultat është shumë impresiv”, ka thënë zëdhënësi i zonës së gjelbër të laboratorit të njohur.

“Forca është ajo që i jep një grimce fuqinë fizike”, tha teoricieni i CERN-it Ben Kenobi që vjen nga Universiteti i Mos Eisley të Tatooine. “ثshtë një fushë energjike që krijohet nga të gjitha gjërat që jetojnë. Ajo na rrethon; depërton në ne; lidh galaksinë së bashku”.

Edhe pse shkencëtarët ende nuk janë tamam të sigurt se çfarë e shkakton forcën, studentët dhe profesorët në laborator tashmë kanë filluar të mbrohen nga efektet e kësaj fuqie. Provat praktike deri me tani përfshin komunikimin në distanca të gjata, ndikimin në mendje dhe ngritjen e gjërave të rënda nga moçali.
cern-1.jpg

Kenobi thotë se ai në fillim kishte filluar të mësojë mënyra e forcës “kur ajo ishte një zonjë e re të cilat kishin vështirësi për tu ribashkuar gjatë provimeve të saj për fiziken, e grimcave elementare”. “Ajo (forca) thoshte se isha unë e vetmja shpresë e saj”, thotë Kenobi. “Andaj thjesht e mora nga aty. E dizajnova një eksperiment për ta zbuluar Forcën, dhe kalova mbi njohuritë e mija”.

Seminari i Kenobit “A do të jetë Forca me BE-në” – është një argument i fort që eksperimenti i tij duhet të ndërtohet në Europë – t’ia mbush mendjen këshillit të CERN-it për financim dhe të instalojë duzinat me njësi të reja të R2 për qendrën e të dhënave në CERN. Këto grimca të vogla dhe të fuqishme po ndihmon fizikanët që të përballojnë vërshimin e të dhënave nga eksperimenti i fundit në laborator, detektimin dhe injektimin e energjisë termodinamike, që së fundmi është instaluar brenda LHC-së.

“Ne jemi shumë të kënaqur me këto shtesa të reja në akselatorin e CERN-it”, thotë analisti i të dhënave Luke Danien për lidhjet në mes të njerëzve dhe robotit. “Detektori TIE na ka treguar me disa aksione saktësinë e tij, e për me tepër kemi një zë të qartë që ai na jep e që duhet ta hulumtojmë”.
cern-2.jpg

Mirëpo komuniteti i shkencëtarëve është i ndarë për këtë zbulim. Shkencëtari i materies së zezë Dave Vader s’është fare i impresionuar, ku merrte frymë thellë dhe me keqardhje gjatë gjithë konferencës për shtyp ku u dhanë rezultatet duke hedh poshtë ndikimet kozmologjike të Forcën me një fjalë me thumb: “Asteroidet nuk me shqetësojnë mua”.

Thashethemet janë rritur se ky shkencëtarë batakçi shpreson të bëj gjurmime për anën e errët me një model standard madje edhe mund të ndërtojë stacionin e tij të hulumtimeve ndonjë ditë. Me një komunitet të ndarë akademik, shumica përpiqen që me ftesën për studime të Vader të studiojnë anën e errët, sidomos shkencëtarët që punojnë me lasera të kuq dhe ata që më të vërtetë janë një brez i dreqit dhe duken mirë me mantelet e tyre të zinj.

“Ne shpresojmë që të vazhdojmë të studiojmë Forcën dhe ndoshta ta përdorim për të hapur dyert e mendjes sonë dhe të fluturojmë rreth saj”, tha studiuesi i TIE Fan Buoi. “Për momentin, të jemi të qartë, nuk me intereson se si funksionon ajo. Departamenti i teorisë ka disa ide të krisura për format e jetës që i quajnë midi-klorike, por sinqerisht mendoj ky mendim i varfër me tërë ato shpjegime është sikurse një ulje e vlerës të asaj se sa e vlefshme është forca”.

Me hulumtimet që po vazhdojnë, shumica në CERN parashikojnë që kjo Forcë mund të zgjohet në fund të këtij viti.

Burimet të afërta me qendrën e të dhënave më herët kanë zbuluar se ata nuk ishin duke bërë kërkime në grimca por edhe në gjëra të tjera

b.ekspres
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Edhe pse iu ofruan me shume se 20 milione dollare per te luajtur ne filmit ''Mask 2'', Jim Carrey refuzoi kete rol, pasi ai i kishte premtuar vajzes se tij se ai nuk do e vishte me kurre ''masken jeshile'', sepse vajza e tij mendonte se ai behej njeri i keq kur vinte ate maske!
11750685_1179224818770618_1756504178192667547_n.jpg

Martunis eshte nje djale 17 vjecar nga Lisbona. Ne vitin 2004, ai ishte nder te paktet persona te mbijetuar nga tsunami qe goditi bregdetin e Portugalise, dhe u gjet i vetem pas 21 diteve, me bluzen e skuadres se Portugalise. Kur e pyeten si arrite te mbijetosh, ai u pergjigj: "Nuk kisha frike. Deshira per te takuar familjen dhe per tu bere futbollist ne te ardhmen me mbajten me shprese!"
Ne Korrikun e ketij viti, me suportin e idhullit te tij Cristiano Ronaldo qe u tregua i gatshem ta mbeshteste djaloshin, ai firmosi anetaresimin ne ekipin rinor te Portugalise!
11745961_1179222105437556_684841978520233657_n.jpg

