• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Kuriozitete !

Aki

misfit
Titulli: Kuriozitete !

Ne Poloni ekziston nje shkolle LARP(Live Action Role Playing) e quajtur College of Wizardry ku per nje shume prej 384 dollaresh per 4 dite,mund te mesosh 'magji', te klasifikoheni neper kategorite e shtepive te njohura dhe te qendroni ne nje replike te keshtjellesh Hogwarts nga Harry Potter.







Per shkak te nje periudhe thatesie ne nje nga rezervoaret meksikane bie niveli i ujit per 24 metra dhe del ne siperfaqe nje kishe 500 vjet e vjeter qe ka qendruar tere ate kohe nen uje.



Hidrocentrali i Kines, i quajtur Three Gorges Dam, pervec se eshte hidrocentrali me i madh ne bote, poashtu e ngadaleson rrotullimin e Tokes, qe sipas llogarritjeve te NASA ndikon qe dita te zgjatet per 0.06 mikrosekonda.
 
Titulli: Kuriozitete !

Kur Pablo Escobar u shpall ne kerkim nderkombetar, ai ndertoi nje shtepi ne nje ishull te vetmuar, me preteksin se askush nuk duhet ta bezdiste apo t'i prishte gjumin e mengjesit!

 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Kuriozitete !

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë se në një provincë të Kinës, në anën veriperëndimore të saj- në Junana- sapo del dikush dhe thërret Bjer, bjer shi! retë nuk presin dhe bie shi. Dhe as kjo nuk ëshë aq e cuditshme sa ëshë e cuditshme dukuria tjetër- nëse duhet shi I rreptë njeriu duhet të bërtasë më shumë, nëse duhet të zgjasë shiu, duhet të zgjasë edhe thirrja e njeriut. Ky fenomen I cuditshëm ngjan vetëm në malet e larta të Gaoligunshanit, ku ëshë një grup liqenesh, që I quajnë Liqene magjike, që janë aq të ndieshme sa vetëm po të flitet apo të këndohet buzë tyre qielli resh shi. Shkencëtarët që I ka tërhequr ky fenomen mendojnë se ajri aty është aq I ngirë me lagështirë sa edhe vibrimet më të lehta bëjnë që avulli I ujit të lëshojë pika shi.


Filmi i parë vizatimor ka dalë në vitin 1908. krijuesi I tij ka qenë francezi Emil Koli, e filmi është quajtur Fantazmagoria. Brenda një kohe fare të shkurtër filmi vizatimor ka pushtuar botën. Atë vit kur në Evropë shpërtheu lufta e parë botërore, amerikanët gjejnë një teknikë të re, e cila ka ndryshuar krejtësisht mënyrën e krijimit të filmit vizatimor. Ajo mënyrë e re mbahet edhe sot e kësaj dite- mënyra e vizatimit në celluloid (në vend të letrës). Por, një ndryshim të madh të vërtetë e bën ثolt Dizni në vitet 30, kur I hyn kësaj pune me seriozitet të duhur. Ai nuk ka qenë vetëm gjeni vizatimi por edhe gjeni zbulimesh teknike me të cilat ka ndryshuar plotësisht mënyra e xhirimit të filmit.


Gara më e cuditshme që ka ngjarë ndonjëherë në atletikë është gara në kërcim trehapësh në Lojërat Olimpike në Meksikë në vitin 1968. që në fazën kualifikuese italiani Gjentile ka arritur record të ri botërorë 17.10 metër. Të nesërmen ne finale prapë Gjentile përmirëson rekordin botërorë 17.22 m. Por, s? ka gjë të sigurt. Në serinë e tretë Viktor Sanjejevi ia kalon për një cm 17.23m. vjen seria e pestë dhe braziliani Predeusia arrin rekord të ri 17.27m. Dhe kur kjo dramë arrin kulmin e zhvillimit të vet prapë paraqitet në skenë Viktor Sanjejevi në serinë e gjashtë dhe kërcen 17.39 m dhe triumfon. Pra Brenda dy ditësh në atë olimpiadë rekordi botërorë është thyer pesë herë me radhë.



