• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kriza e Subprimes dhe e ardhmja

Bilderberg

Anëtar i ri
Kriza e Subprimes dhe e ardhmja

Kane kaluar disa muaj qe nga shperthimi I skandalit te krises se kredi-huave Subprimes, dhe te shumta kane qene parashikimet per rrezimin e afert te sistemit financiar, I cili ka per te terhequr zvarre ne humneren e braktisjes jo vetem USA por edhe Europen.
Cdo dite bursat vazhdojne te djegin biliona e biliona dollare te kapitalizuar, monedhat vazhdojne te zhveftesohen, shoqerite te falimentojne, por sistemi ne teresine e tij vazhdon te qendroje duke u shnderruar cdo dite ne menyre te padukshme.
Kriza e kredi-huave Subprime me impaktin e menjehereshem qe pati, ka nxjerre ne drite kalbesirat e botes finanziare, aq sa ne cdo gazete te botes flitet prej muajsh ne lidhje me falimentimin e sistemit bankar dhe te kontrolluesve te ketij sistemi.
Por kur nje bank si ajo e Northern Rock falimenton duke bere qe te gjithe te vrapojne ne sportelet bankare nga paniku I paaftesise paguese, nderkohe qe Banka e Londres futet si garante per banken duke u shfajqesuar per faktin se nuk mundi te ndihmoje kursimtaret angleze, atehere do te thote se ka dicka qe nuk shkon!
Per te qetesuar investuesit dhe kursimtaret dhe per te mbyllur vrimen e zeze te miliarda e miliarda dollareve te zhdukur pa lene gjurme, Bankat Qendrore kane vendosur ne nje akord te perbashket krijimin e Fondeve te Garancise per rrezikshmerine e Subprime dhe per rrezikshmerine e Paaftesise Paguese, me qellim te ndalojne riperhapjen e semundjes patologjike qe ndodhi me 1929 e cila u perhap ne ekonomine e te gjitha shteteve perendimore.
Pra shtetet me ane te Bankave te tyre Qendrore e kane paguar shume hidhur krizen e rezervave, te hapur nga mashtrimet dhe manipulimet e fondeve te investimeve dhe te Bankave te Biznesit , duke vene ne diskutim autoritetin dhe besueshmerine e tyre.
Faktikisht ajo qe eshte kontrolluar nuk ka qene sistemi I kredive bankare (i cili ne te kundert eshte forcuar fale rritjes se shpenzimeve te administrimit) por ajo e kontrolleve dhe vezhgimeve qe vjen direkt nga ligjet kombetare dhe qe I eshte caktuar Bankave Qendrore ne cilesine e institucioneve te larta. Bankat Qendrore u terhoqen zvarre ne krisen finaciare dhe falimentuan ne te gjitha drejtimet, madje Federal Reserve dhe Banka e Anglise u treguan te pa afta dhe ne menyre sistematike te vonuara ne lidhje me ngjarjet , duke mos parandaluar ne asnje menyre kolapsin e sitemit interbankar dhe gjithashtu edhe mbylljen e hemorragjise finaciare.
Pra kriza Subprimes ishte thjesht “Kali I Trojes” per te nxjerre ne drite egzistencen e Collaterals CDD.CDOs, collateralized debt obligations, ose sic njihen ndryshe Titujt e Debise Pruresit , te leshuara pa asnje garanci reale dhe pa asnje vlere kapitali fitimdhenes, me te cilat jane fryre “assets” e te gjitha instituteve finaciare amerikane dhe europiane.
Te shkembyeshem ne tregun finaciar te rregullt dhe ne ate paralel, Collaterals kane qene motori I hedge-funds qe me operacionet e leves finanziare sic eshte Leverage Buy-Out, shperbleses fale leves finaciare, Merger and Acquisition, IPO dhe ngjitjet ne burse, kane blere gjithshka qe ishte strategjike dhe e rendesishme per tu blere, per te patur nen vete operatoret kryesore. CDO-s kane qene ne keto vitet e fundit arma me e ndyre dhe efikase e Bankave te Investimeve dhe te Hedge Funds, pasi kane lejuar blerjet, fuzionet, perqendrimin bankar dhe konsolidimet, pra nje seri operaciopnesh riorganizimi te shoqerive te sistemit bankar dhe finaciar, per ta permbledhur kete sistem ne duart e disa pak operatoreve ne brendesine e nje priamidaleje te kontrolluar shume mire.
E gjith kjo situate na ka bere te kuptojme se Bankat Qendrore dhe Institucionet Qeveritare jane subjekte jo korrekte, te cileve nuk mund tu besosh me kontrollin e mekanizmave finaciar. Besueshmeria e tyre eshte e skredituar ashtu sic eshte I skredituar I gjith sistemi qe bazohet ne nje hierarki te vendosur nga ligjet e shteteve duke e perqendruar ne 1 organizem qendror sic mund te jete Bursa (stock exchange market) e kontrolluar nga entet e kontrollit dhe te vezhgimit.
Ne keto vitet e fundit operacionet bankare transkombetare jane rritur 20%-25% duke perqendruar ne nje kohe te shkurter 30 fuzione, shkrirje bankare me mbi 100 miliarde te ardhurash ne euro . Pas ketij perqendrimi shkrirjesh te bankave, nderhyri rinovimi finaciar duke shtyre Bankat qe te rrisin gjithmon e me shume investimin ne infrastrukturat telematike per ndertimin e piataformave mbi-shteterore. Keto investime kerkojne dhe kane nevoje per nje rrjet te ri , pasi sitemi I vjeter I negociatave qe perdor “shperndares” duhet ndryshuar edhe sepse nevojiten institucione qe te zevendesojne organet e kontrollit dhe te vezhgimit, Bankat Qendrore dhe ndermjetesit.