Simon Cowell u arrestua ne moshen 12 vjecare per shkak se vodhi nje autobus me nje arme loder!
11760060_1179221652104268_2329006610127919286_n.jpg

Kur ishte i vogel, Muhammed Ali u refuzua nga idhulli i tij Sugar Ray Robinson, pasi ai i kerkoi nje autograf.
Kur Muammed Ali u be kampion bote ne boks, ne nje interviste tha se ai kurre nuk refuzon ti jape autografe femijeve, pasi e kishte provuar ate ndjesi dhe e dinte sa do merziteshin ata!
11796211_1179221478770952_1676750874357418481_n.jpg

Miracle Garden, ne Dubai!
Ky eshte kopshti më i madh në botë, me 45 milionë lule, në një sipërfaqe prej 7.2 hektarësh. Aty gjenden lule nga e gjithë bota.
11742885_1178775202148913_3146908511404754029_n.jpg
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Per te protestuar per ngritjen e cmimit te karburantit nga qeveria, Mbreteresha e Anglise levizi dy dite me autobus!
Ne diten e trete qeveria uli cmimin e karburantit!
10402431_1178768225482944_746204159412926038_n.jpg

Në vitin 1967, Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë!

Biznesmeni amerikan Irving Kahn se bashku me 2 motrat dhe vellain e tij, jane familja me jetegjatesine me te larte ne histori! Ata nderruan jete perkatesisht ne moshen 109, 109, 101 dhe 103 vjec. Te kete patur ndikim paraja valle?!
11796442_1178487008844399_6317102067823188814_n.jpg

Nga pastruese rrugesh ne modele!
Kjo pastruese rrugësh është bërë e famshme në internet pasi fotot e saj janë publikuar online. Brazilianja Rita Mattos me profesion pastruese, ka marrë një ofertë të pabesueshme për tu bërë modele për shkak të fizikut të saj të bukur.
11796218_1178481448844955_1293985737526545355_n.jpg

Keto binjake identike nga Korea u ndane qysh ne lindje dhe u rriten nga 2 familje te ndryshme (njera ne France e tjetra ne Amerike). Pas 25 vitesh ato jane ribashkuar, fale nje video qe njera prej tyre kishte publikuar ne Youtube!
11755741_1178478352178598_4644109786895948181_n.jpg

Mbi 300 punonjes te "Coca Cola"-s jane pushuar nga puna 5 vitet e fundit, pasi jane gjetur duke konsumuar Pepsi ne orarin e punes!
11745804_1178473255512441_4189128164400360271_n.jpg
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Pas nje eksperimenti ku nje shimpanze u integrua qe ne lindje brenda botes njerezore, ai tashme mund te shohi foto ne kompjuter, mund te ndryshoje televizorin per te gjetur prgramin e tij te preferuar, mund te laje cdo dite dhembet si nje ritual i shendetshem per gojen e tij dhe mund te ushqehet njesoj si njerezit!
11811324_1181625238530576_2156335295023846891_n.jpg

Nje sistem interesant i cili po perhapet se fundmi ne SHBA, ben te mundur mesimin e makines ne menyre virtuale, duke simuluar rrugen ne menyre 3 dimensionale dhe duke dhene dhe provimin e patentes ne kete forme!
11009913_1181602011866232_8675123685818573602_n.jpg

Ky eshte Simon Burns, minister i transportit ne Angli. Ai perdor cdo dite transport publik per te shkuar ne zyrat e ministrise. Besojme se eshte nje shembull i mire per qytetaret!
11811502_1181599528533147_5630687503535265912_n.jpg

Ne periudhen Viktoriane, filxhanet e cajit kishin nje element shtese brenda tyre, i cili bente te mundur mbrojtjen e mustaqeve nga e lagura! Ky filxhan perdorej nga shtresat me te larta!
11053357_1181465461879887_3513210488365585594_n.jpg

Ne bote gjenden me qindra ishuj te vegjel, te cilet mund te blihen lehtesisht edhe me karte krediti. Cmimet fillestare fillojne nga 25.000$!
Nje sheik nga Arabia Saudite i bleu nje ishull te tille te dashurit te vajzes se tij, ne menyre qe ta largonte nga ajo!

90% e shkelesve te rregullave te qarkullimit rrugor, jane persona qe posedojne makina te shtrenjta. Sipas studiueseve, shkelja e rregullave lidhet automatikisht me psikologjine e tyre, pasi duke pasur nje makine me te mire, ulet frika ndaj ndeshkimit!