Jin Songhao, një katermbedhjete vjeçar kinez me origjine koreane ka fituar titullin e mbretit te te ftohtit duke i rezistuar per kater ore ngrices siberiane komplet i zveshur. Ky njeri ka plot dymbedhjete vjet qe ushtrohet duke vrapuar i zhveshur ne mes te bores per tre kilomeraer ne dite e duke e mbyllur vrapin me nje banje ne ujin e akullt. Dieta e tij ditore, qe ai shprehet se e ka kthyer ne nje pinguin njerezor Eshte me baze mishrash te bardhe dhe me molle e mjalte.



Shkenca i hap rrugën dy prindërve meshkuj
Një staf amerikan ka realizuar në kushte laboratorike qeliza-vezë duke u nisur nga qelizat embrionale të miut. Në të ardhmen do të jetë e mundur që dy prindër të seksit mashkull të lindin fëmijë.
Romë-Do të jetë e mundur që të lindë një fëmijë nga dy prindër meshkuj. Disa studiues nga Pennsylvania kanë deklaruar se kanë prodhuar qeliza vezë duke u nisur nga qelizat embrionale të miut. Qelizat vezë janë prodhuar nga qeliza embrionale femërore dhe qeliza embrionale mashkullore duke treguar kapacitetin biologjik të meshkujve për të prodhuar qeliza-vezë. Ky është rezultat i studimeve 20 vjeçare mbi qelizat embrionale të minjve. Këto qeliza kanë potencialitet të zhvillohen në të gjitha llojet e qelizave të miut. Deri më sot e vetmja qelizë që nuk ishte mundur të prodhohej ishte qeliza riprodhuese. Zbulimi i hap rrugë shumë aplikimeve si në fushën e kërkimeve ashtu dhe në atë terapeutike, duke bërë që të lindin dhe shumë pyetje mbi zhvillimet e mundëshme. Midis hipotezave të shumta është dhe ajo për të zgjidhur problemin e sterilitetit tek gratë.



Shkencëtarët britanez kanë llogaritur se macat , të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë50 milion minjë dhe 20 milion zogj të vegjël.



Për të prodhuar 1 kg. mjaltë bletës i duhet të thithë nektarin e 12 milion luleve duke bërë rreth 300 000 kilometër fluturim.




Nga barku i vajzës 20 vjeçare nga Devoni Jugor,Angli u nxor "topi" nga qimet e flokëve te saj të cilat i kishte gëlltitur,i rëndë 2,5 kg.Operimi u realizua në mars 1985.



Një burrë nga Karakasi, i cili ishte deklaruar i vdekur, u zgjua në morg nga dhimbja e padurueshme kur doktorët filluan me autopsinë. Carlos Camejo, 33-vjeçar, u deklarua i vdekur pas një aksidenti në autostradë dhe u dërgua në morg, ku kontrolluesit filluan nga puna e tyre. Ata e
kuptuan menjëherë se diçka nuk shkonte kur 'i vdekuri' po gjakosej. Menjëherë vendosën që qepin vendin që kishin hapur në fytyrë. "U zgjova se dhimbja ishte e padurueshme", thotë Camejo për median "El Universal". Gruaja e vrerosur ishte nisur për të identifikuar trupin në morgun e qytetit, por për fatin e saj e gjeti bashkëshortin në korridor - dhe gjallë.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Kuriozitete !

Disa kuriozitete te ndryshme.............
1- Shkencëtarët zbuluan se flokëkuqet kanë vetëm rreth 90 000 flokë, zeshkanet 100 000, ndërsa bjondinet 150 000 fije floku. Por vetëm 20 përqind e bjondinave e mbajnë këtë shifër të flokëve.

2- Fëmijët me sy të zi reagojnë 15 herë më shpejtë se ata me sy ngjyrë qelë.Ata janë më të mirë në sportet ku kërkohet reakcion i shpejtë p.sh. futboll. Ndërsa fëmijët sykaltër janë më të mirë në sportet ku nuk mvaret nga reakcioni i shpejtë, p.sh. Golf.

3- Eshtrat e njeriut janë katër herë më të qëndrueshme se celiku.

4- Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79 veçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Reth 2,5 miliardë herë.

5- Mushkëria jonë (e shpalosur) do ta mbulonte një fushë tenisi, d.m.th. 100 m².

6- Enët e gjakut të njeriut (të kapura njëra pas tjetrës) janë 2,5 herë më të gjata se ekuatori.