Keto projekte nderkombetare dhe mbi-shteterore dalin ne pah fare mire edhe nga fjalet e Mario Draghi - Governor of the Banca d’Italia
Frankfurt, 22 November 2007 “ CENTER FOR FINANCIAL STUDIES Presidential Lecture Series Transformations in the European Financial Industry:
Opportunities and Risks” qe paralajmeron epoken e re te Burses Boterore. Bursa duhet kuptuar si nje sistem unik brenda te te cilit do degezohen bursat e tjera dhe qe do te jene te administruara nga Bankat, Fondet e Investimit qe do sherbejne si authority e si ndermjetes te marrveshjeve. Krijimi i Euronext si koncern ndermjet Bursave me te medha europiane ishte senjali i pare i ketij projekti nderkombetar te globalizimit te merkatove fianciare, dhe zhvillimi i metejshem I ngjarjeve ka per te cuar drejt shumimit te operatoreve alternative. Per ndryshimin e sistemit eshte vendosur me ane te Direktives MIFID (Market in Finacial Instruments Directive) qe shfuqizon detyrimin e perqendrimit ne merkatot e rregullores duke i dhene privative pushtetin e krijimit te “nje burse te tyren ne pronesi” ne te cilen do te tregetohet cdo lloj titulli, nderkohe qe autoritetet kombetare do te zevendesohen nga organizma private te mbeshtetura nga shoqatat e konsumatoreve.

Pervec globalizimit te Bursave, do te jete edhe pershtatja e sistemeve te pagimit qe perdorin eskluzivisht kanalin interbankar telematik, me instrumenta te reja financiare: Urdherxhirime SEPA, debitim te preautorizuara SEPA, pagesa SEPA me karte etj, te cilat do te perdoren vetem ne forme elektronike, me faturim elektronik dhe me pagim elektronik. Keto do te shtrihen net e gjithe zonen Euro me ane te nje llogarie te vetme bankare, nga i cili do te kryhen te gjitha operacionet ne cdo vend dhe zone te botes.
I gjith sistemi do te perqendrohet totalisht mbi monedhen elektonike deri ne ate pik sa synon te eliminoj komplet shkembimet ne forme Cash-I. Piataformat si Euronext, Nasdaq, NYSE do te jene Bankat tona Qendrore te cilat do kontrollojne shkembimet e titujve, te valutes, te derivateve dhe kontratimet e financimeve dhe investimeve aq sa tregu bankar do behet nje me ate financiar.
MIFID dhe SEPA do te kthehen ne 2 direktiva dhe 2 ligje qe te gjithe ne ne te ardhmen duhet te njohim, duke qene se do te jene guidat praktike te ketij sistemi te ri qe po ndryshon te ardhmen tone, nderkohe qe askush sdo jete ne gjendje te kuptoje se si rame ne kete gracke kriminele te padukshme.

MIFD: http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/site/en/oj/2004/l_145/l_14520040430en00010044.pdf
Markets in Financial Instruments Directive - Wikipedia, the free encyclopedia



SEPA ( Single European Payment Area) : Single Euro Payments Area - Wikipedia, the free encyclopedia
Legislative Observatory: Procedure file, legislative dossier - European Parliament
 

Attachments

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Nje miku im me tha dje:

"Ne vend qe te na flasin per senatin USA do ishte mire qe keta te TV te na flisin se çfare demesh i vijne shqiperise (ekonomise dhe financave te saja) nga kjo krize nderkombetare!!!
Lehman Brothers ka apo s'ka instrumenta financiare ne shqiperi???
Po bankat e tjera europjane qe po rrezikojne falimentimin, operojne ne shqiperi apo jo??"



Dua ti them ketij mikut tim 2 fjale: Nuk e di aktivitetin e Lehmann Brothers ne Shqiperi, di vetem dicka, qe kriza ekonomike qe ka shperthyer ne USA sigurisht qe do sjelle deme edhe tek ne sepse ne jemi nje nga aleatet kryesore te Amerikes, dhe shteti yne (politikanet) i zhytur ne gjithe ato borxhe "i detyrohet" shume SHBA-se.
Leqe ne nuk kemi asnje biznes te mirefillte shqiptar, mjafton te shohesh bankat qe zhvillojne aktivitetin e tyre ne Shqiperi, kane emra shqiptare dhe drejtora Greke ose Arabe...:eek:hh:

Nuk i di me saktesi te thelle c'kane katranosur keta politikanet mavrinj qe kemi ne pushtet gjate gjithe kesaj kohe, dhe nuk di ne c'lendina me lule e kane futur veten duke konsideruar legjislacjonin internacjonal, di vetem qe kriza do kapi dhe Shqiperine (eshte e pashmangshme), por besoj gjithashtu qe mbas kesaj krize do kete nje rregullim te pergjithshem te te gjitha asekteve (te pakten keshtu shpresoj).
 

Bilderberg

Anëtar i ri
Senati USA aprovoi manovren per të shpetuar boten financiare prej 700 miliarde dollaresh, por duhet thene se se bankat diçka kane per te rekuperuar nga pasurite e paluajteshme, prandaj mund të themi se humbjet reale mund të jene vetem 100 miliarde. Ku vene e perfundojne 600 miliardat e tjera qe Paulson ka per të administruar?? Cila eshte gjendja e vertete finanziare e bankave amerikane??
Duke u nisur nga keto dyshime të vogla të lartepermendura, qe asnje nga ata qe jane të impikuar nuk na i ka zene ne goje deri tani, populli i thjesht ka per të paguar nje çmim shume të larte 2 here: 1- per futjen ne borxhe 2- per shpetimin e sistemit finanziar.

Faktikisht edhe keto “qindarka” nuk do të sherbejne per asgje , pasi do të jete sikur ti japesh nje aspirin nje të semuri të pasherueshem, pasi ky sistem eshte tashme i vdekur qe perpara fryrjes speculative të vitit 2000.

Per fat të keq Europa po ndjek të njejtin shembull si USA: Irlanda ka mbuluar humbjet duke garantuar depozitat, Franca po studjon nje plan europjan per të cilin çdo qytetar european se shpejti do kontribuoje per të mbajtur të gjalle nje sistem zombie qe eshte ne prag të varrit.