Zauo Shinjuku eshte nje restorant ne Japoni, ku klientet e peshkojne vete dreken e tyre!
11796198_1181457905213976_2514057902417030465_n.jpg
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Ekziston nje hotel ne Lituani, i cili i trajton klientet e tij si te bugrosur. I rreshton cdo mengjes, ju jep ushqimin me orar, dhe flene ne qeli te verteta burgu!
Kjo eksperience ka sjelle shume njerez te provojne ndjesine e te qenit ne burg per disa dite!
10676365_1181604461865987_9112227733838882609_n.jpg

Spiunet britanike planifikuan ta kthenin Adolf Hitlerin ne grua, duke i futur estrogjen ne ushqim, por pikerisht ate vakt ai e refuzoi te ngrenin, duke thene se i dhimbte pak barku!

Sekreti i perkuljes i Michael Jackson ne kengen Smooth Criminal, ishte tek takat e tij dhe tek nje gozhde qe qendronte ne skenen ku ai performonte. Taka kishte nje hapesire qe bente te mundur futjen e gozhdes brenda saj, duke e bere lehtesisht te qendrueshem pozicionimin e trupit ne kete kend!
Per kohen kur u prezantua kjo performance, njerezit nuk e besonin se gjithcka fshihej ne kete truk, duke menduar se efekti ishte i nje teknologjie te larte kompjuterike!
11215789_1178767122149721_8731187244014621369_n.jpg

Në vitin 2001, kirurgët përdorën robotin për të hequr fshikëzën e tëmthit nga trupi i një pacienti. Ata ishin në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që roboti dhe pacienti ndodheshin në Francë.
11705159_1178765208816579_4275318403020216996_n.jpg

80% e amerikaneve nuk i njohin komshinjte e tyre te afert. Ne raste urgjence ata asnjehere nuk i kerkojne ndihme atyre, pasi ne shume raste komshinjte kane qelluar me arme duke pare njerez te huaj qe hynin ne shtepine e tyre me force per ti takuar!

Per te mitizuar liderin e Korese se Veriut - Kim Jong-un, jane shkruar disa libra per jeten e tij. Ne pjese te jetes shkuhet se ai ka mesuar te pilotoje avionin ne moshen 3 vjecare dhe ne moshen 9 vjecare ka arritur te zgjidhe ekuacionet matematikore qe as Albert Einstein nuk i ka zgjidhur!
11698525_1178761535483613_7868520748942039177_n.jpg

Studimet tregojne se femijet e medhenj ne familje, kane tendence te jene me ambocioze, ndersa te vegjlit me te zgjuar!

A e dinit se nje hektar arë i kanabisit, prodhon oksigjen sa 25 hektarë të pyjeve!
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

1)Shkurt 2010 - Gjeni i mplakjes

Për shekuj me rradhë alkimistët kanë kërkuar gurin filozofal që do të lejonte të kthente metalin në ar dhe do të mundësonte rininë e përjetshme. Edhe pse sekreti i kthimit të metalit në ar është arritur, të paktën teorikisht nga fizika bërthamore, tani gjenetika mund të jetë më pranë se kurrë sekretit të rinisë së përjetshme. Gjithcka mund të jetë e shkruar në një gjen të quajtur TERC. Si funksionon?

TERC-i njihet si përgjegjës për prodhimin e një enzime të quajtur telomerase, e cila rregullon gjatësinë e telomereve. Cfarë janë telomeret? Telomeret janë tip kapakësh të vendosur në fund të kromozoneve, të ngjashme me tapat plastike që ndodhen në fund të lidhëseve të këpucëve. Gjatë jetës së njeriut, sa herë që një qelizë riprodhohet nëpërmjet mitozës, telomeret shkurtohen nga pak, duke sjellë ndryshime në kromozome që në pamjen e jashtme përkthehen në mplakje.

Në një studim britanik shkencëtarët zbuluan se njerëzit që përmbanin gjenin TERC, kishin telomere më të shkurtër se personat që nuk e kishin gjenin por që ishin 3-4 vjet më të mëdhenj. Në fjalë të tjera, personat që mbanin gjenin po mplakeshin 3-4 vjet më shpejt. Ne një studim tjetër, kerkuesit e Harvard Medical School qenë të aftë të nxisnin prodhimin e telomerazës tek disa minj në mënyrë që të rregullonte gjatesinë e telomereve, duke ndaluar kështu procesin e mplakjes. Rezultati: organet e minjve rigjeneroheshin shumë më shpejt se ato të bashkëmoshatarëve të tyre, truri u rrit në madhësi, kurse minjve të mplakur ju rikthye fertiliteti.

Duke manipuluar gjenet për telomerazën do të mundeshim, të paktën në teori, të ngadalësonim zhvillimin e problemeve të lidhura me moshen tek njerëzit, ashtu sic u bë e mundur me minjtë.
Megjithatë duhet të jemi shumë të kujdesshëm! Qelizat që ndahen në mënyrë të shpejtë, dhe janë gjysëm të pavdekshme njihen edhe si qeliza kanceroze. Kjo do të thotë, se nëqoftëse vendosim të manipulojmë jetën e qelizave në kërkim të rinisë së përjetshme, mund të shkaktojmë efekte anësore fort të pakëndshme.