7- اdo foshnje pas lindjes ka saktë 350 eshtra, gjersa njeriu i moshuar ka 144 më pak. Ekspertët kanë zbuluar se shumë eshtra gjatë fazës së zhvillimit të njeriut shkrihen ndërveti dhe kështu forcojnë skeletin e njeriut.

8- Foshnjet e lindura në muajin Maj peshojnë më rëndë se tjerët. Arsyeja ende nuk dihet.

9- Një nga 2000 fëmijë lind me një dhëmb në gojë.

10- Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë asht i njeriut nuk është më i vjetër se 20 vjet-sepse eshtrat përtrihen rregullisht.

11- 69 Fëmijë të një nëne
Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 binjake, 7 trenjake, dhe 4 katërnjake. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.

12- Operacioni më i gjatë
Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Kuriozitete !

Kuriozitete mbi kafshet
1. Briri i rinocerontit perbehet nga keratina, lenda perberese e flokeve.
2. E perbashketa e njeriut me gjirafen eshte qafa e tij, sepse permban te njejtin numer kockash, 7 te tilla.
3. Ariu Kodiak peshon sa 12 te rinj atlete.
4. Kanguri lind lind me madhesine e nje kokrre karameleje. por ka aftesine te rritett 15 here me shume se cdo gjitar tjeter.
5. Bretkosat paradoksale quhen te tilla sepse larva eshte 5 here me e madhe se prindi.
6. Bretkosat nuk vjellin.
7. Harabeli i rreh krahet 100 here ne sekonde.
8. Kenga e nje balene ne toke do te bente zhurmen qe ben nisja e nje anijeje kozmike.
9. Ulerima e ujkut nuk ben jehone.
10. Bletes per te prodhuar 1 kavanoz me mjalte i duhet te fluturoje rreth 80 mije km dhe te ndalet ne 2 miliopn lule.
11. Breshka australiane merr fryme nga zorra e trashe.
12. Delfinet flejne vetem me gjysmen e trurit.
13. Merimangat e vogla gafore pasi lindin hane nenen e tyre ne menyre graduale.
14. Oktapodet jetojne me gjate pa organet e tyre riprodhuese.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Kuriozitete !

Kuriozitete
Nusja shpëton një familje nga zjarri


Një familje në Connecticut është shpëtuar nga zjarri, nga një nuse e re, e cila hyri nëpërmjet tymit, me fustanin e nuësrisë të veshur. Zyrtarët thanë se Georgette Clemons, sapo ishte larguar nga pritja e dasmës së saj, kur kishte parë tym duke dalë nga një shtëpi në Bridgeport.
Clemons doli nga vetura që po e ngiste dhe hyri në shtëpi. Ajo tha se një grua po bërtitste në mbrotjeje të kafshëve të saj, dhe nuk dëshironte të dilte, prandaj ajo u detyra ta tërheqë jashtë. Kur mbërritën zjarrfikësit dhe nisën luftën me flakët, familja tashmë ishte shpëtuar, dhe Clemons ishte aty pranë me fustanin e nusërisë të nxirë. Ajo tha se i ka zhytur pak këpucët, porse nuk ishte problem sepse të gjithë ishin të sigurtë.
Ndalet për tualet shkakton rrëmujë në trafik


Një vozitës kamioni ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë afër një rruge kryesore kur është ndalur për pauzë tualeti.


Vozitësi anonim ka tërhequr kamionin e tij në njërën anë të rrugës në shtetin e Uashingtonit kur është zënë ngushtë nga nevoja fiziologjike.
Derisa po dilte nga kamioni ngarkesa që po bartte u derdh në tërë rrugën.
Kamioni ishte duke bartur rreth 49 tonë të mbeturinave të një lumi, raporton tabloidi Metro.
Sipas policisë, punëdhënësit e vozitësit do të ngarkohen me të gjitha shpenzimet e operacionit të pastrimit.
Shkencëtarët do t’i ndalojnë gazrat dhe gromësimën?


Shkencëtarët kanë pohuar se kanë zbuluar një vaksinë për zvogëlimin e emetimit të metanit gjatë lirimit të gazrave dhe gromësimave të deleve dhe lopëve.

