• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit mars 2018

Krijimet e muajit mars 2018


  • Totali i votuesve
    16
  • Poll closed .

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
AROME GRUAJE


alma.jpg



Marsi eshte i vecante per ngrohtesin e embel, per nisjen e ciklit natyror, per pozicionin ne kalendar, per festat qe kujton, per sythet, per ngjyrat, per lulet..per..per.. marsi eshte si nje rinisje, si nje ringjallje, eshte si nje krijim, si nje pikture..marsi eshte femer!
Kete ide kan sjelle edhe krijueset tane me krijimet e bukura qe ju prezantoj me kenaqesi



1. AROME JETE

Ne ora 17:25, ashtu siç e kishte bere shprehi koheve te fundit te dilte nga objekti pa takuar aske, hapi deren e zyres, shikoi majtas, djathtas dhe i lumtur qe nuk frymonte askush andej, mbylli deren me shpejtesi dhe koke ulur u drejtua drejte daljes se objektit si nje hajn qe sapo ka marre placken. Donte qe te shpejtonte por kembet e lodhura ishin te pafuqishme per te bartur koken, e cila dukej se i ishte renduar aq shume, sikur t’i kishte rene bjeshka mbi te. Barka e jetes kishte filluar kahere tatpjeten duke u shenderruar ne nje shishe qe bartej nga valet, andej e ketej, pa ndonje destinacion e pa ndonje mesazh brenda. Ajo qe i kish shkermoqur boshtin e anijes ishte Briselda, ikja e se ciles, ne ate mbremje vjeshte te gjashte muajve me pare, pa denjuar t’i jap as lamtumiren, ishte goditja qe mori ne momentin qe po ngritej pas rrezimeve te njepasnjeshme. Ishte gjithcka qe me ikjen e saj e shenderroi ne nje hicgje. Ishte e vetmja lidhshmeri me jeten dhe realitetin. Ishte drita ne fundin e tunelit qe u fik pa pritur duke e lene ne erresire.

I sfilitur shpirterisht, teksa qante turmat e njerezve qe kishin dalur te shijojne rrezet e pasditeve te kesaj pranvere, shihte me bisht syri fytyrat e njerezve te njohur, qe dikur pershendeteshin qofte edhe me nje buzeqeshje dhe i dukej se buzeqeshja e fytyrave te tyre ishte nje kenaqesi e shprehur per fundin e tij. Theu rrugen, andej ketej, dhe u fut ne parkun e qytetit dhe mori vrapin si nje i cmendur. Donte te ikte nga gjithcka dhe sa me shpejte te strukej ne banesen qe ndodhej matan. Vetem zymtesia e saj e ngushllonte. Me shpejtesi marramendese hapi deren dhe mbathur hyri brenda.

Nje arome, si nje fllad pranveror, i ra hundeve dhe e harlisi si tagjia kalin. Matan dritareve te dhomes se ndejes dukeshin lulet e qershise madje dhe rrezet kishin depertuar brenda, por nuk ishte ajo ngase dritaret kishin muaj qe nuk ishin hapur. Drejtoi syte nga tavolina dhe pa trendafilat e vyshkur dhe thare. Ishin aty qe nga dita kur Briselda nuk ishte bere e gjalle me. Arome molle? Arome limoni, portokalli, toke e lagur nga shiu…???? Ishte gjithcka nga pak. Ishte arome jete. Ishte freski jete perplot arome qe po e ringjallte, qe nuk e dinte nga vinte, por qe e kishte harlisur te terin dhe si nje qen filloi te nuhas se nga vinte. Nuhatja e drejtoi drejte dhomes se gjumit. Hapi deren dhe ndodhi ajo qe kurre se kishte pritur. Nje femer, nudo, e pambuluar fare, me sy te lidhur me nje shami lloj-lloj ngjyra mu si pranvera, e shtrire ne shtrat, ishte aroma qe kishte pushtuar shtepine. Arome Briselde.




2. Aroma e nje gruaje!

Aroma e nje gruaje
mendoj shpesh ne heshtje
i ngjan luleqershise
se bardhe
qe shperthen ne pranvere.
Aroma e nje gruaje
dhuron buzeqeshje te ngrohta
neper zemra te trazuara,
Zgjon mijera endrra*
ne nje nate te vetmuar.
Shkrin shpirtrat akull te ngrira
neper dimera te ftohte.
Njom buzet e mijera foshnjave
Aroma e nje gruaje
shperndan dritherima,
endrra,
Frymejete!