2)Mars 2010 - Uji në Henë
Para ca kohësh Nasa vendosi të bombardonte Hënën për të analizuar pluhurin që lëshohej nga shpërthimet dhe të mund të përcaktonte me saktësi përbërjen e sipërfaqes së satelitit. Missioni LCROSS (Lunar Crater Observation and Sensing Satellite), pas analizave të kujdesshme, zbuloi se pranë polit jugor të Hënës gjendet edhe ujë në gjendje të akullt. Gjetja e avujve të ujit në renë e krijuar nga shpërthimi për sa e cuditshme mund të duket, nuk përbën një suprizë. Astronomët gjithnjë e kanë ditur se sipërfaqja e Hënës fshihte hapësira permafrosti (nëntokë e ngrirë për një periudhë më të gjatë se 2 vjet). Risia qëndron në sasinë e ujit të ndodhur në sipërfaqen e ngrirë. Sipas vlerësimeve të fundit, mendohet se gjendet 50% më shumë ujë se sa ishte parashikuar më parë. Kjo e bën Hënën dy herë më të pasur me ujë se shkretëtira e Saharasë. Një sasi mëse e mjaftueshme për ti lejuar kolonive njerëzore që do të vendosen atje të prodhojnë vetë ujin e pijshëm, pa pasur nevojë ta transportojnë atë që nga planeti Tokë.

3)Maj 2010 - Materie vs. Antimaterie
Në bazë të rregullave të fizikës klasike, gjatë Big Bangut materia dhe antimateria duhet të ishin prodhuar në sasi të njëjtë gjatë krijimit të universit. Problemi i vetëm është se materia dhe antimateria nëse bien në kontakt me njëra tjetren anihilohen (zhdukin njëra tjetrën) duke cliruar energji. Në këtë rast materia nuk do të ekzistonte sepse do të ishte asgjesuar nga antimateria dhe në univers do të kishte vetëm energji. Por ... "Materia ekziston!". Një thërmijë mund të ketë bërë gjithë diferencën.

Gjatë përplasjeve të thërmijave në Fermilab, shkencëtarët kanë zbuluar se numri i muoneve (thërmija me ngarkesë negative si elektroni, por me një masë 207 herë më të madhe se e tij), është rreth 1% më i madh se numri i anti-muoneve. Edhe pse nuk është shumë, me sa duket ka mjaftuar për të krijuar kozmosin material sic e njohim ne.

Teoria e prirjes së natyrës për materien më shumë se për antimaterien ka kohë që qarkullon në qarqet shkencore, por kjo është prova e parë e kësaj prirjeje. Mbetet për të kuptuar Pse? Zbulimi i nëntorit në CERN mund të na ndihmojë ti përgjigjemi edhe kësaj pyetjeje
b_mesonsFermilab.jpg

4)Qershor 2010 - Nga 1 në 5 thërmija të Zotit

bozoniihiggsit.jpg
Bozoni i Higgs-it ose thërmija e Zotit, sic është quajtur për nga rëndësia kjo thërmijë e hipotezuar nga shkencëtari Peter Higgs më 1964, mund të jetë nje grup prej 5 thërmijash.

Cfarë është bozoni i Higgs-it? Për ata që nuk janë shumë të informuar mbi teoritë e fizikës, për momentin jemi në gjendje të parashikojmë lëvizjen e planetëve dhe galaktikave dhe të studiojmë karakteristikat e tyre falë fizikës kozmike. Nga ana tjetër jemi në gjendje po ashtu të studiojmë botën e atomeve dhe subatomike, falë fizikës së thërmijave. Problemi i vetëm qëndron në faktin se ligjet e fizikës hapësinore nuk mund të përdoren dhe janë të papërshtatshme për të modelizuar botën subatomike, dhe anasjelltas. Psh. forca e gravitetit për sa e rëndësishme që është në botën reale, shpjegon shumë pak elemente të botës së atomeve. Duke qenë se materia është një dhe e vetme, si mund të harmonizohen keto teori në mënyrë që të aplikohen në të dy botët? Bozoni i Higsit është ai që mund të bëjë lidhjen midis tyre dhe të na lejojë të kemi një teori universale. Një pyetje e vjetër të cilës mund ti jepet përgjigje falë këtij bozoni është: Cfarë formon masën e thërmijave?

Sipas studimit të fundit të Fermilab, laborator i specializuar në studimin dhe eksperimentet në fushën e thërmijave me energji të lartë, në realitet mund të ekzistojnë jo 1 por 5 thërmija, kombinimi i të cilave në raste të caktuara sillet si bozon i Higgsit, tre me ngarkesë neutrale, i katërti me energji pozitive dhe i pesti me energji negative.

5)Korrik 2010 - Jeta para 2 miliard vitesh
Eshte një zbulim thelbësor ai që është bërë nga kërkuesit e CNRS francez ( Centre national de la recherche scientifique-Qendra kombetare e kerkimit shkencor) në Gabon. Fosilet e zbuluara mbajnë shenja të jetës të para 2 miliard viteve. Jeta mendohet se është shfaqur mbi Tokë në formën mono qelizore para 3,5 miliard vitesh dhe provat e jetës shumë qelizore të gjendura deri tani ishin të para 600 milion viteve.
Zbulimi i fundit e shtyn shumë para në kohë shfaqjen e jetës shumëqelizore në planetin tonë dhe e qartëson së tepërmi panoramën e evolucionit.