Kjo shiringe e madhe likuiditeti parash nuk ka per të zgjidhur problemin, por do të shtyje per më vone momentin e dhenjes se llogarive. Ka muaj qe sistemi i Bankave Qendrore (bandave qendrore do thosha une) po fut likuiditet parash ne sistemin finaciar. Se shpejti do të ulen taksat dhe mendohet se tregjet financiare do të reagojne si rrjedhoje duke injektuar serishmi liquiditet parash , qe do të sjelle nje perceptim të gabuar të rimekembjes se ekonomise boterore por qe ne në Shqiperi fale politikaneve homoseksual nuk kemi per ta ndier fare!!

Pse them qe ky sistem eshte duke vdekur??
Pergjigja eshte ne grafikun e meposhtem I cili paraqet taksat ne nje periudhe te gjate kohore ne USA.
FED FUNDS jane titujt e debise te shtetit USA dhe çmimi i tyre eshte gjhithmon ne realacion me mirqenien e ekonomise shteterore, pra sa me shume gjerat ne ekonomi vene me mire aq më shume kushtojne FED FUNDS.


Shih: Fed found foto


Duket qarte cikli i taksave qe nisi pas luftes se Dyte Boterore, dhe qe pati nje pike maksimale ne vitet ’80 dhe më pas nje faze të gjate zbritese deri ne ditet tona ku ka prekur minimumin. Fazat ndermjetese ku shihen taksat ne zbritje jane fazat e recensimit të cikleve ndermjetese të ekonomise 3-5 vjeçare qe nderfuten ne kete cikel të madh 53 vjeçar!!

Nese i konceptoni parat sikur të jene nje mall per shit-blerje, çmimi rritet kur ka shume kerkes (taksat ne rritje) dhe çmimi ulet kur ka pak kerkese (taksat ne ulje) per ta bere më të deshirueshem.
Sistemi bankar eshte mbeshtetur dhe ka marre nga sistemi ekonomik (real) qe eshte ne zgjerim, taksa qe kane arritur deri ne 20% duke deshmuar keshtu se ekonomia (reale) deri ne ate moment paguante taksa shume here më të larta.
Duke nisur qe nga vitet ’80 taksat kane zbritur vazhdimisht. PSE? Sepse ne vitet ’80 debia/ borxhi i grumbulluar shperthen duke u nisur nga nje zhvillim eksponencial.

Ky shperthim i debise nese nuk do shoqerohej nga ulja e kostos se parave, do sillte shume shpejt paralizen e sistemit ekonomik dhe financiar dhe të burimit kryesor të pasurimit pasi feta të medha pasurish do ti zaptoheshin sistemit të kostove eksponenciale të debise.


Shih: total credit market debt foto




Sistemi bankar dhe monedha e vendosur ne qarkullim, ne drejtim të borxhit siç po ndodh sot, ose shteteve qe vene ne qarkullim Obligacione Shteterore, privateve me hua-marrje, linjave kreditore të nderrmarrjeve, etj sillet si nje VAMPIR qe i thith energji sistemit ekonomik (real) derisa ta veje ne gjunje. Ne momentin qe e ka vnene ne gjunje S. Bankar i jep S. Ekonomik droge dhe anastetik /bar qetesues (para me debi) per të vazhduar qe të ece akoma edhe pak.

Ne ditet tona vija e lakuar e debise se S. Bankar thith kuota jashtezakonisht të medha të të ardhurave qe prodhon ekonomia reale e cila eshte ne gjendje agonie dhe rrezikon të vdes. Prandaj dhe sistemi ekonomik real per të perballuar keto faza ka nevoje të rritet vazhdimisht pa pushim dhe të jete ne konkurrence duke aplikuar nje forme zhvillimi ekonomik shkaterrues per ekonomite lokale dhe vet planetin.

Per ta thjeshtuar akoma më teper shpjegimin , situata nuk ndryshon shume nga ajo qe eshte pershkruar ne filmin Matrix ku makinat kultivojne qeniet njerzore nga të cilet nxjerrin energjine qe vet makinat perdorin per vet-veten.
Ekonomia Reale nuk mund ti perballoje më keto luhatje të jashtezakonshme qe rrezikojne kolapsin/shkaterrimin e saj ku zgjidhja eshte: 1- ose shkaterrimi i Ekonomise (i cili ne të kaluaren (por edhe sot) eshte kryer me ante të luftrave boterore) 2- ose nje krize e jashtezakonshme ekonomiko-financiare qe ka per te riperseritur e riperseritur pafundesisht lojen e Padronit (bankat) me Skllavin (neve).

Zgjidhjet jane të shumta por po permend vetem disa: Sovraniteti monetar ku monedha eshte thjesht nje mjet shkembimi, Sovranitet territorial ekonomiko-politik të çdo shteti duke u nisur nga shtylla kurrizore qe eshte bujqesia, industria dhe shoqnia, etj

Sovraniteti nuk arrihet me fjale boshe, dhe çdo njeri duhet të kryeje punen dhe rolin e vet pa ja deleguar askujt sovranitetin e tij , pasi jashte kesaj logjike perverse të rritjes se ekonomise me ane të debise egzostojne mundesi dhe siteme te reja qe hapin rrugen per nje zgjidhje me te pershtatshme kunder korrupsionit, varferise, urise, shfrytezimit, etj
 

Attachments

Last edited:

Bilderberg

Anëtar i ri
Kriza e SHBA, sa ndikohen bankat e huaja në Shqipëri
» Vendosur: 28/09/2008 - 11:49
Link: Gazeta Panorama#



Fabiola اela

Kriza e kredive hipotekare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tronditi sistemin financiar ndërkombëtar. Për herë të parë, Banka e Shqipërisë hartoi raportin e stabilitetit financiar për vitin 2007. Në këtë raport ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë skanuar të gjitha bankat e nivelit të dytë që operojnë në vend dhe efektin që ka pasur kriza ndërkombëtare tek to. Sipas këtij raporti, kjo krizë nuk ka pasur efekt të drejtpërdrejtë te sistemi bankar në vend. (kjo eshte nje genjeshter e madhe)