Phil Goff, ministër i Tregtisë së Zelandës së Re, ka thënë gjatë në një samiti ekonomik në Paris se zgjidhja është afër.
"Organizata jonë për hulumtime bujqësore javën e kaluar ka arritur të zbulojë gjenin, i cili shkakton metanin te kafshët ripërtypëse dhe ne besojmë se mund t’i vaksinojmë ato kundër emetimit të gazrave", ka thënë Goff.
Delet, lopët, dhitë dhe kaprojtë prodhojnë sasi të mëdha të gazit nëpërmes gromësimave dhe lirimit të gazrave, derisa stomakët e tyre të shumëfishtë bluajnë barin.
Kafshët janë përgjegjëse për rreth një të katërtën e prodhimit të metanit në Britani, por në shtetet të cilat e kanë të zhvilluar sektorin e blegtorisë, përqindja është shumë më e lartë.
45 milionë dele dhe 10 milionë lopë në Zelandë të Re gromësijnë dhe pjerdhin rreth 90% të emetimit të metanit në këtë shtet, sipas të dhënave qeveritare.
I burgosuri i trashë padit burgun

Pasi që vetëm gjatë tetë muajve i ka humbur 47 kilogramë, amerikani i cili është duke vuajtur dënimin për vrasje ka ngritur padi ndaj autoritete për shkak të urisë dhe ushqimeve të ftohta, të cilat nuk ndikojnë mirë në oreksin e tij.

Kur ishte futur në burg para tetë muajsh, Laswell kishte 187 kilogramë, e tani ka “vetëm” 140. Siç pohon ai, shujtat e burgut kanë tepër pak vlera ushqimore, e “simptomat” e para që diçka nuk është në rregull i ka hetuar kur gati është alivanosur gjatë ushtrimeve.
"Vetëm gjysmë orë pas ushqimit barku fillonte të më dhemb dhe ‘të më prejë’ sepse kam qenë i uritur", ka shkruar ai në mes tjerash, në padi. Ai gjithashtu ka theksuar se arsyeja e vetme pse të burgosurit humbin peshë është sepse në burg gjoja “vdesin nga uria".
Në fund të padisë Laswell ka kërkuar që në të ardhmen t’i shërbejnë ushqime të nxehta.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Kuriozitete !

Kuriozitete
Ne fshatin Kazakli ne jug te Moldavise jetojne familjet Kior dhe Kel,femijet e te cileve jane nderruar ne spitalin e lindjes ,ndersa sekretin per kete e ka zbuluar nje gjyshe ,por kjo ka ndodhur vetem pas 40 viteve .
Kjo e moshuar e ka pranuar kete gjynah ne prag te vdekjes,ndersa rrefimi i saj ka hapur labirint te ri rreth se ardhmes se familjeve ,femijet e te cileve jane nderruar.
Ne kete fshat te larget,i cili nuk ka rruge te ndertuara dhe ne te cilin jetojne pjestaret e fisit eshte ngritur kjo qeshtje e nderrimit te femijeve .
اifti i martuar Nikolaj dhe Maria Kior eshte me i pasuri ne fshat.Kane shtepi me dyer alumini,me dritare ngjyre ari dhe me antene satelitore ne kulm.
Brenda ne shtepi mobilet jane me modernet,ndersa shtepia eshte e rrethuar me rrethoje te shtrenjte .
I ter ky luks eshte i pazakonte per vendin ku jetojne .
Mirepo e ter kjo pasuri eshte krijuar nga djali i nderruar tani 40 vjeqari Gosan i cili ka mbetur i shtangur me zbulimin ku njejt eshte befasuar edhe familja tjeter .
Se si do te zgjidhet kjo qeshtje dhe nese ata me ne fund do te kthehen ne familjet e verteta pritet te vendoset ne ditet e ardhshme, pasi eshte caktuar nje takim e ketyre dy familjeve .

Gjen 200 mijë dollarë në rrugë

Pasi ka dalë nga një shitore të antikuiteteve në qytetin amerikan Sirakuza, në shtetin federal amerikan Nju-Jork, Dejvid Xhenks në rrugë ka gjetur një qese për hedhurina në të cilën ka pasur 200 mijë dollarë.
Xhenksi është nisur drejt automobilit të tij dhe kur ka parë qesen, e ka ngritur për ta hedhur në shportën për hedhurina që gjendej në afërsi.
Atëherë ka kuptuar se qesja nuk është e zbrazët dhe kur e ka hapur është tronditur.
“Kurrë në jetë nuk kam parë aq shumë para në një vend. Nuk e di nëse isha më shumë i frikësuar apo i tronditur”, shprehet Xhenksi, i cili menjëherë është kthyer në shitoren e antikuiteteve dhe ka thirrë policinë.
Më vonë është zbuluar se qesja ka rënë nga furgoni me të cilin një kompani ka transportuar para deri te një bankë.
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kuriozitete !