6)Tetor 2010: Toka, një planet midis shumë të tjerëve
Ekzoplanetët, planete që ndodhen në sisteme të tjerë planetore të ndryshëm nga i yni, nuk përbejnë më një risi. Toka tanimë është vetëm një nga planetet e shumtë që ndodhen në univers dhe për momentin i vetmi në të cilin është vërtetuar prania e jetës. Gjatë 2010 janë zbuluar më shumë se 100 ekzoplanetë të tjerë që i shtohen listës prej 400 ekzoplanetësh të zbuluar më parë. Midis tyre vecohen HIP 13044b, një planet që rrotullohet rreth një ylli që më parë nuk ishte pjesë e Udhës së Qumeshtit, por që është tërhequr nga forca e saj gravitacionale. Akoma më interesant mbetet zbulimi i Gliese 581g, planeti i parë jashtë sistemit diellor që ndodhet në një largësi nga ylli i vet shumë të përshtatshme për krijimin e jetës, pra nën kushte ku nuk bën as shumë nxehtë as shumë ftohtë.

Eshtë interesante të vihet re se na u deshën disa shekuj, disa martirë të djegur në turën e druve, dhe disa mendje gjeniale, për të pranuar idenë se Toka është një planet midis shumë të tjerëve, ide filozofike që grekëve të lashtë u dukej mëse normale.

7)Nentor 2010 - CERN izolon antimaterien
CERNantimaterie.jpg
Sipas “modelit standard” të fizikës kuantike, çdo grimcë elementare e materies (proton, neutron, elektron) ka të bashkëvlefshmen e saj në botën e antimateries me ngarkesë dhe spin të anasjelltë. Për shembull, elektronit i korrespondon pozitroni (thërmijë që rrotullohet rreth atomit por me ngarkesë pozitive). E njëjta gjë ndodh për antiprotonin (të anasjelltin e protonit) që ka një ngarkesë negative dhe që është i vendosur në bërthamën e antiatomit.
Krijimi i antimateries në laborator ose përdorim i saj në teknologji nuk është më një risi. Problemi qëndron në studimin e karakteristikave të saj. Antimateria është tmerrësisht e paqëndrueshme në botën e materies. Sapo një thërmijë antimaterieje prek një thërmijë materieje anihilohet (zhduket) duke cliruar kështu energji. Duke qenë se në botën që na rrethon materia është kudo e pranishme, nuk ka shumë vend për të pritur antimaterien… përvec CERN-it. Duke qenë se boshllëku total nuk ekziston në praktikë (sado të arrijmë të krijojmë boshllek do të mbetet një sasi e vogël atomesh), shkencëtarët e CERN-it përvec krijimit të një boshllëku maksimal të lejueshem nga teknologjitë e sotme, kanë gjetur edhe një zgjidhje tjetër për të ndaluar takimin e antimateries me materien. Falë fushave të forta magnetike ata kanë arritur të ulin në minimum energjinë e thërrmijave të antimateries në mënyrë që të lëviznin sa më pak të ishte e mundur. Duke lëvizur fare pak për normat e botës atomike, antithërmijat kishin më pak mundësi të takonin thërmijat e materies që gjendeshin në boshllëkun e krijuar. Kështu, 38 antiatomet e hidrogjenit të krijuar kanë mundur të qëndrojnë në “jetë” për 2/10 e sekondës. Një kohë e mjaftueshme për të arritur të regjistroheshin të dhëna mbi sjelljen dhe karakteristikat e tyre. Të dhëna që pas studimit do të mund të na lejojnë të njohim më mirë këtë botë të cuditshme që mendohet se mund të ketë krijuar edhe universe antimaterieje.

8)Dhjetor 2010 - Zbulohet një formë e re e jetës.
Zbulimi i fundit i Nasës mund të ndryshojë përgjithnjë mënyrën se si e dallojmë jetën në Tokë, dhe nga se ndryshon një organizëm i gjallë nga një objekt pa jetë. Për më tepër zbulimi i hap rrugë një kërkimi të ri të jetës jashtëtokësore, dhe mund të jetë ndoshta hapi i fundit në zbulimin e saj.
Jeta sic e njohim ne sot, që nga amebat më të vogla tek elefantët, është e përbërë nga një kombinim i vetëm i 6 elementëve: karbon, hidrogjen, azot, oksigjen, squfur dhe fosfor. Nëse një planet nuk permbante të paktën një nga keto elemente në sasi të mjaftueshme nuk mund as të dyshohej se ishte i banuar nga cfarëdo forme jete.

Buzë liqenit vullkanik Mono, në Kaliforni kanë gjetur një bakterie të quajtur GFAJ-1. E vecanta e saj është se në vend që të vdesë nëse i mungon fosfori, vazhdon të jetojë duke përdorur arsenik për të ndërtuar qelizat e saj. Kjo ndryshon cdo përkufizim që i kemi bërë jetës deri më tani dhe nënkupton se nuk e njohim ende plotësisht as jetën dhe as cfarë e bën një planet të banueshëm.
Nëse në Tokë, dhe për më tepër, në një ambient aq të studiuar sa Kaliornia, mundet ende të gjenden forma jete që revolucionojnë gjithë botëkuptimin tonë mbi jetën, kushedi se cfarë surprizash na ruan universi.