Por duke qenë se shumë prej këtyre bankave janë filiale të bankave të mëdha që operojnë në tregun e huaj, BSH-ja ka kaluar në sitë edhe të dhënat e degëve mëma. "Në lidhje me gjendjen financiare të grupeve bankare evropiane që veprojnë në Shqipëri, sipas të dhënave që disponohen, rezulton që kriza e huave hipotekare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka sjellë pasoja të rëndësishme në bilancet e tyre", thuhet në raport. Ky është një lajm i mirë për sistemin bankar në vend. Por pavarësisht kësaj, BSH-ja ka forcuar kriteret e kredidhënies që duhet të zbatojnë bankat e nivelit të dytë te konsumatorët. Një masë e tillë mësohet të jetë marrë për të parandaluar rritjen e kredisë me probleme.
Raporti
Disa prej bankave më të rëndësishme në vend janë degë të bankave të mëdha greke. Sipas Bankës së Greqisë, bankat greke të pranishme në Shqipëri nuk kanë pasur pasoja negative të drejtpërdrejta nga kriza e kredive subprime. "Në veçanti, katër bankat greke më të mëdha, të cilat përbëjnë rreth 70 për qind të industrisë bankare greke, deri në fund të tremujorit të parë 2008 nuk raportojnë një ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj kredive hipotekare jocilësore për individët, as ekspozim jo të drejtpërdrejtë përmes investimit në letra me vlerë të lidhura me to", thuhet në raport. Por përveç bankave greke në vend operojnë dhe ato italiane. Në një prononcim të Guvernatorit të Bankës së Italisë, Draghi, theksohet se ekspozimi i bankave italiane kundrejt sektorit të kredive subprime "është i kufizuar në nivel ndërkombëtar". "Të dhënat mbi grupet më të mëdha bankare italiane kanë nxjerrë në pah faktin se vlera e investimeve në letra me vlerë të lidhura me kreditë subprime arrin në 1.3 miliardë euro, mesatarisht më pak se 1.5 për qind e kapitalit
bazë, ndërsa asnjë bankë italiane nuk ka dhënë kredi jocilësore ndaj partnerëve amerikanë", citohet në raport. Por, pavarësisht kësaj deklarate të dhënë nga zyrtarët e këtyre dy vendeve, sipas ekspertëve të ekonomisë të BSH-së, "duhet pasur parasysh se pasojat përfundimtare të krizës në bilancet e bankave duan ende kohë të shfaqen në mënyrë të qartë". Kjo, pasi situata e vështirë që po kalojnë tregjet ndërkombëtare financiare, përfaqëson një element të ri rreziku për sistemin financiar shqiptar. "Por ndikimi i saj do të bëhet i ndjeshëm për ekonominë shqiptare dhe sistemin tonë financiar, nëse ajo shndërrohet në një krizë globale me pasoja në ekonominë reale botërore dhe veçanërisht në atë evropiane, duke zgjatur në kohë", theksohet në raport.


Bankat mëma dhe efektet e krizës tek to


Raiffeisen Bank (Austri)
Raiffeisen International nuk është prekur drejtpërsëdrejti nga kriza financiare, por çmimi i aksioneve gjatë tremujorit të parë '08 është ndikuar negativisht prej saj. Fitimi i konsoliduar neto arriti në 254 milionë euro, një rritje prej 32 për qind krahasuar me një vit më parë - ky rezultat ka ardhur vetëm si pasojë e rritjes organike. Raiffeisen Albania zë rreth 2.68 për qind të totalit të aktiveve të Raiffeisen International, dhe rreth 31 për qind të totalit të aktiveve të sektorit bankar në Shqipëri (mars 2008).

Intesa Sanpaolo (Itali)
Të ardhurat neto në tremujorin e parë të vitit '08 arritën në 1.7 miliardë euro (në fund të tremujorit të parë '07: 4 miliardë euro). Për të përballuar krizën financiare, Intesa-Sanpaolo u mbështet mbi bazën e fortë të depozitave të klientëve si dhe mbi pozicionin e shëndetshëm të likuiditetit e kapitalin bazë. Banka Amerikane e Shqipërisë zë rreth 0.15 për qind të totalit të aktiveve të grupit Intesa-Sanpaolo, dhe rreth 14.5 për qind të totalit të aktiveve të sektorit bankar në Shqipëri (mars 2008).

Emporiki Bank (Greqi)
Impakti i rivlerësimit të portofolit prej 24 milionë euro në tremujorin e parë si dhe një rritje në koston e financimit, sollën një rezultat negativ neto prej 15.3 milionë eurosh. Humbjet e portofolit, 24 milionë euro gjithsej, pasqyrojnë kryesisht humbje të parealizuara, si pasojë e rivlerësimeve sipas tregut, të lidhura me zhvillimet e pafavorshme në tregun e letrave me vlerë. Banka Emporiki në Shqipëri zë rreth 0.64 për qind të totalit të aktiveve të grupit "Emporiki".

Credit Agricole SA (France)
Impakti negativ i krizës mbi të ardhurat në aktivitetet e tregut të kapitalit u neutralizua nga një rritje e qëndrueshme e të gjitha linjave të tjera të biznesit. Në total, të ardhurat neto nga veprimtaria bankare u rritën me 3.6 për qind. Banka Emporiki në Shqipëri zë rreth 0.01 për qind të totalit të aktiveve të grupit Credit Agricole, dhe rreth 2.8 për qind të totalit të aktiveve të sektorit bankar në Shqipëri (mars 2008).

Piraeus Bank (Greqi)
Problemet në tregjet financiare ndërkombëtare e gjetën grupin "Piraeus" me një përmirësim si të mjaftueshmërisë së kapitalit, ashtu edhe të likuiditetit; me një raport të kredive ndaj depozitave prej 127 për qind në fund të vitit 2007. Tirana Bank zë rreth 1.19 për qind të totalit të aktiveve të grupit "Piraeus Bank", dhe rreth 9.6 për qind të totalit të aktiveve të sektorit bankar në Shqipëri (mars 2008).