Sasia e kripës në lot rritet me moshën. Të moshuarit kan 3 herë më tepër kripë në lot sesa të posalindurit.
12646991_1295428160483616_3300701953855681837_n.jpg

Luanët shtiren se po lëndohen nga kafshimet e këlyshëve të tyre për ti inkurajuar.
12549027_1295422857150813_4379516844775316281_n.jpg

Alex, nje papagall afrikan qe fliste, ishte aq shume i lidhur me pronaren e tij, saqe para se ai te vdiste, i tha asaj: "Kujdesu per veten, te dua shume!"
12645265_1295488197144279_172707366391434133_n.jpg

Nevoiten 7 deri 8 pemë për të pasur oksigjen të mjaftueshëm për një person në vit.
12510404_1294165003943265_5400216343283359393_n.jpg

Dy nga tre njerez ne bote, nuk kane pare kurre bore me sy..


Një foto rekord e njerëzve që shkuan për të ndjekur grupin legjendar Metallica, në vitin 1991 në koncertin e tyre në Moskë.
Kanë qënë diku rreth 1.5 milion njerëz!
12573966_1294236667269432_2356821812897918923_n.jpg
 

Aki

misfit
Titulli: Kuriozitete !

Ja ca nga UberFacts:


Ishulli Luzon i Filipineve permban nje liqen qe permban nje ishull qe permban nje liqen qe permban nje ishull.


Qyteti egjiptian Thonis u gjet me 2013 nen uje pasi ishte humbur per plot 1200 vite nen detin Mesdhe.



15 vjet pasi Ronald Dahl e shkruajti 'Charlie and the Chocolate Factory' perdori fjalen 'snozzberry' per t'iu referuar organit gjenital mashkullor ne librin e tij per te rritur 'My Uncle Oswald'. Keshtu u zbulua se shprehja me e famshme e Willy Wonka 'snozzberries taste like snozzberries' ishte nje shaka qe nenkuptonte se muri qe mund te lepihej ka shijen e organit gjenital mashkullor.



Tigri i fundit tazmanian quhej Benjamin. Ai u vendos me 1933 ne kopshtin zoologjik Beumaris, vdis me 1936 dhe lloji i tilacineve u shpall i zhdukur me 1982. Edhe pse ka shume qe thone se kane pare tigra te tille, nuk ka fakte per ekzistencen e tyre.


Ne Gjermani ka ashensore pa dyer te quajtur Paternoster qe nuk ndalojne asnjehere dhe njerezit duhet te hidhen ne te per te hyre, qe ndodhen ne ndertesat e vjetra te qeverise.



Ka meshkuj qe nuk kane floke te kuqe po kane mjeker te kuqe. Kjo ndodh nga qe kane vetem nje set te gjenit MC1R, nese do kishin dy do kishin dhe floket e kuqe.



Meshkujt tek harabelet mund te dallojne nese femra ne cift ka tradhetuar dhe e denojne duke sjellur me pak ushqim ne fole.



Dokumentimi me i vjeter mbi ekzistencen e emrit Jessica gjendet tek shkrimet e Shekspirit, qe llogaritet si shpikesi i ketij emri.



Mendohet se Isaac Newton ka vdekur i virgjer.



Kuajt e detit ndonjehere para se te ciftezohen vallezojne per plot 8 ore, lidhin bishtat me njeri tjetrin dhe ndonjehere ndryshojne dhe ngjyren.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
1. Popujt e Lindjes së Lashtë njihen ndër shpikësit dhe zbuluesit më të mëdhenj në disa fusha shkencore. Arritjet e tyre në fushën e astronomisë dhe mjekësisë janë të mëdha. Ndër astronomët më të njohur arab ishte Gjilbër Al Tarik. Udhëtimi i tij në mbarë botën la gjurmë të mëdha në fushën e astronomisë. Në nder të tij, ngushtica që ndanë Eurpën dhe Afrikën e veriut mori emrin e tij NGUSHTICA E GJIBRALTARIT.