Një gjë është e sigurt, pavaresisht nga sa të cuditshme mund të jenë surprizat e universit, shkenca dhe metoda shkencore janë e vetmja menyrë për ti zbuluar.
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Ne vitin 1140, kur mbreti Konrad III pushtoi nje kala, grate e kalase u lane te lira te largoheshin dhe te merrnin cfaredolloj gjeje qe te donin ne kurriz. Pa u menduar 2 here, grate moren bashkeshortet e tyre mbi kurriz. Mbreti e mbajti fjalen dhe i la te gjithe te largoheshin.
11709616_1182384558454644_4296355576369106888_n.jpg

Karikues HI-TECH, shpikja me e zgjuar e koheve te fundit!
Mjafton ta vendosni ne xhamin e dritares, dhe ai do te karikoje telefonin tuaj vetem me ane te rrezeve te diellit! Shpresojme te mberrije sa me shpejt ne Shqiperi!
11010000_1182378075121959_1019548426505527769_n.jpg

10 dite perpara se Freddie Mercury te nderronte jete, Jim Beach, menaxheri i bandes, e pyeti se cfare donte te bente me trashegimine e tij. Freddie u pergjigj: "Beni c'te doni me imazhin tim, muziken time, miksojeni ate, ri-publikojeni sa here te doni, vetem ju lutem, mos me beni te merzitshem per fansat, kurre!"
11822658_1182367421789691_2834421224551703337_n.jpg

Ky lloj i vecante majmunesh, quhet "Pygmy Marmoset". Jane te medhenj sa gishti i njeriut, dhe rriten ne Pellgun e Amazones!
11220887_1182357315124035_392490640895459678_n.jpg

Nje projekt mahnites vjen nga Dubai, arkitektet po riprodhojne simbolet e vendeve si Kulla Eiffel, Piramidat e Egjiptit, Kulla e Pizes, Koloseum, etj, te gjitha keto me permasat e tyre origjinale!
11816993_1181920555167711_7688991311551146101_n.jpg
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Po ik o Nick bashke me Nevin e gjithe ju te forumit se injoranca ka arritur kulmin dhe juve mbyllni syte ,kjo ska vend te rrij .

Hahahah se ishte shaka ajo fjalia lart ,e bera thjesht qe te me rritej numri i leximeve ,sepse njerezit sapo shohin qe eshte hapur konflikt futen dhe lexojne :p Pa ju jeni mrregull fare :D


Njihuni me Gary Richmond and Karen Taylor. Ne vitin 2014, Gary pesoi demtime te renda ne koke si pasoje e nje aksidenti, dhe ra ne koma. Kur u zgjua, ai kish harruar gjithcka, madje edhe gruan me te cilen ishte martuar prej 26 vitesh! Per cudi, ai ra menjehere ne dashuri me gruan e tij, dhe pas disa muajsh ata u martuan per te dyten here!
11694845_1182397281786705_109893025874490064_n.jpg

Ramses II, faraoni i Egjiptit i cili vdiq në vitin 1225 para Krishtit, ishte babai i plot 96 djemve dhe 60 vajzave!
11701203_1181916495168117_4926206930065827890_n.jpg

Gjate Luftes se Dyte Boterore civilet inskenonin sulmet me gaz, duke i kapur shpesh here te papergatitur njerezit. Nje foto e rralle e nje foshnje pak diteshe, e cila eshte futur brenda nje maske gazi, per ta ruajtur ate nga helmimi!
11760085_1181915611834872_4806515858947819572_n.jpg

90-95% e telefonave celularë të shitur në Japoni janë të papërshkueshëm nga uji, për shkak se njerëzit janë aq te ngarkuar me pune, sa i përdorin ato dhe në dush!
11745639_1181623395197427_7399538806561379613_n.jpg

Pasi vajza iu ankua babait te saj se e ngacmonin cuna ne shkolle, babai stampoi kete bluze per te... ne te shkruhet!
''QENDRONI LARG DJEM, KY ESHTE BABAI IM''!
10996766_1181621555197611_5620714745163046408_n.jpg
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Ne vitin 1977, avioni me te cilin po udhetonte ekipi i basketbollit Evansville ne SHBA, u rrezua dhe si pasoje te gjithe lojtaret humben jeten, me perjashtim te nje lojtari. Pas rreth dy javesh lojtari i mbijetuar pesoi aksident fatal me makine dhe keshtu i gjithe ekipi u zhduk!
Historia e vertete e cila frymezoi filmin ''Final Destination''!
11143672_1183130605046706_4779203828733051799_n.jpg

Hydra eshte e vetmja qenie e gjalle qe nuk vdes. Ajo zevendeson qelizat e veta me te reja!
11825544_1183129575046809_2973220436615932917_n.jpg

Cdo here qe kengetarja Rihanna shfaqet ne publik me syze Ray Ban, kompania e paguan ate 125.000 $!