Banka Kombëtare e Greqisë (Greqi)
Në kushtet aktuale të tregjeve ndërkombëtare të parasë e kapitalit, NBG nuk janë prekur nga kriza aktuale e likuiditetit. Fitimi neto i grupit në tremujorin e parë të vitit 2008 u rrit, duke arritur në 423 milionë euro, në rritje prej 25 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dega e Bankës Kombëtare të Greqisë në Tiranë përfaqëson rreth 0.28 për qind të totalit të aktiveve të grupit NBG, dhe rreth 5.9 për qind të totalit të aktiveve të sektorit bankar në Shqipëri (mars 2008).

Societe Generale (Francë)
Gjatë vitit '07, të ardhurat e grupit zbritën me 2.8 për qind krahasuar me një vit më parë, për shkak të krizës financiare amerikane. Fitimi neto i grupit arriti në 947 milionë euro (81.9 për qind më pak sesa një vit më parë). Banka Popullore zë rreth 0.03 për qind të totalit të aktiveve të grupit "Societe Generale", dhe rreth 4.6 për qind të totalit të aktiveve të sektorit bankar në Shqipëri (mars 2008).

Alpha Bank (Greqi)
Fitimi neto në tremujorin e parë të vitit '08 u rrit me 18 për qind, në 205 milionë euro. Të ardhurat neto nga interesi u rritën me 24.9 për qind, në 374.4 milionë euro. Gjatë problemeve në tregjet financiare globale, "Alpha" gjeneroi fitime të qëndrueshme për aksionerët me një rrezik të balancuar. Alfa Bank - Shqipëri përfaqëson rreth 0.79 për qind të totalit të aktiveve të grupit dhe rreth 6.4 për qind të totalit të aktiveve të sektorit bankar në Shqipëri (mars 2008).



_---------------------------------------------------

Te gjitha banka te huaja dhe asnje shqiptare!! :lexim:
 

Bilderberg

Anëtar i ri
اfarë po ndodhë në tregjet financiare botërore?
[FONT=Arial, Helvetica, sans-serif]
Nga Uk Lushi

Ndjekësit e lajmeve tashmë janë në dijeni për krizën ndërkombëtare financiare. Ajo faktikisht ka filluar në gusht të vitit të kaluar dhe dy-tri javët e fundit ka shpalosur përmasat e saj dramatike duke kërcënuar një kolaps të sistemit finanaciar në mbarë globin. Tregjet financiare në New York, Londër, Frankfurt, Tokyo, Hong Kong, Moskë, Shanghai, e gati në të gjitha kuartet financiare të bursave globale kanë shënuar rënie drastike duke zhvoshkur miliarda e miliarda të pasurisë nga portfoliot e investitorëve.

Zhvillimet më të reja në tregjet e kapitalit në Wall Street dhe qendra tjera financiare janë të magnitudës së viteve të 30-ta të shekullit XX-të kur botën e zotëronte kriza e Depresionit të Madh (Great Depression). Atëbotë vlera e aksioneve totale në bursën e New Yorkut ra nga 80 në 50 miliardë dollarë brenda disa orësh. Në vitin 1933, kur kriza arriti fundin, indeksi Dow Jones shënonte nivelin e njejtë si në vitin 1900. Ky indeks, sot, në periudhën prej një viti, ka humbur rreth 20 për qind nga niveli më i lartë më 2007.

Kataklizma financiare ka goditur në të gjitha anët. P.sh., javën që iku, tregtimi i aksioneve dhe instrumenteve tjera financiare në bursat ruse është suspenduar, disa here dhe disa ditë, për orë të tëra, si rezultat i rënieve dhe ngritjeve rapide të çmimeve. Ai është ndaluar, me rastin e rënieve, ngase shumë investitorë kanë ofertuar letrat me vlerë për shitje për shkak të krizës në tregjet globale por edhe për shkak të frikës se Rusia do të zgjedhë rrugën e konfrontimit me bashkësinë ndërkombëtare pas invazionit të Gjeorgjisë. Ndërsa në ngritje e sipër të çmimeve, që është shkaktuar nga pompimi i rreth 20 miliardë dollarëve në sistemin e bursave ruse nga qeveria, ndalimi i tregtimit ka ndodhur për shkak se sistemet teknologjike dhe operuese të bursave kanë qenë të tejngarkuara. Presidenti rus, Dmitry Medvedev, përveç 20 miliardëve, në bashkëpunim me Ministrinë Ruse të Financave, ka premtuar edhe 1500 miliardë rubla tjera (rreth 60 miliardë dollarë amerikanë) për tri bankat kryesore të kontrolluara nga shteti, para të cilat do të shfrytëzohen për nevoja likuditeti të sistemit bankar rus.

اfarë ka ndodhur në SHBA, Europë dhe Azi është e dimensioneve edhe më të thella se në Rusi. Në mars të këtij viti, J.P. Morgan Chase, një ndër firmat më të fuqishme bankare dhe komerciale amerikane, bleu aksionet e një tjetër kompanie në rrezik për të falimentuar dhe një ndër instituticionet më agresive në Wall Street, Bear Stearns, për 2 dollarë për aksion. Financimi i transakcionit u mundësua pasiqë qeveria kishte garantuar një kredi prej 30 miliardë dollarësh për J.P. Morgan Chase. Këtë muaj, para tri javësh, qeveria amerikane shtetëzoi kompanitë hipotekare Fannie Mae dhe Freddie Mac, të cilat përndryshe mund të humbnin deri në 5000 miliardë dollarë në portfoliot e tyre përplot me hipoteka të rrezikshme. Pavarësisht këtyre ngjarjeve, kriza megjithatë nuk u pashit. Përkundrazi, situata u tensionua edhe më shumë ndërsa institucionet financiare të shtetit amerikan, si Departamenti i Thesarit dhe Banka Qendrore, deklaruan se shteti është duke iu afruar limiteve të kapacitetit financiar prandaj edhe nuk do të konsiderojë ndërhyrje tjera të cilat mund t’u kushtojnë taksapaguesve amerikanë miliarda dollarë.