3. AROM GRUAJE

Natyra eshte gjithmone e bukur, biles edhe kur koha çmendet e mundohet te ja prish rendin e saj te mbreterimit. Njesoj si dy femra konkurojne me pasion njera tjetren e zilia i kthen ne dy garuese energjike.Nuk mund ta shpjegosh dot me fjale ate ujevare energjie kur te kalon perbrinje teksa je duke pershkruar rrugen tende.Aroma e femres, e cila te magjeps e te perdhunon ate cast meditimi teksa je i zhytur ne monotonin e perditshme.Jo pa shkak te gjithe njerezit e artit i kane atribuar femres fronin shpirteror,,,deshira per te jetuar caste magjike.Eshte nje bote e mistershme ajo e gruas, sapo nis te belbezosh dy fjale ..nis e te dridhet buza e te duket vetja sikur je perpara nje mbretereshe te epokes se zotave te Olimpit. Bie nen dehjen e mendimeve duke pare syte e kristalta qe te jane drejtuar sikur duan te te pushtojne ate territor qe kurre ske lejuar dike ti afrohet. Mbetesh i pafuqishem perballe asaj furie miresie, gjendje ekstazi, por qe nuk i ngjan asnje lloj droge. Te gjitha shqisat qe zoteron ndodhen ne nje moment konfuzioni e deliri ,per aq kohe sa levizjen perfundimtare e ka ne dore ajo ,Mbreteresha, e ti si skllav i bindur je aty per ti plotesuar kesaj qenie unike edhe marshimin drejt ferrit te zjarrte.Thone se Zoti e krijoi femren per kenaqesine e mashkullit, te gjitha perralla!!! E si mund te jete mashkulli perpara nje krijese kaq te cmuar…?! Nje krijese qe nuk di te arsyetoj me llogarite e mendjes, por me nje dhunti hyjnore di te dashuroj cdo gje qe ka jete ne te. Ajo dashuron, duket sikur eshte programuar vetem te duroj dhimbjen e ta shenderroje ate ne dashuri.E ne meshkujt e ngrate i bejme llogarit sipas interesit tone...Jemi matematicient te deshtuar kundrejte saj, ajo mendon me zemer ndersa ne me mendje te semure.Egoja jone nuk le shkas te depertoj miresia qe ajo e ofron pa kushte, mundohemi ta largojme sepse na duket invazore e na turbullon planin gjenetik.Ndryshe nga ajo neve na duhet siguri, rregull e disipline! Keshtu mundohemi me cdo kusht ta implementojme per te mbijetuar.Jane disa momente intimiteti qe na afrojne tek ai burim i shenjte,pasi te jemi ngopur mir e mir largohemi si hajdute, qe gezojne me placken e rrembyer. Ajo e shkrete mundohet te gjeje nje arsye, pse nuk ka ndjenje dhe keshtu bie ne kurthin e mit-marrjes .Nje mekanizem, i cili ja venit altruizmin dhe dashurine ja transformon ne perbuzje e ngurtesi.Ashtu sikurse dhe sot ne fytyren e tyre skalitet nje vargan vuajtjesh e trishtimi. Dua ta shikoj si dashuri femren, jo ajo dashuri momentale qe te ngop deshirat e nje casti, por dicka qe te ploteson ato pjeset qe na mungojne e pa te cilat nuk bejme dot.Le ta quajm si nje pasaport per ne dimensionet hyjnore. Ashtu si ne epoken e lashtesise, kur bota njihte kultin e saj te shenjte ,pasi vetem duke ju drejtuar asaj epoke te pajetuar mundem ta paralelizoj femren edhe pse koha e sotme per te nuk eshte me e lavdishme.Sot ajo jeton per te mbijetuar e shkaku i ketij kaosi jemi ne...Jemi ne qe e kemi vrare ate, aty ku burimi i saj eshte thare e tashme nuk kemi me cfare ta mbushim shpirtin tone te uritur. Dashurine pra, ate fjale qe e kemi kthyer ne luks, te cilin nuk ja lejon xhepi askujt tashme! I kemi caktuar edhe nje dite festimi, i shkojme me lule ne dore e vjedhim ndonje citat mallengjyes qe ta bejme te ndjehet edhe me keq , sepse askush nga ne nuk mund ta perjetoj me ate cast magjik.Ai casti kur koha duket inegzistente e gjithshka buron nga ty .Kemi instaluar nje ligje te pa shkruar !!! Ligji i mit-marrjes ,te jap me jep. S’me dhe ?! Vafsh ne djall! Une nuk dua ta shikoj kete gjendje serisht, askush nga ne nuk do…por ja qe jemi te lidhur me mendjen tone te semure EGON .Do te doja shume te shkruaja gjerat me te bukura per femren , por ajo sot nuk i meriton.Eshte bere me perfeksioniste se ne, per fajin tone dhe demin e saj.