Studimet kane treguar se njerezit qe jetojne me gjate, jane barinjte!
3 arsyet jane: Ajri i paster qe thithnin - Ushqyerja me produkte bio - Dhe e fundit por jo per nga rendesia, urinojne menjehere sapo iu vjen!

100-vjeçarja merr letër nga spitali: Je shtatzënë
Një 100-vjeçare merr një fletë analize nga spitali ku thuhej se është shtatzënë. Gjatë një vizite që e moshuara Doris Ayling, ku i ishte kërkuar analiza e urinës, në përgjigjet e dorëzuara i doli se ishte shtatzënë.
Doris thotë: Unë jam gati 100 vjeç, si mund të jem shtatzënë? "Unë kam tre fëmijë dhe 20 nipër e mbesa, por nuk kam qënë shtatzënë që prej 70 vjetësh", vijon 100-vjeçarja.
Ndërkohë i biri i saj Brian, thotë se është shumë zbavitëse, madje nëna e tij e kishte marr me sportivitet dhe të gjithë kishin qeshur. "Janë gjëra që ndodhin", thotë Brian.
Ndërsa një zëdhënëse e spitalit ka pohuar se ky është një gabim dhe se ato i kanë kërkuar falje për çdo stres apo ankth që i kanë shkaktuar.
11221412_1183126488380451_1157318896288977993_n.jpg

Ky eshte nje nder kompeticionet me te cuditshme qe realizohen ne mbare boten! Mbahet cdo vit ne Finlande. Qindra burra vrapojne me grate e tyre ne kurriz. Triumfatori fiton nje sasi birre sa pesha e gruas qe ka mbajtur mbi supe!
11822312_1183045745055192_3420482161550534807_n.jpg
 

Attachments

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Ja çfarë i bën trupit tuaj një kanaçe Coca Cola në 60 minuta

A e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me trupin tuaj, pasi ju pini një kanaçe me Coca Cola? Një studim i ri ka zbuluar reagimin që ajo jep për një orë pas konsumimit, nga gllënjka e parë, e deri në 60 minuta pas mbarimit.

Grafiku i hartuar nga “Renegade Pharmacist” është ndarë në disa faza të veprimtarisë së përmbajtjes së Coca Colas në organizëm.

Në 10 minutat e para: Mjë sasi prej 10 lugësh çaji me sheqer godasin sistemin tuaj. (100 % e sasisë të rekomanduar për të marrë në ditë. Ju nuk vjen për të vjellë nga ëmbëlsira dërrmuese sepse acidi fosforik shkurton shijen duke e lejuar atë që sistemi juaj ta përballojë.

Pas 20 minutash: Niveli i sheqerit në gjakun tuaj është rritur ndjeshëm duke shkaktuar një shpërthim të insulinës. Mëlçia juaj përgjigjet duke kthyer çdo sasi sheqeri që mund të kapë në yndyrë.

Pas 40 minutash: Përthithja e Kafeinës është e plotë. Bebja e syrit tuaj zgjerohet, tensioni juaj i gjakut rritet, si një përgjigje mëlçitë tuaja kapin më tepër sheqer në gjakun tuaj. Receptorët në trurin tuaj janë bllokuar duke iu parandaluar si të qenurit të përgjumur.

Pas 45 minutash:Trupi juaj fillon prodhimin e dopaminës duke stimuluar qendrat e kënaqësisë në tru. Fizikisht kjo është e një mënyrë sesi heroina funksionon.

Pas 60 minutash: Acidi fosforik lidh kalcium, magnez dhe zinkut në zorrën tuaj më të ulët, duke siguruar një nxitje të mëtejshme në metabolizmin.

Kjo e përbërë nga doza të larta të sheqerit dhe ëmbëlsisë artificiale shton gjithashtu edhe sekretimin urinar të kalciumit.

Ajo çfarë është e sigurt tashmë është se ju do t’u humbisni kalcium që është kryesor për kockat tuaja, por edhe vlera të tjera të rëndësishme për trupin tuaj.

Original
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Une pij kur dua te qendroj zgjuar , e kam 1me1 , funksionon ne cdo rast
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Tito, presidenti i ish-Jugosllavisë socialiste, në intervistat për gazetarët e huaj në vitet 45, ka folur hapur se Kosova, si dhe pjesë tjera me shumicë shqiptare, do t’i bashkohen Shqipërisë. Madje, Tito i kishte premtuar Enver Hoxhës se në fund të viteve 1946, Kosova do të jetë pjesë e Shqipërisë, ashtu si edhe rajonet e tjera ku shqiptarët janë shumicë. Mesa duket Tito nuk e ka mbajtur premtimin...
11143279_1185026701523763_4655326620388449777_n.jpg

Kanadaja ka me shume liqene se gjithe liqenet e botes se bashku! Dhe pervec kesaj, keto liqene krijojne nje peisazh vertete mahnites!
11224226_1185019938191106_8564103881355430659_n.jpg

Zbulohet vaksina kundër Ebolës, testohet me sukses në Afrikë

Permasat e vezes se njeriut ne trupin e femres, ne krahasim me vezen e pules! E mrekullueshme!
11781873_1185018338191266_7106793932263724851_n.jpg

Ne Mbreterine e Bashkuar, eshte e detyrueshme me ligj qe ju te lajmeroni policine nese godisni nje qen me makine. Ndersa nese godisni nje mace, nuk eshte e nevojshme.