Reakcioni ndaj këtij prononcimi ishte i menjëhershëm. Banka investuese amerikane Lehman Brothers shpalli falimentimin mbi bazën e nenit 11 të Ligjit të Bankrotimit. Lehman ka dikund rreth 610 miliarde dollarë borxhe që duhet t’ua paguajë kreditorëve. Merrill Lynch arriti të eskivojë rrezikun e falimentimit, duke u ulur në prehërin e Bank of America, e cila e ka blerë atë për 50 miliardë dollarë. AIG, një ndër gjigantët e sektorit të sigurimeve, praktikisht është në pronësi të shtetit amerikan pasiqë Departamenti i Thesarit i dha kompanisë një kredi prej 85 miliardë dollarësh. Nëse kjo kredi nuk paguhet me kohë, shteti rezervon të drejtën të shesë asetet e kompanisë me aukcion. Banka tjera si Wachovia, Washington Mutual, Morgan Stanley dhe bile edhe Goldman Sachs janë nën presion. Vështirë e besueshme por e vërtetë, Morgan Stanley, është në bisedime me Korporatën Kineze të Investimeve (KKI), fondi investues i qeverisë kineze, që të shesë deri në 49 për qind të aksioneve. Në dhjetor të vitit të kaluar KKI bleu 9.9 për qind të aksioneve në Morgan Stanley dhe nëse arrihet marrëveshje mes Morgan Stanley dhe KKI-s, me 49 për qind të pronesisë kinezët do të jenë aksionari më i madh në bankën amerikane me renome. Këto lajme janë vetëm ato që shquhen nepër kryetituj. Në fakt, në SHBA, sipas, Korporatës për Sigurimin e Depoziteve Federale (FDIC), 117 banka amerikane gjenden në situatë alarmante.

Bankat Qendrore kanë orkestruar disa operacione të përbashkëta duke injektuar miliarda dollarë, euro, funta dhe yen në sistemin financiar botëror që prej fillimit të telasheve financiare. Vetëm javën e fundit 250 miliardë dollarë kanë penetruar nëpër sistemet bankare. Autoritetet rregullative të tregjeve financiare, SEC në SHBA dhe FSA në Britani të Madhe, kanë ndaluar shitjen e shkurtë (short selling) të aksioneve të qindra kompanive, kryesisht bankare dhe financiare duke shpresuar se kjo do të stopojë rënien e bursave. Shitja e shkurtë është shitje e aksioneve të një kompanie duke marrë aksionet hua nga bankat që i mbajnë këto aksione në emër të aksionarëve. Në qoftë se çmimi i aksioneve bie personat që kryejnë shitje të shkurtë realizojnë profit.

Sidoqoftë, intervenimi më i madh, ndodhi gjatë fundjavës së shkuar ndërsa administrata e Presidentit George W. Bush i dha autoritet absolut Departmentit të Thesarit të blejë deri në 700 miliardë dollarë asete dhe hipoteka të distresuara. ثshtë e vështirë të prognozohet se Kongresi nuk do të miratojë planin e Presidentit Bush. Kjo dorëzoni shpëtuese për Wall Street e qeverisë amerikane do të rrisë kulmin e borxhit kombëtar të Amerikës në 11.3 trilionë dollarë duke vështirësuar mundësitë për manovrim (makro)ekonomik të qeverisë. Deficiti i qeverisë amerikane për vitin e ardhshëm ishte paraparë të arrinte shifrën prej 500 miliardëve- me këtë projekt ai kalon një trilion. Ky shpenzim kapital prej 700 miliardë dollarësh, interpretuar në mënyrë të thjeshtë, do të jetë përafërsisht sa kostoja e okupimit të Irakut prej fillimit të luftës dhe do të kushtojë dikund kah 2000 dollarë për krye të çdo amerikani.

ا’ është më e keqja ende nuk dihet si do të reagojnë tregjet e kapitalit ndaj paketës së qeverise amerikane. Vetëm koha do të tregojë çfarë do ndodhë me tregjet kundrejt gjithë këtyre akrobacioneve administrativo-financiare të qeverive dhe, më e rëndësishmja, sa do të paguajnë qytetarët dhe taksapaguesit për mjegullnajën financiare që ka pështjellur globin tonë. Porse e vërteta e zhveshur është se mosndërhyrja do të mund të kishte shkaktuar kolaps të botës (financiare) me një kosto të stërmadhe në krahasim me ndërhyrjen.

اfarë ka iniciuar dhe thelluar krizën me të cilën po përballet bota sot? Faktorët janë të shumtë. Disa thonë se avelanzhi ka nisur me emetimin tepër të shlirë të parave nga Bankat Qendrore dhe zgjerimin e pakontrolluar te kreditit nga bankat private. Disa mendojnë se turbullirat janë rezultat i lakmisë dhe makutërisë së investitorëve, spekulantëve dhe sharlatanëve. Të tjerë fajësojnë autoritetet rregullative dhe mbikëqyrëse, që kishin rënë në gjumë. Arsyet e njëmendta janë megjithatë jo aq të cekta dhe më të shumta. Sido që të jetë, shumica e profesionistëve financiarë në Wall Street dhe nga qendra tjera financiare dhe ekonomike pajtohen se ka një kronologji tematike që ka sjellur deri në tërmetet e sotme.

Një arsye për krizën janë tregjet e patundshmërive në SHBA dhe gjithandej planetit tonë. Sipas indeksit S&P/Case Shiller, çmimet e përgjithshme të shtëpive në SHBA, në periudhën prej janarit 2000 deri në janar të 2008-tës, shënuan një rritje prej 96 për qind dhe edhe pse këto çmime kanë pësuar ulje vitin e fundit- rënia ka qenë vetëm 13 për qind. Zbritjet e shpejta të çmimeve të shtëpive dhe banesave kanë detyruar blerësit e hipotekave të regjistrojnë këto ndryshime kontabël në llogarinë humbje (write-downs). Humbjet me automatizëm janë shumëfishuar për shkak të koeficientit të lartë të hyrjes në borxh (leverage), i cili është një shpatë me dy teha sepse i ngrit fitimet për aq herë sa është koeficienti por i rrit edhe humbjet po për atë faktor kur çmimet e hipotekave ose çdo investimi tjetër bien. Lehman Brothers, bie fjala, pak para falimentimit kishte koeficientin e hyrjes në borxh rreth 30 me 1. Kjo do thotë se Lehman Brothers kishte rreth 700 miliardë asete dhe vetëm 23 miliardë kapital në rezervë apo, shprehur ndryshe, për çdo dollar të investuar nga paratë e bankës ata kishin huazuar 30 dollarë.