Nuk ka krijese me hyjnore ne univers!




4. Arome pranvere.

Ne lagjen tone ditet ishin te qeta si gjithnje,ishte nje lagje e zhurmshme pa zhurme,ec gjeja anen edhe lagjes sone. Ne fund te fundit si cdo gjeje njerzore,qe ka nje fund e ska nje fund,e keshtu tip ekuacionesh te thjeshta pa zgjidhje ,edhe kjo puna e perditshmerise sone.Por kete pranvere dicka me dukej me e embel ne kete lagjen tone te heshtur prej antikiteti.
Ishte zonja qe banonte perballe.
Isha bere qetesia e saj e heshtur,vezhguesi kureshtar,ishim bashke ne kete perditshmeri pranvere te hershme.
Shpesh merrte nje fletore dhe nje laps, pinte kafen e mengjesit ne ballkon, mundohej te konvertonte ne fjale rrezet e diellit te mengjesit,apo aromen e luleve te portokalleve.
I pelqenin ngjyrat e lehta te purperta ne veshje,prandaj stina e pranveres e mbushte ate si ne kreativitetin shpirteror dhe ate praktik dhe estetik te saj.
Ditet rrjedhnin qete,akoma me qete perditshmeria e saj.
Shpesh tek e shikoja qe kalonte rrugen ,kishte nje qetesi qe kujtonte nje peme te larte dhe krenare , qe ka kohe qe s"ka fryre asnje lloj ere rreth saj.
Pyesja veten,nese dikush keto dite,keto kohe ja kishte trazuar mendimet,shpirtin,e kishte bere te ndryshonte modelin e flokve,te vishte nje dekolte te kuqe apo te hidhte parfumin e saj te preferuar.
Jetoja ne lagjen e saj,ndanim te njetit komshi,qe sua dija emrin, ashtu si dhe ajo besoj qe sua dinte.Ndanim te njejtat rruge,te njejten furre buke,te njejtat portokalle...
Ndanim shume gjera,pervecse une ndaja pa dijenin e saj soditjen ndaj saj. Shpesh e shikoja tek blinte lulet e saj te preferuara ,merrte nje shprehi gonxheje ne fytyr, i ngjanin lulet teper. Kisha filluar te mendoja qe lulet jane binjaket e femrave se ato u ngjajne ,nje lule cel ,lulezon dhe konvertohet ne fruta ose konvertohet ne fara. Gjithnje nese lulen nuk e kepusim para mbylljes se ciklit te pjekjes. Keshtu dhe nje femer, rritet hedh shtatin,lulezon ,pjalmezohet, dashurohet dhe nga ajo krijohen frytet e nje familje.
Nga larg femrat shpesh studiohen me mire se nga afer.
Mesojme ti studiojme gjestet ,sjelljet,dhe mbi te gjitha tu deshifrojme gjuhen e heshtjes se indiferences se tyre.
Nje lule leshon ne ajer aromen e saj qe deh,nje femer shkel ne token e vrazhde dhe e zbute ate ,duke e pjalmuar me "arome gruaje" dhe une cuditrisht kete pranvere ,"zonjen time" e kisha emruar ,"arome gruaje"
Prisja veren per te pare sterlepet e saj te lastarohen ne detin e pa ane blu.
Deti dhe shpirti i saj ishin nje i vetem.




5. Magjia e aromes

Ti qaje me lot e une skisha pare beb te qante si ty.Zeri jot kishte nje nuance te papershkrueshme qe na bente te ngriheshim te gjitheve ne kembe, te vinim aty ne krevatin tend te vockel. Te ngulnim syte, mes ngjyrave te embla qe kontrastohej me fytyrat e ndryshme qe beje ne ato momente ku sdihej ne kishe uri, dhimbje, apo thjeshte te mungonte shtepiza ku ishe ngjizur.
Te zgjateshin duar e te merrnin, te terhiqnin nga krevati e te mbeshtetnin ne trup e aty ndodhte magjia, nuk ndihej me muzika e meparshme dhe pas pak castesh fytyra jote humbte tkurrjet, humbte terheqjet e lexohej ne ate fytyre te vockel paqe, qetesi, mireqenje!
Ishte aroma e gruas qe te jepte ate qetesi!
Ishte arome e nenes qe te jepte ate siguri!
Me kohen nuk qaje me ze, nuk te marrnim me as ne krah se je zgjatur me shume se ne, por edhe sot kur perqafon mamin lulezon ne hijeshi dhe arome e saj deh ty, deh mua sic di te dehe vetem nena cdo njeri !!


lexim te kendshem !!
 