Femrat e mbushura besohet te jene pergjithesisht me inteligjente se femrat e holla, per shkak te acideve yndyrore qe ndodhen me shumice ne pjesen e kofshave dhe vitheve te tyre, te cilat rrisin aftesite mendore te nje personi!
11178252_1184668754892891_3862687833382767789_n.jpg

Eshte patetike te mendosh se 3% e femijeve ne mbare boten, jane produkt i tradhetise!

Sipas studimeve, kur njerezit jane keq emocionalisht, jane me te prirur te rrine ne rrjetet sociale dhe te kerkojne profilet e atyre qe kane inat, duke e bere veten akoma me keq!

E cuditshme, por nese zgjoheni pa arsye gjate ores 2-3 te nates, ka 80% mundesi qe dikush po ju sheh ne enderr ne ate moment.
11781736_1184504038242696_3209577314889192751_n.jpg
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Nje i burgosur rus, ne luften e dyte borerore shkroi ne ditarin e tij:
"Gjermanet ne vitin 1941 na detyruan te hapnim nje grope te thelle ne toke, dhe pasi e perfunduam ate qe deshen, therriten nje grup cifutesh dhe i hodhen ne grope. Na urdheruan t'i varrosnim dhe tu hidhnim dhe mbi koke, por e refuzuam dicka te tille. Ishte e trishtueshme! Meqe ne refuzuam, gjermanet urdheruan qe ne te hidheshim ne grope. Dhane urdher qe te varroseshim, dhe i thane cifuteve te hidhnin dhe mbi kokat tona. Cifutet pa kurrfare ngurimi, filluan te na varrosnin te gjalle. Ne ate moment, gjenerali dha urdher qe te na nxirrnin prej gropes, dhe tha: Desha vetem te dini se kush jane cifutet, dhe pse i vrasim!"
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Soul, he fol pse strego ku i ke fsheh ? Lajmi dyte per ty eshte .
Tani e tutje, mendohuni 2 here perpara se t'i dergoni nje "emoji" te tille miqve tuaj, pasi ata kane te drejten e plote qe t'ju denoncojne per kercenim me vdekje. Nje gje e tille ka ndodhur me nje cift ne Itali, kur nje vajze denoncoi te dashurin e saj, i cili vuajti denimin 1 mujor!
p.s. te provoj njeri te me qelloj më me tulla e çekiç ketu ne fv se po nuk i hodha ne gjyq
11836632_1185259774833789_1865697310983720008_n.jpg

Ky është Singapori, vendi me përqindjen më të lartë të njerëzve të pasur në botë. Të paktën 1 në 6 familje ka një pasuri mbi 1 milion dollarë!
11781835_1185258311500602_3335199208050803555_n.jpg

Arinjte polare jane te vetmet kafshe qe e perjetojne turpin njesoj si njerezit, dhe mbulojne syte kur turperohen!
11221599_1185257421500691_2474053199810469753_n.jpg

Njerezit nga vuajne nga "klinomania", kane nje deshire te papare per te ndenjtur ne shtrat gjithe diten.

Njeriu që po çudit botën: Ecën mbi ujë si të jetë në asfalt...
Personi që shihnin këto foto, është 29 vjeç. Quhet Stiven Frein dhe është nga Brandford. ثshtë një magjistar në moshë të re që po çudit jo vetëm Anglinë por dhe gjithë botën me ecjen mbi ujë sikur të jetë duke shëtitur në rrugë.
11796221_1185256224834144_5476768345444916862_n.jpg

Gjate nje koncerti te 3 Doors Down, nje djale goditi te dashuren e tij me shpulle. Dhe e dini c'beri Brad Arnold, vokalisti i bandes? Ndaloi se kenduari, dhe e nxorri djalin jashte vendit ku mbahej koncerti!

Kur u pyet se nga i vinin gjithe keto te ardhura, Mansour Bin Sultan, presidenti i Manchester City iu tha gazetareve:
-Kur ju keni bere çdo nate gjume te qete, ne kemi qene 20 metra nen toke per te nxjerre nafte, duke rrezikuar jeten!
11828740_1185060598187040_1569224536000421454_n.jpg
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Hahahaha kjo meritonte post te vecuar jo sic i bej une ne grupe me 5 kuriozitete :p
Nje liber i titulluar "Cfare mendon tjeter nje mashkull, pervec seksit", me 200 faqe bosh, i ka kaluar shitjet e "Harry Potter" ne website-n Amazon.
11800140_1186710301355403_5595452838337814191_n.jpg
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Kuriozitete !

O Malso, ti ke per t'ja mor dhe Swetzinens ne postime plako. Un them te vejn moderator ty pastaj.
 
Top