Në kësi lloj nivelesh leverixhi, kur fillojnë humbjet, matematika financiare është shumë e thjeshtë dhe dhimbshme. Bankat anembanë globit tonë, prej SHBA-së, në Spanjë, Gjermani, e deri në Azi ende kanë leverixh të lartë dhe ndërsa të gjitha, në të njëjtën kohë, tentojnë të deleverixhojnë bilancet e tyre, kjo tentativë kushtëzon zbritjen e vlerës së aseteve edhe më shumë dhe humbjet vazhdojnë të rriten kurse likuditeti bie duke rrezikuar të shndërrohet në ngërrç kreditor (credit crunch), i cili mund të paralizojë ekonominë e një vendi apo edhe planetare.

Një tjetër arsye për këtë katrahurë është ndërndeshja e bankingut të vjetër dhe të ri. Bankingu i stilit të vjetër përfshinë metodologji direkte të origjinimit të aseteve dhe rrezikut dhe pastaj mbajtjes së tyre në bilancin e bankave. Bankat klasike marrin kapital nga investitorët duke vendosur bazën e ekuititetit, pranojnë depozita dhe lëshojnë kredi. Në qoftë se banka është prudente të jep kredi dhe hua me rrezik të vogël dhe të kalkulueshëm sipas modeleve internale si dhe konjuktura ekonomike nuk përjeton dridhje të mëdha, banka ka gjasa të mëdha të realizojë kthim pozitiv. Bankingu i stilit të ri zgjeroi modelin klasik duke bërë të ashtuquajturin sekuritizim të kredive, huave dhe hipotekave duke i larguar ato nga bilanci bankar sapo origjinoheshin nga klientët dhe duke ua shitur ato investitorëve të uritur për rendimente të larta në forma të reja dhe të ripaketuara në instrumente të reja, të cilat nganjëherë janë aq komplekse saqë vetëm një pakicë specialistësh dhe investitorësh i kuptojnë ato. Për më keq, për arsye se kërkesa eventualisht bie, bankat mbesin me duar në gojë dhe duke mos pasë çfarë të bëjnë me asetet e orgjinuara, u duhet t’i vendosin ato në bilancet e tyre dhe në këtë mënyrë u ekspozohen rrezikut të humbjeve nga kreditë dhe hipotekat më të këqija. Kjo xhurulldi, e cila natyrisht në aspektin afatshkurtër ishte një burim i jashtëzakonshëm i profitit për bankat, duhet të përfundojë dikund poashtu sepse numri i klientëve që do të jenë pagues të rregullt të hipotekave është i limitueshëm dhe nuk mund i përgjigjet kërkesës së marrë të blerësve. Në fakt, ky tranim ka filluar të vyshket prej gushtit të vitit të kaluar por ende nuk është e sigurt se kur do të ep shpirt.

Siç duket kriza momentale me humbjet astronomike është haraçi që kapitalizmi dhe globalizimi detyrojnë të paguajnë gjithë ata që donë të jenë pjesë e tij. Joseph Schumpeter, një ekonomist eminent nga shekulli i kaluar, në librin e tij “Kapitalizmi, Socializmi dhe Demokracia”, krizat si kjo e mësëfundit i përshkruan me frazën “destrukcioni kreativ i kapitalizmit” (creative destruction of capitalism), që në interpretim të thjeshtëzuar do të thotë proces kur mënyrat e vjetra të të bërit të gjërave shkatërrohen nga brenda dhe zëvendësohen nga mënyra të reja.

Wall Street dhe bota jonë kanë parë dhe kaluar edhe kriza tjera para kësaj. Njerëzimi duket se ka memorie të shkurtër lidhur me rëniet financiaro-ekonomike sepse përsëri e përsëri fillon nga e para. Kështuqë krejt çfarë mund të thuhet për zhvillimet më të fundit në Wall Street dhe botën financiare është: MIRUPAFSHIM Nث KRIZA TJERA!

Uk Lushi

Publikuar ne Koha Ditore dhe ne gazeten Illyria (New York)
[/FONT]
link: http://www.eciks.org/shqip/analiza.php?action=total_analiza&main_id=29
 