2. Alfabeti më i gjatë në botë është ai kinez, i cili numëron 72 shkronja dhe gjithësej 105 simbole. Ndërsa ai më i shkurtër është alfabeti kamboxhian, gjithsej 7 shkronja.

3. Shkencëtari dhe fizikanti i famshëm hebre Albert Anjshtajn nuk kishte folur deri në moshën 9 vjecare, aq sa mësuesi i tij kishte thënë: Nuk do të pritet asgjë prej tij. Sot ky gjeni është baba i Fizikës.

4. Njihet si ndër popujt më të vjetër në botë, po aq edhe përvujtëria e tij është e madhe. Izraeli në vitin 1948 shpalli pavarësinë e tij. Jo shumë larg pavarësisë së tij, ky shtet arriti të krijoi në mënyrë artificiale të reshurat atmosferike (Borën dhe Shiun).

5. Mesjeta njihet si periudha më e errët e historisë njerëzore. Përndjekjet e shumta të filozofëve dhe shkencëtarëve, si dhe vrasja e shumë mendimtarëve nga Kisha Katolike, ia ktheu personalitetin e heshtjes botës njerëzore. Papa Gregori (Gregori i Madh), mori vendim: Të bënte testimin e njerëzve në fushën e leximit dhe atë të këndimit. Njerëzit që nuk dinin lexim dhe këndim, nuk mund të ishin pjesë e Kishës dhe Korit të saj.

6. Kangurët për herë të parë u paraqitën në kontinetin e Autralisë. Në fillim u quajt Kanguru, që në gjuhën e vjetër australiane i bie si kafshë kërcimtare. Sot, kemi kangurë në vende të ndryshme të botës.

7. Akademia e parë në botë ishte ajo e Platonit. Nxënës i tij ishte Aristoteli, i cili më vonë u bë mësues dhe shkencëtar. Platoni e themeloi Akademinë në vitin 387 p.e.s. Në hyrje të kësaj Akademie shkruhet: “Askush mos të hyjë në Akademi, nëse nuk di gjeometri”.

8. Kurora është simbol i vendeve me sistem monarkik në botë, që mbahet nga mbretëresha dhe që mbartet brez pas brezi në këto vende. Kurora për herë të parë u mbart nga mbretëresha e parë në Egjipt NEFERTITI, gruaja e faraonit Akhenaton. Po ashtu, ky çift njihet edhe për ndërtimin e tempullit të parë monotheist në botë, me emrin AL-AMARNA.

9. Themeluesi i Turqisë moderne, Kemal Ataturku, ishte një ndër liderët më me nam në rruzullin tokësor. Zhvillimi socio-kulturor dhe ekonomik e bën liderin më unik në botë. Karakteristikë e këtij lideri ishte ndërtimi i një shtëpie private në një kodër afër Ankarasë. Brenda shtëpisë janë të ekspozuara të gjitha sukseset e liderit në fjalë. Po ashtu, brenda kësaj shtëpie gjendet edhe varri i tij. Qindra mijëra liderë botëror ishin të pranishëm kur vdiq lideri modern turk.

10. Egjipti i lashtë njihej për pozitën e volitshme gjeografike, si dhe për zbulime sa të ndryshme, aq edhe misterioze. Kur vdisnin njerëzit, pranë varrit të tij viheshin gjëra në bazë të profesionit që kishte. Një studim i fundit tregon vdekjen e një muratori që kishte ndërtuar një nga piramidat e Gizës. Pranë varrit të tij u gjetën shumë vegla të ndryshme të dorës.

11. Kur flitet për duhanin, menjëherë mendojmë për dëmtimin e shëndetit që ai na bën. Pikërisht, duhani u soll pas luftës së dytë botërore nga SHBA-të në Europë. Nikotina (helm përbërës i duhanit) emrin e mori nga një diplomat francez Jean Nicote, i cili e zbuloi atë dhe në nder të tij e mori edhe emrin Nikotinë.

12. Inkasit e vjetër (Peruanët e sotëm) ishin popull politeist. Në kohën e perandorit Pashakutia, u bënin shumë nderime të vdekurve. Sa që në kohë të festave, të vdekurit nxirreshin nga varret dhe festonin bashkë me të gjallët. Pas rivarrimit të të vdekurve, iu jepnin me vete edhe gjësende më me vlerë. Mirëpo, në shekullin V pas Krishtit, në Peru është kthyer Kishtërimi Katolik.
 
Top