Last edited:

Monique

Staf në FV.AL
2 si teksti i Aleksander Gjokes
Zemra e nje gruaje.....
Sdi pse por sme ngjiti asnjera :(
Cuditerisht......

Ps: te 3 u ndala mire....tribu e botes se femres, e nese eshte shkruar nga nje mashkull......shprese se paska e burra kjo bote!
 
Last edited:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Mes krijimit 1 dhe 3 luhatej vota ime.

Por kesaj rradhe do votoj te paren PEr ; Arome Briselde...:).


Por s"dua te tejkaloj dhe 3 krijimet e tjera ,nje nderthurje e bukur spontaniteti vargjesh.
 

KAON

Anëtar Aktiv
Me ne fund u more vesh qe ketu penen e zoterojne vetem 5 veta hahahahaha

Kete radhe kemi krijime ne form tregimesh,,bukur te luash me imagjinaten e pales se trete.

Do i lexoj me vemendje e me pas do jap verdiktin final :p

Ju lumshin dockat :)
 

Zana1

Braveheart
Arome gruaje? Teme e zgjedhje seksiste. Terrible qe femrat te bejne nje zgjedhje te tille , pa pike prb .
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Natyren femres si kompleks te tere e prek 2shi per mua: femer vajz nene grua, ama e vertet qe hyrtja ka sh ngjashmeri me poezin e a.gjokes.
1shi larg shijes time tashme dhe me duket e sforcuar perdorimi i fjales arome aq shpesh
3shi- i ndertuar sakte e bukur. Ka subjekt por nuk me pershkroi emocion.
4-tra i kapur interesant si kend, pershkrimi i asaj vajze nepermjet levizjeve qe ben ama artistikisht jo fort i arrire.

Ndersa 5-sa. E shkurter e thjesht modeste ama me percolli mjaft ndjenje! I jap dhe voten :)
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Se harrova nqs hyrja janes do ishte ne konkurim do i jepja dhe voten :D

Marsi eshte i vecante per ngrohtesin e embel, per nisjen e ciklit natyror, per pozicionin ne kalendar, per festat qe kujton, per sythet, per ngjyrat, per lulet..per..per.. marsi eshte si nje rinisje, si nje ringjallje, eshte si nje krijim, si nje pikture..marsi eshte femer!

komplimente
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Arome pranvere me pelqen.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
bukur bukurrrr,qenkemi ne ballotazh :p

Votoni pra o popull forumor,,votoni mos pertoni... :p
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Sh vaket ky muaj. ku jane avulluar vargjedashesıt :p
 

Aver

VIP
Cfare barazimi!

Momenti me i mire me e nxjerr voten ne shitje.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Po pres castin e fundit per te qen i drejte!
Drejtesia ka kohe?! Vetem nese pret castin e bindjes tende s'e ndryshe nuk shoh lidhjen.

p.s. Je i lire tbesh cte duash por kot te citova se spo kisha cte beja, Lol
 

Bukowski

Gjumash
bukur bukur, sorry po koha nuk premton shume votoj 2-shin me pak ka permbledh shume
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Arom e nje Gruaje .. me pelqeu sepse eshte fiks pershkrimi i nje gruaje ..
 

Levina

L.E.V.I.N.A
Votova 3

Eshte shprehur shume bukur dhe natyrshem
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Ejjj ku jane votuesit tjeree?!

mos apstenoni,votoniiii , kryejeni detyrimin forumor tuajinnnn...:p
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
ka me votues???
 

SaD

♪♫Jè t'aimè mon àmour♪♫
Po é lam barazim :D
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
kush ska votuar.... mos ti lem barazim :)
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
U pa ky muaj. 2 dhe 3 keshtu lol

 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Opaaa ky sondazh eshte i mbyllur thotee...:p

Janaaaa ku je te shpallesh keta dy fitues ne ballotazh?! ahhahahahah
 
Top