orakulli

Anëtar i Respektuar
Pas asaj qe ndodhi ne sistem qe nuk esht thjesht i lidhur me vetveten por dhe me faktore jasht tij si punesimi dhe zhvendosja e kapitaleve investuese ne vende ne zhvillim,konkurenca e padrejte e mallrave kineze ne tregjet nderkombetare etj,te gjithe mendojne se c,fare duhet te behet,te ndryshoeht.Ne cikel zmadhimi esht gjithmone ne kontradikte me vetveten.Perqendrimi rit shume kostot sekondare dhe lejon njefare socializmi financiar(situate monopol e fshehur).Humbja e kontrollit ndodh me shpesh per arsye te mosllgaritjes dot ne menyre efikase te dhjetra faktorev objektive qe riten progresivisht.
Zgjidhja eshte vetem decentralizimi dhe lenia ne dore e mekanizmave te vegjel privat bankar te cile te jene ne konkurence te perhershme me njeri tjetrin.
Pra me fjale popullor esht lenia ne dore e lumit financiarte ne dore te njesive bankare privateme te vogla ne nje numer te caktuar popullsie dhe siperfaqe biznesi.Pra mos lejimin e zmadhimit ne menyre te qellimshme.Sistemi i vogel te jete privat i plote i lire deri ne nje nivel kreditimi.Ndersa kreditimi te i madh te jete i kontrolluar nga bashkepronesi shtet-privat..Bankat mos te lejohen te jene padrone te vetme te kreditimit ato duhet te jene pronare me institucionin me te larte publik(version i ngjashem me ate Kinez)
Gjithe ky sistem tashme jogjigandesh esht me i lehte manovrueshem,me pak i kushtueshem dhe me kosto me te ulta ne nivelet e uleta te kreditimit per arsye te qendremit kercenues te konkurenzes dhe nuk lejon kerkesen mbnizmadhuese te pakices pronesore,si dhe pas zmadhimit te mos kete gjithmone mbikerkese fitimi si pasoje e afrimit te situates monopol..
Nderhyrja e kongresit (ose socializmi i ri) ne perballimin e kesaj humbje prej Shtetit,qe ne thelb esht prej vete amerikane esht veprimi i dyte i gabuar,pas leshimit me shume se sa duhet te drejtave pakicave pronesore prodhuese,tregtare e bankare me ane te ligjeve te Kongresit.
Demi duhej lene te perballohej vete nga sistemi.Ata qe humben,humben.Mbulimi publik shtoi vetem numrin e te humburve.Ne kete rast duhet shikuar me ligj,qe ata qe cperdorojn te drejtat financiare te shumices ,duhet te ken pasoja pronesore mbi pronaret pakicore te tyre.Nuk duhet lejuar qe at qe shkaktouan individualisht kete te jene me te pasur se para ndodhise.
Ligji i punesimit kerkon nje ndryshim radikal ashtu si dhe ligji i mbulimit te falimenteve bankare me te ardhura publike.
Kjo nuk tregon gje tjeter vecse ate qe ne cdo gje qe ndertojm, nuk i shpeton atij te natyres.Kemi gjithmone lindje,rritje,kulmi i suksesit,renie,plakje dhe transformim te ri.Gjithmone kemi nje cfryrje te demshme ne fund te procesit ku procesi fillon me te njeten menyre ku nisi por ne nje shkalle me te larte zhvillimi.
 
Last edited:

Bilderberg

Anëtar i ri
Pas asaj qe ndodhi ne sistem qe nuk esht thjesht i lidhur me vetveten por dhe me faktore jasht tij si punesimi dhe zhvendosja e kapitaleve investuese ne vende ne zhvillim,konkurenca e padrejte e mallrave kineze ne tregjet nderkombetare etj,te gjithe mendojne se c,fare duhet te behet,te ndryshoeht.Ne cikel zmadhimi esht gjithmone ne kontradikte me vetveten.Perqendrimi rit shume kostot sekondare dhe lejon njefare socializmi financiar(situate monopol e fshehur).Humbja e kontrollit ndodh me shpesh per arsye te mosllgaritjes dot ne menyre efikase te dhjetra faktorev objektive qe riten progresivisht.
Zgjidhja eshte vetem decentralizimi dhe lenia ne dore e mekanizmave te vegjel privat bankar te cile te jene ne konkurence te perhershme me njeri tjetrin.
Pra me fjale popullor esht lenia ne dore e lumit financiarte ne dore te njesive bankare privateme te vogla ne nje numer te caktuar popullsie dhe siperfaqe biznesi.Pra mos lejimin e zmadhimit ne menyre te qellimshme.Sistemi i vogel te jete privat i plote i lire deri ne nje nivel kreditimi.Ndersa kreditimi te i madh te jete i kontrolluar nga bashkepronesi shtet-privat..Bankat mos te lejohen te jene padrone te vetme te kreditimit ato duhet te jene pronare me institucionin me te larte publik(version i ngjashem me ate Kinez)

Gjithe ky sistem tashme jogjigandesh esht me i lehte manovrueshem,me pak i kushtueshem dhe me kosto me te ulta ne nivelet e uleta te kreditimit per arsye te qendremit kercenues te konkurenzes dhe nuk lejon kerkesen mbnizmadhuese te pakices pronesore,si dhe pas zmadhimit te mos kete gjithmone mbikerkese fitimi si pasoje e afrimit te situates monopol..
Nderhyrja e kongresit (ose socializmi i ri) ne perballimin e kesaj humbje prej Shtetit,qe ne thelb esht prej vete amerikane esht veprimi i dyte i gabuar,pas leshimit me shume se sa duhet te drejtave pakicave pronesore prodhuese,tregtare e bankare me ane te ligjeve te Kongresit.
Demi duhej lene te perballohej vete nga sistemi.Ata qe humben,humben.Mbulimi publik shtoi vetem numrin e te humburve.Ne kete rast duhet shikuar me ligj,qe ata qe cperdorojn te drejtat financiare te shumices ,duhet te ken pasoja pronesore mbi pronaret pakicore te tyre.Nuk duhet lejuar qe at qe shkaktouan individualisht kete te jene me te pasur se para ndodhise.
Ligji i punesimit kerkon nje ndryshim radikal ashtu si dhe ligji i mbulimit te falimenteve bankare me te ardhura publike.
Kjo nuk tregon gje tjeter vecse ate qe ne cdo gje qe ndertojm, nuk i shpeton atij te natyres.Kemi gjithmone lindje,rritje,kulmi i suksesit,renie,plakje dhe transformim te ri.Gjithmone kemi nje cfryrje te demshme ne fund te procesit ku procesi fillon me te njeten menyre ku nisi por ne nje shkalle me te larte zhvillimi.
Jam dakord me opinionin tend ne lidhje me decentralizimin jo vetem bankar por edhe te te ekonomis reale.

Megjithate personalisht jam per versionin Suedez Bankar "JAK Ethical Bank" ku depozituesi nuk eshte thjesht nje klient por edhe aksioner i bankes!! link: JAK members bank - Wikipedia, the free encyclopedia

Do me pelqente shume qe Shqiperia ne vend qe te ndjeke shembullin e nje kapitalizmi te eger dhe ekstremist, te ndiqte ate te Social Demokracise se vendeve skandinave si Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka!!
Vendet skandinave jane per tu marre shembull!!

 
Top